Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Labirinti i zgjimit, Adam Foulds
  • Labirinti i zgjimit, Adam Foulds

Labirinti i zgjimit, Adam Foulds

Toena

Pylli i Epingut, 1840. I sfilitur nga lufta me alkoolin, mospërfilljen e plotë dhe imagjinatën e vet të jashtëzakonshme, poeti Xhon Kler burgoset në azilin e High Beach-it. Në të njëjtën kohë, Alfred Tenisoni, ende në moshë të re, vjen të banojë aty pranë dhe e gjen veten të përfshirë në skemat fatkeqe të pronarit dhe drejtuesit karizmatik të azilit, dr. Methju Ejlenit.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Labirinti i zgjimit
Origjinali: The Quickening Maze
Gjinia: Roman
Autori: Adam Foulds
Shqipëroi: Gëzim Qendro
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2016
Fq. 272
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-205-57-5

Mbi librin

Pylli i Epingut, 1840. I sfilitur nga lufta me alkoolin, mospërfilljen e plotë dhe imagjinatën e vet të jashtëzakonshme, poeti Xhon Kler burgoset në azilin e High Beach-it. Në të njëjtën kohë, Alfred Tenisoni, ende në moshë të re, vjen të banojë aty pranë dhe e gjen veten të përfshirë në skemat fatkeqe të pronarit dhe drejtuesit karizmatik të azilit, dr. Methju Ejlenit.

Përtej mureve të institucionit mbretëron natyra, parajsa e Klerit. Për të, një derë e mbyllur është një lloj vdekjeje dhe Kleri dergjet i përmalluar për shtëpinë, për të qenë sërish i lirë dhe mendon pa pushim që të arratiset.

Bota e izoluar e High Beach-it dhe rënia marramendëse e Klerit në kthetrat e çmendurisë përshkruhen me ngjyra të gjalla në këtë roman, bazuar në ngjarje të vërteta dhe të riimagjinuara në mënyrë brilante.

Komente mbi librin

"Labirinti i zgjimit e konfirmon Foulds-in si njërin prej shkrimtarëve më interesantë dhe më të talentuar të brezit të vet."

Times Literary Supplement

"Tejet i këndshëm për t'u lexuar - i kopsitur me imazhe dhe fraza të mprehta që të elektrizojnë."

Observer

"Një ndërthurje e rrjedhshme dhe e hollë mes faktit historik dhe trillimit... Mënyra e të shkruarit të Foulds-it mbart në vetvete thellësi poetike dhe përshkrimet e tij të drurëve vjeshtakë që ndodhen në afërsi të azilit janë po aq depërtuese dhe të thella, sa edhe përshkrimet medituese e plot mprehtësi që ai i bën mendjes njerëzore."

Daily Mail

"Roman elegant dhe i matur, i saktë e i vëmendshëm ndaj botës."

Sunday Telegraph

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205575
ean13
9789928205575
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Neraida

Virgjëreshat e Vivaldit, Barbara Quick

Pasi i japin bojë dhe letër dhe i thonë t'i shkruajë nënës së saj, ajo nis të rrëfejë vetveten. E ngujuar brenda mureve të ospedale-s, në pallatet e ndaluara të Venecias, në Geton çifute dhe në botën tunduese dhe sensuale të Karnavaleve ajo përpiqet të gjejë se kush është dhe nga vjen.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Portret i papërfunduar, Agatha Christie

Portret i papërfunduar, është një pasqyrë e këndshme e jetës së borgjezisë së atyre viteve në Britaninë e Madhe, të personazheve tipikë që gëlojnë në gjirin e saj, si dhe të veseve e cilësive që e ushqejnë atë.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat e princeshës Sulltana, Jean Sasson

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme".
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000561

Botuesi: OMSCA-1

Stilisti, Aleksandra Marinina

Titulli: StilistiGjinia: RomanAutori: Aleksandra MarininaPërktheu nga origjinali: Sokrat GjerasiShtëpia botuese: OMSCA-1Viti: 2003Fq. 414Pesha: 0.35 kg.  
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2139

Botuesi: Skanderbeg Books

Lolita, Vladimir Nabokov

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Bari i netëve, Patrick Modiano

"Ç'do të thoshe ti po të kisha vrarë dikë?" Mendova se po bënte shaka, ose që po ma bënte këtë pyetje për shkak të romaneve policorë që e kishte zakon t'i lexonte. Madje nuk lexonte gjë tjetër. Kushedi, mbase në ndonjërin prej romaneve, një grua i bënte të njëjtën pyetje të fejuarit të vet.
950 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Zigzage takimesh, David Foenkinos

Alisa dhe Frici duhen, por e shtyjnë jetën mes ndarjesh të arsyeshme dhe rastësish që i bashkojnë sërish. Shkaqet: ciklet pasionale, prindërit dhe krushqit, puna dhe kolegët, miqtë e fëmijërisë, xhelozia dhe... fati.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Amerikania, Chimamanda Ngozi Adichie

I dashuri i saj merr udhën drejt Londrës, në kërkim të punës dhe dokumenteve. Jeta e tyre merr rrjedha krejt të ndryshme, në kontinente tepër të largëta.
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rreshtin e printe Babukari, Giovanni Dozzini

Një fundjavë vendosin të marrin një tren që nga Peruxha do t’i çojë drejt detit Adriatik. Destinacioni është plazhi i Falkonara Maritimës dhe udhëtimi rrokjezohet nga takimet, nga fiksimet e secilit dhe nga marrëdhënia e luhatshme me gjuhën italiane.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Jetë e fshehur, Lee Seung - U

Ki-Hyon edhe pse njeri epsharak dhe i dobët, vuan nga ndjenja e fajit ndaj vëllait të tij më të madh, U-Hyon me pasione të shumta për fotografinë, i cili ka humbur të dyja këmbët në një aksident në ushtri. Egoizmi dhe lakmia e ka shtyrë në një histori të ndërlikuar dashurie me Sunmi-n, që në të vëretë është e dashura e vëllai të gjymtuar.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dora tjetër, Chris Cleave

Ky është rrëfimi me dy zëra i një drame personale, njerëzore dhe shoqërore që ka ndodhur e do të vazhdojë të ndodhë për sa kohë në botë ka varfëri, padrejtësi e luftë. E megjithatë, ky roman lexohet edhe si një rrëfim intim i domethënies së emigrimit, mallit, frikës dhe etjes për liri.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2795

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije te cliruara, E. L. James, vol. 3

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Gruaja tjetër, Daniel Silva

Në një fshat të izoluar në malet e Andaluzisë, një franceze misterioze nis të hedhë në letër një kujtim të rrezikshëm. Është historia e një burri, të cilin e ka dashuruar dikur, kur ishte në Bejrut, dhe e një fëmije që ia kanë marrë nga duart në emër të tradhtisë. Gruaja është në dijeni të një prej sekreteve më të mëdha të Kremlinit. Kohë më parë, KGB-ja...
1 400 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001074

Botuesi: Dituria

Të premten në mbrëmje, Emmanuele Bernheim

Laura është e lumtur që po shkon të jetojë me njeriun që do, por takon Frederikun, dhe përfshihet nga dëshira. Ajo shijon lirinë, ndoshta edhe kënaqësinë, por provon edhe lumturinë e çastit.
350 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Oskari dhe Zonja Rozë, Eric-Emmanuel Schmitt

Oskari, rrëfyesi i këtij trilli, është dhjetë vjeç. I sëmurë me leucemi, ai jeton prej një kohe shumë të gjatë në spital, sepse forma e sëmundjes që ka nuk i është përgjigjur trajtimit mjekësor. Prindërit e tij, të cilët i sjellin vazhdimisht dhurata, janë të pakëndshëm në vizitat e tyre. Doktor Duseldorf dhe infermieret janë të sjellshëm, por mbajnë një...
500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Odiseja nga Bagdadi, Erich-Emmanuel Schmitt

"Odiseja nga Bagdadi" është historia e Saad Saadit që rrjedh nga një familje e mesme e shoqërisë irakiane dhe që përjeton peripecitë e vendit të tij nga Sadami te lufta civile dhe pushtimi amerikan. Njerëzit e tij më të afërt i ka humbur një nga një për shkak të konflikteve, varfërisë dhe sëmundjeve.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje