• Banner

Vajzat e fshehta te Kabulit, Jenny Nordberg
  • Vajzat e fshehta te Kabulit, Jenny Nordberg

Vajzat e fshehta të Kabulit, Jenny Nordberg

Një libër për Afganistatnin, një vend ku shoqëria drejtohet pothuajse tërësisht nga burrat dhe lindja e një djali është arsye për të festuar, ndërsa ardhja në jetë e një vajze është ogur i keq. Azita dhe shoferi i saj iu kanë shpëtuar për punë sekondash disa shpërthimeve.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajzat e fshehta të Kabulit
Origjinali: The Underground Girls of Kabul: In Search of a Hidden Resistance in Afghanistan
Gjinia: Roman
Autori: Jenny Nordberg
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2016
Fq. 384
Pesha: 0.401 kg.

Mbi librin

Një libër për Afganistatnin, një vend ku shoqëria drejtohet pothuajse tërësisht nga burrat dhe lindja e një djali është arsye për të festuar, ndërsa ardhja në jetë e një vajze është ogur i keq. Azita dhe shoferi i saj iu kanë shpëtuar për punë sekondash disa shpërthimeve.

Çdo ditë ajo është me qefin nën sqetull, thjesht duke dalë nga shtëpia. S'ka javë, që të mos marrë disa kërcënime anonime vdekjeje, që e lajmërojnë të dalë nga parlamenti. Për t'iu shmangur kanosjeve dhe bezdisjeve, ble rregullisht karta të reja SIM, që të ketë numër të ri celulari, por ata s'reshtin së telefonuari.

Mëkatet e saj janë të qarta: është një grua që guxon të ulet në parlament dhe është shembull kuptimplotë i një qeverie kontroverse, të mbështetur nga perëndimorët. Kërcënimet tashmë janë kthyer në diçka të rëndomtë: ndodh që ajo të debatojë me telefonuesin, duke sqaruar se Kurani nuk e pranon vrasjen. Dhe telefonuesi është gjithnjë burrë.

"E dimë që s'të bëhet vonë për jetën tënde, por mendo për fëmijët", i kanë thënë. Të vetmen herë që provoi ta kallëzojë në polici këtë fakt, i thanë "të mos shqetësohej". Fundja, shtuan, s'mund të bëjnë kushedi se çfarë.

Ka pasur edhe atentate për t'i marrë jetën: një vit më parë, dy burra me motoçikletë hodhën një granatë dore në oborrin e shtëpisë së saj në Badghis. Shpërtheu pas përplasjes me murin e jashtëm prej guri. Kur Azita rendi jashtë, i gjeti vajzat të fshehura në një qoshe të kopshtit të vogël.

Detajet e librit
Morava
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000483

Botuesi: OMSCA-1

Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini

I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2712

Botuesi: Bota Shqiptare

Kusherira K, Yasmina Khadra

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Dhe malet oshëtinë, Khaled Hosseini

Autori nr. 1, më i shituri në Nju Jork, Khaled Hosseini vjen sërish me një libër të ri pas gjashtë vjetësh. Një libër emocional, provokues dhe i paharrueshëm, që përshkruan se si dashurojmë, si kujdesemi për njëri – tjetrin dhe se si zgjedhjet që bëjmë reflektohen brez pas brezi.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Ëndrrat e ujqve, Yasmina Khadra

Si u kthye djali i pashëm që shoqërohej me poetët dhe ëndërronte famë e pasuri në biznesin e filmit, në një vrasës mizor që masakronte gra e fëmijë pa iu dridhur dora? "Ëndrrat e ujqve" tregon shndërrimin e tij me hollësi magjepsëse dhe gjuhë të gjetur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Atentatorja, Yasmina Khadra

Një grua e re hedh veten në erë mes një restoranti të mbushur plot në Tel-Aviv. Doktori Amin Xhafari, kirurg izraelian me prejardhje arabe, operon pa pushuar të mbijetuarit e sulmit vetëvrasës.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Trilogjia e Nju Jorkut, Paul Auster

Nisi me një numër të gabuar, tri zile telefoni në mes të natës dhe zëri nga ana tjetër që pyeste për dikë që nuk ishte ai. Shumë kohë më pas, kur qe në gjendje të mendonte për çka i kishte ndodhur, do të arrinte në përfundimin se asgjë nuk ishte reale veç rastësisë ...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Kanali Musolini, Antonio Pennacchi

Kanali Musolini është themeli mbi të cilin qëndron bonifikimi i kënetave Pontine. Në këtë tokë krejt të re, të bonifikuar falë projekteve ambicioze të Musolinit, u vendosën mijëra njerëz që vinin nga Veriu. Përtej kontekstit historik të Kanali Musolini, zbulohet një roman plot jetë të gjalla personazhesh dhe plot humanizëm.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Muza e haresë, Goliarda Sapienza

Historia e saj është ajo e një shpirti dhe e një trupi, krejtësisht të pazgjidhshëm nga njëri-tjetri, që përshkojnë shekullin XX, me vullnetin dhe ndërgjegjen për të qenë vetvetja, plotësisht dhe me çdo kusht, pa iu ndrojtur vetmisë, pikëllimit, keqkuptimeve, luftës dhe dhunës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Vajza e humbur, Lisa Jewell

Dhjetë vjet më pas, nëna e saj nuk e ka mbledhur ende veten, kur papritur njihet me një burrë sharmant. Sa hap e mbyll sytë, ajo e gjen veten në shtëpinë e tij, ku njihet me të bijat, Sara-Xhejdin dhe Popin e vogël, pamja e së cilës e lë Lorelën pa frymë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Theanoja, Ujkonja e Stambollit, Lena Manda

Kur të rimarrë veten asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ajo natë do të lindë një ujkonjë. Kushdo që do t'i afrohet në të ardhmen për t'i bërë keq, do të copëtohet nga dhëmbët e saj të mprehtë. Dhjetë vjet më vonë, Theanoja do të përjetojë makthin e dëbimit për në Greqi dhe dhimbjen e shpërnguljes nga vendi ku kishte lindur; do të përballet me racizmin,...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

E largëta, Julio Cortazar

Në kujtesën kaq millimetrike, në humorin kaq subversiv, në gjithçka që e bën ate njërin prej intelektualeve të mëdhenj të epokés, në kuptimin klasik te fjalës. Në jetën publike, qoftë edhe në pikën me të vakët të dëshirës për të lexuar apo për  t'u shfaqur para tyre, Cortázar-le mbërthente audiencën me një prani të pashmangshme dhe që duhej të kishte...

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K3R2

Botuesi: Skanderbeg Books

Shembja e burrit, Sandro Veronesi

Një shkrimtar dyzetvjeçar i qetë. Gjithçka në jetën e tij duket se shkon më së miri. Por një pasdite të çuditshme, incidente të vogla në dukje, fillojnë ta ndryshojnë këtë rrjedhë qetësie. Takimi i beftë me një taksist, që më pas del se di shumë nga intimitetet e jetës së tij, e çon prè të një rrëfimi "të çmendur".

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2322

Botuesi: Botimet Dudaj

Gruaja qe i arratisej lajmit te keq, David Grossman

Ora po bëhet gati të festojë lirimin nga shërbimi ushtarak të birit të saj, Oferit, por ai kthehet sërish në front për një operacion të madh. Në një çast hidhërimi e krize mendore të pashpjegueshme, ajo niset për në Galile, pa u lënë asnjë njofitm paraprak "lajmëtarëve", të cilët mund të sjellin lajmin më të keq që mund të dëgjojë një nënë.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2191

Botuesi: Dituria

Grate, T. C. Boyle

A është e lehtë të jetosh me një gjeni? Këtë do t'jua tregojë romani i ri i mrekullueshëm i T. C. Boyle, i cili përvijon një karakter të gjallë e plot ngjyra: arkitektin e famshëm Frank Lloyd Wright. Rrëfimi i vërtetë dhe trillimi janë ndërthurur me mjeshtëri për të treguar jetën e një njeriu si Wright – i.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Pafsh ëndrra të bukura, Massimo Gramellini

"Pafsh ëndrra të bukura" është historia e një sekreti të fshehur në një zarf për dyzet vjet. Historia e një fëmije dhe më pas e një të rrituri që do të mësojë të përballet me dhimbjen më të madhe, humbjen e mamasë, si dhe me përbindëshin më tinëzar: frikën për të jetuar.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Urrejtje, Ana Huang

Kur armiqësia e tyre shpërthen një natë të paharrueshme, ai propozon një zgjidhje që do ta nxjerrë nga shinat njëherë e përgjithmonë: një marrëveshje armiqsh me përfitime, me disa  rregulla të thjeshta.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)