Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Nesër në betejë mendo për mua, Javier Marias
  • Neser ne beteje mendo per mua, Javier Marias
  • Nesër në betejë mendo për mua, Javier Marias

Nesër në betejë mendo për mua, Javier Marias

Botimet Dudaj

Te "Nesër në betejë mendo për mua", Marías na jep një roman të shkruar sipas modelit të prozës filozofike që e hasim te Marcel Proust dhe Henry James... Krahas kësaj, na jep një panoramë historike dhe vetjake, tituj filmash dhe emra politikanësh, duke u shfaqur një shkrimtar i një lloji krejt tjetër.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nesër në betejë mendo për mua
Origjinali: Mañana en la batalla piensa en mí
Gjinia: Roman
Autori: Javier Marías
Shqipëroi: Shpëtim Doda
Shtëpia botuese: Fjala Publishing
Viti: 2016
Fq. 384
Pesha: 0.461 kg.
ISBN: 978-9928-176-11-0

Komente mbi librin

"Te "Nesër në betejë mendo për mua", Marías na jep një roman të shkruar sipas modelit të prozës filozofike që e hasim te Marcel Proust dhe Henry James... Krahas kësaj, na jep një panoramë historike dhe vetjake, tituj filmash dhe emra politikanësh, duke u shfaqur një shkrimtar i një lloji krejt tjetër."

The London Review of Books

"Stilist, i ftohtë e mendjemprehtë... Marías-i është një talent befasues..."

The New York Times

"Javier Marías është një nga shkrimtarët që meriton çmimin Nobel."

Orhan Pamuk

"Një shkrimtar i madh."

Salman Rushdie

"Pa dyshim, shkrimtari më i arrirë i Spanjës së kohëve tona."

Roberto Bolaño

"Marías e përdor gjuhën njëlloj siç e përdor një kirurg bisturinë për të prerë shtresimet e mishit, me qëllim që të nxjerrë në dritë të fshehtat më të thella të atij që është specia më e çuditshme: njeriut."

Winfried G. Sebald

"Shkrimtari më mendjehollë dhe më i talentuar i letërsisë bashkëkohore spanjolle."

Boston Sunday Globe

Mbi autorin

Javier Marías - bir i filozofit Julián Marías, i njohur për prirjet e tij republikane, dhe i shkrimtares Dolores Franco Marena - lindi në Madrid më 20 shtator 1951. Fëmijërinë iu desh ta kalonte në mërgim, në ShBA, për shkak të përplasjeve politike të të atit, të cilit iu ndalua deri edhe mësimdhënia në universitet, pavarësisht se ishte anëtar i Akademisë Mbretërore të Spanjës.

Pas kthimit në Spanjë, Marías mbaroi studimet për letërsi në Universitetin e Complutense-s dhe më pas u zhvendos për dy vjet në Londër, ku dha letërsi spanjolle në Oksford, për të nisur më pas jetën e shkrimtarit profesionist. Në vitin 2006 u bëh anëtar i Akademisë Mbretërore të Spanjës. Është fitues i shumë çmimeve letrare në Spanjë e nëpër botë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928176110
ean13
9789928176110
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Pacienti anglez, Michael Ondaatje

Me një bukuri të parrëfyer dhe inteligjencë, romani i Michael Ondaatje, fitues i çmimit prestigjioz Booker's Prize, ndërthur katër jetë të gjymtuara, në një vilë të braktisur italiane, në fund të Luftës së Dytë Botërore.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Vuajtje, Hande Altayli

Mendimi se njeriu ishte një lloj krijese fisnike ishte fund e krye një marrëzi. Njerëzit janë krijesat më të mjera dhe më të përçmuaranë tokë. Po të kishim pasur vetëm një grimcë fat do të kishim ardhur në këtë botë si ndonjë luan, tigër, rinoceront apo gomar.
400 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Martesë me një komunist, Philip Roth

"Martesë me njëkomunist" ështënjë histori komplekse, e treguar në nyjet e qiellit përmes monologut të vetë Philip Rothit nën petkun e Natan Zukermanit dhe mësuesit të tij të dikurshëm, filozofit Merri Ringoldit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Testamentet, Margaret Atwood

Te “Testamentet” na zbulohet ana e saj më intime, më e fshehtë dhe  autentike. Falë retrospektivës në të shkuarën, shohim të rindërtohet origjina e  Galaadit. Nuk bëhet më fjalë për mungesën e grave pjellore si shkak i parë i  distopisë, sesa për mbizotërimin meskin të një gjinie mbi tjetrën.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Treni i fëmijëve, Viola Ardone

Bazuar në ngjarje të vërteta, një histori mallëngjyese për dashurinë, familjen, shpresën dhe mbijetesën, e vendosur në Italinë e pas Luftës së Dytë Botërore - e shkruar me zemër dhe penë të fortë nga Viola Ardone.
900 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Jeta e fshehtë e shkrimtarëve, Guillaume Musso

Të njëjtën ditë, trupi i një gruaje zbulohet në një plazh dhe ishulli mbyllet nga autoritetet. Pastaj fillon një përballje e rrezikshme midis Matildës dhe Natanit, ku përplasen të vërteta të fshehura dhe gënjeshtra të pranuara, ku preken rrëshqanthi dashuria dhe frika...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Tregtari, Joseph O'Connor

Është vera më e nxehtë që është parë ndonjëherë në Dublin, por Billi Suini, një tregtar mesoburrë, me një martesë të dështuar, karrierë të luhatur e shtëpi të rrënuar, nuk do t'ia dijë për të, në mendje i vlojnë një mijë e një mendime. Pas një përpjekjeje për grabitje, vajza e tij e vogël sulmohet dhunshëm nga një grup djemsh dhe bie në koma.
1 250 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Kali valltar, Jojo Moyes

Ky është nga romanet e fundit të autores me famë botërore tashmë, sepse romanet e saj lexohen anë e mbanë botës, të përkthyera në shumë gjuhë. Por «Kali valltar» është tjetërsoj, krejt ndryshe, i pazakontë, i mrekullueshëm… Pas leximit të tij, e di, do të ndiheni krejt tjetër. Dhe kjo sigurisht është një fitore e madhe..
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Pesha e dashurisë, Sara Stridsberg

Ajo rrëfen me pasigurinë e adoleshentes, që në spitalin psikiatrik ka rënë në dashuri, dhe të gruas, që tashmë ka një fëmijë, të cilin e rrit vetë duke e mbajtur sëmundjen dhe të atin në një largësi sa intime aq edhe të trishtueshme.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Druri pa emër, Drago Jancar

"Druri pa emër" është romani i një njeriu të pushtuar nga e kaluara, nëpër të cilin rrjedh si një lumë i padukshëm dhe i pazhurmë e tërë historia. Janez Lipniku është arkivist dhe punon në Arkivin Shtetëror të Sllovenisë. Gjatë punës ballafaqohet, nga njëra anë, me kujtimet erotike të një erotomani dhe, nga ana tjetër, me tmerret e luftës të lëna në harresë.
700 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Pavdekësia, Milan Kundera

Në Francën bashkëkohore, Anjeza, e martuar dhe me një vajzë të rritur, ndihet e tëhuajësuar nga i shoqi, e bija dhe motra e saj. Në Vajmarin e shekujve 18-19, Gëtja, tashmë i martuar prej kohësh dhe drejt pleqërisë, përjeton një histori të ngatërruar me Betina Brentanon, njëzet vjet më e re se ai dhe e sapomartuar.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Morava

Stuhi shpatash 2, George R. R. Martin

"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000147

Botuesi: Ideart

Gjithë shpirtrat, Javier Marias

Javier Marías ka një talent të jashtëzakonshëm, proza e tij arrin të ndërlidhë në mënyrë mahnitëse ironinë filozofike me dhembshurinë që përlindet prej qenies sonë të rrëgjosur, prej impulseve që na shtyjnë drejt vetëshkatërrimit.
600 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Një zemër kaq e bardhë, Javier Marias

Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një sens paqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t'u shpjeguar e po aq i vështirë për t'u pranuar.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Ashtu si dashuritë, Javier Marias

Në një kafe në Madrid, çdo ditë Maria Dolz vëzhgon dy të panjohur, një burrë e një grua, dhe mahnitet nga lumturia që ata rrezatojnë. Si të ishin personazhet e dashur të një romani, uron çiftit"gjithe të mirat e botes" e shpreson që historia e tyre te jetoje përherë në lumturi.
1 200 Lekë
More