Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Lartesi, Milen Ruskov
  • Lartesi, Milen Ruskov

Lartësi, Milen Ruskov

Te tjere

Ngjarjet zhvillohen në Bullgarinë e vitit 1872, një periudhë ku lulëzuan komitetet revolucionare, që luftonin kundër turqve për liri dhe identitet, një periudhë e njohur në histori si Rilindja Bullgare. Kjo është një kohë e luftës për të hequr zgjedhën turke dhe dëshirën për arsimim e afirmim të identitetit kombëtar.

950 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lartësi
Origjinali: Възвишение
Gjinia: Roman
Autori: Milen Ruskov
Shqipëroi: Milena Selimi
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2016
Fq. 312
Pesha: 0.396
ISBN: 978-9928-02-690-3

Mbi librin

Ngjarjet zhvillohen në Bullgarinë e vitit 1872, një periudhë ku lulëzuan komitetet revolucionare, që luftonin kundër turqve për liri dhe identitet, një periudhë e njohur në histori si Rilindja Bullgare. Kjo është një kohë e luftës për të hequr zgjedhën turke dhe dëshirën për arsimim e afirmim të identitetit kombëtar.

Idealet e kohës janë dhënë përmes dy personazheve, dy djemve të sinqertë: Giços së arsimuar disi dhe shokut të tij kleptoman e naiv, Asenço. Ata nisen të armatosur me armë dhe libra nga qyteti i Kotelit, për t'u bashkuar me një grup kaçakësh revolucionarë në male.

Karakteret e tyre pasqyrojnë një përzierje mes mizorive banditeske dhe idealizmit revolucionar, ndërsa aventurat e tyre formojnë një kuadër të pasur komik, të gjallëruar prej përpjekjeve të Giços për të edukuar shokun e tij.

Dy personazhet tona, rrethuar në male nga ushtria turke, tani përballen me një dilemë, e cila vë personalitetet e tyre në provë. Ata bëjnë zgjedhje të ndryshme, por të dy takohen në një njëjtin fund. Romani guxon të flakë të gjitha klishetë patriotike për këtë temë të rëndësishme të historisë, pa nënvlerësuar heroizmin e dëshpëruar të kohës.

Mbi autorin

Milen Ruskov (1966) është shkrimtar dhe përkthyes bullgar që jeton në Sofje. Është diplomuar për filologji në Universitetin e Sofjes në vitin 1995. Aktualisht është doktorant në gjuhësi në Akademinë Bullgare të Shkencave. Që prej vitit 2001, ai punon si përkthyes në profesion të lirë nga gjuha angleze.

Ka shkruar tri romane: "Pocket Encyclopedia of Mysteries" (2004) që rrëfen historinë e traditave kulte evropiane të Rilindjes është nderuar me Çmimin për debutimin më të mirë. "Thrown into Nature" (2008) është një roman për futjen e duhanit në Europë prej Spanjës.

Romani "Lartësi" (2011) u nderua me çmimin e madh nga Ministria Bullgare e Kulturës, me çmimin kombëtar "Hristo G. Danov" dhe me çmimin "Canetti Elias". Gjithashtu, fitues i Çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë (2014).

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928026903
ean13
9789928026903
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Mediaprint

Artisja e kënasë, Alka Joshi

Plot jetë dhe tërheqës, në portretizimin e betejës së një gruaje për vetëpërmbushje, në një shoqëri që lëkundet mes tradicionales dhe modernes, libri “Artistja e kënasë” hap një derë drejt një bote sa të harlisur e magjepsëse, aq edhe të zymtë e mizore.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Toka që shkelim, Jesus Carrasco

Në jetë vetëm ikim. E kalojmë atë duke goditur trupin e grave, duke u hequr fëmijëve përkëdhelitë. Tani frymët janë shuar, të përziera ironikisht me njëra – tjetrën. Sa e bukur do të ishte dukur kjo afri në kohë të tjetra! Burra, gra, pleq, fëmijë, familjarë, miq, të panjohur, të gjithë të bashkuar.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000170

Botuesi: Ideart

Femije ne humnere, Jerome D. Salinger

"Fëmijë mbi humnerë" është një prozë e rrëfyer nga Holden Kolfilldi, djaloshi 16-vjeçar, i cili sapo është përjashtuar nga shkolla e tretë private, në përfundim të semestrit. Pjesa më e madhe e romanit është një rrëfim, herë tepër komik, herë me skena tragjike nga aventurat e tij në Manhatan.
600 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Jetë fshati, Amos Oz

Në këtë libër ka gjithçka nga jeta mbi tokë, në këtë lloj jete ka njerëz dhe kafshë, me skena dhe pikturime mes qeniesh, të cilët, ku rastësisht e ku enkas, hyjnë në jetët e njëri – tjetrit. I shkruar kësisoj, çdo lexues ka të drejtën ta lexojë këtë vepër si një roman.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Zigzage takimesh, David Foenkinos

Alisa dhe Frici duhen, por e shtyjnë jetën mes ndarjesh të arsyeshme dhe rastësish që i bashkojnë sërish. Shkaqet: ciklet pasionale, prindërit dhe krushqit, puna dhe kolegët, miqtë e fëmijërisë, xhelozia dhe... fati.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000811

Botuesi: Bota Shqiptare

Mbreteresha e jugut, Arturo Perez-Reverte

Një histori emocionuese, e ndërtuar mbi përjetimet magjepsëse të baladave të trafikantëve të drogës, ajo të ngërthen në sensualitetin dhe mizorinë, dashurinë dhe tradhtinë ashtu sikurse është vetë historia e pluhurit të bardhë.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU002042

Botuesi: Dritan Tirana

Qyteti i Baltes, Deborah Ellis

Shauzia, shoqja e ngushtë e Parvanës, është arratisur nga Afganistani dhe përballet e vetme me mbijetesën në rrugët e Peshavarit, në Pakistan. Me qenin, si mikun e saj të vetëm, ajo duhet të rrëmojë për ushqim, të lypë para e të kërkojë një vend të sigurtë për të fjetur çdo natë.
600 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Enigma e Qaf-it, Alberto Mussa

Kjo enigmë është vetë gjuha dhe kultura arabe: që nga origjina, traditat, mënyra nomade e jete-sës, haremet, simbolika, shkrimi si dhe variantet e shumta të një rrëfimi që në kohë të ndryshme duket i pamundur, duke e bërë në këtë mënyrë edhe më magjepsës.
600 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Të pandarat, Simone de Beauvoir

Por nëse miqësia e tyre arrin t’i shpëtojë mjedisit shtypës ku Andre jeton, kjo nuk mund të thuhet për vajzën, e cila dërrmohet nën shtypjen e familjes.
900 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrëfimtarja e Kazablankës, Fiona Valpy

Përmes fjalëve të Xhozit fare të re në moshë. që kundronte të njëjtën panoramë mbi Oqeanin Atlantik, Zoe do ta kuptojë që nëse deshiron nje rast të dytë për të qenë e lumtur, duhet ta këqyrë boten me veshtrimin e déliresise dhe spontanitetit qe druhet se e ka humbur....
1 200 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Largësi shpëtimi, Samanta Schweblin

Një grua e re e quajtur Amanda, dergjet në spitalin e një fshati. Një djalë me emrin David, qëndron pranë saj. Ajo nuk është mamaja e tij dhe ai nuk është djali i saj. Së bashku, ata tregojnë një histori të paharrueshme shpirtrash të thyer, toksinash, të forcës dhe dhimbjes së familjes.
700 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Nga goja e balenës, Sigurjó Birgir Sigurôsson (Sjón)

Është viti 1635, Islanda është një botë e errësuar nga bestytnitë , varfëria dhe mizoria . Burrat e shkencës mrekullohen me birin e njëbrirëshit , populli i varfër adhuron Virgjëreshën në fshehtësi dhe ngado ka libra dhe njerëz që digjen në pirgje .
1 100 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001591

Botuesi: Poeteka & Ideart

Kalda - histori nën lëkurë, Edo Popovic

Kritika e cilëson Edo Popović si një romancier- përfaqësues autentik të 'realitetit të pisët' ku jetojmë, falë stilit të tij të zhdërvjellët, të kursyer, lakonik dhe të ashpër, fjalës së saktë dhe personazheve të besueshëm që krijon.
700 Lekë
More

Referenca: 2215

Botuesi: Onufri

Histori te tmerrshme dashurie, Millorad Paviq

Famën ndërkombëtare ia solli romani "Fjalori Kazar" (1984), i cili u bë bestseller. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. M. Paviq zotëronte gjuhët kryesore europiane, si dhe disa gjuhë të vjetra. Ka përkthyer Pushkinin dhe Bajronin në serbisht. Ka qënë nominuar disa herë për çmimin "Nobel". Ka vdekur në Beograd më 30 nëntor 2009 nga...
800 Lekë
More

Referenca: 2677

Botuesi: Onufri

Fjalori Kazar, Millorad Paviq

Ç'kryevepër e mistershme, e çartur deri në harbim, e përçmueshme deri në absurd... Ky trillim artistik mjeshtëror, që e tejkalon vlerën e orgjinalit të paqenë; shkurt një histori e larmishme e shkëlqyer, e thurur prej një rrëfimtari homerik të përkryer.
960 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Vrasësja, Aleksandros Papadiamantis

"Vrasësja" është një gur themeli i letërsisë së re greke. Edhe para saj, më të rrallë, ku u jepej rasti ta takonin, njerëzit e letrave, pavarësisht paraqitjes së tij të thjeshtë gati – gati prej oshënari, i drejtoheshin me nderim zoti Aleksandër; ishte pranuar, thënë ndryshe, prej shumëkujt si një zë me mjaft peshë në letërsinë greke të kohës.
600 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Peizazhe të pikturuara me çaj, Milorad Pavic

Libri është një sfidë për një lexim të pazakontë, pasi e jashtëzakonshme është historia e vendit të përshkruar që nuk ekziston më. Libri na ngërthen në një histori ballkanike për jetën e njerëzve të kryqëzuar në mes të së shkuarës që ata nuk mund ta zotërojnë dhe "titizmit", që ata nuk mund t'i shpëtojnë.
1 000 Lekë
More