• Banner

Bluz ne humbetire, Rolf Lappert
  • Bluz ne humbetire, Rolf Lappert

Bluz në humbëtirë, Rolf Lappert

Një roman për rritjen e një djaloshi që e merr jetën e vet në dorë, një roman që rrëfen dhe të bën të qeshësh me të madhe.

8,88 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bluz në humbëtirë
Origjinali: Pampa Blues
Gjinia: Roman
Autori: Rolf Lappert
Shqipëroi: Sokol Mici
Shtëpia botuese: Fjala Publishing
Viti: 2016
Fq. 224
Pesha: 0.251 kg.
ISBN: 978-9928-176-23-3

Mbi librin

Një roman për rritjen e një djaloshi që e merr jetën e vet në dorë, një roman që rrëfen dhe të bën të qeshësh me të madhe.

Fragment nga libri

Maslovi del me dy shishe birre në duar, përshkon sheshin dhe vjen e ulet pranë meje. Për pak kohë rrimë ashtu në heshtje, duke pirrë birrë dhe duke parë qiellin.
- Beson se diku atje lart mund të ketë jetë? - më pyet më në fund.
- Unë nuk besoj se ka jetë këtu poshtë, lëre pastaj atje lart, - ia kthej.
Maslovi psherëtin dhe hesht përsëri.
- Duhet të të shpjegoj planin tim...

M'u desh një çast ta sillja nëpër mend planin idiot të Maslovit. Një aeroplan kalon në copën e qiellit mbi ne. E marr me mend se çfarë ndodh atje lart, mes yjeve,por dhe si ndihesh kur ke marrë rrugën drejt një vendi të panjohur.
- Hë, pra? Si thua ti?
Para se të përgjigjem, e kthej edhe një herë birrën.
- S'di ç'të them tjetër, po ti nuk je në vete.

Komente mbi librin

"Ndihet përvoja e Lappert-it në skenografi: falë një stili kinematografik dhe përshkrimeve koncize e me fjali të shkurtra, arrin ta përshkruajë të gjallë e me plot ngjyra në sytë e lexuesit vendin e vogël në provincë dhe personazhet e veçantë që e popullojnë... dhe melankolia ia lë vendin shpresës, ashtu si në çdo bluz."

Der Spiegel

"Udhëtova më të, u dashurova me të dhe, mbi të gjitha, e përjetova thellësisht."

Robert Stadlober

Mbi autorin

Rolf Lappert lindi në Cyrih në vitin 1958 dhe jeton në Zvicër. Studioi për art grafik, por themeloi bashkë me të tjerë një klub xhazi dhe punoi si skenarist për shumë vite. "Të notosh për në shtëpi" ishte libri i tij i parë, i cili fitoi Swiss Book Prize. "Bluz në humbëtirë" është libri i tij i parë për lexuesin e ri.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928176233
ean13
9789928176233
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Nazisti dhe berberi, Edgar Hilsenrath

Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij 'Nazisti dhe berberi' - një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët... një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001327

Botuesi: Toena

Djalli dhe zonjusha Prym, Paulo Coelho

Kush është i Huaji i çuditshëm që një ditë arriti të turbullojë qetësinë e fshatit të vogël Viskos, prej 281 banorësh, pjesa më e madhe të moshuar? Përse plaka Bertë e shikon të ecë "së bashku me Djallin"? Çfarë propozimi të tmerrshëm mbart në vetvete i Huaji?

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Analfabetja, Agota Kristof

Njëmbëdhjetë kapituj për njëmbëdhjetë momente të jetës së saj, nga vajza e vogël që përpin libra në Hungari në shkrimin e romaneve të parë në frëngjisht. Fëmijëria e lumtur, mjerimi i pasluftës, vitet e vetmisë në konvikt, vdekja e Stalinit, gjuha e nënës dhe gjuhët armike që janë gjermanishtja dhe rusishtja, arratisja në Austri dhe mbërritja në Lozanë,...

Çmimi 4,44 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Vajzat pa emër, Martha Hall Kelly

Frymëzuar nga jeta e një heroine të Luftës së Dytë Botërore, romani "Vajzat pa emër" tregon një histori të madhe dashurie, shpagimi dhe sekretesh të tmerrshme, të fshehura për dekada të tëra. Kjo është një pjesë e historisë, e cila nuk duhet të mbetet kurrsesi në harresë.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Kalorësi në çati, Jean Giono

Anxhelo Pardi, një fisnik italian e ish oficer i husarëve, pas disa vjetësh arratie në Francë për shkak të vrasjes në duel të një spiuni austriak, po kthehet në atdhe, duke kaluar nëpër jugun e Francës të përfshirë në vitet 1830-të nga një epidemi kolere.

Çmimi 10,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kalifja, Alberto Bevilacqua

Romani "Kalifja" është botuar për herë të parë më 1964. "Kalifja" është romani i dytë i Alberto Bevilacqua – s dhe suksesi i tij i parë ndërkombëtar. Figura qendrore e romanit është një vajzë e thjeshtë por shumë e bukur, Kalifja, e cila bëhet e dashura e të fuqishmit të qytetit, industrialistit të madh, Mastro Don Gesualdo.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000308

Botuesi: Botimet Dudaj

Jashtë!, Susanna Tamaro

Tregime të gjata për tema si margjinalizimi, ndarja e dialogut të vështirë midis kulturave të ndryshme që zgjidhen gjithmonë në një mjedis të ashpër. Histori pa zgjidhje, të ndaluara të shohin dritën.

Çmimi 6,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001185

Botuesi: Botimet Dudaj

Burra që urrejnë gratë, Stieg Larsson

Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. 

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Klara dhe Dielli, Kazuo Ishiguro

Po mire, zëre se u fute në njërën prej ketyre dhomave, - tha, - dhe zbulove një tjetër dhomë brenda saj. E brenda kesaj dhome, një tjetër serish. Dhoma brenda dhomave pareshtur. A mund të ndodhë po kështu me zemrën e Xhosit? Sado të endeshe nëpër keto dhoma, a nuk do të gjeje prapë dhoma të tjera, ku nuk je futur ende?

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001331

Botuesi: Toena

Alkimisti, Paulo Coelho

Një fabul magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës. Nis udhëtimin nga shtëpia e tij në Spanjë, në Egjiptit ndeshet me një plak të çmendur ëndrrën e të cili

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Karnavalet e M. M. Bahtinit, Lao Ma

Në këtë libër lexuesit i jepen tri drama të pazakonta të shkrimtarit kinez Lao Ma: “Karnavalet e M. M. Bahtinit”, “Sokrati”, “Ushtari i mirë Shvejk”. Heronjtë e këtyre dramave, të vendosur në titullin e secilës prej tyre, përgjithësisht janë të njohur për lexuesin.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)