• Banner

Ditari i nje pabesie, Emilios Solomou
  • Ditari i nje pabesie, Emilios Solomou

Ditari i një pabesie, Emilios Solomou

Një roman kushtuar kohës, zvetënimit, kujtimeve, dashurisë dhe pabesisë, që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës. Jorgo Dhukareli, arkeolog dhe pedagog në Universitetin e Athinës, kthehet në ishujt e Cikladheve të Vogla njëzet vjet pas gërmimeve arkeologjike, të cilat e bënë të famshëm dhe ndryshuan përgjithmonë jetën e tij personale dhe profesionale.

1 400 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ditari i një pabesie
Origjinali: Hμερολóγιο μιας απιστίας
Gjinia: Roman
Autori: Emilios Solomou
Shqipëroi: Kristo Pulla
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2016
Fq. 320
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-205-31-5

Mbi librin

Një roman kushtuar kohës, zvetënimit, kujtimeve, dashurisë dhe pabesisë, që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës. Jorgo Dhukareli, arkeolog dhe pedagog në Universitetin e Athinës, kthehet në ishujt e Cikladheve të Vogla njëzet vjet pas gërmimeve arkeologjike, të cilat e bënë të famshëm dhe ndryshuan përgjithmonë jetën e tij personale dhe profesionale.

Tashmë Dhukarelit i duhet të bëjë edhe një gërmim tjetër, por këtë herë në thellësi të shpirtit të tij. Duke u endur në ato vende ku jetoi dhe punoi dikur, midis kujtimeve, nëpër fijet e padukshme që e lidhin me tri gra, nga lashtësia, nga e kaluara e afërt dhe nga e tashmja, nën diellin e detit Egje, midis shkëmbinjve, në atë tokë jopjellore, në atë det dhe kaltërsinë e tij të paanë, Dhukareli do të përpiqet të vendosë rregull në jetën e tij dhe të sjellë përsëri ndër mend ngjarjet që u zhvilluan në atë stinë vere - përcaktuese për jetën e tij.

Fragment nga libri

... U rishfaqën gjatë pasdites, si kërmijtë pas shiut. Studentët u derdhën jashtë kashtores, që e kishin përshtatur për të qëndruar, ndërsa Dhukareli me ndihmësit e tij, pra klasa e privilegjuar, nga dhomat që qendra arkeologjike kishte marrë me qira.

Kryetari i komunës, zoti kryetar, hapi derën e mjedisit ku ndodheshin objektet që kishin gjetur, a nuk ju thosha, gjithçka është në vendin e vet, kutitë u transportuan në rrugë, në pjesën e përparme, u vendosën mbi tavolina prej druri, nëpër kalldrëme, i sistemuan nëpër qese dhe këtë herë i regjistruan me më tepër kujdes, duke shënuar thellësinë, datën e gjetjes, kuadratin, koordinatat.

Andoni, i veshur me një këmishë të konsumuar havanase, dhe duke kënduar me zë të ulët, i qetë dhe në humor, i kaloi objektet në një proces të dytë pastrimi. I hodhi në një kovë me tretësirë kimike që përshkohej nga rrymë me tension të ulët. Kripërat gërryese lëvizën drejt rrjetës metalike në buzë të kovës.

Në këtë mënyrë ai hoqi sedimentet e grumbulluara, ia doli të ngjiste disa pjesë të shkëputura dhe t'u jepte atyre enëve formën që kishin në lashtësi. Dhukareli qëndronte përpara, në një tavolinë prej druri, mbante shënime në ditarin e tij dhe tymoste. Kur duhani mbaroi, e mbushi përsëri çibukun, e ngjeshi dhe copëza mikroskopike duhani u shpërndanë nëpër faqet e ditarit. Era e duhanit përhapej nëpër rrugë.

Gra të moshuara, të ulura në karrige prej kashte apo në stola të vegjël në rrugicën e ngushtë, ndiqnin me vëmendje ekipin që punonte, thua se po shihnin një shfaqje teatrale me aktorë dhe figurantë. Nuk ishte e vështirë të shquanin aktorin kryesor, zoti profesor. Herë pas here fëmijë të vegjël mblidheshin rreth tyre, vështronin si të habitur, pa kuptuar se çfarë bënin ata.

Nja dy prej tyre mbanin kuti të vogla prej kartoni. Në to kishin mbyllur bulktha, u hidhnin sheqer dhe prisnin të errësohej, që ata të fillonin këngën e tyre, të njëjtën këngë të pandryshuar që kur ata ishin shfaqur në këtë botë. Pastaj ikën larg për të luajtur. Përse të humbitnin kohë duke vështruar këta njerëz të çuditshëm?

Nuk kishin shumë kohë në dispozicion para se të ikte dielli dhe të errësohej, dhe përpara se t'i mblidhnin me zor prindërit nga rrugët ku bridhnin. Në një moment dalluan Kukulenë, tek po sillej përreth arkeologëve si një grabitqar, zoti kryetar.

Dhe menjëherë i vendosën pëllëmbët e duarve si hinkë para gojës dhe filluan të thërrisnin në mënyrë ritmike, si një kor i mirorganizuar, duke imituar zërin e qyqes: Ku-ku-le... Ku-ku-le... Ai i etiketon si djem të këqij dhe me shkopin e tij i ndjek deri në skaj të fshatit. Ata ia plasin së qeshurës, mblidhen përsëri dhe ia nisin: Ku-ku-le... Ku-ku-le...

Dhukareli u shkëput nga shënimet e tij për të ndjekur me sy picirrukët. U zhyt në mendime. U rikthye në moshën e tij të fëmijërisë. Po kthehej nga shkolla. Në cepin e rrugës gjeti një fugë kineze prej druri që e kishin hedhur. Vështroi përreth, nuk pa njeri. E futi në trastën e librave dhe u largua shpejt e shpejt për në shtëpi si një hajdut.

Rrinte dhe e vështronte për orë të tëra duke u rrotulluar mbi tavolinë, tek sillej rreth vetes, e kuqe, jeshile, e verdhë, forma e së cilës ndryshonte vazhdimisht gjatë rrotullimit. I ngjante një spektri, një vorbulle ajri që kalonte si një re dhe humbiste në horizont.

Por në një moment Dhukareli u përmend dhe aktit të parë të shfaqjes i erdhi fundi dhe objektet e gjetura u mbyllën përsëri nëpër kuti. Kryetari i komunës, me pamjen e njeriut të rëndësishëm, që ia jepte funksioni më i lartë në këtë vend, e rrotulloi përsëri çelësin në bravë, zoti kryetar, ekipi u shpërnda dhe secili mund të bënte tashmë atë që dëshironte - të Lirë! Mjaft u morën me të kaluarën, tani le të shikonin pak dhe të tashmen.

Pas pak studentët dhe ndihmësarkeologët, një turmë e madhe, arritën në bregun e Fanosë për t'u zhytur në ujë e për t'u larë, për t'u freskuar; ujët e detit pikonte nga trupat e tyre rinorë, shpëlante djersën e kripur, lagte rërën dhe nga të notuarit frymëmarrja e tyre u shpeshtua, damarët e gjakut u frynë dhe pulsonin plot jetë.

Kishin ndër mend të iknin shpejt, por qëndrimi në det u zgjat. Kishte rënë nata dhe me disa karthje dhe trungje të vjetër drurësh ndezën një zjarr. Po kënaqeshin rreth zjarrit, si beduinët në shkretëtirë, ndërsa Andrea me Makin shkuan në fshat për të blerë birra dhe ndonjë gjë për të ngrënë.

Gjysma prej tyre këndonte: Jo ho ho, jo ho ho... Ndërsa të tjerët: Me një shishe me rum... dhe diskutonin për tema nga më të ndryshmet, derisa i zuri mesnata dhe morën rrugën e kthimit, sepse herët në mëngjes, para se të lindte dielli, në freskinë e agimit, Çohuni!, i priste zgjimi si në ushtri, ua kishte kujtuar pasdite vetë madhëria e tij, Dhukareli, para se t'i lëshonte nga zgjedha.

Kështu që çdo ditë në të ngrysur, gjendeshin pranë detit, nën qiellin plot yje, nën Arushën e Madhe dhe të Vogël; ishin po ato yje dhe po ato ujëra të lashtësisë, të cilave u gëzoheshin dikur njerëzit prehistorikë. Me të vërtetë që këtu ndiheshin të lirë, larg syve vigjilentë të Dhukarelit.

Megjithëse në fillim i kishin propozuar një apo dy herë që të shkonte me ta, falë respektit që kishin për të, zoti profesor, dhe për mirësjellje, por ai gjithmonë e gjente një pretekst, gjithmonë qëndronte larg tyre, duke ruajtur distancën; eprorët nuk duhet të rrinë bashkë me vartësit...

Mbi autorin

Emilios Solomou lindi në vitin 1971. Studioi për histori dhe arkeologji në Universitetin e Athinës. Ndoqi shkollën e lartë për gazetari. Punoi si gazetar në një gazetë të përditshme dhe sot punon si mësues në një shkollë të mesme.

Tregimet e tij janë botuar në revistat: Άνευ (Pa të), Νέα Εποχή (Epoka e re), In fokus (Në fokus) dhe Μανδραγόρας (Mandragoras). Disa prej tyre janë përkthyer dhe botuar në anglisht dhe në bullgarisht. Ka botuar tri vepra në prozë: To σκιάχτρο (Dordoleci), Ώσπερ στρουθίον, τάχος επέτασας (Si një zog fluturove), Ένα τσεκούρι στα χέρια σου (Një sëpatë në duart e tua). Për këtë të fundit është nderuar me Çmimin Kombëtar të Qipros për Romanin (2007). Është fitues i Çmimit Europian për Letërsinë – 2013.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205315
ean13
9789928205315
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Ari i rremë, Maro Douka

Ndryshimi i regjimit në Greqi ishte një epokë kalimtare dhe fluide, plot kundërshtime dhe surpriza... Secili më vete dhe të gjithë së bashku kërkonin të pagabueshmen. Disa kërkonin shpërblime dhe disa heshtnin... Pikërisht në atë kohë shfaqet prozatorja e re Maro Douka, që me "Arin e rremë" hap perden dhe e vë gishtin në plagë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Z, Vassilis Vassilikos

Z - Orgjia e pushtetit është një roman-dokumentar tronditës për vrasjen e politikanit të shquar grek Grigori Lambraki - personazhi "Z" në vepër. Vrasja nga forca paraushtarake të inkurajuara nga shteti ndodhi më 22 maj 1963, gjatë një mitingu për paqen.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001072

Botuesi: Dituria

Tamara, Eeva Kilpi

Me këtë roman të nxehtë, të ardhur nga i ftohti, i pari roman erotik finlandez, Eeva Kilpi sulmon, jo pa humor, puritanizmin, hipokrizinë dhe paragjykimet që e bëjnë ekzistencën të trishtë dhe fajtore (të ndjehesh mëkatare), si dhe kërkon për gratë të drejtën e një jete afektive dhe me seksualitet.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zoti Guajn, Alessandro Baricco

Xhesper Guajni është shkrimtar. Jeton në Londër dhe me gjasë është një njeri që e do jetën. Krejt papritur, ka dëshirë të pushojë. Ndoshta të reshtë së shkruari, por ajo e tija nuk është kriza që prek shkrimtarët pa frymëzim. Xhesper Guajni duket se do të ndryshojë perspektivë, të arrijë në thelbin e një magjie.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Sytë e errësirës, Dean Koontz

Atë e quajnë materiali Uhan-400, sepse ishte zhvilluar në laburatorët e tyre RDNA-së, jashtë qytetit të Uhanit dhe ishte lloji i katërqindtë i mikroorganizmave artificialë, të krijuar në atë qëndër kërkimore. Uhan-400 është një armë e përkryer. Prek vetëm qëniët njerëzore. Asnjë krijesë tjetër e gjallë nuk mund të infektohet.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Pragu i ferrit, Michel Hugo

Këtë vepër artistike... ua kushtoj mijëra kozakëve që u tradhtuan në vitin 1945, në qytetin mesjetar të Linzit, në Austri. Miqtë e mi rusë më besuan fotokopjet e dy librave, si edhe fotografi e dokumente të tjera të ruajtura me kujdes dhe të kaluara dorë më dorë... që zbulojnë një anë të errët të historisë: pabesinë e tri qeverive, Britanisë së Madhe,...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001675

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Gruaja e se dieles, Fruttero & Lucentini

Udhët e Carlo Fruttero-s (Torino, 1926) dhe Franco Lucentini-t (Romë, 1920 - Torino, 2002) kryqëzohen për herë të parë diku në fund të viteve '40 në një hotel, në Paris.  Fruttero ishte transferuar në kryeqytetin francez për të gjetur punë, kurse Lucentini ishte laureuar në filozofi dhe kishte dhe kishte marrë pjesë në Luftën e Dytë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Zambaku i detit, Andre Pieyre de Mandiargues

Është verë. Dy vajza franceze, Vanina dhe Zhuljeta shkojnë në jug të Sardenjës për pushime. E kalojnë kohën në plazh, not, diell dhe rërë. Një djalosh italian, i zeshkët dhe i bukur, i sheh nga larg, çdo ditë, pa u afruar. Është Vanina që do t'i flasë atij...

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Rënia, Albert Camus

Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ura në mjegull, Muriel Barbery

"Ura në mjegull", ky romani i ri i Muriel Barbery-t është një inkursion në zhanrin e realizmit magjik. Ai sjell historinë e dy vajzave 12-vjeçare të rritura në Francë dhe në Itali, të cilat zbulojnë njëkohësisht një botë të fshehtë elfësh.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Muza

Gjuetari i shtrigave, Max Seeck

Detektivja Xhesika Niemi po heton një rast të jashtëzakonshëm vrasjeje në seri. Gruaja e shkrimtarit të famshëm, Roxher Koponenit, duket se është vrarë në një ritual të çuditshëm. Por asgjë nuk është e rastësishme – autori i krimit ndjek pikë për pikë modelin e rrëfyer në librin më të shitur të kohës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dona Flor dhe dy burrat e saj, Jorge Amado

Askush nuk habitet kur sharmanti e kokëforti Vadinjo dos Gimaraes, një kumarxhi i famshëm për humbjet e tij, vdes gjatë Karnavaleve. Vejusha e tij e përvuajtur, i kushtohet gatimit në shkollë dhe miqve të saj, të cilët e nxisin të rimartohet.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001814

Botuesi: Pegi

Mallkimi Fuku, Junot Diaz

Oskari është një djalë i ëmbël, me diellin shkatërrimtar të një vetmie të zgjedhur, një romantik nga Nju - Xhersi, i cili ëndërron të bëhet shkrimtar dhe, mbi të gjitha, të gjejë dashurinë. Por, Oskari nuk arrin të marrë asnjëherë atë që do, për shkak të një fuku-je: mallkimit që ka rënë mbi breza të tërë në famil

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001322

Botuesi: Te tjere

Perandori, Portat e Romës, Conn Igulden

Nga përleshjet e gladiatorëve tek intrigat e Senatit romak, nga luftërat që krijuan perandorinë te tradhtitë që desh e copëtuan atë, romani "Perandori", i pari i një cikli prej 4 romanësh, rrëfen historinë e jashtëzakonshme të Jul Çezarit, një prej njerëzve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Kasandra, Christa Wolf

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në mitin grek. Zëri i fuqishëm i Christa Wolf na rrëfen në këtë libër jetën e princeshës fatthënëse, e bija e Priamit dhe Hekubës, para dhe pas rënies dramatike të qytetit të saj, Trojës, duke na sjellë Kasandrën, këtë personazh të jashtëzakonshëm, kompleks e që në penën e saj tingëllon aq modern.

Çmimi 650 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

E gjitha jetë, Fabio Volo

Sekreti i marrëdhënies në çift nuk është thjesht mbajtja gjallë e dashurisë, por gjetja e ekuilibrit të duhur midis dy personave në të cilët ne shndërrohemi duke jetuar pranë njëri-tjetrit. Ishin aq mirë bashkë, por çfarë ngjau me jetën e tyre? Çfarë u ndodhi dy të mbyllurve në një dhomë hoteli me tabelën "MOS SHQETËSO!" në derë? Ku përfunduan pasioni,...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)