• Banner

Shpirt i eger, Cheryl Strayed
  • Shpirt i eger, Cheryl Strayed

Shpirt i egër, Cheryl Strayed

Në moshën 22-vjeçare, Cheryl Strayed mendoi se kishte humbur gjithçka. Pas humbjes së nënës, secili në familje mori rrugën e tij dhe shumë shpejt mori fund edhe martesa e saj. Katër vjet më vonë, duke menduar se nuk kishte më asgjë për të humbur, ajo mori vendimin më të rëndësishëm të jetës.

14,43 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shpirt i egër
Origjinali: Wild
Gjinia: Roman
Autori: Cheryl Strayed
Shqipëroi: Margarita Skënderaj
Shtëpia botuese: Botimet Living
Viti: 2015
Fq. 430
Pesha: 0.566 kg.
ISBN: 978-9928-4236-9-6

Mbi librin

Në moshën 22-vjeçare, Cheryl Strayed mendoi se kishte humbur gjithçka. Pas humbjes së nënës, secili në familje mori rrugën e tij dhe shumë shpejt mori fund edhe martesa e saj. Katër vjet më vonë, duke menduar se nuk kishte më asgjë për të humbur, ajo mori vendimin më të rëndësishëm të jetës.

Pa pasur asnjë lloj përvoje dhe as stërvitjen e duhur, e udhëhequr vetëm nga vullneti i hekurt, ajo përshkoi më shumë se një mijë e pesëqind kilometra të Shtegut të Kreshtës së Paqësorit nga shkretëtira e Mohaves, nëpër Kaliforni, Oregon dhe Uashington, e vetme.

Një histori e treguar me shumë stil, ngrohtësi dhe humor. "Shpirt i Egër" rrëfen tmerret dhe kënaqësitë e një gruaje të re, e cila ndërmerr një rrugëtim i cili e rraskapiti, e forcoi dhe në fund, e shëroi!

Komente mbi librin

"Një libër i mrekullueshëm, i cili nuk është vetëm argëtues, por të bën të ndihesh shumë mirë pasi e ke përfunduar."

The Boston Globe

"Një nga librat më origjinalë dhe më të bukur të historive amerikane ndër vite."

NPR Books

"Libri "Shpirt i egër" është vlerësuar si libri më i mirë i vitit nga: NPR, The Boston Globe, En-tertainment Weekly."

Vogue

"Një libër i mbushur me emocione... të bën të ndiesh përvëlimin e shkretëtirës, akujt e Lartësive Sierra dhe fuqinë mbresëlënëse të një gruaje të jashtëzakonshme."

People

"I gjallë, prekës dhe shumë frymëzues."

The Wall Street Journal

"Strayed ka një talent të lindur për të artikuluar ankthin dhe mirënjohjen që vjen pas kapërcimit të tij."

The Washington Post

"I çlirët, seksi dhe i trishtë... E përshkon një frymë punk dhe të lë një përshtypje sa tokësore aq edhe amerikane."

The New York Times

"Shkatërrues dhe lavdiplotë."

Slate

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928423696
ean13
9789928423696
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Dita Ditës, Terezia Mora

Romani fillon me një pamje të dhunshme: Një burrë gjendet i varur kokëposhtë në një kënd lojërash të një lagjeje të rrënuar të një metropoli gjerman. Është Abel Nema, një fenomen gjuhësor që di dhjetë gjuhë, por që rrallë e dëgjon t'i përdorë ato në bisedat e përditshme.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Letra e harruar, Nina George

Në një barkë në brigjet e Senës, gjendet një librari lundruese e veçantë, me emrin "Farmacia Letrare". Zhan Perduja, librashitësi i saj, mendon se çdo libër është balsam për shpirtin. I vetmi njeri që, me sa duket, nuk po gjen shërim nëpërmjet letërsisë është ai vetë: prej njëzet e një vjetësh, ai jeton me kujtimin e së dashurës, e zhdukur krejt papritur...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dru qershie dhe ndjenja të vjetra, Marica Bodrozic

E perkthyer ne 10 gjuhe te Europes, Dru qershie dhe ndjenja te vjetra, rrëfen për një grua që kërkon mbështetje, në një botë plot probleme. Dhe i duhet të përballet me të shkuarën e saj, të ndrydhur për një kohë të gjatë, si dhe me kujtesën e copëzuar, nëse vërtet do të jetojë të sotmen.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001520

Botuesi: Skanderbeg Books

Shëmti e përkryer, Arthur Japin

I joshur nga një episod i jetës së të famshmit, Xhiakomo Kazanova, i dashurisë së tij të pashpresë ndaj gruas që e lëndoi në rininë e tij, para se të bëhej ai që u bë. Arthur Japin ndërton një libër të mrekullueshëm, plot histori, jetë dhe emocion.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Zemra vërtitëse, Donal Ryan

Në një fshat të humbur irlandez, menjëherë pas krizës së rëndë ekonomike, fillojnë të dalin në sipërfaqe tensione të rrezikshme. Lupa zmadhuese e Donal Ryan përqendrohet në tablonë e ngjarjeve që zhvillohen rreth falimentimit të një ndërmarrjeje ndërtimi.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Nëse do të qëndroj, Gayle Forman

Ka nga ata që besojnë në jetën pas vdekjes, dikush mund të ndjejë praninë e shpirtrave ose të engjëllit të tij mbrojtës, ka nga ata që besojnë te mrekullitë e përtej jetës... Mia, shtatëmbëdhjetë vjeçe, vazhdon të ndjejë jetën e saj, arrin të shohë dhe të prekë me mendje njerëzit dhe botën reale, e shtrirë në koma brenda shtratit të spitalit.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000952

Botuesi: OMSCA-1

Aliu dhe Ninoja, Kurban Said

Ky roman, ndoshta si asnjë tjetër i shekullit XX, është mbështjellë me mjegullën e misterit. "Aliu dhe Ninoja' për herë të parë është botuar në Gjermani. Dorëshkrimi i romanit ka humbur pa gjurmë, prandaj hulumtuesit e shumë vendeve vrasin mendjen deri sot e kësaj dite se kush fshihet pas pseudonimit enigmatik, Kurban Said.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: OMSCA-1

Lugina e kukullave, Jacqueline Sussan

Vepra pati një sukses të menjëhershëm, që e ruajti edhe me kalimin e kohës, duke thyer shumë rekorde shitjesh ndaj dhe u vlerësua si libër bestseller i përhershëm. Nga këndvështrimi kulturor, u bë një pikë referimi krahasuese, ndonëse disa e konsideronin mënyrën e të shkruarit të Susann-it si të pacipë.

Çmimi 12,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ne kemi kapur raketa me grep, Karen Kohler

Një vajzë e re e dehidratuar është ulur para një pike karburanti në Death Valley. Po kur, papritur, përpara saj shfaqet një indian që do t'ia shpëtojë jetën, i duket sikur po fantazon. Dhe shumë shpejt do të ndajnë së bashku një Doppelwhupper, do të shkojnë së bashku në kazino e më në fund do të ngecin në njërin nga ata motelet e mbaruara e që vetëm në...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000658

Botuesi: OMSCA-1

Uje per elefantet, Sara Gruen

Një nga kënaqësitë e shumta që të fal ky roman, është mundësia për të hyrë në një botë private e të koduar në mënyrë të çuditshme me ligjet e saj... Përshkrimi i kësaj bote është kaq tërheqës, i fuqishëm dhe i detajuar, sa nuk mund të shkëputesh as për një minutë të vetme nga ky libër i mrekullueshëm.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Moderato cantabile, Marguerite Duras

"Moderato cantabile" është një nga librat e parë që i sollën famë Marguerite Duras – it. Libri u bë shumë popullor, duke shitur mbi gjysmë milioni kopje në Francë. "Moderato cantabile" konsiderohet shpeshherë si pjesë e rrymës "Nouveau Roman" (romani i ri).

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Mahur Beste, Ahmet Hamdi Tanpinar

E vërteta është se Behxhet Beu edhe i donte pasqyrat, por edhe frikësohej prej tyre. Me fytyra të qeshura, këto orendi të dashura përthithnin brenda tyre çdo gjë që takonin në dritë, e kishte raste kur ato të mbyllnin me forcë e ashtu heshtazi të balsamosnin në një mënyrë të çuditshme... Pasqyrat, e shpërndara në të katër anët, ishin simbol i një kohe të...

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Mos u dorëzo, Harlan Coben

Ti nuk rron më. Unë të dua dhe gjithmonë do ta ndiej mungesën tënde, por ti ke pesëmbëdhjetë vjet i ikur nga kjo jetë. Kaq është një kohë e gjatë për të mbajtur zi, apo e kam gabim? Ndaj kam vendosur të të lejoj të shkosh tani dhe unë vetë të kapem në diçka më të qëndrueshme.

Çmimi 16,65 
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)