Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Dita e opricnjikut, Vladimir Sorokin
  • Dita e opricnjikut, Vladimir Sorokin
  • Dita e opricnjikut, Vladimir Sorokin

Dita e opricnjikut, Vladimir Sorokin

Dituria

Dita e opriçnjikut është një roman "fantapolitik", një skenar që transplan-tohet në fundin e viteve 2020 prej historisë ruse të shekullit XVI, nën carin Ivan IV, që vendosi një regjim sundimi të pakufizuar dhe terrori mbi popullsinë e fisnikërinë dhe krijoi opriçnjinën, një organizatë që vepronte si gardë policore e sovranit.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dita e opriçnjikut
Origjinali: Den' oprichnika
Gjinia: Roman
Autori: Vladimir Sorokin
Shqipëroi: Kujtim Ymeri
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2016
Fq. 192
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-9928-217-16-5

Mbi librin

Dita e opriçnjikut është një roman "fantapolitik", një skenar që transplan-tohet në fundin e viteve 2020 prej historisë ruse të shekullit XVI, nën carin Ivan IV, që vendosi një regjim sundimi të pakufizuar dhe terrori mbi popullsinë e fisnikërinë dhe krijoi opriçnjinën, një organizatë që vepronte si gardë policore e sovranit. Autori ia ka kushtuar ironikisht këtë roman njërit prej prijësve më famëkëqinj të opriçnjinës, Skuratov-Maljutës.

Opriçnjikët e Sorokinit veprojnë në një dekor tjetër dhe në një realitet politik të ndryshëm nga ai i shekullit XVI, në një Rusi "kibernetike", me një zhvillim të sofistikuar të mjeteve të informimit - dhe përgjimit - në një Rusi të veçuar nga Perëndimi "i kalbur" përmes një Muri të Madh Rus, i ngjashëm me Murin e Madh të Kinës, tashmë aleati dhe mbështetësi i fuqishëm i carit të shekullit XXII.

Peripecitë ditore të opriçnjikut Komjaga janë filli përmes të cilit autori tregon - dhe paralajmëron - arbitraritetin dhe egërsinë e një pushteti autoritar të veshur me maskën e nacionalizmit, fetarisë dhe moralitetit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217165
ean13
9789928217165
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Bir i qiellit, Kenneth Oppel

Vetëm pasi Meti takon Kejtin pasanike dhe guximtare, do të kuptojë që fjalët e gjyshit të saj janë të vërteta, që krijesat ekzistojnë përnjëmend dhe janë krejtësisht të panjohura për botën e njerëzve.
800 Lekë
More

Botuesi: Living

Rrjeti sekret, Colson Whitehead

Nën tokën e shteteve të jugut, në një rrjet sekret hekurudhash dhe tunelesh veprojnë shumë shefa stacioni dhe makinistë. Kora nis një rrugëtim të frikshëm nga shteti në shtet, ku në çdo ndalesë, ashtu si Guliveri në udhëtimet e tij, edhe ajo gjen një copë të botës së saj.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000823

Botuesi: Ideart

Dhimbje guresh, Milena Agus

Historia e dashurisë me Veteranin në një Stacion Termal, kurorëzon brenda saj aktin e krijimit, që është njëherësh dëshira e natyrshme e gruas që dëshiron të bëhet nënë dhe ajo e mbinatyrshme e krijimit të një realiteti të ndërmjetësuar nga letërsia.
500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Kunata, Patrick Besson

Romani Kunata na fut në një botë personazhesh tërheqëse, të këndshme dhe të paparashikueshme, mes të cilave do të shpërthejë një dramë e tmerrshme. Një libër magjepsës!
600 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Bota sipas Anës, Jostein Gaarder

Ana përndiqet nga imazhe të botës së shkretë të vitit 2082. Sheh stërmbesën e saj, Nova, në një shkretëtirë të banuar nga të mbijetuar të rreckosur, pasi kafshët dhe bimët janë zhdukur.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Dritë nga dritarja, Lucinda Riley

Zë unik dhe i pangatërrueshëm i narrativës romantike, Lucinda Riley ka shkruar një tjetër histori dashurie dhe pasioni, një histori të vrullshme mes të shkuarës dhe të tashmes, që të magjeps, të pështjellon e të rrëmben.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Morava

Një burkë për dashurinë, Reyes Monforte

Kur Maria mori vesh se burri pas të cilit linte mendjen si një aguridhe kish lindur në një vend që quhej Afganistan, nuk e mbajti dot gazin dhe u tall me atë vend të largët që s'ia kish zënë veshi kurrë më parë.
800 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Rënia e gjetheve, Resat Nuri Guntekin

Ali Riza Beu duke qenë në pozicionin e një vrojtuesi të pashpresë, sheh se si fëmijët e tij i largohen një e nga një atij vetë dhe moralit, kështu që duket se i ngjason një peme, gjethet e së cilës bien një e nga një.
500 Lekë
More

Referenca: 2660

Botuesi: Skanderbeg Books

Macja dhe miu, Gunter Grass

"Macja dhe miu" është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që e rrethon është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botërore.
500 Lekë
More

Botuesi: IDK

Kopshti i Finzi – Kontinëve, Giorgio Bassani

Historia e një dashurie fatkeqe në sfondin e Italisë fashiste në prag të Luftës së Dytë Botërore. Një roman i paharrueshëm e mjaft prekës për kujtesën, që rikrijon një periudhë tragjike të historisë.
900 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

City, Alessandro Baricco

Ka makina, telefona, autobusë, madje edhe një televizor, e në njëfarë pike shfaqet dhe një zotëri që shet një rulotë. Nuk ka kompjuter, po do t'i vijë dita dhe atij. Pastaj edhe jam çlodhur nga mundimi duke vizatuar nja dy lagje të City që të kthejnë pas në kohë. Te njëra rrëfehet një histori boksi, në kohën e radios. Te tjetra kemi western.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Toka që shkelim, Jesus Carrasco

Në jetë vetëm ikim. E kalojmë atë duke goditur trupin e grave, duke u hequr fëmijëve përkëdhelitë. Tani frymët janë shuar, të përziera ironikisht me njëra – tjetrën. Sa e bukur do të ishte dukur kjo afri në kohë të tjetra! Burra, gra, pleq, fëmijë, familjarë, miq, të panjohur, të gjithë të bashkuar.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001130

Botuesi: Dituria

Loja e engjëllit, Carlos Ruiz Zafon

Në Barcelonën e trazuar të viteve '20, djaloshi Martin ushqen një ëndërr: të bëhet shkrimtar. Kur papritur fati i jep mundësinë të botojë një tregim, suksesi më në fund i troket në derë. Nga ai moment jeta do e vendosë para pyetjeve për të cilat nuk ka përgjigje të menjëhershme.
1 250 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000508

Botuesi: OMSCA-1

Fantazitë e një gruaje, Anatoli Toss

Shkrimtari bashkëkohor rus Anatoli Toss ka lindur në Moskë. Që nga viti 1988 jeton në Boston. Romani "Fantazitë e një gruaje", fitues i çmimit "Bukerov" në Rusi, është shpallur romani më i mirë i vitit, duke u botuar në tirazhe me qindra mijëra kopje, njëkohësisht është përkthyer në shumë vende të botës.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000856

Botuesi: OMSCA-1

Tej cakut te dashurise, Anatoli Toss

Romanet e shkrimtarit bashkëkohor Anatoli Toss: Fantazitë e një gruaje dhe Një histori amerikane, të nominuar në Rusi për çmimin prestigjioz Bukerov, janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, ku sikundër në vendin tonë, kanë njohur sukses botimi. Në Rusi, ai është një nga shkrimtarët më të lexuar në ditët e sotme.
1 000 Lekë
More