• Banner

  • Ka mbaruar
Nje me ty, Sylvia Day
  • Nje me ty, Sylvia Day

Një me ty, Sylvia Day

"Një me ty", një roman jashtëzakonisht prekës dhe joshës, është finalja e shumëpritur e sagës "Crossfire", një histori e zjarrtë dashurie, që ka bërë për vete miliona lexues në mbarë botën. Romani i pestë i serisë "Crossfire" e sjell historinë e Gidionit dhe të Ivës në një përfundim të kënaqshëm.

12,49 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Një me ty
Origjinali: One with You
Gjinia: Roman
Autori: Sylvia Day
Shqipëroi: Meril Orti
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2016
Fq. 464
Pesha: 0.535 kg.
ISBN: 978-9928-132-74-1

Mbi librin

"Një me ty", një roman jashtëzakonisht prekës dhe joshës, është finalja e shumëpritur e sagës "Crossfire", një histori e zjarrtë dashurie, që ka bërë për vete miliona lexues në mbarë botën. Romani i pestë i serisë "Crossfire" e sjell historinë e Gidionit dhe të Ivës në një përfundim të kënaqshëm.

Fragment nga libri

Gidion Krosi. Rënia në dashuri me të ishte gjëja më e lehtë që kisha provuar ndonjëherë. Ndodhi brenda një çasti. Plotësisht. Në mënyrë të paprapësueshme. Martesa me të ishte një ëndërr e bërë realitet. Mbrojtja e martesës është lufta e jetës sime.

Ne ia kemi zbuluar njëri – tjetrit sekretet tona më të thella e më të shëmtuara. Gidioni është pasqyra që reflekton të gjitha defektet e mia... dhe të gjithë bukurinë që unë nuk kisha sy ta shihja. Të dy bashkë, ne mund t'u bëjmë qëndresë të gjithë atyre që duan gjithë ligësi të hyjnë midis nesh.

Por beteja jonë më e madhe mund të jetë brenda kufijve të atyre premtimeve solemne që na japin forcë. Përkushtimi ndaj dashurisë ishte vetëm fillimi. Të luftuarit për të ose do të na çlirojë... ose do të na ndajë.

Komente mbi librin

"Duke rrëfyer herë njëri e herë tjetri, kapitull pas kapitulli, Gidioni dhe Iva na shpalosin tërheqjen fizike shpërthyese që kanë për njëri-tjetrin, vlerësimin për mënyrën se si e ndihmojnë ata njëri-tjetrin për të shëruar plagët e vjetra emocionale dhe besimin e ndërsjellë që sa vjen e u shtohet. Njerëz të shkëlqyer, mjedise luksoze, seks përvëlues dhe dashuri pasionante ndërmjet dy të martuarish, të gjitha këto e bëjnë këtë një përmbyllje të ngrohtë e të kënaqshme të serisë."

Publishers Weekly

"Marrëdhënia e ndërlikuar ndërmjet Ivës dhe Gidionit shpaloset me lëndime, pasion, fiksime e, ç'është më e rëndësishmja, me dashuri. Rrëfimi pa të meta i Day-it i shoqëron lexuesit në udhëtimin që bëjnë këto dy personazhe të lënduara drejt njëri-tjetrit, me emocione shteruese, që vërshojnë jashtë librit. Një histori e mrekullueshme, e shkruar nga një shkrimtare mjeshtre."

RT Book Reviews

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928132741
ean13
9789928132741
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2817

Botuesi: OMSCA-1

E pasqyruar tek ti, Sylvia Day

Gidio Krosi. Po aq i bukur dhe i përkryer në pamje të jashtme, sa ishte edhe i rrënuar e i torturuar në shpirt. Ai ishte një flakë e ndritshme, përvëluese, që mua më zhuriste me kënaqësi më të errta. Nuk mund t’i qëndroja larg. Nuk doja. Ai ishte dëshira ime më e madhe...

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Motrat, Deirdre Madden

Luçia është një anesteziste, që nuk arrin të flejë natën. Gjatë orëve të pagjumësisë struket në leximin e ditarëve antikë të stërgjyshit me përshkrime pedante ëndrrash; gjatë ditës, përveç se në spitalin civil punon edhe në dy institute të ndryshme: te Mortëmbla dhe te Frizeri.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Drita e largët, Antonio Moresco

Pipi, emri me të cilin thirret Purity Tyler, një vajzë e re në krye të të njëzetave të saj, punon si shitëse telefonash dhe po përpiqet fort që të paguajë kredinë e majme që ka marrë për të kryer studimet e saj universitare. Ajo ka përplasje të shpeshta me të ëmën, Penelopën, e cila ia mban larg së bijës së shkuarën prej fëmije...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Teutoburgu, Valerio Massimo Manfredi

Valerio Massimo Manfredi rrëfen historinë e dy vëllezërve, dy luftëtarëve, rrëfen për Teutoburgun, vendin ku u zhvillua përplasja vendimtare mes romakëve dhe gjermanëve, betejën që ndryshoi fatin e Perandorisë Romake dhe të botës.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Jashtë skene, Ahmet Hamdi Tanpinar

Jashtë skene, që fillimisht njohu dritën e botimit në numrat e gazetës "Yeni Istanbul", të vitit 1950, u botua për herë të parë si një vëllim i vetëm më 1973. Ai është pjesë e një trilogjie, bashkë me dy romanet e tjera "Kënga e Mahurit" dhe "Paqja".

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Trupi i njeriut, Paolo Giordano

Për ushtarët e një toge që komandohet nga nënoficer Antonio Reneja, misioni në Afganistan është prova e parë e madhe e jetës së tyre. Në çastin e nisjes, ende nuk e dinë ende se vendi ku do të dërgohen është një nga më të rrezikshmit e krejt zonës së konfliktit.

Çmimi 9,37 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Kunata, Patrick Besson

Romani Kunata na fut në një botë personazhesh tërheqëse, të këndshme dhe të paparashikueshme, mes të cilave do të shpërthejë një dramë e tmerrshme. Një libër magjepsës!

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Estetika e letërsisë, Massimo Fusillo

Viteve të fundit estetika dhe letërsia kanë përjetuar një periudhë transformimi të thellë: estetizimi i përhapur që karakterizon botën aktuale, imagjinarja që gjithnjë e më tepër merr trajtë pamore, revolucioni i studimeve kulturore, ia kanë ripërcaktuar kufijtë

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Zhurma e bardhë, Don DeLillo

Xhek Gledni, një profesor universiteti dhe shef i Katedrës së Studimeve për Hitlerin, bën një jetë të qetë në një qytezë të quajtur Bleksmith, bashkë me të shoqen, Babetën, dhe me katër fëmijët që ka kanë nga martesat e tyre të mëparshme.

Çmimi 11,45 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

E fshehta e Shëronjëses, Sabine Ebert

Zotërimi i aftësive të rralla, mund të jetë fat... ose disfatë... Në rastin e shëronjëses së re, Martës, e cila mund të shërojë edhe me një prekje të dorës dhe është e aftë të parashikojë ngjarje të rëndësishme për vete dhe për kombin, dhuntia e saj do ta detyrojë të largohet nga kështjella në minutën e fundit. 

Çmimi 13,53 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)