Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Gjashte drama, Harold Pinter
  • Gjashte drama, Harold Pinter

Gjashtë drama, Harold Pinter

Në këtë vëllim janë paraqitur dramat: Festa e ditëlindjes; Dhimbje e lehtë; Mbrëmja; Kujdestari; Dashnori; Kohë të vjetra.

12,49 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjashtë drama
Gjinia: Drama
Autori: Harold Pinter
Shqipëroi: Rudi Erebara
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2016
Fq. 356
Pesha: 0.378 kg.
ISBN: 978-9928-185-32-7

Mbi librin

Në këtë vëllim janë paraqitur dramat: Festa e ditëlindjes; Dhimbje e lehtë; Mbrëmja; Kujdestari; Dashnori; Kohë të vjetra.

Komente mbi autorin

"Pinter e pranon ndikimin e Kafkës dhe Beckett – it dhe, si këta autorë, shqetësohet për njeriun dhe kufijtë e qenies së tij."

Matin Julius Esslin, autor i "Teatri i absurdit"

"Një nga dramaturgët më të rëndësishëm të ditëve tona."

The New York Times

"Dramaturgu më tërheqës, më enigmatik dhe më i përsosur i gjuhës angleze."

Jack Kroll, Newsweek

Mbi autorin

Harold Pinter (1930 – 2008), dramaturg, shkrimtar dhe regjisor britanik. Bashkë me autorë si Samuel Beckett dhe Eugene Ionesco, Harold Pinter renditet ndër dramaturgët bashkëkohorë më të rëndësishëm të teatrit absurd. I shquar veçanërisht për stilin e mprehtë dhe imagjinatën në krijimtari, Pinter shqyrtoi në veprën e tij tema kyçe si pushteti, komunikimi, identiteti, paqëndrueshmëria e kujtesës dhe dijes, duke u luhatur mes absurdes dhe reales e duke shpalosur një larmishëri të jashtëzakonshme personazhesh.

Ndër dramat më të njohura janë "Festa e ditëlindjes" (1958), "Kujdestari" (1960), "Dashnori" (1960), "Xhuxhët" (1960) etj. Ka shkruar edhe skenarë përfshirë ekranizimin e "Gruaja e togerit francez" (1980) të John Fawle – it dhe "Gjyqi" (1993). Në vitin 2005, Pinteri u vlerësua me çmimin Nobel në letërsi. Në motivimin për këtë çmim, u veçua, ndër të tjera, merita e tij në zbulimin e "greminës (që fshihet) nën llomotitjet e përditshme".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185327
ean13
9789928185327
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2198

Botuesi: Dituria

Herman, Lars Saabye Christensen

Historia shtillet rreth Herman Fulktit, një djaloshi njëmbëdhjetëvjeçar pothuajse si gjithë të tjerët, me përjashtim të faktit që po i bien flokët dhe po bëhet tullac nga një sëmundje e padëgjuar.
6,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Shkojmë grabisim kuaj, Per Petterson

Ngjarjet që pasuan , vdekja aksidentale e një fëmije, ndjenja e fajit të shokut më të mirë dhe zhdukja e tij e papritur, vendimi i babait  që ta braktisë familjen për një grua tjetër, të gjitha këto do t’a trondisin përgjithmonë jetën e Trondit.
9,37 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Të padukshmet, Lara Prescott

Sekretare që shndërrohen në spiune, mes dashurisë dhe detyrës, mes sakrificave – frymëzuar nga historia e vërtetë e komplotit të CIA-s për të depërtuar në zemrat dhe mendjet e Rusisë Sovjetike jo nëpërmjet propagandës, por përmes historisë më të madhe të dashurisë së shekullit XX: “Doktor Zhivagos”.
14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Oriksi dhe Krejku, Margaret Atwood

Njeriu i Dëborës, i njohur si Xhimi para se njerëzimi të pllakosej nga një pandemi e tmerrshme, po rreket të mbijetojë në një botë, ku ai mund të jetë njeriu i fundit mbi dhé. Ai vajton për humbjen e shokut të tij të ngushtë, Krejkut, dhe të Oriksit, gruas së bukur e misterioze, me të cilën ishin të dashuruar që të dy. 
14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ngadalësia, Milan Kundera

Në bazën e kësaj fantazie libertine është një meditim i thellë mbi jetën bashkëkohore: për lidhjen e fshehtë midis ngadalësisë dhe kujtesës, për lidhjen midis dëshirës së epokës sonë për të harruar dhe mënyrës se si i jemi dorëzuar demonit të shpejtësisë, si dhe për “balerinët”, të mbërthyer në kthetrat e pasionit për të qenë kudo dhe kurdoherë...
8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një brengë përtej ëndrrave, Peter Handke

Një grua që, për ta bërë me baba djalin që pret prej një burri të martuar, heq dorë nga buzëqeshja, martohet me një nënoficer të Vermahtit dhe transferohet me të në Berlin. Në fund të luftës, kur kthehet në vendlindje, zbulon letërsinë - Hamsunin, Dostojevskin, Folknerin - por nuk arrin ta gjejë ngushëllimin e dëshiruar
7,29 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001042

Botuesi: Dituria

Gjysma e asgjësë, Catherine Dunne

Jeta dramatike e një gruaje që krejt papritur gjendet vetëm, pa para dhe me familjen mbi shpatulla. Jeta e re e Rozës gërshetohet me jetën e dikurshme. Mes lotëve dhe dëshpërimit, mes zemërimit dhe ndjenjës së fajit, ajo bëhet një grua e fortë.
9,36 
More
In Stock

Botuesi: Botimet Dudaj

City, Alessandro Baricco

Ka makina, telefona, autobusë, madje edhe një televizor, e në njëfarë pike shfaqet dhe një zotëri që shet një rulotë. Nuk ka kompjuter, po do t'i vijë dita dhe atij. Pastaj edhe jam çlodhur nga mundimi duke vizatuar nja dy lagje të City që të kthejnë pas në kohë. Te njëra rrëfehet një histori boksi, në kohën e radios. Te tjetra kemi western.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Përballë natyrës, John Updike

Natyra ka forcën hipnotizuese që mund të trembë. Ajo duhet të ndërsynohet, është afras rreth nesh dhe përbrenda. Kjo është rruga e poezisë. Në gjuhën angleze ekziston madje një lloj shkrimi, nature poetry, dhe një numër i poezive nga ky libër i takojnë këtij stili.
6,25 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001130

Botuesi: Dituria

Loja e engjëllit, Carlos Ruiz Zafon

Në Barcelonën e trazuar të viteve '20, djaloshi Martin ushqen një ëndërr: të bëhet shkrimtar. Kur papritur fati i jep mundësinë të botojë një tregim, suksesi më në fund i troket në derë. Nga ai moment jeta do e vendosë para pyetjeve për të cilat nuk ka përgjigje të menjëhershme.
13,01 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vejan, Jean-Louis Fournier

E gjeta kapelen e vogël si ato të viteve '20 që t'i vije kur dilnim të shëtisnim me kabrioletin tonë të vjetër. Ajo është e bardhë si kabrioleti. Njerëzit na shikonim tek kalonim dhe buzëqeshnin, ne u kujtonim kohën e shkuar, ndonjë moment nga rinia e tyre, ata kishin përshtypjen sikur shfletonin një numër të vjetër të revistës "L'Illustration" që bënte...
7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Juda, Amos Oz

Është dimri i vitit 1959, në një shtëpi të mugët dhe të vjetër të Jeruzalemit. Aty, në kthinat e saj, fati ka hedhur Shmuel Ashin, një student që e ka braktisur univeritetin dhe është braktisur nga e dashura, dhe që i duhet t’i bëjë shoqëri dhe të kujdeset për të pamundshmin dhe të moshuarin, Gershom Vald.
13,53 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000277

Botuesi: Cabej

Duke pritur Godonë, Oh ato ditë të bukura, Samuel Beckett

Samuel Beketi shkon tek më e mira. Nuk dua të dëgjoj filozofira, trakte të shkëputura, dogma, të vërteta të imponuara apo gjëra të tilla. Unë dua vetëm gjëra të bazuara në diçka. Dhe këtë e ka bërë mjaft mirë Beketi në veprat e tij.
6,14 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001194

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Molloy, Samuel Beckett

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në ferrin apo parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos secilin nga tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, "Molloy", "Malone vdes" dhe "E paemërtueshmja", në një rreth të shquar mirë, me qëllim që ata të arrijnë, mbase hiçin.
8,33 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001370

Botuesi: Tirana Times

Malone vdes, Samuel Beckett

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në Ferrin apo Parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos, secilin në një rreth të shquar mirë, tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, Molloy, Malone vdes dhe E Paemërtueshmja, me qëllim që ata të arrijnë, mbase, hiçin të cilin e dëshirojnë.
8,33 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001913

Botuesi: Zenit Editions

Dashuria e parë, Samuel Beckett

Dramaturg, poet e romancier irlandez. Eksponenti më i lartë i teatrit absurd. Në veprat e tij të idhta dhe surreale janë portretizuar individë të paralizuar nga makthi përballë një bote pa sens e të detyruar të struken në shkretinë e mendjes.
5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: 2661

Botuesi: Skanderbeg Books

Udhëtim i mbyllur, Samuel Beckett

Mercier dhe Camier na ftojnë në udhëtim. Viset që ata do të përshkojnë, një ishull që nuk i përmendet emri, njihet fare lehtë. Është Irlanda, e përshkruar këtu në një mënyrë të mrekullueshme, me bokërrimat dhe shkurrajat e saj, me krahët e porteve të lëshuar si për të përqafuar detin, me shtigjet përmes baltës së kënetave, me digat e kanalit të Dublinit.
6,25 
More
Ne gjendje

Botuesi: Tirana Times

E paemërtueshmja, Samuel Beckett

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në Ferrin apo Parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos, secilin në një rreth të shquar mirë, tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, Molloy, Malone vdes dhe E Paemërtueshmja, me qëllim që ata të arrijnë, mbase, hiçin të cilin e dëshirojnë.
8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Imazhi dhe proza të tjera të shkurtra, Samuel Beckett

Tregimet e përfshira në këtë vëllim janë: Imazhi, Boll, Imagjinata vdiq imagjinoje, Pip, Mëpakësia, Shkretuesi, Për t'i dhënë fund prapë, Shkrehje l, Shkrehje ll, Shkrehje lll, Shkrehje lV, Diku larg një zog, Vetëkqyrje, Thepisje, Parë gabim thënë gabim.
10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Kaligula, Albert Camus

Kaligula është një dramë e shkrimtarit të shquar francez, Alber Kamy, që është bërë manifest krijues origjinal i letërsisë ekzistencialiste franceze e që deri në ditët tona vazhdon të shfaqet në skenat e gjithë botës. Sipas fjalëve të J. P. Sartrit, ajo është një dramë në të cilën "liria shndërrohet në dhembje, kurse dhembja të çliron".
8,33 
More
Në gjendje