Ura e Mbretit Shen Luigj, Thornton Wilder
  • Ura e Mbretit Shen Luigj, Thornton Wilder

Ura e Mbretit Shën Luigj, Thornton Wilder

Living

"Ura e Mbretit Shën Luigj" është novela e autorit të mirënjohur amerikan Thornton Wilder, e cila ka fituar çmimin Pulitzer në vitin 1928 dhe ka kënaqur shijet e lexuesve në mbarë botën. Është viti 1714. Në Peru, një urë e ndërtuar nga Inkasit një shekull më parë shembet dhe bashkë me të edhe pesë njerëzit që po kalonin në të.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Ura e Mbretit Shën Luigj
Origjinali: The Bridge of San Luis Rey
Gjinia: Roman
Autori: Thornton Wilder
Shqipëroi: Pirro Dollani
Shtëpia botuese: Botimet Living
Viti: 2016
Fq. 136
Pesha: 0.185 kg.
ISBN: 978-9928-216-08-3

Mbi librin

"Ura e Mbretit Shën Luigj" është novela e autorit të mirënjohur amerikan Thornton Wilder, e cila ka fituar çmimin Pulitzer në vitin 1928 dhe ka kënaqur shijet e lexuesve në mbarë botën. Është viti 1714. Në Peru, një urë e ndërtuar nga Inkasit një shekull më parë shembet dhe bashkë me të edhe pesë njerëzit që po kalonin në të.

Kjo ngjarje dëshmohet nga Xhuniperi, një prift françeskan i cili vendos të mësojë gjithçka për pesë të pafatët që humbën jetën në aksidentin tragjik. Thonë se gjithçka që na ndodh është pjesë e fatit të shkruar për secilin prej nesh dhe është e pashmangshme.

Por cilët ishin ata njerëz dhe çfarë i çoi mbi urën e mistershme të gjithë bashkë? Përse jetët e tyre duhet të shkëputeshin pikërisht në atë çast?

"Ura e dashurisë lidh tokën e të gjallëve me atë të të vdekurve, ajo është mënyra e vetme për të mbijetuar, kuptimi i vërtetë i jetës."

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928216083
ean13
9789928216083
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Amatori, Jean Back

Shiu binte litar mbi pemët e pafajshme tëKrishtlindjeve të qytetit! Vij këtu nga qielli atjeLart. Largohuni që këtej! Harro, eja! Eja pra!Hungërima të rregullta qeni mbi beton.
600 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Mbretëresha e festës së madhe, Adriana Trigiani

Ferma e Kasteluçave ndodhet në periferi të Rosetos. Nela, vajza e mesme e pesë fëmijëve të familjes, është inteligjente dhe dëshiron që një ditë të bëhet mësuese dhe të jetojë larg mundimeve të fermës.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Bija e varrmihësit, Joyce Carol Oates

Për t'i shpëtuar përndjekjes naziste në Gjermaninë e vitit 1936, familja Shvart emigron në Shtetet e Bashkuara, në një qytezë në periferi të Nju Jorkut. Babai, një ish – mësues në shkollë të mesme, i nënshtrohet së vetmes punë që mund të gjejë: varrmihës dhe mbikëqyrës i varrezës.
1 400 Lekë
More

Fletorja e madhe, Agota Kristof

Jo gjith bahet fjalë në libra, për ato gjanat që përshkrujn.  Romani i Agota Kristofit përshkrunë vuajtje, luftën, vdekjen, kriminalitetin dhe perverzitetet seksuale, por ktu bahet fjalë vetëm për dashninë. Në një mënyrë të çiltër dhe të ndjeshme flet për dashninë.
700 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Neveria, Jean-Paul Sartre

Pra, pak më parë ndodhesha te Kopshti Publik. Rrënja e gështenjës futej thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më se ishte rrënjë. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kanë përvijuar mbi sipërfaqet e tyre.
1 000 Lekë
More

Me dyer të mbyllura, Mizat, Jean - Paul Sartre

Gjithë këto vështrime që po më hanë... (Kthehen papritmas) Ha! Ju jeni vetëm dy? Unë ju pandehja shumë më tepër. (Qesh.) Atëherë, ky na qenka ferri. S'kisha për ta besuar kurrë... Ju kujtohet squfuri, turra e druve, zgara... Ah, ç'shaka! S'ka nevojë për zgarë: ferri janë të tjerët.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Theanoja, Ujkonja e Stambollit, Lena Manda

Kur të rimarrë veten asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ajo natë do të lindë një ujkonjë. Kushdo që do t'i afrohet në të ardhmen për t'i bërë keq, do të copëtohet nga dhëmbët e saj të mprehtë. Dhjetë vjet më vonë, Theanoja do të përjetojë makthin e dëbimit për në Greqi dhe dhimbjen e shpërnguljes nga vendi ku kishte lindur; do të përballet me racizmin,...
1 200 Lekë
More

Referenca: 2116

Botuesi: Papirus

Perandori, Ryszard Kapuscinski

Një Kapuściński vlen më shumë se një mijë shkrues qaramanë e fantazues. Gërshetimi i jashtëzakonshëm i gazetarisë dhe artit në veprat e tij na lejon të ndihemi më afër asaj që Kapuściński e quan pamjen e vërtetë të pashprehshme të luftës.
800 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Del Hija, Philip Roth

Ashtu sikurse Rip Van Uinkeli, i cili kthehet në vendlindjen e tij për të zbuluar se çdo gjë ka ndryshuar, Nathan Zukermani kthehet në Nju Jork, qyteti ku është larguar njëmbëdhjetë vjet më parë. I vetëm në malin e tij në Nju Inglend, Zukermani ka ekzistuar vetëm si shkrimtar: pa zëra, pa media, pa ndonjë kërcënim terrorist, pa ndonjë grua, pa lajme, pa...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2800

Botuesi: Dituria

Paula, Isabel Allende

Në dhjetor të vitit 1991 vajza ime, Paula, u sëmurë rëndë dhe s'kaloi shumë dhe ra në komë. Këto faqe u shkruan gjatë atyre orëve që s'kishin të sosur nëpër korridoret e një spitali në Madrid dhe në një dhomë hoteli, në të cilin jetova disa muaj.
750 Lekë
More

Referenca: 2797

Botuesi: Pegi

Fluturaku i kohes, Stefano Benni

Një Zot? Një hyjni pagane të madhe e të fëlliqur si gjiriz që i dhuron për tërë jetën një dhunti të mrekullueshme: një orë të brendshme, një orë magjike madje, që do t'i japë mundësi të fluturojë përpara në kohë, të shohë atë që do të ndodhë në botë dhe njëherësh të jetojë kohën e tij, mes parandjenjash dhe zbu
900 Lekë
More

Referenca: SKU001130

Botuesi: Dituria

Loja e engjëllit, Carlos Ruiz Zafon

Në Barcelonën e trazuar të viteve '20, djaloshi Martin ushqen një ëndërr: të bëhet shkrimtar. Kur papritur fati i jep mundësinë të botojë një tregim, suksesi më në fund i troket në derë. Nga ai moment jeta do e vendosë para pyetjeve për të cilat nuk ka përgjigje të menjëhershme.
1 250 Lekë
More

Botuesi: IDK

Bir, Andrej Nikolaidis

"Bir" është romani i urrejtjes dhe i dashurisë, intime e universale. Tekefundit në Ballkan të dyja këto ndjenja kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë në një simbiozë të përkryer. Nga ky këndvështrim romani i Andrej Nikolaidisit shkon e rrok një dimension ballkanik, duke qenë se personazhi i tij mund të ishte edhe shqiptar, serb, boshnjak, maqedon e kështu me...
600 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Agim, Eli Vizel

Gjatë një nate tipike të Palestinës nën sundimin britanik, Elisha i ri mediton për vrasjen që duhet të kryejë në mëngjes.Elisha, i mbijetuar i Aushvicit dhe Buhenvaldit, ka humbur gjithçka, përfshi edhe familjen, mësuesin e Kabalës dhe një pjesë të fëmijërisë.
500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2295

Botuesi: Zambaku

Uri, Knut Hamsun

Knut Hamsun me romanin e tij "Uri" ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1920. Vepra ka hyrë në kolanën e klasikëve të artë norvegjezë edhe me paralelizmin që bën mes jetës së shkrimtarëve të tjerë.
550 Lekë
More

Botuesi: IDK

Misteret, Knut Hamsun

Knut Hamsun, romancier e poet norvegjez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj e më me ndikim në letërsinë moderne. Thomas Mann – i e quante Hamsunin pasardhës të Dostojevskit e të Niçes.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Dora Bruder, Patrick Modiano

Që atëherë, Parisi ku jam munduar të gjej gjurmët e saj ka mbetur po aq i shkretë e i heshtur sa atë ditë. Eci mes rrugësh të shkreta. Për mua të tilla mbeten, edhe në mbrëmje, në orën e bllokimit të trafikut, kur njerëzit nxitojnë drejt hyrjeve të metrosë.
800 Lekë
More