Dhimbja, Marguerite Duras
  • Dhimbja, Marguerite Duras

Dhimbja, Marguerite Duras

Dituria

"Dhimbja" na vë përpara një "çrregullimi të frikshëm të mendimit dhe ndjenjës". Në një Paris pranveror, të marrosur prej fundit të luftës, endet Marguerite Duras, e tronditur dhe e zymtë, si gratë e tjera të robërve dhe të deportuarve të luftës që presin lajme në Qendrën Orsej.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Dhimbja
Origjinali: La Douleur
Gjinia: Roman
Autori: Marguerite Duras
Shqipëroi: Krenar Hajdëri
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2016
Fq. 164
Pesha: 0.256 kg.
ISBN: 978-9928-4280-7-3

Mbi librin

"Dhimbja" na vë përpara një "çrregullimi të frikshëm të mendimit dhe ndjenjës". Në një Paris pranveror, të marrosur prej fundit të luftës, endet Marguerite Duras, e tronditur dhe e zymtë, si gratë e tjera të robërve dhe të deportuarve të luftës që presin lajme në Qendrën Orsej. Në një paradë të çuditshme kalojnë njëri pas tjetrit kolonelë, zyrtarë dhe politikanë të korruptuar, fjalimet e De Golit, një ministër për riatdhesimin, dhe robërit e kthyer.

Pjesa e dytë e librit përfshin pesë rrëfime të tjera, të gjitha për të njëjtën periudhë. Në tregimin Zoti X. I quajtur këtu Pjerr Rabié, loja macja me miun, që lidh Margueriten, agjente e Rezistencës me zotin X, Pjerr Rabié, agjent i Gestapos, torturues dhe bibliofil, prek çdo gjë që është e mirë apo e vrazhdë në raportet njerëzore.

Ai e spiunon, e dëshiron, e merr në pyetje në Kafé de Flor duke vënë mbi tavolinë pistoletën dhe prangat me zinxhir e çelës të artë... Mbase nuk ka një libër për luftën, për Holokaustin, për vdekjen, ku sentimentalizmi të mungojë kaq fort. Dhe ku dhimbja të flasë kaq shumë.

Koment nga Michiko Kakutani, The New York Times

Romani "Dhimbja" është demonstrimi më i fortë i forcës evokuese të M. Duras – it si shkrimtare... "Dhimbja" është shumë më tepër sesa ditari i një gruaje në pritje të kthimit të bashkëshortit, ky libër bëhet portreti i trazuar i kohës, i vendit dhe i emocioneve; portret i mendjes së një gruaje, pjesë e Rezistencës.

Mbi autoren

Marguerite Duras është pseudonimi i Marguerite Donnadieu (1914-1996), një prej figurave më të rëndësishme letrare të Francës së shekullit të kaluar. Autore e mjaft romaneve, dramave, filmave, intervistave dhe tregimeve të shkurtra, të vlerësuara shumë si nga kritika, ashtu edhe nga lexuesi i përbotshëm.

Në vitin 1984, ajo fitoi çmimin prestigjioz letrar Goncourt me romanin Dashnori. Duras-i e ka kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë në Indokinë, por në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare ajo shkoi në Francë për të studiuar në Universitetin e Parisit, Sorbonë.

Dyras ka pasur një jetë shumë interesante, qoftë në rrafshin personal, qoftë në atë publik. Pjesëmarrëse në Rezistencën franceze gjatë pushtimit gjerman, më pas veprimtare e shquar në betejat për emancipimin shoqëror dhe publiciste e palodhur, përveçse shkrimtare e shquar.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928428073
ean13
9789928428073
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Vepra në të zezë, Marguerite Yourcenar

Duke krijuar personazhin e Zenonit, alkimist e mjek i Europës i shekullit të XVI, Marguerite Yourcenar s'na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm. Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, më gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2712

Botuesi: Bota Shqiptare

Kusherira K, Yasmina Khadra

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet.
500 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Çmimi i tundimit, Johanna Lindsey

Duke pyetur veten pse një vajzë e pavarur si Vanesa pranon të shndërrohet në kukull e të martohet me një batakçi arrogant, Monti vendosa ta ndihmojë për t’ia realizuar këtë ëndërr. Por asnjë veprim i mirë nuk kalon pa u ndëshkuar, sapo përballet me probleme më të ngutshme, përfshi tundimin për të penguar planet e Vanesës për martesë, me qëllim që të...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000515

Botuesi: OMSCA-1

Njeriu amfib, Aleksander Beljaev

Titulli: Njeriu amfibGjinia: RomanAutori: Aleksandër BeljaevShqipëroi: Çezar KurtiShtëpia botuese: OMSCA-1Viti: 2006Fq. 200Pesha: 0.24 Kg.  
500 Lekë
More

Referenca: SKU000844

Botuesi: Dituria

Shakaja, Milan Kundera

Pragë, një ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1948. Gremisja e studentit Ludvik fillon me një shaka, një pusullë ironike mbi optimizmin socialist dërguar një vajze bukuroshe, e cila e merr këtë shumë seriozisht. Ai përjashtohet nga partia dhe detyrohet të braktisë studimet.
1 000 Lekë
More

Botuesi: PA

Hic sunt leones, Katerina Poladjan

Njëqind vjet më vonë Helenes, një restaurueses së re, i ofrohet një bibël për ta restauruar. Helena futet thellë në enigmën e librit të vjetër, në Armeninë moderne dhe në një histori mërgimi, të humbjes dhe të dhimbjes, që përcillet nga brezi në brez.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001520

Botuesi: Skanderbeg Books

Shëmti e përkryer, Arthur Japin

I joshur nga një episod i jetës së të famshmit, Xhiakomo Kazanova, i dashurisë së tij të pashpresë ndaj gruas që e lëndoi në rininë e tij, para se të bëhej ai që u bë. Arthur Japin ndërton një libër të mrekullueshëm, plot histori, jetë dhe emocion.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Për dashurinë dhe hijen, Isabel Allende

Evangelina, vajzë me aftësi të dyshimta prej magjistrice, zhduket befas e rrëmbyer nga policia. Dy të rinjtë, Irena dhe Fransiskoja, vihen në kërkim të saj, duke kaluar nëpër një rrugë të frikshme nga komisariatet në burgje, nga morgu në kampet e përqendrimit, ndërsa ankthi i diktaturës bëhet gjithnjë e më shumë mbytës.
1 200 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e Tonit, Adriana Trigiani

Pak përpara Luftës së Dytë Botërore, Kiki Donateli dhe Saverio Armandonada takohen një ditë të bukur nën rrezet e ngrohta të bregut të Xhersit dhe bien në dashuri. Te dy janë të talentuar dhe ambiciozë me ëndrrën për t’u bërë këngëtarë të famshëm dhe për t’iu bashkuar orkestrave legjendare të Glen Millerit, Tomi Dorsit, Beni Gudmanit. Karriera e tyre...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Edukimi i stoikut, Fernando Pessoa

"Edukimi i stoikut" është e vetmja vepër që na ka mbërritur nga baroni i Teives, më "i rrezikshmi" nga heteronimet e Pessoa – s, të cilin vetë Pessoa nuk do ta përmendë e as do ta përdorë më gjëkundi në veprat e tjera të njohura.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001185

Botuesi: Botimet Dudaj

Burra që urrejnë gratë, Stieg Larsson

Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. 
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Shtëpia e shpirtrave, Isabel Allende

"Shtëpia e shpirtrave" është një sagë familjare ku pasqyrohet historia dhe fati i një populli të tërë, i popullit të Kilit, përmes rrëfimeve të grave të një familjeje të rëndësishme dhe ekstravagante. Një afresk i bukur që për nga joshja dhe emocioni i kujton lexuesit që adhuron realizmin magjik vetëm "100 vjet vetmi" të Marquez.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Morava

Një burkë për dashurinë, Reyes Monforte

Kur Maria mori vesh se burri pas të cilit linte mendjen si një aguridhe kish lindur në një vend që quhej Afganistan, nuk e mbajti dot gazin dhe u tall me atë vend të largët që s'ia kish zënë veshi kurrë më parë.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Në syrin e demit, Doros Antoniadis

Një thriller policor rrëmbyes, me enigma dhe lojëra matematike, atmosferë ndjellëse dhe ritëm i stuhishëm, ku e tashmja alternohet me të shkuarën, ndërsa lexuesi gjendet vazhdimisht përballë një sërë surprizash.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Hipi, Paulo Coelho

Karla është një vajzë holandeze që ëndërron të shkojë në Nepal dhe pret të takojë shokun e duhur për të ndërmarrë udhëtimin. Pauloja është një brazilian i ri që dëshiron të bëhet shkrimtar: ka flokë të gjatë dhe udhëton nëpër botë për të kërkuar lirinë dhe kuptimin më të thellë të ekzistencës.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000967

Botuesi: Dituria

Dashnori, Marguerite Duras

Duras lëviz në drejtim të një arti gjithnjë e më të zhveshur dhe të një frymëzimi në të cilin autobiografia çlirohet nga pëlhurat e saj të fundit. Ndër to një dëshmi përvëluese: Dashnori, evokim i matur dhe tronditës i një marrëdhënieje të një vajze evropiane me një kinez të pasur.
500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Moderato cantabile, Marguerite Duras

"Moderato cantabile" është një nga librat e parë që i sollën famë Marguerite Duras – it. Libri u bë shumë popullor, duke shitur mbi gjysmë milioni kopje në Francë. "Moderato cantabile" konsiderohet shpeshherë si pjesë e rrymës "Nouveau Roman" (romani i ri).
500 Lekë
More