• Banner

Eliksiri i dashurisë, Eric-Emmanuel Schmitt

A është dashuria një proces fizik, kimik, një pleksje molekulash që mund të krijohet me mjete shkencore? Apo është një mrekulli shpirtërore? A ekziston një mjet që ta shpërthejë pasionin, ashtu si dikur eliksiri bashkoi çiftin e të rinjve Tristanin dhe Izoldën? A jemi krejtësisht të lirë të dashurojmë?

8,33 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Eliksiri i dashurisë
Origjinali: L'Élixir d'amour
Gjinia: Roman
Autori: Eric – Emmanuel Schmitt
Shqipëroi: Edit Dibra
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2016
Fq. 144
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-9928-205-61-2

Mbi librin

A është dashuria një proces fizik, kimik, një pleksje molekulash që mund të krijohet me mjete shkencore? Apo është një mrekulli shpirtërore? A ekziston një mjet që ta shpërthejë pasionin, ashtu si dikur eliksiri bashkoi çiftin e të rinjve Tristanin dhe Izoldën? A jemi krejtësisht të lirë të dashurojmë?

Adami dhe Luiza, ish-të dashur, jetojnë tashmë me mijëra kilometra larg njëri-tjetrit. Ai në Paris, ajo në Monreal. Përmes këmbimit të letrave, duke kujtuar lëndimet e së shkuarës dhe duke i pohuar njëri-tjetrit aventurat e reja të tyre, ata hidhen në një sfidë: të provokojnë dashurinë. Por, a fshihet ndonjë kurth pas kësaj loje?

Vëzhgues i mirë i trilleve të zemrës, Eric-Emmanuel Schmitt eksploron misterin e joshjeve dhe të ndjenjave.

Fragment nga libri

I dashur Adam,
Atëherë po e bëj pyetjen ndryshe: a jemi të lirë të biem në dashuri me filanin apo fistekun?
A zgjedhim?
A na zgjedhin?

Kur të njoha ty Adam, ishte dashuri me shikim të parë. "Ky është ai!" ulëritën shqisat dhe mendja ime. Muajt e fundit dola në përfundimin që shqisat dhe mendja ime e kishin humbur gjykimin, sepse ne u ndamë në krye të pesë vjetëve.

Tani pyes veten: "Vërtet gabohesha kaq shumë?"... E vdesim dashurinë duke dashur ta bëjmë të përjetshme. Më mirë ta shijojmë kur e kemi, kjo dhuratë mjafton. Lumturia s'mund të jetë veçse e përkohshme. A na e ka vërtetuar kush të kundërtën? Në jetën e njeriut, "përgjithmonë" do të thotë gjithmonë "për pak kohë".

Luiza jote

P.S. Sa letërkëmbim i çuditshëm ky yni: nuk flasim nga dashuria, por për dashurinë.

Mbi autorin

Eric-Emmanuel Schmitt lindi në mars të vitit 1960. Kreu shkollën e mesme në Lycée du Parc në Lion të Francës dhe më pas ndoqi studimet e larta në Paris (1980-1985). Ai mban titullin Doktor në filozofi. Është dramaturg, romancier, eseist dhe kineast. Brenda një dhjetëvjeçari, Eric-Emmanuel Schmitt është bërë një nga autorët frankofonë më të lexuar e më të pranishëm në botë.

Pas sukseseve të njëpasnjëshme në teatër, ai botoi një sërë romanesh dhe përmbledhje novelash. I vlerësuar sa nga publiku po aq edhe nga kritika, pjesët e tij teatrale janë nderuar me shumë çmime "Molier" si dhe e gjithë vepra e tij teatrale është vlerësuar me "Grand Prix" (për teatrin) nga Akademia Franceze.

Schmitt-i është vlerësuar, gjithashtu, me çmimin "Goncourt" (për novela) për "Concerto à la mémoire d'un ange"; çmimin e romanit historik, "Agrippa d'Aubigné", për romanin "Gruaja në pasqyrë"; me çmimin e "Grands Espaces" për librin "Odiseja nga Bagdadi" etj. Veprat e tij janë përkthyer tashmë në 43 gjuhë të ndryshme dhe pjesët e tij teatrale luhen rregullisht në mbi 50 vende.

Në Akademinë Mbretërore të Gjuhës dhe të Letërsisë Franceze në Belgjikë, ai është ulur në kolltukun që dikur zinte Colette dhe Cocteau. Nga Toena janë sjellë në shqip edhe vepra të tjera, si: "Gruaja në pasqyrë", "Odetë Gjithkushi dhe histori të tjera" dhe "Oskari dhe zonja rozë", vlerësuar me çmimet "Prix Chromos" në Zvicër dhe "Grand Prix Etranger" në Belgjikë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205612
ean13
9789928205612
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Oskari dhe Zonja Rozë, Eric-Emmanuel Schmitt

Oskari, rrëfyesi i këtij trilli, është dhjetë vjeç. I sëmurë me leucemi, ai jeton prej një kohe shumë të gjatë në spital, sepse forma e sëmundjes që ka nuk i është përgjigjur trajtimit mjekësor. Prindërit e tij, të cilët i sjellin vazhdimisht dhurata, janë të pakëndshëm në vizitat e tyre. Doktor Duseldorf dhe infermieret janë të sjellshëm, por mbajnë një...

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Odiseja nga Bagdadi, Erich-Emmanuel Schmitt

"Odiseja nga Bagdadi" është historia e Saad Saadit që rrjedh nga një familje e mesme e shoqërisë irakiane dhe që përjeton peripecitë e vendit të tij nga Sadami te lufta civile dhe pushtimi amerikan. Njerëzit e tij më të afërt i ka humbur një nga një për shkak të konflikteve, varfërisë dhe sëmundjeve.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Gruaja në pasqyrë, Eric-Emmanuel Schmitt

Ana, Hana dhe Ani janë tre personazhet qendrore të këtij romani, të cilat, mjeshtëria e autorit, i lidh me një fije fati të përbashkët në kërkim të shtegut për t'i shpëtuar vetë imazhit që u ofron pasqyra e epokës në të cilën jetojnë.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Shtëpia e Librit

Koha e Tretë, Maylis Besserie

Në rrugën Rémy-Dumoncel, në lagjen katërmbëdhjetë në Paris, ndodhet një ndërtesë e bardhë,– një shtëpi për të moshuar, e pagëzuar “Koha e tretë”. Në mes të oborrit, një pemë e vetmuar. Ndër banorët, një thatim i gjatë, me fytyrë të zymtë, por me sy ende shpuzë, luan me kujtimet e tij, ku ndërthuren dy gjuhët, anglishtja e vendlindjes, Irlandës, dhe...

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001327

Botuesi: Toena

Djalli dhe zonjusha Prym, Paulo Coelho

Kush është i Huaji i çuditshëm që një ditë arriti të turbullojë qetësinë e fshatit të vogël Viskos, prej 281 banorësh, pjesa më e madhe të moshuar? Përse plaka Bertë e shikon të ecë "së bashku me Djallin"? Çfarë propozimi të tmerrshëm mbart në vetvete i Huaji?

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000738

Botuesi: Onufri

Ne emer te dashurise, Antonis Samarakis

Me nënshkrimin e një organizate fantazmë të rinjsh "Era e Shpëtimit", nga NË EMËR TË. Është një lëvizje proteste dhe revolucioni kundër "në emër të", të cilat pushtojnë jetën tonë dhe i heqin asaj kuptimin e vërtetë.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

E holla vijë e kuqe, Annalisa Strada

Perla është një vajzë sportiste. Pasioni i saj i parë dhe i vetëm është vrapi, gjatë të cilit ndjehet shumë mirë. Ka një shoqe shumë të mirë, Allegra, me të cilën ndaj gëzimin, dhimbjen dhe kilogramë akulloresh. Ajo ka gjithashtu një reagim, por të çuditshëm sa herë përballet me Cesare – n, një djalë pak më i madh në moshë se ajo, edhe ai i impenjuar me...

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Kështu thua ti!, Connie Palmen

Ted Hughesi dhe Sylvia Plathi, çifti “i mallkuar” i letërsisë moderne, mbi të cilin la vragë të thellë vetëvrasja e Silvias vetëm tridhjetë vjeçe më 1963, ka frymëzuar gjithfarë spekulimesh dhe mitesh rreth martires së brishtë dhe xhelatit të saj të pashpirt.

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Netët e vështira, Dino Buzzati

"Netët e vështira", doli në qarkullim në shtator '71 dhe është libri i fundit i botuar nga Buzzati kur ishte ende gjallë. Në këtë përmbledhje me pesëdhjetëenjë tregime, ai operon me të gjitha dimensionet e fantazisë, me regjistra të lartë të satirës, ironisë, sarkazmës, groteskut, sureale.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Madhështia e tragjedisë, Quim Monzo

Ky roman delikat, me ndërthurjet elegante të pabesisë, dashurisë, erosit dhe seksualitetit ekstrem, në të gjithë Evropën konsiderohet si një "kryevepër" dhe parodi postmoderne letrare. Struktura e qartë stilistikore ndërthuret ëmbël me intrigën dhe melodramatikën. Është një vepër me kontraste të humane dhe intelektuale, është në kufijtë e një tragjedie...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Urrejtje, Ana Huang

Kur armiqësia e tyre shpërthen një natë të paharrueshme, ai propozon një zgjidhje që do ta nxjerrë nga shinat njëherë e përgjithmonë: një marrëveshje armiqsh me përfitime, me disa  rregulla të thjeshta.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000952

Botuesi: OMSCA-1

Aliu dhe Ninoja, Kurban Said

Ky roman, ndoshta si asnjë tjetër i shekullit XX, është mbështjellë me mjegullën e misterit. "Aliu dhe Ninoja' për herë të parë është botuar në Gjermani. Dorëshkrimi i romanit ka humbur pa gjurmë, prandaj hulumtuesit e shumë vendeve vrasin mendjen deri sot e kësaj dite se kush fshihet pas pseudonimit enigmatik, Kurban Said.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Monarku i hijeve, Javier Cercas

“Monarku i hijeve”, si hetim personal dhe kolektiv, si një roman për luftën thellësisht kundër luftës, u përgjigjet në mënyrë të papritur dhe iluminuese pyetjeve të ngritura nga autori mbi pesëmbëdhjetë vjet më parë me “Ushtarë të Salaminës”.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)