Horizont i levizshem, Daniele Del Giudice
  • Horizont i levizshem, Daniele Del Giudice

Horizont i lëvizshëm, Daniele Del Giudice

Toena

Ndërkohë që rrëfen ekspeditën e tij në Antarktikë, Daniele Del Giudice ripërshkon itineraret sipas blloqeve të shënimeve të atyre ekspeditave të panjohura, me anije të mbytura, të bllokuara për muaj e muaj në mes të akujve, me ekuipazhe të papërkulur e marinarë në buzë të dëshpërimit apo të katandisur deri në çmenduri.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Horizont i lëvizshëm
Origjinali: Orizzonte mobile
Gjinia: Roman
Autori: Daniele Del Giudice
Shqipëroi: Erion Gjatolli
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2016
Fq. 224
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-205-38-4

Mbi librin

Ndërkohë që rrëfen ekspeditën e tij në Antarktikë, Daniele Del Giudice ripërshkon itineraret sipas blloqeve të shënimeve të atyre ekspeditave të panjohura, me anije të mbytura, të bllokuara për muaj e muaj në mes të akujve, me ekuipazhe të papërkulur e marinarë në buzë të dëshpërimit apo të katandisur deri në çmenduri: janë tregimet e fundit të vërteta të aventurave që kanë fiksuar mitin dhe kujtesën e kësaj Toke të panjohur.

Përshkrimi i një udhëtimi transformohet, kështu, në një eksperiencë që e afron lexuesin me një episod të historisë njerëzore, eksplorimin e Jugut të thellë dhe jo mikpritës të globit, në përgjithësi pak të njohur dhe shpesh të harruar.

Si në filigran, në kufirin mes jetës dhe letërsisë, autori rindërton një "superekspeditë" e cila lidh mes tyre episodet e udhëtimeve historikisht të realizuara, duke i ndjekur ato nëpër shtigjet e botës dhe të shkrimit. Duke luajtur mes diversistetit të perspektivave dhe të zërave, ai na jep "një horizont të lëvizshëm" në hapësirë dhe në kohë, por të qëndrueshëm dhe të përjetshëm në ndjenjat që përcjell.

Është një udhëtim që e tejkalon kohën, brenda një peizazhi hipnotizues dhe indiferent ndaj njeriut, me bukuri sublime, nga e verdha okër tek akujt që fundosen në ujë, mes majave shkëmbore, borërave të përjetshme dhe humnerave. Para syve, një horizont prej akulli dhe drite, gjithmonë i paarritshëm.

Janë vende, histori, ditë, vite, epoka gjeologjike që i rezistojnë perspektivës lineare të një tregimi të thjeshtë. Një gjeometri mijëvjeçare natyrore që shtresëzon çdo gjë, që kristalizon çdo kujtesë. Një botë ku përshkrimet mjedisore kthehen në ndjenja, në emocione. Ky roman është poema e këtyre botëve paralele.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205384
ean13
9789928205384
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Të gjithë njerëzit e mi, Zuvdija Hodzic

Meqë vepra jetësore është diçka që teoria e letërsisë dhe kritika duhet ta ndjekë dhe ta studiojë, atëherë mund të themi se kur është fjala për "Të gjithë njerëzit e mi", linja e re e romanit në letërsinë sllavo - jugore është e hapur (ose e rrumbu- llakuar). Linja e romanit që i kthen lirinë shkrimtarit në krijimin e formave të reja. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Kentukët, Samanta Schweblin

Personazhe që vijnë nga kontinente të ndryshme, nga çdo moshë dhe status shoqëror, nisin të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes kafshëve shtëpiake robotike të quajtura kentukë. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Hajduti dhe rebelja, Jan-Philipp Sendker

Hajduti dhe rebelja është një histori dashurie universale, që kapërcen hendekun shoqëror e tregon në mënyrë prekëse se vështirësitë mund të na mësojnë gjënë më të rëndësishme: guximin për t'i bërë ballë gjithçkaje, vullnetin për të ndryshuar dhe besimin pa kushte te njëri-tjetri.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Uria, Jamal Ouariachi

Dhjetë vjet më parë, marrëdhënia pasionante midis Aurelias, atëherë studente e re, pjesëmarrëse në projekt dhe e Aleksandrit të mrekullueshëm u ndërpre papritur, kur Laszlo u dënua për abuzim seksual të njërit prej fëmijëve të tij etiopianë të birësuar. 
1 400 Lekë
More

Botuesi: Toena

Perandori ose syri i erërave, Baltasar Porcel

Në atë verë të vitit 1809, ujërat e qeta dhe të kthjellëta të gjirit të Kabrerës ndriçojnë me një dritë të keqe zbarkimin e nëntë mijë ushtarëve të ushtrisë perandorake. Ata janë syrgjynosur, pas kapitullimit në Baleare, në atë ishull të vogël të shkretë, pa ligje, pa shpresë, pa rrugëdalje, të robotizuar në copëza të hedhura në zbrazëtinë kozmike.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Ëngjëlli i harresës, Maja Haderlap

Historia përqëndrohet në përvojat e një vajze të re që mëson të lundrojë në terrenin midis dy komuniteteve armiqësore dhe dy gjuhëve jashtëzakonisht të ngarkuara .
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000928

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Thertorja Pesë, Kurt Vonnegut

Romani "Thertorja Pesë", i autorit amerikan Kurt Vonegut, e thënë  varfër, na rrëfen historinë e Bill Pelegrinit.  Historia nis nga pjesa e fundit e Luftës së Dytë Botërore, ku Pelegrini zihet rob diku midis Luksemburgut dhe Gjermanisë.
700 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Shtëpia e fëmijëve në Reindeer Woods, Kristin Omarsdottir

Historia zhvillohet në një vend të humbur, në një shtëpi, diku larg në një fermë. Aty jeton edhe njëmbëdhjetëvjeçarja Billi, e cila një pasdite zbulon se gjendet në një fushë lufte. Çdo gjë ndryshon kur papritmas shfaqen tre ushtarë të armatosur...
700 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Estetika e letërsisë, Massimo Fusillo

Viteve të fundit estetika dhe letërsia kanë përjetuar një periudhë transformimi të thellë: estetizimi i përhapur që karakterizon botën aktuale, imagjinarja që gjithnjë e më tepër merr trajtë pamore, revolucioni i studimeve kulturore, ia kanë ripërcaktuar kufijtë
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Udhëtim nëpër Itali, Egjipt, Sinai, Jerusalem, Qipro, More, Nikos Kazantzaki

Seria e veprave "Udhëtime", që Nikos Kazantzaki na ka lënë si thesar në dorë, janë një nga pjesët më të bukura të gjithë krijimtarisë së tij letrare. Është fakt i njohur se shpirti i tij nuk mund të gjente qetësi në vatrën e tij, Greqinë. Ai duhej të shikonte më shumë për ta vënë veten përpara një prove shumë të madhe.
1 100 Lekë
More