Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Marrezite e liqenit, Andrea Vitali
  • Marrezite e liqenit, Andrea Vitali

Marrëzitë e liqenit, Andrea Vitali

Botimet Dudaj

Një dashuri e kundërshtuar, një kryekomunar ambicioz, një ëndërr aeronautike: komizëm molepsës dhe ndërthurje gjithë pasion e një rrëfimtari të vërtetë. Belanoja është në rrëmujë të madhe.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Marrëzitë e liqenit
Origjinali: La Figlia del Podestà
Gjinia: Roman
Autori: Andrea Vitali
Shqipëroi: Adrian Beshaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2016
Fq. 308
Pesha: 0.321 kg.
ISBN: 978-99943-0-483-7

Mbi librin

Një dashuri e kundërshtuar, një kryekomunar ambicioz, një ëndërr aeronautike: komizëm molepsës dhe ndërthurje gjithë pasion e një rrëfimtari të vërtetë. Belanoja është në rrëmujë të madhe.

Me vendim të posaçëm, Agostino Meça, kryekomunari me autoritet i qytezës buzë liqenit, ka vendosur të ndjekë një projekt tejet modern dhe ambicioz: një linjë hidrovolantësh që do të lidhë Komon, Belanon dhe Luganon, do t'i japë shkëlqim administrimit të tij, do të tërheqë turma turistësh dhe do t'i bëjë të plasin nga inati komunat fqinje.

Gjithçka duket se shkon si në vaj gjatë vitit 1931 – një vit i qetë, por tejet fashist. Por ka një problem: për financat e një komune të vogël, investimi do të jetë i stërmadh dhe, përpos të gjithave, hidrovolanti do të duhej të kolaudohej siç duhet. Dhe pastaj Renata, bija e kryekomunarit - e cila deri dje ishte vetëm një fëmijë, po ndërkaq është bërë e çuditshme - të ketë, vallë, ndonjë tekë të re?

Me aftësinë e tij tashmë shumë të njohur, Andrea Vitali tregon një episod tjetër të sagës së Belanos: rrëfen jetën e qytezës me dashuritë dhe skandalet e saj, karrierat dhe dinastitë, si dhe thashethemet që ndjekin njëra-tjetrën brez pas brezi; dhe nëpërmjet këtij mikrokozmosi eksploron edhe historinë e Italisë, ëndrrat e saj për modernitet dhe inercitë e saj, veset dhe virtytet e saj, pothuajse të pandryshueshme përmes dhjetëvjeçarëve.

Por romanet e Andrea Vitali-t janë sidomos një kënaqësi e veçantë për lexuesin, falë aftësisë për të kapur dhe për t'u dhënë jetë personazheve dhe peizazheve, diturisë për thurjen e subjektit, një ritëm narrativ gjithnjë i gjallë dhe i këndshëm.

Koment mbi librin

"Romanet e Andrea Vitalit janë një gjë e rrallë, përfaqësojnë kampione të artit të vjetër të tregimit italian."

Antonio D'Orrico, "Sette - "Corriere della Sera"

Detajet e librit
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Vila e Pëlhurave, Anne Jacobs

Një sagë e jashtëzakonshme plot intriga, dashuri dhe zhvillime të befta, parë nga një këndvështrim i veçantë: ai i shërbyesve të Vilës së Pëlhurave.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Martesë me një komunist, Philip Roth

"Martesë me njëkomunist" ështënjë histori komplekse, e treguar në nyjet e qiellit përmes monologut të vetë Philip Rothit nën petkun e Natan Zukermanit dhe mësuesit të tij të dikurshëm, filozofit Merri Ringoldit.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2450

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrefim per nje djale, Nick Hornby

Një roman mbi beqarët, baballarët, nënat dhe fëmijët të cilët ndonjëherë nuk e kanë të lehtë, por gjithsesi nuk e lënë veten të dorëzohen. Humori i hollë i Hornby – it dhe dashuria e tij e prekshme për kulturën pop e shndërrojnë "Rrëfim për një djalë" në një kënaqësi të vërtetë leximi.
640 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Rrëfenja e shërbëtores, Margaret Atwood

"Rrëfenja e shërbëtores", i vendosur në një shtet totalitar, të bazuar mbi kontrollin e trupit femëror, eksploron tematikën e nënshtrimit të femrës dhe të manipulimit të masave nga politika e etur për pushtet.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Jo gjithë dritën mund ta shohim, Anthony Doerr

Mari Lora jeton me të atin në Paris, jo larg Muzeut të Historisë së Natyrës, ku ai punon si mjeshtër bravandreqës. Në moshën gjashtë vjeçe, ajo humbet shikimin, ndaj dhe babai i ndërton maketin e lagjes së tyre - çdo ndërtesë, çdo rrugë, çdo pemë e çdo kapanxhë pusete - në mënyrë që ajo t'i mësojë përmendësh duke kaluar gishtat sipër tyre.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Qiellthyesi, Kenneth Oppel

Shumë shpejt, ai dhe e dashura, Kejt de Vries, përfshihen në një gjueti të rrezikshme të këtij thesari, së bashku me Halin, që hiqet si pilot i një anijeje ajrore të fuqishme, që i kap me lehtësi lartësitë dhe Nadirën, një vajzë rome misterioze, e cila pretendon se ka çelësin e thesareve të bllokuara në Hiperion.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Zjarrvënësit, Jan Carson

Me një strukturë të ndarë në tri blloqe, një për secilin muaj të asaj vere, Carson alternon historinë e Semit dhe të Xhonatanit, peshën dhe frikërat e prindërimit të tyre, duke i lidhur rastet individuale me konfliktet ende të pazgjidhura dhe me plagët ende të pambyllura të konfrontimit politik dhe social.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Nën hijen e kodrës së gjelave, Osvalds Zebris

Përgjigjja do të presë në mes jetën e dy familjeve në një revolucion, ku të gjitha palët shndërrohen në viktima. Në roman, ndodhitë e protagonistëve gërshetohen me historinë e vendit, Letonisë, në kërkim të lirisë, në sfondin e revolucionit rus të 1905-s. Ngjarjet e asaj periudhe marrin një rëndësi të madhe në formimin e kombit, duke hedhur kështu bazat...
800 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Dhe malet oshëtinë, Khaled Hosseini

Autori nr. 1, më i shituri në Nju Jork, Khaled Hosseini vjen sërish me një libër të ri pas gjashtë vjetësh. Një libër emocional, provokues dhe i paharrueshëm, që përshkruan se si dashurojmë, si kujdesemi për njëri – tjetrin dhe se si zgjedhjet që bëjmë reflektohen brez pas brezi.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Qëllo, tashmë jam i vdekur, Julia Navarro

Mariana është ngarkuar nga një organizatë joqeveritare që të hartojë një raport për vendbanimet e hebrenjve në territoret palestineze. Për ta kryer këtë detyrë në mënyrë të paanshme, ajo beson se është e rëndësishme që të dëgjojë të dyja palët, ndaj vendos të takojë, në Jerusalem, Aron Zukerin, një nga liderët shoqërorë të Izraelit, përkrahës i guximshëm...
1 800 Lekë
More

Referenca: K3R5

Botuesi: Skanderbeg Books

Gruaja e mesdites, Julia Franck

Helene kërkon të lërë pas krahëve shumë gjëra, kujtimin e një nëne të sëmurë që i ka shkaktuar një fëmijëri të trazuar, një jetë tejet të vështirë, një dashuri të lënë përgjysmë nga fati i keq, një martesë të marrë fund pa shumë shpjegime, një motër me të cilën i ka humbur prej kohësh lidhjet, dhe punën e sa j si infermiere mes dhjetëra të plagosurëve.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Kremlini prej sheqeri, Vladimir Sorokin

Me mijëra prej këtyre kremlinësh u shpërndahen në Sheshin e Kuq fëmijëve fatlumë, por njëri syresh bie edhe në duart e disidentëve të cilët kënaqen me Kremlinin prej sheqeri në një prej mbledhjeve të tyre të fshehta.
900 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Djemtë e Belanos, Andrea Vitali

Sërish Andrea Vitali i ka rënë në të: "Djemtë e Belanos" është një karusel pështjellues personazhesh dhe ngjarjesh tejet interesante e zbavitëse dhe në të njëjtën kohë portreti më i vërtetë dhe më i thellë i Italisë.
1 000 Lekë
More