• Banner

Një mijë diej vezullues, Khaled Hosseini

"Gjuetari i Balonave" ishte një befasi. Bota afgane na është dukur gjithmonë mes luftës, terrorizmit dhe interesave të shteteve mëdha. Ndërsa autori Khaled Hosseini tregoi se aty ndjenjat nuk kishin vdekur.

10,41 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një mijë diej vezullues
Origjinali: A thousand splendid suns
Gjinia: Roman
Autori: Khaled Hosseini
Shqipëroi: Ledia Agolli
Shtëpia botuese: OMSCA-1
Viti: 2008
fq. 420
Pesha: 0.511 kg.
ISBN: 978-99943-41-27-6

Mbi librin

"Gjuetari i Balonave" ishte një befasi. Bota afgane na është dukur gjithmonë mes luftës, terrorizmit dhe interesave të shteteve mëdha. Ndërsa autori Khaled Hosseini tregoi se aty ndjenjat nuk kishin vdekur. Njerëzit ëndërronin edhe aty mes vuajtjes ulëritese. Ndjenjat ishin të njëllojta në Afganistan si në çdo cep të botës që qytetëruar. E në këtë linjë është dhe libri i dytë "Një mijë diej vezullues".

Një libër që për nga vlerat dhe idetë që përcjell nuk bie aspak nën nivelin e paraardhësit të tij. Veç kësaj, përkthimi me mjeshtëri i Ledia Agollit e përcjell mjaft mirë mesazhin e autorit. Gazeta "Los Angeles Times" ka dhënë vlerësimin më maksimal për librin. "Ky libër i shkëlqyer është vazhdim i suksesit të romanit "Gjuetari i balonave", thuhet në komentin e gazetës prestigjioze.

Mbi autorin

Bir i një diplomati dhe i një mësueseje, u lind në Kabul, Afganistan, më 1965. Atij iu plotësua kërkesa për azil politik në SHBA më 1980 dhe u transferua me gjithë familjen në San Joze, në Kaliforni, ku jeton edhe sot me gruan dhe dy fëmijët. Është diplomuar në mjekësi në Universitetin e San Diegos.

Në vitin 2003 shkroi romanin "Gjuetari i balonave", i cilësuar si romani më i fuqishëm epik i kohëve të fundit, një sukses i jashtëzakonshëm letrar, një sukses spontan dhe i beftë që e detyroi kritikën ta përcaktonte si "një mrekulli të fjalës së shkruar". Khaled Hosseini afirmoi edhe një herë talentin e vetë me romanin e tij të ri "Një mijë diej vezullues", i cili, si edhe "Gjuetari i balonave", tashmë është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është bestseller në të gjitha vendet ku është botuar.

Shoqëria e famshme kinematografike "Columbia Pictures" ka siguruar të drejtat për të realizuar filmin sipas subjektit të romanit "Një mijë diej vezullues". Khaled Hosseini, më 2006 është emëruar si i dërguar i posaçëm i SHBA tek UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

Komente mbi librin

"Spektakolar... Rrëfimi i Hosseinit e bën zemrën tonë të hovë dhe na krijon emocione të fuqishme."

USA Today

"Shumë nga ne mësuan dhe shijuan mjaft nga "Gjuetari i balonave". Ka edhe më shumë për të mësuar e shijuar nga "Një mijë diej vezullues". I fuqishëm, i shkëlqyer, tronditës."

The Washington Post Book World

 

Detajet e librit
SKU000484

Referencat specifike

isbn
9789994341276
ean13
9789994341276
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000483

Botuesi: OMSCA-1

Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini

I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Dhe malet oshëtinë, Khaled Hosseini

Autori nr. 1, më i shituri në Nju Jork, Khaled Hosseini vjen sërish me një libër të ri pas gjashtë vjetësh. Një libër emocional, provokues dhe i paharrueshëm, që përshkruan se si dashurojmë, si kujdesemi për njëri – tjetrin dhe se si zgjedhjet që bëjmë reflektohen brez pas brezi.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Lutje detit, Khaled Hosseini

Libri "Lutje detit" është një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë. E gjitha është përmbledhur në pak radhë, por me shumë gjasë, mund të jetë teksti më i fuqishëm dhe tronditës që ka shkruar Hosseini.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Hipi, Paulo Coelho

Karla është një vajzë holandeze që ëndërron të shkojë në Nepal dhe pret të takojë shokun e duhur për të ndërmarrë udhëtimin. Pauloja është një brazilian i ri që dëshiron të bëhet shkrimtar: ka flokë të gjatë dhe udhëton nëpër botë për të kërkuar lirinë dhe kuptimin më të thellë të ekzistencës.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjysma e zhdukur, Brit Bennett

Por, pasi u rritën bashkë në një komunitet jugor me ngjyrë dhe u arratisën prej andej në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, nuk ndryshoi vetëm jeta e tyre si të rritura, por gjithçka: familjet, bashkësitë, identitetet racore. 

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Lidhëse, Domenico Starnone

Çfarë lëmë pas kur braktisim dikë? Shtëpinë, familjen, të shkuarën, idenë e së ardhmes, fotografinë tonë më të keqe të ngulitur në sytë e njeriut që kemi dashur? Na shkon jeta duke thyer vazo e duke ua ngjitur copat, për të gënjyer veten se janë të reja xixë.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Mori fund Eddy Bellegueule, Édouard Louis

Nuk doja të rrija afër tyre, nuk pranoja ta ndaja këtë çast me ta. Isha larg tashmë, nuk i përkisja më botës së tyre tash e tutje, letra e thoshte. Shkova fushave dhe eca një pjesë të mirë të natës, freskia e Nordit, rrugët e tokës, aroma e kolzës, shumë e fortë në këtë kohë të vitit. E gjithë nata i qe kushtuar përgatitjes së jetës sime të re larg nga...

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ari i rremë, Maro Douka

Ndryshimi i regjimit në Greqi ishte një epokë kalimtare dhe fluide, plot kundërshtime dhe surpriza... Secili më vete dhe të gjithë së bashku kërkonin të pagabueshmen. Disa kërkonin shpërblime dhe disa heshtnin... Pikërisht në atë kohë shfaqet prozatorja e re Maro Douka, që me "Arin e rremë" hap perden dhe e vë gishtin në plagë.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Sinagoga e ikonathyesve, J. Rodolfo Wilcock

Janë 35 rrëfime (titulli i secilit syresh është një emër dhe mbiemër, për ne i padëgjuar), 35 biografi personazhesh të pagjasë, të gjithë ekscentrikë, ndonjëherë makabër, pak groteskë, rrallë të mençur: kryesisht “shkencëtarë” (por jo vetëm të tillë), qëmtuar në 200 vjet histori (nga gjysma e dytë e shekullit XVIII te gjysma e parë e shekullit XX)

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001579

Botuesi: Skanderbeg Books

Majkëlli im, Amos Oz

Po e shkruaj këtë histori, sepse njerëz që kam dashur, më kanë vdekur. Po e shkruaj këtë histori, sepse në moshë të re kam qenë e mbushur përplot me fuqinë e njeriut të dashuruar, e tani kjo fuqi dashurie po shuhet. Por unë nuk dua të shuhem.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Në gjurmë të vetvetes, Deirdre Madden

Kur piktori Roderik Kenedi takon njëzetvjeçaren, Xhulia Fitzpatrik, edhe ajo artiste, iu duk sikur krizave që kishin turbulluar jetën e tij iu erdhi fundi. Por kur Xhulia njihet me Uilliam Armstrongun, një mesoburrë me profesion avokat, i solli një sërë ngjarjesh, të cilat patën pasoja dramatike për të tre ata.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Referenca: 2600

Botuesi: Pegi

Akabadora, Nena e fundit, Michela Murgia

Kjo është historia prekëse e Teto Bonarisë, rrobaqepëses së vjetër, që merr një bijë për shpirt, pikërisht Marian e vogël. Sekretet e dëshirat e zemrës të së resë përzihen me të fshehtat e një të moshuare; në këtë alkimi shekullore gjejmë edhe paragjykimet, që falë izolimit të tyre gjeografik, ngjajnë kaq shumë me shqiptarët.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Në udhë, Jack Kerouac

Të çmendur për jetë, të çmendur për shëlbim, të çmendur të shpallin me të lartë, thekshëm këlthasin fërgëllimën e zemrës, dëshiruar për gjithçka njëherësh, e që kurrë s'i sheh tu hapet goja, ose të belbëzojnë qoftë edhe një fjalë të vetme të rëndomtë, por që kallen, kallen, kallen pa nda, si qirinjtë e verdhë të kishave.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001970

Botuesi: Botart

Gruaja e perlyer, Francoise Sagan

Te "Gruaja e përlyer", muzika e vogël bëhet simfonike dhe ajri i detit të hapur i jep stilit të tij një erë të lehtë, që e bën librin të lundrojë deri te faqja treqind pa u ndalur për asnjë çast.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)