• Banner

  • Ka mbaruar
Vetmi ne rrjet, Janush Vishnjevski
  • Vetmi ne rrjet, Janush Vishnjevski

Vetmi në rrjet, Janush Vishnjevski

 "Vetmi në rrjet" provon që Vishnjevski ka mundur të arrijë të paarritshmen: Ai ka kuptuar femrën.

11,10 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Vetmi në rrjet
Gjinia: Roman
Autori: Janush Vishnjevski
Përktheu: Sokrat Gjerasi
Shtëpia botuese: OMSCA-1
Viti: 2008
Fq. 400
Pesha: 0.471 kg.
ISBN: 978-99943-41-31-3

Mbi librin

Përballë ekranit të kompjuterit dy njerëz i rrëfejnë gjithçka njëri-tjetrit. Për aromën e gjetheve të rëna në vjeshtë, librat, çdo gjë që mbush të përditshmen e tyre. Ajo ndjen se jeta e saj nuk mund të vazhdojë pa këtë komunikim. Ai, çdo ditë e më shumë mendon vetëm për duart e saj. Historia e një dashurie që lind nga fjalët, rrëfehet në subjektin e romanit "Vetmi në rrjet ", të shkrimtarit polak Janush L. Vishnjevski.

Mbi autorin

Janush L. Vishnjevski është një nga shkrimtarët më popullorë bashkëkohorë në Poloni. Pasi mbaroi universitetin, mori gradën e doktorit në informatikë, si dhe në shkencat e natyrës. Banon në Frankfurt mbi Majn, në Gjermani. Me subjektin e romanit "Vetmi në rrjet", kohët e fundit është realizuar filmi me të njëjtin titull, i cili, si edhe romani, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm.

Sipas kritikës, "Vetmi në rrjet" provon që Vishnjevski ka mundur të arrijë të paarritshmen: Ai ka kuptuar femrën. Atë nuk e habit natyra e ndërlikuar e shpirtit femëror, spontaniteti dhe logjika e sjelljes së saj. Dhe krejt në fund, kur lexon "Vetmi në rrjet", nuk mund ta besosh se atë e ka shkruar një burrë. Ky roman ka qëndruar për shumë kohë si më i shituri në Poloni dhe Gjermani.

 

Detajet e librit
SKU000504

Referencat specifike

isbn
9789994341313
ean13
9789994341313
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000836

Botuesi: OMSCA-1

Dashnorja, Janush Vishnjevski

Libri "Dashnorja" i Janush Vishnjevskit, të bën dëshmitar të gjashtë historive mbresëlënëse dashurie; ndër të tjera të njeh me sindromin e "Mallkimit të Undinës" dhe me të fshehtat e çasteve të fundit të Magda Gebelsit, natën e martesës së Hitlerit me Eva Braunin.

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001176

Botuesi: OMSCA-1

Bikini, Janush L. Vishnjevski

Në roman rrëfehet historia e dashurisë së një gjermaneje me një amerikan, në fund të luftës së Dytë Botërore.Nga Dresdeni i shkatërruar pas bombardimeve, nëpër Nju-Jorkun ku zien jeta, deri në atolin e virgjër, të paprekur nga qytetërimi, Bikini, kjo është odiseja e Anës, vajzës gjermane.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Jam ende këtu, Clelie Avit

Elsa nuk ka më ftohtë, nuk ka më uri, nuk ka më frikë, sepse pas një aksidenti ka rënë në një komë të gjatë, nga e cila duket se nuk ka për t'u kthyer. Tibòja ka humbur besimin dhe rrugën e tij. Ai endet në korridoret e spitalit ku është shtruar i vëllai, pas një aksidenti që tragjikisht u ka kushtuar jetën dy vajzave të reja.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Trilogjia e Nju Jorkut, Paul Auster

Nisi me një numër të gabuar, tri zile telefoni në mes të natës dhe zëri nga ana tjetër që pyeste për dikë që nuk ishte ai. Shumë kohë më pas, kur qe në gjendje të mendonte për çka i kishte ndodhur, do të arrinte në përfundimin se asgjë nuk ishte reale veç rastësisë ...

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

E shoqja e tigrit, Tea Obreht

Në një vend ballkanik, që po shëron plagët e luftës, Natalia, një doktoreshë e re, përpiqet të zbulojë rrethanat e mistershme të vdekjes - që ndodhi së fundmi - të aq të dashurit gjysh të saj. Teksa kërkon gjurmët, ajo i kthehet kopjes së vjetruar të Librit të xhunglës dhe rrëfimeve të vetë gjyshit për takimet me Njeriun-që-nuk-vdiste-dot.

Çmimi 8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Shpata e Medinës, Sherry Jones

Si studiuese e gjuhës arabe dhe e civilizimit islam, Sherry Jones, vite me rradhë ka punuar për romanin e saj të parë "Xhevahiri i Medinës", me synimin që botës perëndimore t'i paraqiste njërën nga personalitetet më të jashtëzakonshme të Islamit dhe njërën nga gratë më të mëdha në historinë e njerëzimit, Aishe bin Ebu – Bekirin, bashkëshorten më të dashur...

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Ishulli, Victoria Hislop

Ishulli i vogël i Spinalongës ka qenë gjithmonë aty, prej shumë e shumë kohësh, aty përballë ishullit të madh të Kretës, i vogël dhe ftues. Historia e tij dhe e banorëve që e populluan atë gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të, histori së cilës i kushtohet ky roman, është sa e pabesueshme aq edhe e vërtetë, e dhimbshme, shenjësuese, tronditëse,...

Çmimi 15,54 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Nga veranda jote duket shtëpia ime, Elvis Malaj

 Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit,por me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg shablloneve tashmë të gatshme.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Të ishim bashkë, vetëm kaq, Anna Gavalda

Tre të rinj, dy djem dhe një vajzë, tre fate që kryqëzohen papritur, kur ndihen të humbur, të braktisur, të përbuzur. Parisi, me rrugët, baret, dritat, mundësitë, historinë, joshjen është një shkretëtirë e pamatë për këta tre të rinj, që përballen me një jetë të vështirë e të vetmuar, aspak për faj të tyre, por për shkak të rrethanave dhe situatave...

Çmimi 14,43 
More
Ne gjendje

Botuesi: SARAS

Shkrimtari dhe bota, V. S. Naipaul

Esetë e këtij libri përbëjnë një pjesë të rëndësishme të formimit tim. Në shumë prej tyre flitet për udhëtimet e mia ose, më saktë, për vende të cilat nuk i kisha njohur më parë. Mund të thuhet pa më të voglin dyshim, se këto përvoja i kanë dhënë jetës sime një tjetër dimension.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Zogjtë vdesin duke kënduar, vol. 2, Colleen McCullough

Diku në Australi, tri breza të jashtëzakonshëm të familjes Kliri jetojnë mes gëzimit e trishtimit, sfidës së hidhur e ngadhënjimit madhështor - të udhëhequr nga ëndrra, të mbështetur nga fuqia e karakterit... të rrënuar nga pasionet e errëta, dhuna dhe skandali që shoqërojnë dashurinë e ndaluar.

Çmimi 13,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)