Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Lavjerresi i Fukoit, Umberto Eco
  • Lavjerresi i Fukoit, Umberto Eco

Lavjerrësi i Fukoit, Umberto Eco

Dituria

"Lavjerrësi i Fukoit" nuk është një roman në kuptimin e ngushtë të fjalës, ai është një grumbullim i vërtetë e i mrekullueshëm i informacionit, i përcjellë si një shaka, nga një mjeshtër që e manipulon shpikjen e tij – në fakt, një shaka e gjatë, erudite. "Lavjerrësin e Fukoit" mund ta quani pa frikë një triumf intelektual, përveçse një vepër artistike.

1 800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lavjerrësi i Fukoit
Origjinali: Il pendolo di Foucault
Gjinia: Roman
Autori: Umberto Eco
Shqipëroi: Shpëtim Çuçka
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2016
Fq. 652
Pesha: 1.038 kg.
ISBN: 978-9928-217-33-2

Mbi librin

Ngjarjet e këtij romani zhvillohen në vitet 60' deri më 1984, nga mjediset e një shtëpie botuese milaneze deri tek ato të një muzeu parisian, ku është ekspozuar Lavjerrësi i Fukoit. Po ngjarjet ndodhin edhe në vitet 1943 deri më 1945, në një fshat midis Langeve dhe Monferratos.

Po ashtu nga viti 1344 deri më 2000, përgjatë rrugëtimit të tempullarëve e kalorësve të Trëndafil – Kryqit për pushtimin e botës. Zhvillohen edhe natën e 23 qershorit 1984, së pari në vendrojën e periskopit, pastaj në vendrojën e Statujës së Lirisë, në Konservatorin e Arteve dhe Zejeve në Paris.

Zënë fill natën mes 26 dhe 27 qershorit të të njëjtit vit, në të njëjtën shtëpi fshati që Jakopo Belboja, protagonisti, ka trashëguar nga xhaxhai i tij Karloja. Me pak fjalë: tre redaktorë botues, në Milano, pasi janë shoqëruar si tepër me shkrimtarë që botojnë "nga xhepi i tyre", që u përkushtohen shkencave okulte, shoqërive të fshehta dhe komploteve kozmike, vendosin të bëjnë, pa e vrarë mendjen shumë, një Plan. Por, dikush i merr seriozisht.

Komente mbi librin

""Lavjerrësi i Fukoit" nuk është një roman në kuptimin e ngushtë të fjalës, ai është një grumbullim i vërtetë e i mrekullueshëm i informacionit, i përcjellë si një shaka, nga një mjeshtër që e manipulon shpikjen e tij – në fakt, një shaka e gjatë, erudite. "Lavjerrësin e Fukoit" mund ta quani pa frikë një triumf intelektual, përveçse një vepër artistike. Them se ai është po aq argëtues sa "Emri i trëndafilit", që është një bestseller i padiskutueshëm, jo më shumë."

Anthony Burgess, New York Times

"... ky roman i magjishëm për magjinë, ky roman i fshehtë për sekretet dhe mjeshtërinë e krijimtarisë artistike, ky roman zhurmëmadh, roman i shndritshëm për një botë të nëndheshme..."

Jacques Le Goff, L'Espresso

"Jam i bindur se një gjykim serioz mbi këtë vepër (e cila, sidoqoftë, është e jashtëzakonshme që në leximin e parë) mund të jepet vetëm nëse mbahet parasysh një fill kritiko – teorik që ka vazhduar të endet në harkun e tridhjetë vjetëve."

Antonio Porta, Corriere della Sera

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217332
ean13
9789928217332
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Pesha e dashurisë, Sara Stridsberg

Ajo rrëfen me pasigurinë e adoleshentes, që në spitalin psikiatrik ka rënë në dashuri, dhe të gruas, që tashmë ka një fëmijë, të cilin e rrit vetë duke e mbajtur sëmundjen dhe të atin në një largësi sa intime aq edhe të trishtueshme.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Rastësisht një vend bosh, J. K. Rowling

Kur Berri Ferbradher vdes papritur sapo ka shkelur të dyzetat, Pagfordi tronditet. Për atë që e viziton për herë të parë, Pagfordi është një qytezë idilike angleze, me një shesh shtruar me gurë të latuar dhe abaci të lashtë, një xhevahir i ngecur mes luginash të blerta.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjëra që nuk i thamë kurrë, Lucy Score

Përveç kësaj, Lina nuk krijon lidhje. Kurrë. Një aventurë e nxehtë afatshkurtër me një polic të këtushëm? As që bëhet fjalë. Sapo te gjejë atë që po kërkon, nuk ka ndërmend të qëndrojë më gjatë aty. Por Nokemauti ka mënyrën e tij për t'i bërë njerëzit për vete.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Morava

Bletërritësi i Alepos, Christy Lefteri

Sa do të doja që të çlirohesha nga mendja ime, që të mund të isha i lirë nga kjo botë dhe të shpëtoja nga gjithçka që kam njohur dhe kam parë në këto vitet e fundit. Po fëmijët që kanë mbijetuar - çfarë do të bëhet me ta?! Si do t’ia dalin ata që të jetojnë në këtë botë?
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Unë jam lajmëtari, Markus Zusak

Jeta e Edi Kenedit rridhte e qetë. Deri ditën kur u bë një hero. Ishte nëntëmbëdhjetë vjeç, me një pasion të shfrenuar për librat. Rrallë e tek punonte si taksist, sa për të shtyrë ditët, pa asnjë perspektivë për të ardhmen.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Nëntëmbëdhjetë minuta, Jodi Picoult

Sterlingu është një fshat i zakonshëm në Nju Hempshajër ku nuk ndodh asgjë deri ditën kur regjistrohet një akti i dhunshëm. Xhosi Kormier, vajza e gjykatëses, është dëshmitarja e vetme e ngjarjes, por thotë se nuk i kujtohet asgjë nga ajo që ndodhi mu para syve të saj.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Lista e dëshirave të mia, Gregorie Delacourt

Zhoslina jeton në një qytezë të vogël në Francë. Ajo ka një dyqan të vogël tekstilesh dhe ka rritur dy fëmijë. Kohët e fundit ka filluar të pyesë veten se çfarë ndodhi me gjithë ëndrrat që kishte kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeçe. A mund të kishte qenë ndryshe jeta e saj?
500 Lekë
More

Botuesi: Bard

Tre romane shembullorë dhe një prolog, Migel de Unamuno

Epo mirë; kritikët kalimtarë. Dhe ata përfituan prej këtij fakti, sepse kjo gjë favorizonte përtacinë e tyre mendore. Përtacia mendore, duke mos ditur se si të gjykojë, dakordësohet me precedentët, dhe është karakteristika e atyre që i kushtohen kritikës.
600 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha Bari, Hwang Sok Yong

Unë jam në këtë botë tani dhe ti në atë botë... Kushtoji vëmendje këtyre që do të të them. Ti do të udhëtosh mijëra e mijëra li permes oqeanit dhe qiellit. Kjo rrugë do të çojë drejt ferrit, e mbushur me zhurmat e zhabave dhe me të folurat përçart të djajve dhe shpirtrave të vdekur...
800 Lekë
More

Referenca: 2105

Botuesi: Dituria

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Vepra më e njohur letrare e Umberto Ecos, Emri i trëndafilit, i jepet përsëri lexuesit, por në një ribotim të riparë e të përpunuar pas 32 vjetësh nga vetë autori. "Ky nuk është një rishkrim", – thotë Eco në një intervistë. "Është një pëmirësim kozmetik, por disa portete kanë pësuar më shumë se një tualet."
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Shpirtra vetmitarë, Kent Haruf

I drejtpërdrejtë, shpeshherë i ashpër, me një humor të hollë që mbart të vërteta kokëforta. Ky roman mbyll karrierën e një shkrimtari elegant, të paepur dhe që kulmin e arriti në fund të saj.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Kam shumë për të thënë, Christophe Van Gerrey

Një djalë i ri, i zhytur në plogështinë e rrethanave të pashmangshme, nis t’i shkruajë një letër ish të dashurës. Qëllimi i tij fillestar është t’i tregojë asaj sa shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ndarja e tyre.
600 Lekë
More

Referenca: K4R2

Botuesi: Skanderbeg Books

E shtuna, Ian McEwans

E shtunë, 15 shkurt, 2003. Henri Perouni, një neokirurg i njohur, nuk ka gjumë. Nga dritarja e dhomës së tij, ai këqyr natën e Londrës tek gdhihet. Ai është një burrë i kënaqur me jetën e tij: vetë ai, një mjeshtër në profesion, një bashkëshort i devotshëm i Rozalindës, jurist e një gazete, një baba krenar i dy fëmijëve të aftë.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000586

Botuesi: OMSCA-1

Maska e nje tjetri, Aleksandra Marinina

Titulli: Maska e një tjetriGjinia: RomanAutori: Aleksandra MarininaPërktheu nga origjinali: Sokrat GjerasiShtëpia botuese: OMSCA-1Viti: 2003Fq. 372Pesha: 0.34 kg.  
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001061

Botuesi: Dituria

Të thuash gati të njëjtën gjë, përvoja e përkthimit, Umberto Eco

Ç'do të thotë të përkthesh? Të thuash të njëjtën gjë në një gjuhë tjetër. Por çfarë do të thotë "të njëjtën gjë"? Përmes gjuhësh të ndryshme dhe eksplorimeve në botën e përkthimit, Ekoja shpjegon që përkthimi është së pari një proces negocimi, që paraprihet nga interpretimi.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001062

Botuesi: Dituria

Si shkruhet një punim diplome, Umberto Eco

Ç'është një punim diplome dhe për çfarë vlen? Zgjedhja e temës, Kërkimi i materialit, Plani i punimit dhe skedimi, Hartimi i punimit, Redaktimi, Përfundime – janë disa nga problemet më kryesore të trajtuara në këtë libër që tashmë është kthyer në pikë referimi për çdo student dhe mësues.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001566

Botuesi: UEGEN

Baudolino, Umberto Eco

Në atë zonë të Piemontit të ulët ku, vite më pas, do të ndërtohej Aleksandria, Baudolino, një fshatar i vogël, takoi dhe i fitoi zemrën Frederik Barbarosës, i cili e birësoi. Kjo ishte një mrekulli për Baudolinon e gjorë, saqë edhe vetë sot historia nuk arrin ta imagjinojë dot.
899 Lekë
More

Referenca: SKU001771

Botuesi: Dituria

Historia e Bukurisë, Umberto Eco

Një arsye e dukshme pse shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën e duhur të bukurisë, është mungesa e asaj delikatese të përfytyrimit që nevojitet për të arritur te ndijimi i emocioneve të tilla më të holla. Gjithkush hiqet sikur e ka një delikatesë të tillë, gjithkush flet për të dhe përpiqet t'ia përshtatë asaj çdo shije a ndjenjë.
4 000 Lekë
More

Referenca: SKU001907

Botuesi: Dituria

Varreza e Pragës, Umberto Eco

Gjatë shekullit XIX, midis Torinos, Palermos e Parisit takojmë një sataniste histerike, një abat që vdes dy herë, disa kufoma në gjirizet parisiane, Hipolitova Nievon, Garibaldin, i mbytur në det afër Strombolit, Bordereau - n e rremë të Drejfusit për ambasadën gjermane, rritjen hap pas hapi të falsifikimit të njohur si Protokollet e Pleqve të Zionit.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Koha Ditore

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Labirintet mesjetare të bibliotekave tregohen si rrugë të jetës dhe vdekjes. Homazhi për prozën detektive të transponuar në kohën e lindjes së kulturës së re dhe Europës së re, ku qendrat e fuqisë nga abacitë e largëta janë në qendrat e reja tregtare – qytet.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Numri zero, Umberto Eco

Një redaksi që mbledh lajme dhe që përgatit një gazetë të përditshme, e cila më shumë sesa informacionit i kushtohet shantazhit, hedhjes baltë ndaj të tjerëve, për interesat e ulëta të botuesit të saj.
1 000 Lekë
More