• Banner

Z, Vassilis Vassilikos
  • Z, Vassilis Vassilikos

Z, Vassilis Vassilikos

Z - Orgjia e pushtetit është një roman-dokumentar tronditës për vrasjen e politikanit të shquar grek Grigori Lambraki - personazhi "Z" në vepër. Vrasja nga forca paraushtarake të inkurajuara nga shteti ndodhi më 22 maj 1963, gjatë një mitingu për paqen.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Z. Orgjia e pushtetit
Origjinali: Z.
Gjinia: Roman
Autori: Vassilis Vassilikos
Shqipëroi: Kleo Lati
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2016
Fq. 384
Pesha: 0.475 kg.
ISBN: 978-9928-217-17-2

Mbi librin

Z - Orgjia e pushtetit është një roman-dokumentar tronditës për vrasjen e politikanit të shquar grek Grigori Lambraki - personazhi "Z" në vepër. Vrasja nga forca paraushtarake të inkurajuara nga shteti ndodhi më 22 maj 1963, gjatë një mitingu për paqen.

Disa nga përfaqësuesit e organeve shtetërore në roman paraqiten me emra të tillë, si: Përbindëshi, Vampiri, Tigri, duke simbolizuar një realitet-xhungël të Greqisë së asaj kohe, kur kishte një luftë të ashpër politike mes së Djathtës dhe së Majtës. Vrasja e Z-së në atë kohë tronditi Greqinë dhe pati një ndikim në ngjarjet që rrodhën më pas, dhe vetëm pak vite më vonë në Greqi u vendos diktatura e kolonelëve (1967).

Përmes rrëfimit të vrasjes së deputetit të së Majtës Demokratike Greke, dëshmohet egërsia e pushtetit të asaj kohe në Greqi, deri në nivele të larta, për të luftuar kundërshtarët politikë. Vrasja e deputetit ishte e inskenuar, ashtu sikurse u bënë përpjekje të mëdha nga ana e pushtetit edhe për të manipuluar gjyqin për këtë ngjarje të bujshme.

Komente mbi librin

"Romani Z, mitizimi i çështjes Lambrakis, bëri që emri i Vassilikos të dëgjohet në të gjithë planetin."

Aleksandros Koxhias, shkrimtar dhe studiues i letërsisë

"Një rrëfim brilant. Një libër për kohën tonë. Se si fitoret morale mund të korruptohen. Do t'ju bëjë të derdhni lot dhe të rebeloheni... Mund të duket si një rrëfenjë për një ngjarje politike, por Z është në të njëjtën kohë edhe një triller i shkëlqyer, një britmë që të rrëqeth."

Roger Ebert, The New York Times

Mbi autorin

Vassilis Vassilikos ka lindur në Kavallë. Studioi për Drejtësi në Universitetin Aristoteli të Selanikut e më pas për Regjisurë Televizive në Jalë dhe në School of Radio & Television në Nju Jork. Shkrimtar nga viti 1953 dhe gazetar nga viti 1963. Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ΕRΤ 1981-'84; këshilltar bashkiak në Athinë 1994-'96, 2014-'15; ambasador i Greqisë në UNESCO 1996-2004.

Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Grekë, i Shoqatës së Autorëve dhe Kompozitorëve Dramatikë. Është nderuar me titullin Komandor i Arteve dhe i Letrave të Republikës Franceze. Doktor Honoris Causa në Universitetet e Patrës, të Thesalisë dhe të Kapodistrias të Athinës.

Librat (1953-1966): Rrëfimi i Jasonit, Viktima të Paqes, Kujtime nga Hirona, trilogjia Gjethja-Pusi-Grahma (fitues i Çmimit Kosta Urani), Mitologjia e Amerikës, Fotografitë, Jashtë mureve, Z (film i regjisorit Kosta Gavras).

Gjatë viteve të mërgimit në Paris, Romë, Berlin (1967-1974), botoi shumë libra në disa gjuhë.
U kthye në Greqi më 1974 dhe po atë vit u vendos në Romë, deri më 1978. Më pas jetoi në Nju Jork deri më 1981 dhe në Paris 1985-2004.

Krijimtaria botuese vijoi me librat: Glaucus Thrasakis, Mjeku ligjor, Uji, Lamtumira e fundit, Flaka e dashurisë, Fuzhnjat, Perdja, Helikopteri, Sfrato, K (çështja Koskota), Magji, Apologjia e Z, Kujtesa rikthehet me sandale gome, Diva, Stelios Kazanxidhis etj.

Ka botuar 120 libra dhe është prozatori grek më i përkthyer në botë pas Niko Kazanxaqis. Ndërmjet një mijë librave që gazeta angleze The Guardian rekomandon se duhen lexuar patjetër, nga letërsia greke përfshihen vetëm dy libra: Jeta e Aleksis Zorba i Kazanxaqis dhe romani Z i Vassilikos.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Ari i rremë, Maro Douka

Ndryshimi i regjimit në Greqi ishte një epokë kalimtare dhe fluide, plot kundërshtime dhe surpriza... Secili më vete dhe të gjithë së bashku kërkonin të pagabueshmen. Disa kërkonin shpërblime dhe disa heshtnin... Pikërisht në atë kohë shfaqet prozatorja e re Maro Douka, që me "Arin e rremë" hap perden dhe e vë gishtin në plagë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Dita e opricnjikut, Vladimir Sorokin

Dita e opriçnjikut është një roman "fantapolitik", një skenar që transplan-tohet në fundin e viteve 2020 prej historisë ruse të shekullit XVI, nën carin Ivan IV, që vendosi një regjim sundimi të pakufizuar dhe terrori mbi popullsinë e fisnikërinë dhe krijoi opriçnjinën, një organizatë që vepronte si gardë policore e sovranit.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Histori arratie e qëndrese, Elena Ferrante

Në vëllimin e tretë të sagës napolitane, Elena dhe Lila janë tashmë gra. Lila është martuar, ka lindur një fëmijë dhe është ndarë nga bashkëshorti i saj abuzues. Elena është larguar nga lagjja e fëmijërisë, është diplomuar dhe ka botuar një roman të suksesshëm, ngjarje që i kanë hapur dyert e salloneve intelektuale e mondane.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Flokë flakë të kuq, Kostas Mourselas

Një roman klasik karakteresh. Një roman psikologjik me skenë shoqërore të ngurtë dhe erotizëm të fortë. Një roman që ngjason me një pikturë të Hieronymus Bosch-it, por që mban në kopertinë fragmentin e një pikture të Helidon Halitit. Një roman nga shkrimtari dhe skenaristi i mirënjohur grek Kostas Mourselas që nuk përshkruhet.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001069

Botuesi: Dituria

Suitë franceze, Irene Nemirovsky

Shkruar në zjarrin e historisë, romani "Suitë franceze" përshkruan pothuaj drejtpërsëdrejti eksodin e qershorit të vitit 1940, që përfshiu mes një rrëmuje tragjike familjet franceze të të gjitha shtresave, nga më të pasurat në më të thjeshtat.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001322

Botuesi: Te tjere

Perandori, Portat e Romës, Conn Igulden

Nga përleshjet e gladiatorëve tek intrigat e Senatit romak, nga luftërat që krijuan perandorinë te tradhtitë që desh e copëtuan atë, romani "Perandori", i pari i një cikli prej 4 romanësh, rrëfen historinë e jashtëzakonshme të Jul Çezarit, një prej njerëzve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001083

Botuesi: Onufri

Hakmarrja e Enverit, Carl S. Wibye

Simon Murra, një norvegjez me prejardhje shqiptare që punon në sektorin e naftës, merr një ofertë tunduese nga Shqipëria, për të marrë pjesë në nxjerrjen e naftës atje. Kundër dëshirës së tij, ai lidhet me një rreth të vjetër farefisnor dhe intriga politike në nivel të lartë. 

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Shkojmë grabisim kuaj, Per Petterson

Ngjarjet që pasuan , vdekja aksidentale e një fëmije, ndjenja e fajit të shokut më të mirë dhe zhdukja e tij e papritur, vendimi i babait  që ta braktisë familjen për një grua tjetër, të gjitha këto do t’a trondisin përgjithmonë jetën e Trondit.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Indeksi mesatar i lumturisë, Daniel Machado

Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë. A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani "Indeksi mesatar i lumturisë" i shkrimtarit portugez David Machado.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Raga, J. M. G. Le Clezio

Le Clèzio ofron sërish një udhëtim, në përvijimin e lundrimit të një piroge të gjatë që shkon në drejtim të Ragës – një ishull vullkanik i zi në Oqeanin Paqësor – aty ku banorët kanë zgjedhur të vendosen në mes të paqes së lartësive, pas një rrugëtimi të pabesueshëm.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Rruga përmes diellit, Corban Addison

Kur cumani u vërsul e shkatërroi fshatin e tyre bregdetar në Indi, 17-vjeçarja Ahalja Gai dhe motra e saj 15-vjeçare Sita mbetën jetime e pa shtëpi. Në përpjekje për të arritur në parajsën e sigurt të manastirit ku ndiqnin shkollën, u rrëmbyen nga trafikantët dhe u hodhën në botën e errët të dhunës seksuale e të tregtisë së paligjshme të njerëzve, ku...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001544

Botuesi: OMSCA-1

Të martat me Morin, Mitch Albom

Një histori e vërtetë për domethënien e jetës, e rrëfyer në këto faqe libri, mund të duket e paimagjinueshme, por Mitch Albom-i, shkrimtar bashkëkohës amerikan, e ka realizuar këtë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kentukët, Samanta Schweblin

Personazhe që vijnë nga kontinente të ndryshme, nga çdo moshë dhe status shoqëror, nisin të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes kafshëve shtëpiake robotike të quajtura kentukë. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)