• Banner

  • Ka mbaruar
Dritat ne shtepite e te tjereve, Chiara Gamberale
  • Dritat ne shtepite e te tjereve, Chiara Gamberale

Dritat në shtëpitë e të tjerëve, Chiara Gamberale

Maria, administratorja e një pallati të vogël e të zakonshëm, humb jetën në një aksident. Ajo lë pas një vajzë të vogël, Mandorlën, dhe një letër, në të cilën rrëfen se i ati i vajzës jeton në ndërtesën që administron ajo.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Dritat në shtëpitë e të tjerëve
Origjinali: Le luci nelle case delle altri
Gjinia: Roman
Autori: Chiara Gamberale
Shqipëroi: Beti Njuma
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 404
Pesha: 0.436 kg.
ISBN: 978-9928-200-57-0

Mbi librin

Maria, administratorja e një pallati të vogël e të zakonshëm, humb jetën në një aksident. Ajo lë pas një vajzë të vogël, Mandorlën, dhe një letër, në të cilën rrëfen se i ati i vajzës jeton në ndërtesën që administron ajo.

Të gjithë burrat e ndërtesës gjenden në akuzë, por askush nuk pranon të jetë babai i vajzës dhe as t'i nënshtrohet testit të ADN – së. Për pasojë, familjet e pallatit vendosin ta rrisin vajzën së bashku, me radhë.

Kështu, Mandorla do të rritet me shumë prindër dhe do të udhëtojë nga zhgënjimet e para të fëmijërisë deri te dashuritë e adoleshencës. Falë saj, lexuesi do të hedhë një sy pas perdeve të këtyre shtëpive dhe do të zbulojë se familja përmban një alkimi të papërcaktueshme elementesh: ata që e kanë, rrezikojnë ta shkatërrojnë; ata që s'e kanë, e shohin si të vetmen rrugë drejt lumturisë.

Chiara Gamberale ka krijuar një roman ku arketipat tradicionalë përzihen me dramat bashkëkohore, ku e vërteta dhe e rremja shkëmbehen dhe i japin jetë një zëri origjinal dhe të paharrueshëm që na udhëheq drejt një fund befasues.

Fragment nga libri

S'ka gjë më t bukur në botë sesa të zgjohesh në një shtrat ku s'kishe fjetur kurrë më parë, dhe të mendosh: ja, në këtë çast nuk më mungon asgjë. Kështu pra, do të doja që të përjetosh pa fund mëngjese të tilla.

Por natyrisht që mandej, në njëfarë pike, gjen njeriun e duhur (të duhurin për ty, e kam fjalën). Unë nuk ia dola mbanë, por ende shpresoj. Problemi është se njerëzit magjepsen kur në kopshtin zoologjik shohin për herë të parë një gjirafë, por mandej në shtëpi zgjedhin të mbajnë një qenush.

Për këtë arsye do të doja të rriteshe e rrallë si një gjirafë në qytet, por me instinktin shtëpiak të qenushit (që unë kurrë s'e kam pasur).

Do të doja do të doja.
Që të të pëlqente vallëzimi.
Që kur të të kaplojë dëshpërimi kurrë të mos tundohesh të lakmosh lumturinë e të tjerëve, fatet, sukseset e të tjerëve, gjithkund ka mirësi, gjithkund ka ligësi.
Do të doja të të mendoja gjithmonë e më fort nga sa mund të na rastisë.

Mbi autoren

Chiara Gamberale është shkrimtare italiane, prezantuese radiofonike dhe televizive. Ajo ka fituar çmimin Cavour dhe çmimin Campiello. Sot, ajo është një nga autoret më të lexuara në Itali, me 11 vepra të botuara, si dhe e përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928200570
ean13
9789928200570
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001523

Botuesi: OMBRA GVG

Shpirt pezull, Margaret Mazzantini

...një ditë me shi e zogj që ndotin rrugët, një vajzë peëmbedhjetë vjçare që aksidentohet me motorin e saj, një ambulancë që turret drejt spitalit ku punon kiriug i ati i vajzës. Është ai që ngjarja e ka vendosur përballë fatit dhe operacionin e së bijës e lë në duart e kolegut të tij neurokirurg.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001524

Botuesi: OMBRA GVG

I ardhur në jetë, Margaret Mazzantini

Xhema, një grua e plagosur nga e kaluara, lë në tokë jetën e saj të zakonshme dhe merr avionin së bashku me të birin, Pietron, një djalosh gjashtëmbëdhjetë vjeçar, për të shkuar së bashku në Sarajevë, në një qytet kufi mes Lindjes dhe Perëndimit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Vetëm nuk shpëton kush, Margaret Mazzantini

Delia dhe Gaetano dikur ishin një çift. Tani nuk janë më, dhe sonte duhet të mësojnë si të mos jenë. Gjenden për darkë, në një restorant jashtë, pak kohë pasi kanë zhbërë atë që dikur ishte një familje. Ai është transferuar në një apartament, ajo ka mbetur në shtëpi me të bijtë e vegjël Kozmo dhe Niko.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Ditari i një trupi, Daniel Pennac

Ky roman nuk është si romanet e tjera, ai merr formën e ditarit të një njeriu të vetëm, përshkon gjithë jetën e tij, nga mosha 12-vjeçare deri në moshën 87 vjeçare, por nuk rrëfen detajet biografike më themelore.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Zigzage takimesh, David Foenkinos

Alisa dhe Frici duhen, por e shtyjnë jetën mes ndarjesh të arsyeshme dhe rastësish që i bashkojnë sërish. Shkaqet: ciklet pasionale, prindërit dhe krushqit, puna dhe kolegët, miqtë e fëmijërisë, xhelozia dhe... fati.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vetëm nuk shpëton kush, Margaret Mazzantini

Delia dhe Gaetano dikur ishin një çift. Tani nuk janë më, dhe sonte duhet të mësojnë si të mos jenë. Gjenden për darkë, në një restorant jashtë, pak kohë pasi kanë zhbërë atë që dikur ishte një familje. Ai është transferuar në një apartament, ajo ka mbetur në shtëpi me të bijtë e vegjël Kozmo dhe Niko.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Mbi heronjtë dhe varret, Ernesto Sabato

Një libër që ngërthen në vete të gjitha llojet e romaneve, nga ai gotik te sentimentali, nga romani filozofik te satira sociale, por që më në fund mund të cilësohet vetëm siç e ka përshkruar Gombrowicz-i, 'i llojit plot me dyshime, nga ato romane që lexohen me një frymë, dhe [që] kur i mbarojmë së lexuari vërejmë se ka ardhur ora katër e mëngjesit'.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fenix

Kilometri 101, Maxim Osipov

Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve.  Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kuitesencë artistike. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Keini dhe Abeli, Jeffrey Archer

Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2814

Botuesi: Pegi

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 2

Sa herë që qeveritë ndërhyjnë në treg, lexuesit nxitojnë të blejnë "Revoltën e Altasit". Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i një grupi të krijuar së fundmi në Facebook: "I lexuar lajmet sot? Duket sikur "Revolta e Altasit" po ndodh në jetën e vërtetë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ordesa, Manuel Vilas

Në librin “Ordesa”, Manuel Vilas rrëfen historinë personale me të njëjtin intensitet si në poezitë e tij: e kaluara, venitja e dy familjeve, humbja e njerëzve të dashur, mungesa dhe distanca me njerëzit që do, Spanja në të cilën jeton dhe Spanja kur ai u rrit, kujtimet, ndjesia e çrrënjosjes…

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Triologji, Jon Fosse

Përballja me të kaluarën mund të bëhet fatale deri në “Rraskapitje” e përmes vajzës së Alidës, Ales, lexuesi kupton se si bashkëshortët e rinj, thyen kanonet ligjore e morale,  në emër të dashurisë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Vetëm dëgjo, Sarah Dessen

Megjithatë, në jetën e vërtetë, Anabela është vajza që nuk ka asgjë; asnjë shoqe të ngushtë, që kur miqësia me Sofinë e ligë, por tërheqëse, përfundoi me përhapjen e thashethemeve keqdashëse. Ajo nuk gjen paqe as në shtëpi, ku familja është e merakosur për anoreksinë e motrës më të madhe. Ajo nuk është as e zonja të flasë me ndokënd për atë që e shqetëson.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Morava

Çështja Finkler, Haward Jacobson

Xhulian Treslovi, një profesionist i rëndomtë dhe ish-drejtues emisionesh në BBC dhe Sem Flinkeri, një filozof, shkrimtar dhe personalitet i njohur hebre, janë shokë të vjetër shkolle. Pavarësisht marrëdhënies së acaruar dhe jetëve shumë të ndryshme, kurrë nuk i kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin apo me ish-mësuesin e tyre, Lajbor Sevcikun.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)