• Banner

Bluz ne humbetire, Rolf Lappert
  • Bluz ne humbetire, Rolf Lappert

Bluz në humbëtirë, Rolf Lappert

Një roman për rritjen e një djaloshi që e merr jetën e vet në dorë, një roman që rrëfen dhe të bën të qeshësh me të madhe.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bluz në humbëtirë
Origjinali: Pampa Blues
Gjinia: Roman
Autori: Rolf Lappert
Shqipëroi: Sokol Mici
Shtëpia botuese: Fjala Publishing
Viti: 2016
Fq. 224
Pesha: 0.251 kg.
ISBN: 978-9928-176-23-3

Mbi librin

Një roman për rritjen e një djaloshi që e merr jetën e vet në dorë, një roman që rrëfen dhe të bën të qeshësh me të madhe.

Fragment nga libri

Maslovi del me dy shishe birre në duar, përshkon sheshin dhe vjen e ulet pranë meje. Për pak kohë rrimë ashtu në heshtje, duke pirrë birrë dhe duke parë qiellin.
- Beson se diku atje lart mund të ketë jetë? - më pyet më në fund.
- Unë nuk besoj se ka jetë këtu poshtë, lëre pastaj atje lart, - ia kthej.
Maslovi psherëtin dhe hesht përsëri.
- Duhet të të shpjegoj planin tim...

M'u desh një çast ta sillja nëpër mend planin idiot të Maslovit. Një aeroplan kalon në copën e qiellit mbi ne. E marr me mend se çfarë ndodh atje lart, mes yjeve,por dhe si ndihesh kur ke marrë rrugën drejt një vendi të panjohur.
- Hë, pra? Si thua ti?
Para se të përgjigjem, e kthej edhe një herë birrën.
- S'di ç'të them tjetër, po ti nuk je në vete.

Komente mbi librin

"Ndihet përvoja e Lappert-it në skenografi: falë një stili kinematografik dhe përshkrimeve koncize e me fjali të shkurtra, arrin ta përshkruajë të gjallë e me plot ngjyra në sytë e lexuesit vendin e vogël në provincë dhe personazhet e veçantë që e popullojnë... dhe melankolia ia lë vendin shpresës, ashtu si në çdo bluz."

Der Spiegel

"Udhëtova më të, u dashurova me të dhe, mbi të gjitha, e përjetova thellësisht."

Robert Stadlober

Mbi autorin

Rolf Lappert lindi në Cyrih në vitin 1958 dhe jeton në Zvicër. Studioi për art grafik, por themeloi bashkë me të tjerë një klub xhazi dhe punoi si skenarist për shumë vite. "Të notosh për në shtëpi" ishte libri i tij i parë, i cili fitoi Swiss Book Prize. "Bluz në humbëtirë" është libri i tij i parë për lexuesin e ri.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Nazisti dhe berberi, Edgar Hilsenrath

Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij 'Nazisti dhe berberi' - një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët... një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Moderato Cantabile, Marguerite Duras

Pas një fateliteti që ndodh aty pranë, Ana dhe Shovini do të fillojnë të njihen duke imagjinuar arsyet e ngjarjes. Më pas, ajo kthehet në rehatinë e shtëpisë së saj të madhe, e cila në vetvete përfaqëson ndarjen sociale midis klasës së mesme dhe asaj punëtore.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Nënshtrimi, Michel Houellebecq

Francë, viti 2022. Pra, shtatë vjet pas 7 janarit tronditës të këtij viti, kur sulmi terrorist mbi revistën satirike Charlie Hebdo, ndodhi po ditën e publikimit të "Nështrimit". Libri u shit qysh në orët e para në mënyrë marramendëse, si rrallë ndonjë autor francez deri më sot, dhe vazhdon ende të jetë ndër librat më të shitur e më të përfolur në botë.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Sheshi i Diamantit, Merce Rodoreda

Historia sa prekëse, aq dhe realiste dhe e fuqishme e Natalisë, një vajze të thjeshtë e naive, që në Barcelonën republikane, e më pas gjatë periudhës së luftës civile spanjolle, përjeton dramën e mjerimit, të humbjes së të shoqit, të vetmisë, derisa më në fund zbulon një dashuri të re, e cila i hap përpara mundësinë e një jete të re...

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Burri me pardesy të bardhë, Oguz Atay

Tregimet e paraqitura në këtë përmbledhje nga autori i shquar turk Oğuz Atay sjellin një qasje ndryshe, duke i trajtuar personazhet në një mënyrë gati-gati kafkiane dhe duke i veshur me tiparet e fuqishme të ironisë ndaj tipareve negative të njerëzimit.

Çmimi 560 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Falja e dënimit, Patrick Modiano

"Falja e dënimit" merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Mbi heronjtë dhe varret, Ernesto Sabato

Një libër që ngërthen në vete të gjitha llojet e romaneve, nga ai gotik te sentimentali, nga romani filozofik te satira sociale, por që më në fund mund të cilësohet vetëm siç e ka përshkruar Gombrowicz-i, 'i llojit plot me dyshime, nga ato romane që lexohen me një frymë, dhe [që] kur i mbarojmë së lexuari vërejmë se ka ardhur ora katër e mëngjesit'.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Rrjeti sekret, Colson Whitehead

Nën tokën e shteteve të jugut, në një rrjet sekret hekurudhash dhe tunelesh veprojnë shumë shefa stacioni dhe makinistë. Kora nis një rrugëtim të frikshëm nga shteti në shtet, ku në çdo ndalesë, ashtu si Guliveri në udhëtimet e tij, edhe ajo gjen një copë të botës së saj.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Artisja e kënasë, Alka Joshi

Plot jetë dhe tërheqës, në portretizimin e betejës së një gruaje për vetëpërmbushje, në një shoqëri që lëkundet mes tradicionales dhe modernes, libri “Artistja e kënasë” hap një derë drejt një bote sa të harlisur e magjepsëse, aq edhe të zymtë e mizore.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Provimi, Julio Cortazar

Huani dhe Klara vendosin ta kalojnë vigjiljen e provimit të tyre të fundit në shoqërinë e disa miqve duke u endur në një Buenos Ajres surreal, mes kultesh pagane, vegimesh misterioze. Në mjegullën e çuditshme që mbështjell qytetin, shquajnë vazhdimisht fantazmën e një miku të vjetër...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)