Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Përshtypje(t): 0

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.

Çmimi 1 050,00 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

Përshtypje(t): 0

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.

Çmimi 0,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përshtypje(t): 0

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000783

Botuesi: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

Çmimi 800,00 Lekë
More
Në gjendje
Më të shiturat
Perandori ose syri i ererave, Baltasar Porcel
  • Perandori ose syri i ererave, Baltasar Porcel

Perandori ose syri i ererave, Baltasar Porcel

Vlerësimi 

Në atë verë të vitit 1809, ujërat e qeta dhe të kthjellëta të gjirit të Kabrerës ndriçojnë me një dritë të keqe zbarkimin e nëntë mijë ushtarëve të ushtrisë perandorake. Ata janë syrgjynosur, pas kapitullimit në Baleare, në atë ishull të vogël të shkretë, pa ligje, pa shpresë, pa rrugëdalje, të robotizuar në copëza të hedhura në zbrazëtinë kozmike.

1 000,00 Lekë
Sasia
Në gjendje

  • Security policy (edit with Customer reassurance module) Security policy (edit with Customer reassurance module)
  • Delivery policy (edit with Customer reassurance module) Delivery policy (edit with Customer reassurance module)
  • Return policy (edit with Customer reassurance module) Return policy (edit with Customer reassurance module)
Përshkrimi

Titulli: Perandori ose syri i erërave
Origjinali: L'emperador o l'ull del vent
Gjinia: Roman
Autori: Baltasar Porcel
Shqipëroi: Bashkim Shehu
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2016
Fq. 288
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-4254-5-4

Mbi librin

Në atë verë të vitit 1809, ujërat e qeta dhe të kthjellëta të gjirit të Kabrerës ndriçojnë me një dritë të keqe zbarkimin e nëntë mijë ushtarëve të ushtrisë perandorake. Ata janë syrgjynosur, pas kapitullimit në Baleare, në atë ishull të vogël të shkretë, pa ligje, pa shpresë, pa rrugëdalje, të robotizuar në copëza të hedhura në zbrazëtinë kozmike.

Një veteran i këtyre trupave napoleoniane propozon, më 1850, rrëfimin dantesk të tragjedisë. Nga e kaluara, si nga një pus pa fund, kujtesa nxjerr në sipërfaqe vuajtjet e këtyre ushtarëve, marioneta të thjeshta, kukulla të mjera të shpërfytyruara, pre të instinktit më kafshëror të mbijetesës; imazhi enigmatik i një togeri të ekzaltuar, hije shpirthumbur e perandorit e brejtur nga ambicia; dy motra të dashuruara me të njëjtin burrë, duke ia sakrifikuar ëndrrat e tyre etjes së tij për pushtet.

Si një rezonancë e rrymave të mëdha morale dhe ideologjike të Revolucionit Francez, protagonistët e Kabrerës janë hedhur në syrin e erërave përmes një Deus ex machina: masë ripërtypëse dhe e bindur, figura emblematike të dikotomisë së fuqishme të natyrës njerëzore, viktima të përjetshme të prirjes sonë të çmendur për të arritur gjithmonë të paarritshmen.

Ky roman, me qasje njëherazi politike, filozofike dhe epistolare, regëtin nga një forcë e gjallë, madhështore dhe e dhunshme siç është shqiponja perandorake.

Fragment nga libri

Nuk ia vlen ta vazhdoj këtë rrugë, jo. Ajo që u bë, u bë. Dhe nuk e ndreqim dot, sepse, siç kam zbuluar, e habitur, bota nuk ka të bëjë fare me gjëra që mund të ndreqen, bota është botë dhe, gjithsesi, jemi ne që e përjetojmë atë me një shpirt të tmerrshëm ose me zambak në dorë. Dhe nuk di se ç'jemi ne e kush jemi, Magdalena, kush jam unë?...

Çfarë ishim ne të dyja, Magdalena? Krijesa të kushtëzuara nga pritja: të presësh një dasmë, të presësh një psherëtimë, të presësh Kungimin e Shenjtë të Altarit, të presësh kalimin e ditëve të njëpasnjëshme që s'kanë të mbaruar dhe të natës së populluar me mungesa.

Dhe ishim tetëmbëdhjetë vjeçe, dhe murgesha na kishte mësuar frëngjishten dhe na vinte të lexonim konteshën La Fajet dhe viskontin Shatobrian, çfarë emocioni zërat e tyre prej ndjenje të pacak, ndërsa në Alkerinë e Zezë, në Orlandis, në Qytet, në Majorka, gjithçka sikur ndodhte apo sikur ishte synonte pikërisht për ta ndrydhur dhe për ta fosilizuar. Kësisoj, ne prisnim vërtet Kalorësin e Heshtës dhe të Trëndafilit.

Asnjëherë s'kishim parë libra si ata të murgeshës, në shtëpi kishim vetëm "Mesharin romak", një "Histori të Shenjtë" me vizatime, "Poezitë e kahershme" të mjeshtrit Bardolet, romanthin "Gretrudi" ose "Përshpirtnia birnore"... I dinim përmendësh. Nuk dinim asgjë. Prandaj, Zherar dë Flëria, në atë pasdite dhe në atë çudi, nuk mund të ishte tjetërkush përpos atij që vinte i thirrur nga zemra e etur dhe e fshehur.

Ti i di të gjitha këto po aq mirë sa unë, Magdalena, ndonëse s'kemi folur për to: e mora me mend që e merrje me mend, kur të pashë tek e pe të hynte me mua në oborrin e Alkerisë së Zezë, të përbindshëm, të gjithë ne tek përftoheshim në lëpirje hijesh nën dritën e fenerit të portalit, që luhatej në errësirë nga të shtyrat e erës.

Mbi autorin

Baltasar Poercel lindi më 1937 në Andrax, Barcelonë. Ai mbetet një nga figurat më të famshme të letërsisë katalane. Autor kronikash dhe romancier, Baltasar Porcel ka lënë një vepër të konsiderueshme, të vlerësuar me çmime prestigjioze, si: çmimi "Sant Jordi", çmimi "Josef Pla" dhe Çmimi i Kritikës Letrare spanjolle për librin "Caballos hacia la noche".

Porcel u vlerësua, në vitin 1999, me çmimin letrar "Boccaccio Europa" në Toskanë për të gjithë veprën e tij. Ndërsa në qershor të vitit 2003, libri "Perandori ose syri i erërave" u nderua me Çmimin Mesdhetar për romanin e huaj. Ky roman është një ndërthurje e romanit historik, policor dhe ekzistencialist. Ai bazohet mbi një fakt historik: mijëra robër të ushtrisë së Napoleonit burgosen në ishullin e Kabrerës.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Përshtypjet

Write your review

Perandori ose syri i ererave, Baltasar Porcel

Perandori ose syri i ererave, Baltasar Porcel

Në atë verë të vitit 1809, ujërat e qeta dhe të kthjellëta të gjirit të Kabrerës ndriçojnë me një dritë të keqe zbarkimin e nëntë mijë ushtarëve të ushtrisë perandorake. Ata janë syrgjynosur, pas kapitullimit në Baleare, në atë ishull të vogël të shkretë, pa ligje, pa shpresë, pa rrugëdalje, të robotizuar në copëza të hedhura në zbrazëtinë kozmike.

Write your review
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: IDK

Une rrefehem, Jaume Cabre

Përshtypje(t): 0

Një roman universal. Një vepër komplekse dhe njëherësh e rrjedhshme në lexim. Epiqendra është Barcelona e ditëve tona, por në shtjellat e këtij rrëfi mi, që zgjerohen e ngushtohen si në një frymëmbajtje të shqetësuar, zëri i protagonistit që rrëfen mëkatet e veta ndërthuret me zëra personazhesh nga epoka të tjera: me tmerret e Inkuzicionit apo të kampeve...

Çmimi 1 300,00 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Pedro Paramo, Rrafshina ne flake, Juan Rulfo

Përshtypje(t): 0

"Pedro Paramo" cilësohet si një ndër romanet themelorë të letërsisë hispano-amerikane të shekullit XX. Rulfo shkroi vetëm këtë roman dhe përmbledhjen e shkurtër me tregime "Fusha në flakë", të dy të botuar në vitet 1953-1955. Më pas nuk shkroi më asgjë deri në vdekje, në vitin 1986.

Çmimi 800,00 Lekë
More
Në gjendje
16 other products in the same category:

Reference: 2105

Brand: Dituria

Emri i trendafilit, Umberto Eco

Review(s): 0

Title: Emri i trëndafilitOriginal: Il nome della rosaCategory: NovelAuthor: Umberto EcoAlbanian translator: Donika OmariPublisher: DituriaYear: 2012Pgs. 600Weight: 0.64 kgISBN: 978-9928-103-34-5  

Price ALL1,500.00
More
In Stock

Reference: SKU001069

Brand: Dituria

Suite franceze, Irene Nemirovsky

Review(s): 0

Title: Suitë francezeOriginal: Suite françaiseCategory: NovelAuthor: Irène NèmirovskyAlbanian translator: Nasi LeraPublisher: DituriaYear: 2009Pgs. 380Weight: 0.47 kgISBN: 978-99943-46-72-1  

Price ALL1,000.00
More
There are not enough products in stock