Dru qershie dhe ndjenja te vjetra, Marica Bodrozic
  • Dru qershie dhe ndjenja te vjetra, Marica Bodrozic

Dru qershie dhe ndjenja të vjetra, Marica Bodrozic

Dituria

E perkthyer ne 10 gjuhe te Europes, Dru qershie dhe ndjenja te vjetra, rrëfen për një grua që kërkon mbështetje, në një botë plot probleme. Dhe i duhet të përballet me të shkuarën e saj, të ndrydhur për një kohë të gjatë, si dhe me kujtesën e copëzuar, nëse vërtet do të jetojë të sotmen.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dru qershie dhe ndjenja të vjetra
Origjinali: Kirschholz und alte Gefühle
Gjinia: Roman
Autori: Marica Bodrožić
Shqipëroi: Edvin Cami
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2016
Fq. 200
Pesha: 0.292 kg.
ISBN: 978-9928-4280-9-7 

Mbi librin

E perkthyer ne 10 gjuhe te Europes, Dru qershie dhe ndjenja te vjetra, rrëfen për një grua që kërkon mbështetje, në një botë plot probleme. Dhe i duhet të përballet me të shkuarën e saj, të ndrydhur për një kohë të gjatë, si dhe me kujtesën e copëzuar, nëse vërtet do të jetojë të sotmen.

Heroina e librit, Arjeta Filipo, mund të ndahet prej shumë gjërave, por jo prej tryezës së gjyshes. Tani ajo është ulur pranë saj, nga të paktat sende që i kanë mbetur si trashëgim nga e kaluara, në banesën e re në Berlin dhe ka përhapur fotografitë që i ranë në dorë gjatë shpërnguljes. Kujtimet zgjohen, sikur druri i qershisë së tryezës t'i rrëfejë të gjitha historitë, dëshmitare e të cilave ka qenë në rrjedhën e viteve.

Aty janë qyteti i rrethuar dhe Istria, deti i fëmijërisë dhe i rinisë, arratia në fillim të viteve '90 që ndryshoi gjithçka. Por aty është edhe koha në Paris, ku kish studiuar dhe filluar një jetë të re, në një gjuhë të re, bashkë me Arikun, piktorin, me të cilin u dashurua kundër vullnetit të saj.

Misha Vajsband, ornitolog, bëhet i besuari i saj, Nadeshda, fizikane - shoqja e saj më e ngushtë. Dy gratë i lidh një e fshehtë, që për vite të tëra vetëm Ariku e di. Vetëm kur të dyja përballen me pikat e errëta të së shkuarës brenda vetes, e gjejnë rrugën për tek e vërteta.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928428097
ean13
9789928428097
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

I pari mes të barabartëve, Jeffrey Archer

Është djali i një tipografi dhe u shkollua në Ëellington School dhe Brasenose College, Oxford. Pasi u largua nga Oksfordi u zgjodh në Greater London Council dhe tre vjet më vonë, në moshën 29 vjeçare u bë Member of Parliament for Louth.
1 600 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Jam ende këtu, Clelie Avit

Elsa nuk ka më ftohtë, nuk ka më uri, nuk ka më frikë, sepse pas një aksidenti ka rënë në një komë të gjatë, nga e cila duket se nuk ka për t'u kthyer. Tibòja ka humbur besimin dhe rrugën e tij. Ai endet në korridoret e spitalit ku është shtruar i vëllai, pas një aksidenti që tragjikisht u ka kushtuar jetën dy vajzave të reja.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001524

Botuesi: OMBRA GVG

I ardhur në jetë, Margaret Mazzantini

Xhema, një grua e plagosur nga e kaluara, lë në tokë jetën e saj të zakonshme dhe merr avionin së bashku me të birin, Pietron, një djalosh gjashtëmbëdhjetë vjeçar, për të shkuar së bashku në Sarajevë, në një qytet kufi mes Lindjes dhe Perëndimit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Faleminderit për kujtimet, Cecelia Ahern

Si mund ta njohësh dikë që nuk e ke takuar kurrë? Aksidenti i ka tronditur jetën dhe i ka shkatërruar martesën. Xhojzi Konvei është gjallë falë një transfuzioni të gjakut. Por fenomene të çuditshme fillojnë të ngjasin.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001042

Botuesi: Dituria

Gjysma e asgjësë, Catherine Dunne

Jeta dramatike e një gruaje që krejt papritur gjendet vetëm, pa para dhe me familjen mbi shpatulla. Jeta e re e Rozës gërshetohet me jetën e dikurshme. Mes lotëve dhe dëshpërimit, mes zemërimit dhe ndjenjës së fajit, ajo bëhet një grua e fortë.
899 Lekë
More

Referenca: SKU000730

Botuesi: Onufri

Një vdekje shumë e ëmbël, Simone de Beauvoir

Në këtë rrëfim biografik, Simon de Beauvoir ndriçon thellë disa marrëdhënie të pranishme në jetën e gjithkujt, por që shihen ndryshe nga secili prej nesh në varësi të historive vetjake, formimeve intelektuale, që ndikojnë në mënyrën sesi e ndërtojmë marrëdhënien tonë me humbjet dhe sfidat.
500 Lekë
More

Botuesi: Mediaprint

Më kujto, Kerry Lonsdale

"Më kujto" është një thirrje për dashurinë e harruar, është një libër që eksploron pasojat shkatërruese të humbjes, euforinë e gjetjes së dashurisë përsëri dhe pasojat e zbulimit të së vërtetës për ata që duam.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Rënia e gjetheve, Resat Nuri Guntekin

Ali Riza Beu duke qenë në pozicionin e një vrojtuesi të pashpresë, sheh se si fëmijët e tij i largohen një e nga një atij vetë dhe moralit, kështu që duket se i ngjason një peme, gjethet e së cilës bien një e nga një.
500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.
600 Lekë
More

Botuesi: Toena

Imaret: Nën hijen e kullës së sahatit, Janis Kalpuzos

“Imaret” nuk është thjesht një tjetër roman historik, por pasqyra e një shoqërie, në një periudhë të plotë që vjen në jetë në një mënyrë unike, duke portretizuar paragjykimin së bashku me aventurën, aksionin, dashurinë, situatat komike dhe tragjike.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Teori e shkurtër për udhëtimin dhe për shkretëtirën, Cristian Crusat

Falë një proze jashtëzakonisht elastike, një stili shkrimi endacak, që përshtatet me vendet e ndryshme shpirtërore, fizike apo imagjinare të çdo tregimi, dhe individualitetit të brishtë të personazheve të tij, Crusat – i i çon këto personazhe të rropatura drejt humnerës së frikës, dyshimit dhe dëshirës, që përbëjnë botën bashkëkohore.
600 Lekë
More