Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

Përshtypje(t): 0

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.

Çmimi 0,00 £
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Përshtypje(t): 0

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.

Çmimi 8,10 £
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përshtypje(t): 0

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.

Çmimi 5,40 £
More
Në gjendje

Referenca: SKU000783

Botuesi: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.

Çmimi 5,40 £
More
Në gjendje

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

Çmimi 6,20 £
More
Në gjendje
Më të shiturat
  • Banner

Enigma e nje fundi, Julian Barnes
  • Enigma e nje fundi, Julian Barnes

Enigma e nje fundi, Julian Barnes

Vlerësimi 

Këmbëngulja mbi rolin e kohës dhe qëllimi për "t'i dhënë kuptim mënyrës se si i japim kuptim botës". Toni Uebster është një burrë pa cilësi, si në studime, në punë, në ndjenja e me gjasë edhe në seks. Jeta e Toni Uebsterit ka qenë një lumë relativisht i qetë.

6,20 £
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Enigma e një fundi
Origjinali: The sense of an ending
Gjinia: Roman
Autori: Julian Barnes
Shqipëroi: Ilir I. Baçi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 188
Pesha: 0.201 kg.

Mbi librin

Këmbëngulja mbi rolin e kohës dhe qëllimi për "t'i dhënë kuptim mënyrës se si i japim kuptim botës". Toni Uebster është një burrë pa cilësi, si në studime, në punë, në ndjenja e me gjasë edhe në seks. Jeta e Toni Uebsterit ka qenë një lumë relativisht i qetë.

Por letra me të cilën një avokat e njofton që i kanë lënë trashëgimi 500 sterlina, si dhe një ditar që mbin nga e kaluara i trondit ekzistencën. Tashmë, Toni duhet të zbulojë se kush ia ka lënë atë trashëgimi të sikletshme dhe pse ka zgjedhur pikërisht atë, çfarë sekreti të tmerrshëm mund të përmbajë ai ditar që i kushtohet atij.

Teksa ngre pyetje të tilla, do të hasë në përgjigje që do të kish dashur të mos i dinte dhe do ta mësojë në kurriz të vet se "jeta jonë nuk është jeta jonë, por vetëm historia që i kemi rrëfyer vetes". Udhëtimi në të shkuarën, në zonat e errëta të jetës, me dhembjet e sekretet e veta të pashpëna gjer në fund, kthehet në një reflektim mbi aspektin iluzor të historisë, "ajo siguri që bëhet e rëndësishme atje ku boshllëqet e kujtesës ndeshen me papërshtatshmërinë e dokumentimit", sipas mikut të tij të vjetër, Adrian Fin.

Dhe pikërisht në pikën e bashkimit të kujtimeve të dobëta me dokumentet e papërshtatshme duhet të vështrojë Toni plak për të kuptuar peripecitë e Tonit të ri. Si ka mundësi që e dashura e tij e dikurshme, Veronika Ford, parapëlqeu mikun e tij të zgjuar e të rafinuar, Adrianin?

Pas vendimit ekstrem të Adrianit fshihet vetëm Camus-ja dhe Wittgenstein-i? Nga se donte ta ruante e ëma e vajzës shumë vjet më përpara? Pse, pas gati 40 vjetësh, Veronika rikthehet në jetën e tij me të fshehta të shumta dhe me refuzimin për të mos i dhënë atë çka është e tij?

Të gjitha këto indicie thurin një fill të ngjashëm me atë të Arianës përbërë kësaj radhe me reminishenca që s'u zihet besë, hipoteza të gabuara për njerëz, fakte, emra, imazhe të mbivendosura dhe zbulime poetike.

Koha dhe kujtesa. Vetëm me këto dy elemente futemi në libër, përmes listës së flashback-ëve që koha i ka kristalizuar në imazhe. Nuk mungojnë referimet ndaj autorëve të ndryshëm që nga Stefan Zweig deri te Philip Larkin, nga imagjinata e Patrick Lagrange te Flauberti i Madamë Bovarisë e deri Frank Kermode.

Fragmente nga libri

Kjo qe një tjetër frikë e jona: se Jeta nuk do të na dilte si nëpër libra. Sa shpesh e tregojmë historinë e jetës sonë? Sa shpesh e rregullojmë, e zbukurojmë, i heqim ndonjë copëz të padëshiruar aty-këtu? Dhe sa më shumë rrojmë, aq më të paktë bëhen ata që mund të na e kundërshtojnë historinë, të na kujtojnë se jeta jonë nuk është jeta jonë, nuk është historia që ne kemi treguar për jetën tonë. Që u tregojmë të tjerëve, por – kryesisht – edhe vetes.

Padyshim që besoj se të gjithë ne kemi pësuar dëm, në një mënyrë ose një tjetër. E si të mos dëmtohesh, në një botë ku nuk është i përsosur asnjë prind, asnjë vëlla a motër, fqinj, shok? Pastaj, është edhe çështja, prej së cilës varet gjithçka, se si reagojmë ne ndaj dëmit: nëse e pranojmë apo e ndrydhim, dhe si i cenon kjo marrëdhëniet tona me të tjerët.

Disa e pranojnë faktin që u është shkaktuar një dëm dhe përpiqen t'i zbusin pasojat e tij; disa e kalojnë jetën duke u përpjekur të ndihmojnë të dëmtuarit; dhe pastaj janë edhe ata, që si shqetësim kryesor kanë shmangien e çdo dëmtimi tjetër ndaj vetes, me çfarëdo kostoje. Dhe këta janë ata më mizorët dhe prej të cilëve duhet të ruhesh.

Komente mbi librin

"Plot me ide filozofike... e megjithatë, arrin të të intrigojë mirëfilli, sikur të ishte një histori psikologjike me detektivë."

Michiko Kakutani, The New York Times

"Një xhevahir thjeshtësie dhe saktësie... Domethënia e një fundi, në kaq pak faqe, kërkon kaq shumë përqendrim, saqë lexuesi e mbaron me një ndjenjë kënaqësie, e cila zakonisht shfaqet vetëm për romane disa herë më të gjata."

The Los Angeles Times

"I shkruar shkurt, e megjithatë emocionalisht i thellë... Në disa raste, vërtet zbavitës, në të tjera, tmerrësisht i ndershëm, por gjithmonë shumë i saktë në vëzhgimet e tij... Ironia qëndron te fakti që megjithëse flitet për funde dhe vetëvrasje, kjo vepër në thelb është jehonë e jetës. Gjithashtu dhe shumë origjinale. Dhe e ndërlikuar, si vetë jeta."

New York Journal of Books

"Elegjiak e megjithatë i fuqishëm, Domethënia e një fundi shqyrton misteret e kujtesës sonë dhe shtysës sonë për të korrigjuar, redaktuar e, herë-herë, për të fshirë të kaluarën tonë..."

Vogue

"Një meditim i mirëpunuar mbi moshën, kujtesën dhe pendimet."

The Guardian

"I shkurtër, i bukur.... Pyetja, që thellë-thellë na ngrin gjakun, "A jam unë vërtet ai që mendoj?", do të shndërrohet në një pyetje edhe më intriguese... Dhe siç e shfaq Barnes-i, me kaq elegancë dhe saktësi, ne jemi të gjithë rrëfyes të dyshimtë. Nuk mund të na shpëtojë saktësia e kujtimeve tona, por vetëm gatishmëria për t'i vënë ato në dyshim."

The Boston Globe

"Me vetëm kaq pak faqe, Domethënia e një fundi është libri më i gjatë që kam lexuar ndonjëherë, prandaj përgatituni ta rilexoni. Nuk do të pendoheni."

The San Francisco Chronicle

"Elegant, lozonjar dhe i jashtëzakonshëm."

The New Yorker

Mbi autorin

Julian Barnes, lindur më 1946, është shkrimtar britanik. Romanet dhe tregimet e tij janë parë gjithnjë si shembuj të postmodernizmit në letërsi. Bir i dy mësuesve francezë, qysh i vogël, u shpërngul nga Leicesteri në Londër.

Ka studiuar në City of London School dhe Magdalen College Oxford. Ka punuar si redaktor letrar dhe kritik kinematografik për revista si Neë Review, The Observer, Sunday Times, dhe më vonë, si korrespondent i jashtëm për The New Yorker. Ka qenë tri herë finalist i Booker Prize, çmim të cilin e fitoi në vitin 2011 me romanin "Enigma e një fundi".

Detajet e librit
Pegi
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Përshtypjet

Write your review

Aksidenti, Ismail Kadare

Enigma e nje fundi, Julian Barnes

Këmbëngulja mbi rolin e kohës dhe qëllimi për "t'i dhënë kuptim mënyrës se si i japim kuptim botës". Toni Uebster është një burrë pa cilësi, si në studime, në punë, në ndjenja e me gjasë edhe në seks. Jeta e Toni Uebsterit ka qenë një lumë relativisht i qetë.

Write your review
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Ne kafenene e rinise se humbur, Patrick Modiano

Përshtypje(t): 0

Edhe sot e kësaj dite, natën, më duket sikur dëgjoj një zë që më thërret në mbiemër, në rrugë. Një zë i ngjirur. Ai zvarritet paksa në rrokje, por unë e njoh menjëherë: zëri i Lukit. Kthehem, por nuk ka asnjë njeri.

Çmimi 5,40 £
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Botuesi: Buzuku

Falja e denimit, Patrick Modiano

Përshtypje(t): 0

"Falja e dënimit" merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin.

Çmimi 5,40 £
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Botuesi: Buzuku

Qeni i pranveres, Patrick Modiano

Përshtypje(t): 0

Në vitin 1964, në një kafene të Parisit, një njeri drejtoi objektivin e Rolleiflexit të tij drejt një çifti të ri të ulur në një tavolinë aty pranë. Kështu tregimtari u njoh me fotografin Fransis Zhansen, me të cilin lidhet një kohë.

Çmimi 6,20 £
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Bari i neteve, Patrick Modiano

Përshtypje(t): 0

"Ç'do të thoshe ti po të kisha vrarë dikë?" Mendova se po bënte shaka, ose që po ma bënte këtë pyetje për shkak të romaneve policorë që e kishte zakon t'i lexonte. Madje nuk lexonte gjë tjetër. Kushedi, mbase në ndonjërin prej romaneve, një grua i bënte të njëjtën pyetje të fejuarit të vet.

Çmimi 7,30 £
More
Në gjendje
16 produkte të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat e princeshes Sulltana, Jean Sasson

Përshtypje(t): 0

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme".

Çmimi 7,70 £
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Armepushimi, Mario Benedetti

Përshtypje(t): 0

Martin Santome, 49-vjeçar i ve, babai i tre fëmijëve të rritur, është në prag të pensionit kur bie në dashuri me Laura Aveljanedën, kolege 24-vjeçare. Më në fund, pas një jete të mundimshme, duket sikur gjërat nisin të marrin rrugë të mbarë për Santomenë, i cili sheh mundësinë e një lumturie të vonuar.

Çmimi 4,90 £
More
Në gjendje

Referenca: SKU001021

Botuesi: Dituria

Dritarja e nates, Frode Grytten

Përshtypje(t): 0

Vëllimi Dritarja e natës është një përzjerje e mrekullueshme e princeshave të qytetit të vogël, e shtëpiakeve, e njerzëve të thjesht dhe e horrave, një portret i gjall një këngë e shpejtë e jetës.

Çmimi 5,40 £
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Botuesi: Dituria

Trainspotting, Irvine Welsh

Përshtypje(t): 0

I furishëm, vulgar, përqeshës, romani Trainspotting rrëfen jetën e një grupi djemsh nga Edinburgu, mes seksit e drogës, grindjeve, vërdallosjeve dhe inateve. Rentoni, Sik Boi, Spudi dhe Begbi janë të mallkuarit e një modernizmi dhe një ferri kimik, që jetojnë një jetë të çatrafiluar dhe në arrati, në kërkim të vazhdueshëm të shpëtimit, për t'i dhënë një...

Çmimi 7,70 £
More
Në gjendje

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrefim per dashurine dhe erresiren, Amos Oz

Përshtypje(t): 0

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.

Çmimi 11,50 £
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Analfabetja, Agota Kristof

Përshtypje(t): 0

Njëmbëdhjetë kapituj për njëmbëdhjetë momente të jetës së saj, nga vajza e vogël që përpin libra në Hungari në shkrimin e romaneve të parë në frëngjisht. Fëmijëria e lumtur, mjerimi i pasluftës, vitet e vetmisë në konvikt, vdekja e Stalinit, gjuha e nënës dhe gjuhët armike që janë gjermanishtja dhe rusishtja, arratisja në Austri dhe mbërritja në Lozanë,...

Çmimi 3,10 £
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pacienti anglez, Michael Ondaatje

Përshtypje(t): 0

Me një bukuri të parrëfyer dhe inteligjencë, romani i Michael Ondaatje, fitues i çmimit prestigjioz Booker's Prize, ndërthur katër jetë të gjymtuara, në një vilë të braktisur italiane, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 7,70 £
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dhoma e endëses, Cristina Caboni

Përshtypje(t): 0

Këtë herë, me romanin e saj të ri, Cristina Caboni hyn në fushën e modës, për të treguar me emocion historinë e Kamilës, Marianës dhe sidomos Katerina Fraut, të vetëquajtur Maribela, një stiliste që gjatë Luftës së Dytë Botërore njihej si “Endësja e ëndrrave”.

Çmimi 7,70 £
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Muza e erret, Armin Ohri

Përshtypje(t): 0

Berlin, 1865. Qyteti rënkon nën peshën e vapës dhe qytetarët ndjekin me frike dhe kërshëri rastin e fundit kriminal: thuhet se profesori Boto Golc paska vrarë në mënyrë barbare një prostitutë të rastit.

Çmimi 6,20 £
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Living

Paçinko, Min Jin Lee

Përshtypje(t): 0

I panjohuri i premton botën, por, kur mëson se është shtatzënë (ndërsa i panjohuri ishte i martuar), Sunxhaja refuzon të jetë “në shitje”. Në vend të kësaj, ajo pranon ofertën e përulur dhe dashamirëse të një zotërie që ndodhet kalimthi në Kore, në rrugën për në Japoni.

Çmimi 10,80 £
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Une jam lajmetari, Markus Zusak

Përshtypje(t): 0

Jeta e Edi Kenedit rridhte e qetë. Deri ditën kur u bë një hero. Ishte nëntëmbëdhjetë vjeç, me një pasion të shfrenuar për librat. Rrallë e tek punonte si taksist, sa për të shtyrë ditët, pa asnjë perspektivë për të ardhmen.

Çmimi 9,20 £
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Grimca dashurie platonike, Guray Sungu

Përshtypje(t): 0

Më ka bezdisur gjithnjë fakti që nuk ka pasur një shtyllë në krye të qoshes. Nuk ka rëndësi se çfarë shtylle, shtyllë elektrike, apo shtyllë semafori, apo shtyllë për tabelën e stacionit të autobusit, apo shtyllë për reklama, apo një shtyllë e ngjashme me diçka të tillë.

Çmimi 3,10 £
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Kaloresi ne cati, Jean Giono

Përshtypje(t): 0

Anxhelo Pardi, një fisnik italian e ish oficer i husarëve, pas disa vjetësh arratie në Francë për shkak të vrasjes në duel të një spiuni austriak, po kthehet në atdhe, duke kaluar nëpër jugun e Francës të përfshirë në vitet 1830 - të nga një epidemi kolere.

Çmimi 7,30 £
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

E holla vije e kuqe, Annalisa Strada

Përshtypje(t): 0

Perla është një vajzë sportiste. Pasioni i saj i parë dhe i vetëm është vrapi, gjatë të cilit ndjehet shumë mirë. Ka një shoqe shumë të mirë, Allegra, me të cilën ndaj gëzimin, dhimbjen dhe kilogramë akulloresh. Ajo ka gjithashtu një reagim, por të çuditshëm sa herë përballet me Cesare – n, një djalë pak më i madh në moshë se ajo, edhe ai i impenjuar me...

Çmimi 4,60 £
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Te paharruarit, Lidia Jorge

Përshtypje(t): 0

Në agimin e datës 25 prill 1974, nën drejtimin e disa kapitenëve të ushtrisë të cilët ishin kundër luftës koloniale të Portugalisë dhe kundër regjimit diktatorial salazarist që mbizotëronte në Portugali prej vitit 1933, pesë mijë ushtarë hynë në Lisbonë, me tanke dhe të armatosur.

Çmimi 7,70 £
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Akulloreshitesi, Katri Lipson

Përshtypje(t): 0

Dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një regjisor vendos të pasqyrojë jetën e vëretë, duke krijuar një film pa skenar, ku aktorët mësojnë historinë dhe rolin e tyre gjatë zhvillimit të skenarit.

Çmimi 4,60 £
More
Në gjendje