Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Ari i rreme, Maro Douka
  • Ari i rreme, Maro Douka

Ari i rremë, Maro Douka

Dituria

Ndryshimi i regjimit në Greqi ishte një epokë kalimtare dhe fluide, plot kundërshtime dhe surpriza... Secili më vete dhe të gjithë së bashku kërkonin të pagabueshmen. Disa kërkonin shpërblime dhe disa heshtnin... Pikërisht në atë kohë shfaqet prozatorja e re Maro Douka, që me "Arin e rremë" hap perden dhe e vë gishtin në plagë.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ari i rremë
Origjinali: Η αρχαία σκουριά
Gjinia: Roman
Autori: Maro Douka
Shqipëroi: Maklena Nika
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2016
Fq. 280
Pesha: 0.371 kg.
ISBN: 978-9928-217-15-8

Mbi librin

Ndryshimi i regjimit në Greqi ishte një epokë kalimtare dhe fluide, plot kundërshtime dhe surpriza... Secili më vete dhe të gjithë së bashku kërkonin të pagabueshmen. Disa kërkonin shpërblime dhe disa heshtnin... Pikërisht në atë kohë shfaqet prozatorja e re Maro Douka, që me "Arin e rremë" hap perden dhe e vë gishtin në plagë.

Ngjarjet e romanit zhvillohen në vitet e para të ndryshimit të regjimit, në fillim në periudhën e diktaturës, gjatë Luftës Civile, pushtimit gjerman dhe shkatërrimit të Azisë së Vogël. Heroina kryesore dhe rrëfimtarja e kësaj historie është Mirsinia. Vajzë nga klasa borgjeze, ndryshe nga vetë shkrimtarja, por që përzihet e bëhet pjesë e rezistencës, pjesë e komunistëve.

Po a ndihet ajo deri në fund një "heroinë"? Cili është zhgënjimi i saj më i madh? Dashuria me Pavllon, zhgënjimi nga "shokët", mungesa e idealeve për të cilat kishte luftuar? Lexojeni këtë roman dhe do të emocionoheni së bashku me Mirsininë. Një roman kurajoz dhe me ndjeshmëri të thellë!

Fragment nga libri

Pas Kërshëndellave të vitit 1974, një e njohura ime e vjetër m'u afrua tinëz dhe më tha se, nëse isha e interesuar të hyja në Organizatën e saj, duhej të plotësoja një pyetësor. Organizata që më propozoi nuk më interesonte, por isha kureshtare. Ideja se do të filloja t'u përgjigjesha të gjitha atyre "si"-ve dhe "pse"-ve më joshi.

Pastaj, isha mësuar; qysh kur u bëra e majtë dhe, për shkak të kushteve, duhej të jepja vazhdimisht llogari dhe të rrëfehesha. Madje edhe kur nuk më pyesnin të tjerët, rrëfehesha unë aq shpesh, sa m'u bë zakon. Është e vërtetë se kur flasim ndiejmë më pak dhimbje ose e harrojmë vetveten.

Dhe unë fitova zakonin të flisja vazhdimisht me vete, pikërisht si dështakët që nuk e pranojnë se janë të tillë. Prandaj humbas fillin e mendimeve, rrallëherë arrij të jem e saktë, zakonisht dal nga tema dhe kur ndërgjegjësohem për këtë, është vonë. Tani kam mbetur në kurthin e pamjes së jashtme të realitetit siç më zbulohet.

Është si të flitja pa një dëgjues përballë, si të mos tregoja apo vërtetoja asgjë. Çështja është e thjeshtë: nëse nuk e bëj vetë autoanalizën, nuk duhet ta pres nga askush. Dhe ndërsa flas, zbuloj kotësinë e zërit tim; tronditem ëmbël dhe nis e m[ rreh zemra, si t'i jem afruar një sipërfaqeje verbuese.

Ndiej se po i qasem gjithnjë e më pranë diçkaje jashtëzakonisht të papërcaktuar: "Qiparisit dhe Pemës së Mollës" të këngës popullore - "dhe u përkul qiparisi dhe e puthi mollën" - por pa dashur të afrohem. Rri ashtu në një gjendje dehjeje dhe ankthin që nuk jam në gjendje të qëndroj përgjithmonë në këtë joshje të palëvizshme, një lloj ekuilibri drejt vdekjes sime.

Sigurisht, të gjitha këto janë fjalë të bukura pa themel. Do të tregohesha më e sinqertë nëse do të thosha, vetëm me dy fjalë, se thjesht bëra qejfin tim - ata muaj që prekja butësisht të kaluarën, ndieja lumturi dhe lehtësim. Isha, pra, e mësuar, ngurrime nuk kisha, dhe si fillim mora pyetësorin:

Si më quajnë.
Ku dhe kur kam lindur.
Ku dhe me kë banoj.
Ç'punë bëjnë prindërit e mi.
Kam luftuar në fshehtësi ose hapur dhe si.
Jam regjistruar në ndonjë shoqatë, korporatë, dhe në cilën.
Ç'bindje politike ka familja ime.
Si dhe pse u bëra e majtë.
Më ka bezdisur ndonjëherë Asfalia.
Cili do të jetë profesioni im i ardhshëm.
Ç'libra kam lexuar.
Ç'aftësi dhe ç'dobësi mendoj se kam.
Çfarë ndihme pres nga Organizata.
Si e shoh Organizatën dhe pse dua të jem pjesë e saj.

Mërmërisja pyetjet, duke u përpjekur t'i fusja në kokë. Më acaronte përsosmëria e tyre dhe në të njëjtën kohë më inatoste. Edhe pse u përpoqa t'i ndiqja germë për germë, rresht për rresht, nuk ia dola. Por, pak nga pak, po ngjizeshin brenda meje, po bëheshin një masë kompakte.

Kjo ndodhi disa vjet më parë. Unë kisha një lidhje me Pavllon - kështu fillon në përgjithësi kronologjia ime, them: Para Pavllos, Pas Pavllos. Edhe pse nuk besoj shumë te ngjarjet vendimtare, rikthehem sërish aty ku u ndamë, por ndarja tërhiqej zvarrë ende në indiferencë.

Komente mbi librin

"... "Ari i rremë" është historia e një edukimi sensual, portreti i një brezi dhe rrëfimi i një dështimi. Nëse libri i Maro Doukës pati një sukses të tillë në Greqi sapo u botua dhe mbeti ende një vepër e rëndësishme, kjo ndodh se një brez i tërë identifikohet me të..."

Fucille Farnoux, "Le Monde"

"... Kam dëgjuar shumë të thonë se te "Ari i rremë" shohin një epokë të tërë. Po, është e vërtetë edhe kjo. Por para së gjithash, unë shoh atë fytyrë lakuriqe, të parobëruar, që përpiqet pa u mbështetur askund, të artikulojë shprehjen e ndaluar "unë jam"."

Kei Tsitseli, "Kathimerini"

Mbi autoren

Maro Duka ka lindur në Hania, më 1947. Prej vitit 1966 jeton në Athinë. Ka përfunduar studimet për histori dhe arkeologji në Fakultetin e Filozofisë në Athinë. Për romanin "Ari i rremë" (përkthyer në shumë gjuhë europiane) është nderuar me çmimin Nikos Kazantzakis; për romanin Qyteti lundrues me Çmimin e Dytë Kombëtar dhe për romanin Të pafajshëm dhe fajtorë Akademia e Athinës i ka dhënë Çmimin e Prozës Kosta Urani. Për këtë roman ka fituar edhe çmimin Balkanika. Vepra të tjera të autores:

- Pusi, disa njerëz, novela, 1974;
- Ku janë krahët, novelë, 1975.
- Carre fixe, tregime, 1976, bot. i ripunuar, 2007.
- Ari i rremë, roman, 1979, bot. i ripunuar, 2008.
- Qyteti lundrues, roman, 1983, bot. i ripunuar, 2007.
- Plepa të palëvizshëm, roman, 1987, bot. i ripunuar, 2008.
- Në fundin e imazhit, roman, 1990, bot. i ripunuar, 2006.
- Prozatori dhe shtamba e tij, tekste, 1992.
- Një beretë e purpurt, roman, 1995, bot. i ripunuar, 2007.
- Mekanikë qiellore, roman, 1999.
- Të pafajshëm dhe fajtorë, roman, 2004.
- Lustrafinat e zeza, proza, 2005

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217158
ean13
9789928217158
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Dhoma e fluturave, Lucinda Riley

Pastaj dikush shfaqet nga e kaluara - Fredi, dashuria e saj e parë, që e braktisi dhe e la zemërthyer pesëdhjetë vite të shkuara. Tashmë, duke luftuar për të përballuar dështimet e herëpashershme në biznes të djalit të saj, Semit, dhe kthimin e beftë të birit më të vogël, Nikut, pas dhjetë vjetësh në Australi, Pozi nuk ka kurajë të besojë në dashurinë e...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Nga veranda jote duket shtëpia ime, Elvis Malaj

 Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit,por me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg shablloneve tashmë të gatshme.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shtëpi, Toni Morrison

Ky roman rrëqethës i shkrimtares së madhe amerikane Toni Morrison, na zbulon një njeri në dukje të mposhtur, i cili arrin të gjejë burrërinë, por, në fund, edhe shtëpinë, vendin të cilit i përket.
900 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Dyshimi, Ashley Audrain

Një dramë psikologjike, e tensionuar, që ka në qendër krijimin dhe rrënimin e një familjeje – dhe një grua, përjetimi mëmësor i së cilës nuk ka të bëjë aspak me atë që ka shpresuar, por me gjithçka që i druhej.
1 200 Lekë
More

The Undomestic Goddess, Sophie Kinsella

Asking for directions at a big, beautiful house, she’s mistaken for an interviewee and finds herself being offered a job as housekeeper. Her employers have no idea they’ve hired a lawyer–and Samantha has no idea how to work the oven.
1 150 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

E gjitha jetë, Fabio Volo

Sekreti i marrëdhënies në çift nuk është thjesht mbajtja gjallë e dashurisë, por gjetja e ekuilibrit të duhur midis dy personave në të cilët ne shndërrohemi duke jetuar pranë njëri-tjetrit. Ishin aq mirë bashkë, por çfarë ngjau me jetën e tyre? Çfarë u ndodhi dy të mbyllurve në një dhomë hoteli me tabelën "MOS SHQETËSO!" në derë? Ku përfunduan pasioni,...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Gruaja e Kolonelit, Rosa Liksom

Himleri e vetë Hitleri, tmerret në kampet e përqendrimit dhe në Poloninë e pushtuar më 1939. E keqja parakalon para syve të saj naivë të së kaluarës dhe na vjen ashtu siç ka ndodhur, e përshkruar nga një grua që po përpiqet të kuptojë plagët e saj dhe ato të një kombi.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Lavjerrësi i Fukoit, Umberto Eco

"Lavjerrësi i Fukoit" nuk është një roman në kuptimin e ngushtë të fjalës, ai është një grumbullim i vërtetë e i mrekullueshëm i informacionit, i përcjellë si një shaka, nga një mjeshtër që e manipulon shpikjen e tij – në fakt, një shaka e gjatë, erudite. "Lavjerrësin e Fukoit" mund ta quani pa frikë një triumf intelektual, përveçse një vepër artistike.
1 800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Kopshti prej qelqi, Tatiana Tibuleac

“Kopshti prej qelqi” është një roman intim për traumat e fëmijërisë, kërkimin e vetvetes dhe identitetit në një mjedis shumëkulturor dhe dygjuhësh. E parë përmes syve të një fëmije, historia tregohet me ndjeshmërinë, brishtësinë,  ashpërsinë dhe empatinë e moshës.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001076

Botuesi: Dituria

Sonata e Krojtzerit, Margriet De Moor

Sonata... gërsheton dashurinë e zjarrtë dhe xhelozinë e egër, muzikën dhe vesin, fatalitetin e një ndjenje që “asnjë fuqi në botë nuk mund ta anashkalojë”.
500 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Saga e familjes Marks, Juan Goytisolo

“Saga e familjes Marks” është një roman pikaresk për jetën e filozofit gjerman, por i ambientuar në kohën e rënies së Murit të Berlinit; një biografi letrare e themeluesit të socializmit shkencor dhe, në të njëjtën kohë, një reportazh i jashtëzakonshëm i situatës së rënies së regjimeve komuniste. 
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Gruaja e ngrënshme, Margaret Atwood

“Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Toena

Në vendlindje, Tahar Ben Jelloun

Muhameti ka bërë gjithmonë një jetë të devotshme e të qetë në Francë, duke ndier gjithmonë një nostalgji të madhe për vendin e tij, Marokun. Por, një ditë, ai do të përballet me daljen në pension të detyrueshëm...
600 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

City, Alessandro Baricco

Ka makina, telefona, autobusë, madje edhe një televizor, e në njëfarë pike shfaqet dhe një zotëri që shet një rulotë. Nuk ka kompjuter, po do t'i vijë dita dhe atij. Pastaj edhe jam çlodhur nga mundimi duke vizatuar nja dy lagje të City që të kthejnë pas në kohë. Te njëra rrëfehet një histori boksi, në kohën e radios. Te tjetra kemi western.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Ngadalësia, Milan Kundera

Në bazën e kësaj fantazie libertine është një meditim i thellë mbi jetën bashkëkohore: për lidhjen e fshehtë midis ngadalësisë dhe kujtesës, për lidhjen midis dëshirës së epokës sonë për të harruar dhe mënyrës se si i jemi dorëzuar demonit të shpejtësisë, si dhe për “balerinët”, të mbërthyer në kthetrat e pasionit për të qenë kudo dhe kurdoherë...
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Zenit Editions

Vrasësja, Aleksandros Papadiamantis

"Vrasësja" është një gur themeli i letërsisë së re greke. Edhe para saj, më të rrallë, ku u jepej rasti ta takonin, njerëzit e letrave, pavarësisht paraqitjes së tij të thjeshtë gati – gati prej oshënari, i drejtoheshin me nderim zoti Aleksandër; ishte pranuar, thënë ndryshe, prej shumëkujt si një zë me mjaft peshë në letërsinë greke të kohës.
600 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Papesha Joanë, Emanuel Roidis

"Papesha Joanë", ndonëse një titull i padëgjuar për lexuesin tonë, është një nga romanet më të rëndësishëm të letërsisë së re greke dhe, pa dyshim, më i lexuari e më i përfoluri. E shkroi një tridhjetëvjeçar nga Ishujt Ciklade dhe suferina që shkaktoi, qysh nga viti 1866 kur u botua, ende nuk është platitur.
600 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Tundimi i fundit, Nikos Kazanxaqis

Romani "Tundimi i fundit", i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. Me një gjuhë të zgjedhur e gurgulluese, Kazanxaqis përshkruan një Jezu shumë njerëzor, të tunduar, të kapluar nga frika, dyshimi dhe dhimbja, duke nxitur kështu debate, kundërshtime dhe akuza për blasfemi.
1 200 Lekë
More