• Banner

Faleminderit per kujtimet, Cecelia Ahern
  • Faleminderit per kujtimet, Cecelia Ahern

Faleminderit për kujtimet, Cecelia Ahern

Si mund ta njohësh dikë që nuk e ke takuar kurrë? Aksidenti i ka tronditur jetën dhe i ka shkatërruar martesën. Xhojzi Konvei është gjallë falë një transfuzioni të gjakut. Por fenomene të çuditshme fillojnë të ngjasin.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Faleminderit për kujtimet
Origjinali: Thanks for the Memories
Gjinia: Roman
Autori: Cecelia Ahern
Shqipëroi: Artian Guskiqi
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2016
Fq. 376
Pesha: 0.464 kg.
ISBN: 978-9928-00-153-5

Mbi librin

Si mund ta njohësh dikë që nuk e ke takuar kurrë? Aksidenti i ka tronditur jetën dhe i ka shkatërruar martesën. Xhojzi Konvei është gjallë falë një transfuzioni të gjakut. Por fenomene të çuditshme fillojnë të ngjasin.

Ajo kujtohet për gjëra që nuk i ka jetuar. Mund të flasë me orë të tëra për rrugët dredha-dredha me kalldrëm të Parisit, qytet që nuk e ka vizituar kurrë, ose të trajtojë temën e arkitekturës baroke. Dhe netëve, ajo ëndërron për një vajzë të vogël flokëverdhë.

Që atëherë, Xhojzi nuk ka veçse një qëllim: të zbulojë me çdo kusht kush ia ka dhuruar gjakun, me shpresën për të kuptuar atë që po i ndodh. Dhe të gjejë përsëri amerikanin e këndshëm që ka njohur ditën e daljes së saj nga spitali.

Komente mbi autoren

"Cecelia Ahern është mbretëresha e përrallave moderne."

Irish Times

"Legjendarja Ahern të nxit kureshtjen të mësosh se çfarë i lidh këto dy histori. Klasike."

Company

"Çelësi i suksesit të Ahernit është aftësia e saj jo vetëm për ta treguar bukur historinë, po për ta mbushur me të qeshura, lot dhe pak magji."

Mirror

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928001535
ean13
9789928001535
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2179

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhurata, Cecelia Ahern

Kjo është një histori për njerëzit, të cilët, ashtu si dhe pakot, fshehin sekretet e tyre. Ata mbulohen me shtresa derisa personi i duhur i çmbështjell dhe zbulon se çfarë ka brenda. Ndonjëherë juve u duhet të shplekseni që të gjeni me të vërtetë se kush jeni.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

Ditët e braktisjes, Elena Ferrante

Olga, një grua ende e re, e qetë dhe e kënaqur, aspak e plogësht në ambjentin e saj familjar, braktiset papritur nga i shoqi dhe rrokulliset në një vorbull të errët, por edhe të njohur nga drama njerëzore. Pasi mbetet e vetmuar me të dy fëmijët dhe qenin, e lënduar thellë shpirtërisht nga dhimbja dhe poshtërimi, nga Torinoja, ku është transferuar prej...

Çmimi 69,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Aleph

Shkojmë grabisim kuaj, Per Petterson

Ngjarjet që pasuan , vdekja aksidentale e një fëmije, ndjenja e fajit të shokut më të mirë dhe zhdukja e tij e papritur, vendimi i babait  që ta braktisë familjen për një grua tjetër, të gjitha këto do t’a trondisin përgjithmonë jetën e Trondit.

Çmimi 103,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Dashuri, Ana Huang

Dashuria mes tyre nuk duhej të kishte ngjarë kurrë… po kur ajo lind, nxjerr në dritë sekrete që mund t’i shkatërrojnë të dy… dhe gjithçka që kanë të shtrenjtë.

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU002047

Botuesi: Botimet Dudaj

Homo Faber, Max Frisch

"Homo Faber" i Max Frisch - it është një nga librat më të lexuar të shekullit të XX - të. Inxhineri Max Faber beson te këndvështrimi i tij racional për botën, derisa më në fund ai thërrmohet në dorë nga një histori dashurie. Nuk ka libër më të thellë që të rrëfejë kaq ndershmërisht se sa shumë fshihet pas çështjes së identitetit të njeriut modern.

Çmimi 80,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Frika i ka sytë e hapur, Milan Dekleva

I ndërtuar si një rrjetë tregimesh me tituj interesantë, në dukje të palidhur me njëri – tjetrin, romani rrëfen ndodhitë e vogla në jetën e Gromit, në sfondin e një Vjene shkëlqimplotë dhe Ljubjanës me borë të prapambetur.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Sytë e errësirës, Dean Koontz

Atë e quajnë materiali Uhan-400, sepse ishte zhvilluar në laburatorët e tyre RDNA-së, jashtë qytetit të Uhanit dhe ishte lloji i katërqindtë i mikroorganizmave artificialë, të krijuar në atë qëndër kërkimore. Uhan-400 është një armë e përkryer. Prek vetëm qëniët njerëzore. Asnjë krijesë tjetër e gjallë nuk mund të infektohet.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Bungalow, Danielle Steel

Lexuesit besnikë të Danielle Steel do të mrekullohen me historinë e këtij libri – një grua e një nënë e dedikuar përballë aventurave dehëse të jetës hollivudiane.

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

S'ka shpresë, Collen Hoover

Sky, një nxënëse në vitin e fundit të shkollës së mesme, njihet me Dean Holder-in, një djalë me një reputacion të keq që rivalizon të sajin. Që nga takimi i tyre i parë, ai e tmerron dhe e pushton. Ka diçka tek ai që ndez kujtimet e së kaluarës së saj thellësisht të trazuar, të një periudhe kohore që ajo është përpjekur shumë për t'a varrosur.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Vajza daneze, David Ebershoff

I vendosur në shkëlqimin e Kopenhagës, Parisit dhe Dresdenit të viteve 1920, romani zbulon kufijtë e seksit dhe gjinisë, martesës e dashurisë si dhe rrugën drejt gjetjes së vetvetes. Frymëzuar nga një histori e vërtetë, ky portret delikat ngre pyetjen: ç'duhet të bësh kur njeriu që do papritmas ndryshon?

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Muza e haresë, Goliarda Sapienza

Historia e saj është ajo e një shpirti dhe e një trupi, krejtësisht të pazgjidhshëm nga njëri-tjetri, që përshkojnë shekullin XX, me vullnetin dhe ndërgjegjen për të qenë vetvetja, plotësisht dhe me çdo kusht, pa iu ndrojtur vetmisë, pikëllimit, keqkuptimeve, luftës dhe dhunës.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Hotel “Silence”, Auður Ava Ólafsdóttir

Gjendur në këto rrethana, vendos ti bëjë një vizitë nënës në azilin e pleqve. Në kokën e tij vërtitet mendimi se vetëm me largimin nga nga kjo jetë, i vjen edhe fundi kalvarit të vuajtjeve. Blen një biletë vetëm vajtje, pa kthim, larg, për në një vend të humbur dhe të rrënuar nga lufta, si vendi më i mirë për t’i dhënë fund gjithçkaje. 

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat, Emma Cline

Kalifornia e Veriut gjatë fundit të dhunshëm të viteve '60. Në fillim të verës, një adoleshente e vetmuar dhe e menduar, Ivi Boid, shikon një grup vajzash në park dhe e mbërthen në çast liria e tyre, moskokëçarja mbi veshjet, aureola e rrezikshme e braktisjes.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)