• Banner

  • Ka mbaruar
Parajsa e humbur, Cees Noteboom
  • Parajsa e humbur, Cees Noteboom

Parajsa e humbur, Cees Noteboom

Një libër në kërkim të arsyes së jetës dhe kuptimit të asaj çka përjetojmë në jetën tonë tokësore, krejtësisht e parëndësishme në krahasim me përjetësinë. Një mbrëmje vere, në San Paolo, Brazil, një grua del për të shëtitur me makinë për t'u gjendur më pas shtrirë pranë një burri që fle, në Australi.

5,10 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Parajsa e humbur
Origjinali: Paradijs verloren
Gjinia: Roman
Autori: Cees Noteboom
Shqipëroi: Jerina Dushku
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 182
Pesha: 0.201 kg.

Mbi librin

Një libër në kërkim të arsyes së jetës dhe kuptimit të asaj çka përjetojmë në jetën tonë tokësore, krejtësisht e parëndësishme në krahasim me përjetësinë. Një mbrëmje vere, në San Paolo, Brazil, një grua del për të shëtitur me makinë për t'u gjendur më pas shtrirë pranë një burri që fle, në Australi.

Atje, në atë tokë të premtuar fëmijërie, ku shkon të kërkojë bashkë me shoqen e saj, Almutin, Alma shpreson të gjejë shërimin, pajtimin me veten dhe jetën. Të dyja jetojnë me iluzionin që ekziston ende ajo botë e pacenuar e jashtë kohe, vendi i aborigjenëve, i Kohëndrrës, i këngëve, i shkretëtirave me emra magjiplotë.

Por nëse era e historisë ka shkatërruar edhe atë parajsë, ndoshta në ato hapësira të pafundme e të heshtura diçka ka mbetur. Aty, në Përth të Australisë, i ftuar në një festival letrar, Erik Zondahu, kritik letrar i ftohtë, në rravgime të përjetshme ekzistenciale, do të hasë për herë të parë Almën të shndërruar në grua me flatra për një gjueti thesari në kujtim të shkrimtarit John Milton dhe librit të tij "Parajsa e humbur".

Një shfaqje ikanake e tronditëse, takimi si një mundësi për harmoni, për bukuri dhe për nostalgjinë e paplotësueshme të shpirtit që mbetet kulmi i ekzistencës njerëzore. Përfshirë mes një prologu në qiell, në avion, dhe një epilogu në tokë, në tren, romani është një meditim i lehtë dhe i lartë si një flatrim engjëlli, që fluturon mes kontinenteve dhe aspiratave më të thella njerëzore.

Një roman po aq i pakategorizueshëm sa një poemë, një histori nëpërmjet së cilës preken në mënyrë të madhërishme të gjithë dramat e jetës, duke përfshirë këtu edhe humbjen e pafajësisë, humbjen e parajsës.

Komente mbi librin

"Ky roman konturohet nga reflektimet mjeshtërore mbi keqkuptimet e jetës dhe të letërsisë. Kjo vepër e shkurtër e Nooteboom-it, njëkohësisht delikate dhe therëse, shfaqet si një ëndërr që rri pezull në kohë dhe në vend."

Publishers Weekly

"Cees Nooteboom mbetet një zë madhështor dhe i paimitueshëm midis shkrimtarëve bashkëkohorë."

The New York Times Book Review

"Nooteboom është shkrimtari i çështjeve të mëdha, por ai nuk është asnjëherë i rëndë. Ia del të thurë mendimet filozofike me vërejtjet e zakonshme, në mënyrë që idetë të të afrohen fshehurazi, pak nga pak, duke u shfaqur befasisht, si ëngjëj të fshehur nëpër dollapë."

The Washington Post

Fragmente nga libri

Kishim lexuar për Kohëndrrën, kohën përpara se koha dhe kujtesa të ekzistonte, atëherë kur bota ishte e sheshtë, boshe, e paformë, kur nuk kishte as pemë, as kafshë, as ushqim, as njerëz, derisa një çast nga deti a nga qielli dolën heronjtë, të parët e tyre mitikë. Os herois creativos (heronjtë krijues), në gjuhën time këto fjalë kanë një tingull magjik që ende më mahnit sa herë i them. E dinim fiks kuptimin sa herë njëra nga ne thoshte ato fjalë, aty na niste fluturimi nëpër ëndrra dhe fantazi...

Si mund të përkthehej në diçka të kuptueshme ëndërrimi që nuk ka asnjë lidhje me ëndërrimin, por është një fjalë më vete që përçon një rend të tërë botëror, që nga origjina e universit deri te koha përpara se të lindte kujtesa? Kjo ishte tepër për mendjet tona prej shtatëmbëdhjetëvjeçaresh dhe e tillë është ende.

Hodha sytë nga dritarja dhe e pashë të ulur në rrezet e diellit, një siluetë e errët në rërë, i palëvizshëm si shkëmb, dhe e kuptova menjëherë se kisha zëvendësuar një kujtim me një tjetër dhe se ky i fundit do të më linte me po aq pështjellim sa i mëparshmi. Do të ekzistoja në mendjen e dikujt pa e ditur se kush isha aty brenda.

Mbi autorin

Cees Nooteboom, i lindur në 31 korrik 1933, është shkrimtar, poet dhe gazetar holandez. Ai ka fituar shumë çmime letrare dhe përmendet shpesh si një nga kandidatët për çmimin "Nobel" në letërsi.

Vepra e tij përfshin poezinë, narrativën, dramaturgjinë, komedinë dhe kronikën e udhëtimit përkthyer në më shumë se 30 gjuhë. Si gazetar ka ndjekur nga afër tre momentet më kyçe të historisë europiane në pjesën e dytë të shek. XX: pushtimin e Budapestit më 1956, kryengritjen e Majit francez më 1968 dhe rënien e murit të Berlinit më 1989.

Shumë kritikë e konsiderojnë si pararendës të Beat Generation. Sidomos pas vitit 1980, kritika ka vlerësuar gjithnjë e më shumë veprën e Noteboom-it, duke e konsideruar si një nga shkrimtarët europianë me ironi të spikatur, filozof depërtues, historian i vëmendshëm, udhëtar kureshtar dhe i pasionuar.

Është krahasuar me autorë si Borges, Calvino dhe Nabokov dhe është quajtur nga New York Times "një nga zërat më të lartë në korin e autorëve bashkëkohorë". Është nderuar me çmime të shumta në Holandë, si Constantijn Huygens Prijs (Çmimi Konstantijn Hugens –për nder të poetit, shkrimtarit, diplomatit dhe kompozitorit më të madh holandez të shek. 17) dhe Prijs der Nederlandse Letteren (Çmimi i Letërsisë Holandeze), që jepet për shkrimtarët që shkruajnë në holandishte.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Buzuku

Dora Bruder, Patrick Modiano

Që atëherë, Parisi ku jam munduar të gjej gjurmët e saj ka mbetur po aq i shkretë e i heshtur sa atë ditë. Eci mes rrugësh të shkreta. Për mua të tilla mbeten, edhe në mbrëmje, në orën e bllokimit të trafikut, kur njerëzit nxitojnë drejt hyrjeve të metrosë.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Tundimi i fundit, Nikos Kazanxaqis

Romani "Tundimi i fundit", i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. Me një gjuhë të zgjedhur e gurgulluese, Kazanxaqis përshkruan një Jezu shumë njerëzor, të tunduar, të kapluar nga frika, dyshimi dhe dhimbja, duke nxitur kështu debate, kundërshtime dhe akuza për blasfemi.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Tehu i briskut, W. Somerset Maugham

Udha e përndritjes është po aq e hollë dhe e ngushtë sa dhe tehu i briskut. "Është e vështirë të ecësh në tehun e briskut" thuhet në shkrimet e shenjta hindu, gjë që do ta provojë mbi shpinën e vet edhe Lari Darrël.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Shtepia e tete, Bernardo Atxaga

Bernardo Atxaga është shkrimtari bask më i njohur dhe më i lexuar. Librat e tij janë përkthyer në mëse njëzet gjuhë. Lexuesit shqiptarë i janë dhënë tashmë tregime të këtij autori, ndërsa romani "Shtëpia e tetë" është një nga veprat e tij më të shquara. Stili i tij mund të cilësohet me këto dy fjalë: thjeshtësi dhe përsosmëri.

Çmimi 5,53 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Deti nuk mban pengje, Karen Gillece

Në një treg të zhurmshëm brazilian, një djalë i vogël zhduket sa hap e mbyll sytë, pa lënë asnjë gjurmë... Ekzistenca e nënës së tij, që bënte një jetë të lirë duke udhëtuar nëpër Amerikën e Jugut së bashku me të dashurin dhe të birin, merr befas një kthesë të vrazhdë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Druri pa emër, Drago Jancar

"Druri pa emër" është romani i një njeriu të pushtuar nga e kaluara, nëpër të cilin rrjedh si një lumë i padukshëm dhe i pazhurmë e tërë historia. Janez Lipniku është arkivist dhe punon në Arkivin Shtetëror të Sllovenisë. Gjatë punës ballafaqohet, nga njëra anë, me kujtimet erotike të një erotomani dhe, nga ana tjetër, me tmerret e luftës të lëna në harresë.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Bungalow, Danielle Steel

Lexuesit besnikë të Danielle Steel do të mrekullohen me historinë e këtij libri – një grua e një nënë e dedikuar përballë aventurave dehëse të jetës hollivudiane.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fenix

Kilometri 101, Maxim Osipov

Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve.  Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kuitesencë artistike. 

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Të pavdekshmit, Chloe Benjamin

Simoni, djaloshi flokëverdhë, ia mbath për në West Coast në kërkim të dashurisë në San Franciskon e viteve ‘80-të; ëndërrimtarja Klara bëhet një magjistare në Las Vegas dhe është e fiksuar me përzjerjen e realitetit dhe fantazisë; djali i madh Danieli përpiqet për të ruajtur sigurinë si mjek ushtarak; dhe Varya, e dhënë pas librave, ia ka kushtuar veten...

Çmimi 11,05 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Kafsha që jep shpirt, Philip Roth

Gjithçka shkon fjollë deri ditën kur ai njihet në mënyrë intime me një vajzë kubane, me të cilën do të krijojë një lidhje që me kohën do të dalë krejtësisht jashtë përllogaritjeve të tij. Për Kepeshin, kjo do të jetë mundësia e artë për të kuptuar veten, rrjedhën e ngjarjeve që e kanë shënjuar, por edhe për ta shtyrë drejt një analize më të thellë të...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Kasandra, Christa Wolf

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në mitin grek. Zëri i fuqishëm i Christa Wolf na rrëfen në këtë libër jetën e princeshës fatthënëse, e bija e Priamit dhe Hekubës, para dhe pas rënies dramatike të qytetit të saj, Trojës, duke na sjellë Kasandrën, këtë personazh të jashtëzakonshëm, kompleks e që në penën e saj tingëllon aq modern.

Çmimi 5,53 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Frika i ka sytë e hapur, Milan Dekleva

I ndërtuar si një rrjetë tregimesh me tituj interesantë, në dukje të palidhur me njëri – tjetrin, romani rrëfen ndodhitë e vogla në jetën e Gromit, në sfondin e një Vjene shkëlqimplotë dhe Ljubjanës me borë të prapambetur.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P38

Botuesi: UEGEN

Larg meje, Gayle Forman

Njihuni me Maribeth Klein, prindin tuaj të zakonshëm, të stërmunduar. Ajo është kaq e zënë sa nuk e kupton se po shkakton një atak në zemër dhe kështu bëhet e varur nga familja e saj se pas operacionit të zemrës, ajo nuk mund të shërohet. Kështu , ajo rend drejt së pamendueshmes: paketon valixhen dhe lë gjithcka. Vetëm atëherë ajo do të fillojë të kuptojë...

Çmimi 8,50 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Legjenda, Iskender Pala

Ende e ruaj letrën që gjeta në Suvejda duke ndjekur drejtimin e shigjetës brenda zemrës, në të cilën shkruhej "këto tri statuja janë e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja ime... Tashmë janë të gjitha tuat."

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001854

Botuesi: Toena

Krishti kryqezohet perseri, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi në vitin 1883 në Iraklia, Kretë. Ai u dplomua për Drejtësi në Universitetin e Athinës e më pas për Filozofi në Paris. Ka jetuar sa në Paris aq edhe në Berlin, Itali, Rusi, Spanjë, Qipro, Greqi, Egjipt, Çekosllovaki, Kinë dhe Japoni. Ai ishte një ithtar i Leninit, por nuk ishte një konsekuent komunist në formim.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)