Bija e varrmihesit, Joyce Carol Oates
  • Bija e varrmihesit, Joyce Carol Oates

Bija e varrmihësit, Joyce Carol Oates

Te tjere

Për t'i shpëtuar përndjekjes naziste në Gjermaninë e vitit 1936, familja Shvart emigron në Shtetet e Bashkuara, në një qytezë në periferi të Nju Jorkut. Babai, një ish – mësues në shkollë të mesme, i nënshtrohet së vetmes punë që mund të gjejë: varrmihës dhe mbikëqyrës i varrezës.

1 400 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bija e varrmihësit
Origjinali: The gravedigger's daughter
Gjinia: Roman
Autori: Joyce Carol Oates
Shqipëroi: Luljeta Lleshanaku 
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2016
Fq. 660
Pesha: 0.766 kg.
ISBN: 978-9928-02-652-1

Mbi librin

Për t'i shpëtuar përndjekjes naziste në Gjermaninë e vitit 1936, familja Shvart emigron në Shtetet e Bashkuara, në një qytezë në periferi të Nju Jorkut. Babai, një ish – mësues në shkollë të mesme, i nënshtrohet së vetmes punë që mund të gjejë: varrmihës dhe mbikëqyrës i varrezës.

Aktet e dhunshme raciste mbi familjen Shvart në Amerikën e vitit 1940 e vështirësojnë edhe më shumë mbijetesën e tyre. Paragjykimi total dhe brishtësia emocionale e vetë familjes Shvart çojnë në një tragjedi të paimagjinueshme, ku e bija e varrmihësit, Rebeka Shvart, mbetet jetime që e mitur.

Pas tragjedisë, ajo fillon aventurën e saj nëpër Amerikë, e përfshirë në një odise të jashtëzakonshme e të rrezikshme erotike, në një vorbull misteri dhe zbulimi të vetvetes. Por, teksa Rebeka përpiqet të gjejë rrugën e saj në shoqëri, duke fituar legjitimitet përmes martesës dhe mëmësisë, e shkuara, e ashpër dhe e pashmangshme, ndërhyn në një mënyrë a në një tjetër.

Bija e varrmihësit është romani i 36 – të i Joyce Carol Oates – it. Ngjarja e romanit është bazuar në jetën e gjyshes së saj. Oates – i shpjegon se vendosi të shkruante për familjen e saj vetëm pasi i vdiqën prindërit (në vitin 2000 dhe 2003), duke shtuar se "historia e familjes ishte e mbushur me xhepa heshtjeje. M'u desh të përdorja shumë imagjinatë për ta rikrijuar".

Bija e varrmihësit u botua në vitin 2007 dhe është përfshirë në listën e librave bestseller në gazetën New York Times. Romani gjithashtu ka qenë një nga librat finalistë, kandidat për çmimin National Book Critics Circle Award në prozë.

Mbi autorin

Joyce Carol Oates ka shkruar 56 romane, mbi 30 përmbledhje me tregime, tetë vëllime me poezi, drama, ese të panumërta dhe kritikë letrare. Është fituese e shumë çmimeve letrare, ndër to e çmimeve National Book Award (1969), PEN/Malamud për "përsosmëri në prozën e shkurtër", "Prix Femina" (2005), Commonwealth për "shërbim të shquar në letërsi" (2003), Chicago Tribune Lifetime Achievement Award (2006) etj.

Oates – i është anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe të Letrave që prej vitit 1978. Romani "Bija e varrmihësit" (2007) është klasifikuar si bestseller në listën e New York Times – it. Prej më shumë se njëzët e pesë vjetësh, Oates – i është një nga kandidatët më të diskutuara për çmimin Nobel në letërsi. Ajo ka shkruar edhe romani thriller apo mister nën pseudonimet Rosamond Smith dhe Lauren Kelly.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928026521
ean13
9789928026521
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Laurus, Evgenij Vodollazkin

Unë nuk e ndiej më unitetin e jetës sime, tha Laurusi. Kam qenë Arseni, Ustini, Amvrosi dhe tani u bëra Laurusi. Jeta ime është jetuar nga katër njerëz të ndryshëm nga njëri – tjetri që kanë trupa të ndryshëm dhe emra të ndryshëm. Çfarë ka të përbashkët midis meje dhe djalit flokëverdhë nga krahina e Rukinës? Kujtesa?
900 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Leksione frymëmarrjeje, Anne Tyler

Leksione frymëmarrjeje i shkrimtares Anne Tyler, fitues i çmimit Pulitzer (1989), rrëfen historinë e gjithë jetës së një çifti, treguar gjatë një udhëtimi.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Sharlota, David Foenkinos

Ky roman i veçantë rrëfen historinë e artistes Sharlotë Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e fillimit të nazizmit.
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Matja e botës, Daniel Kehlmann

Romani ngjall emocione thellësisht frymëzuese rreth përpjekjeve të racionalitetit më të lartë në betejë me natyrën e egër dhe mizore të njerëzimit. Në vitin 1828, Gausi, një matematikan, fizikan dhe astronom ftohet, nga Aleksandër fon Humbold, eksplorues, gjeograf dhe shkencëtar, të shkojë në Berlin ku do të mbahet një kongres shkencëtarësh.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Kolibri, Sandro Veronesi

Rreth tij, Veronesi ndërton personazhe të tjera të paharrueshme, që banojnë në një arkitekturë letrare të përsosur. Një botë e tërë, në një kohë të lëngshme, që shtrihet nga fillimi i viteve shtatëdhjetë deri te një e ardhme e afërt dhe mjaft e zymtë, ku papritmas do të shkëlqejë fryti i qëndrueshmërisë së Marko Karrerës: një vajzë e vogël, që quhet...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Purity, Jonathan Franzen

Pipi, emri me të cilin thirret Purity Tyler, një vajzë e re në krye të të njëzetave të saj, punon si shitëse telefonash dhe po përpiqet fort që të paguajë kredinë e majme që ka marrë për të kryer studimet e saj universitare.
1 600 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Fëmijët e mesnatës, Salman Rushdie

Selim Sinai ka lindur fiks në orën 00 të datës 15 gusht 1947, pikërisht në çastin kur India u bë shtet i pavarur. Lindja e tij u prit me fishekzjarrë dhe brohoritje të turmave dhe u përshëndet nga vetë Kryeministri Nehru. Më pas, tek rritet, Selimi kupton pasojat ogurzeza të kësaj rastësie.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Toena

Shigjetari, Paulo Coelhos

Te Shigjetari takojmë Tetsujën, dikur i famshëm si shigjetari më i mirë i vendit, por që është tërhequr nga jeta publike, një sfidues, që vjen ta kërkojë dhe një djalë, i cili vëzhgon konkurrencën e tyre.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Tri vjet jo njeri, Hans Fallada

Kaq mbresëlënës, haptazi dhe kaq sugjestionues, si në asnjë tekst tjetër letrar, rrëfen Fallada për varësinë e një morfinisti: eurofinë e dehjes dhe katastrofën pas saj, përjetim që ai i njihte nga përvoja personale.
600 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Ndërhyrje 2020, Michel Houellebecq

Jam përpjekur t’i klasifikoj “ndërhyrjet” në rend kronologjik, për aq sa mbaja mend datat. Ekzistenca qoftë edhe në dukje e kohës ka qenë gjithmonë acaruese për mua; por është bërë zakon të shihen gjërat në këtë mënyrë. Pra, për këtë herë, e pranoj.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Atentatorja, Yasmina Khadra

Një grua e re hedh veten në erë mes një restoranti të mbushur plot në Tel-Aviv. Doktori Amin Xhafari, kirurg izraelian me prejardhje arabe, operon pa pushuar të mbijetuarit e sulmit vetëvrasës.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Burri që këqyr, Alberto Morava

Personazhi kryesor i romanit quhet Dodo, një nofkë që shpreh pafuqi, një burrë i hijshëm rreth të tridhjetepestave, babai i të cilit është një “baron” universitar.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001843

Botuesi: Bota Shqiptare

Dyzet rregullat e dashurisë, Elif Shafak

Ela Rubinsteini është dyzet vjeçe dhe martesa nuk duket e lumtur. Merr një punë nga një agjensi botimi, ku duhet të shkruajë një raport pasi të lexojë librin "Blasfemi e ëmbël", një roman i shkruar nga Aziz Zahara.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Kerol, Patricia Highsmith

Jeta e dy grave mori ngjyra të tjera, sapo sytë e tyre u ndeshën. Befas gjithçka ndryshoi dhe i dha realitetit të jetës së përditshme të tjera ndjesi, lumturinë, aventurën, emocionet dhe gjallërinë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Prova, Eleanor Catton

E vendosur në dy kohë të ndryshme dhe në skena të nxehta, por të fragmentuara, Catton rrëfen marrëdhëniet e një nxënësi të shkollës së mesme dhe mësueses së tij të muzikës gjatë kohës kur nxënësit e shkollës janë vendosur në skenë.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000604

Botuesi: Skanderbeg Books

Turpi, J.M. Coetzee

Pasi ka dhënë mësime për vite me radhë në Universitetin Teknik të Kejp Taunit, David Luri, një burrë rreth të pesëdhjetave, dy herë i shkurorëzuar, ka një lidhje të zjarrtë dashurie me një studenten e tij.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Në kohën e fluturave, Julia Alvarez

Më 25 nëntor të vitit 1960, tri motra të bukura u gjetën pranë Jeep-it të tyre të shkatërruar në fund të një humnere në bregdetin verior të Republikës Dominikane. Gazeta zyrtare shtetërore e raportoi vdekjen e tyre si aksidentale. Por nuk përmendi që motra e katërt jetonte ende.
1 000 Lekë
More