• Banner

Semundje dashurie, Ian McEwan
  • Semundje dashurie, Ian McEwan

Sëmundje dashurie, Ian McEwan

Në një ditë pranvere me erë, jeta e qetë e rrëfimtarit shkencor, Xhoi Rouz, tronditet kur ai bëhet dëshmitar i një aksidenti tragjik: një ballon me ajër të nxehtë rrëzohet nga era e fortë. Në përpjekjet për të shpëtuar djaloshin e rrezikuar në bordin e tij, një burrë vritet.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sëmundje dashurie
Origjinali: Enduring Love
Gjinia: Roman
Autori:  Ian McEwan
Shqipëroi:Albana Kozeli
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2008
Fq. 232
Pesha: 0.291 kg.
ISBN: 978-99943-51-11-4

Mbi librin

Në një ditë pranvere me erë, jeta e qetë e rrëfimtarit shkencor, Xhoi Rouz, tronditet kur ai bëhet dëshmitar i një aksidenti tragjik: një ballon me ajër të nxehtë rrëzohet nga era e fortë. Në përpjekjet për të shpëtuar djaloshin e rrezikuar në bordin e tij, një burrë vritet.

Një i panjohur me emrin Xhed Perri i bashkohet Xhoit që të mund të ndihmojë në shpëtimin e ballonistit. Por, pa e kuptuar as vetë Xhoi, atë ditë të çuditshme ndodh diçka mes tij dhe Xhedit, një diçka e tillë që e shtyn Xhedin në një obsesion tejet të fuqishëm, që do t'ia testojë atij kufijtë e arsyes, që do të kërcënojë dashurinë e tij për të shoqen, Klarisën dhe do ta çojë atë vetë, Xhoin, në zgrip të marrëzisë dhe vrasjes.

"Sëmundje dashurie" është një libër brilant kushtuar dashurisë, besimit dhe trillit mbi atë se si jeta mund të ndryshojë themelet në një çast të vetëm rastësor të saj.

Komente mbi librin

"Libër i shkruar në mënyrë të përsosur... McEwan është një stilist aq i kthjellët, pa fjalë boshe a të pakërkuara."

The New York Review of Books

"Një roman i mrekullueshëm që s'e shqit dot nga dora dhe aq origjinal."

The Washington Post

"Një fantazi e zgjuar, i mbyllur mrekullisht... Zoti McEwan ka shumë pak shokë si ai."

The Wall Street Journal

Detajet e librit
K4R2

Referencat specifike

isbn
9789994351114
ean13
9789994351114
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K4R2

Botuesi: Skanderbeg Books

E shtuna, Ian McEwans

E shtunë, 15 shkurt, 2003. Henri Perouni, një neokirurg i njohur, nuk ka gjumë. Nga dritarja e dhomës së tij, ai këqyr natën e Londrës tek gdhihet. Ai është një burrë i kënaqur me jetën e tij: vetë ai, një mjeshtër në profesion, një bashkëshort i devotshëm i Rozalindës, jurist e një gazete, një baba krenar i dy fëmijëve të aftë.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2202

Botuesi: Skanderbeg Books

Ne bregun Chesil, Ian McEwan

Dy të rinj, Florenca dhe Eduardi, sapo janë martuar në Oksford dhe kanë shkuar për muajin e mjaltit në një hotel të vogël në plazhin Chesil. Ndryshe nga sa kanë ëndërruar ata, nata e tyre e parë, nuk ka lidhje fare as me endje nëpër guralecët e plazhit me shishen e verës franceze në dorë, as me ankthin e pritjes së gjatë të të qenit bashkë, larg botës.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Ari i rremë, Maro Douka

Ndryshimi i regjimit në Greqi ishte një epokë kalimtare dhe fluide, plot kundërshtime dhe surpriza... Secili më vete dhe të gjithë së bashku kërkonin të pagabueshmen. Disa kërkonin shpërblime dhe disa heshtnin... Pikërisht në atë kohë shfaqet prozatorja e re Maro Douka, që me "Arin e rremë" hap perden dhe e vë gishtin në plagë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Erik Botime

Burri i saj, Luixhi Pirandelo

Ky roman, jo krejt i kuptuar në kohën e vet, shënon fazën tranzitore në krijimtarinë e Pirandelos kur autori kapërcen verizmin (forma që mori realizmi në letërsinë italiane në shekullin XIX, një realizëm me elemente natyralizmi) dhe kalon në modernizëm.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Sërish dashuri, Doris Lessing

Sara Durham, një shkrimtare gjashtëdhjetë e pesë vjeçare që jeton në Londër, tashmë prej vitesh një grua e ve dhe nënë fëmijësh të rritur, është duke përgatitur me ekipin e saj të teatrit një dramë të re, të bazuar në ditarët dhe jetën e Xhuli Varion – një artisteje franzeze e fillimit të shekullit, e cila ka jetuar në Martinike, muzika, pikturat dhejeta...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vetëm nuk shpëton kush, Margaret Mazzantini

Delia dhe Gaetano dikur ishin një çift. Tani nuk janë më, dhe sonte duhet të mësojnë si të mos jenë. Gjenden për darkë, në një restorant jashtë, pak kohë pasi kanë zhbërë atë që dikur ishte një familje. Ai është transferuar në një apartament, ajo ka mbetur në shtëpi me të bijtë e vegjël Kozmo dhe Niko.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Libri i Baltimoreve, Joel Dicker

Në plot 430 faqe, Markus Goldman, protagonisti i shkëlqyer rrëfen në vetën e parë historinë e familjes së madhe Goldman – tashmë të ndarë në dy shtresa shoqërore: Goldmanët e pasur që jetojnë në Baltimorë dhe Goldmanët e mesëm të Montklerit, të cilëve u përket edhe Markusi.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Aziatikë çmendurisht të pasur, Kevin Kwan

“Aziatikë çmendurisht të pasur” është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet ë ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Labirinti i zgjimit, Adam Foulds

Pylli i Epingut, 1840. I sfilitur nga lufta me alkoolin, mospërfilljen e plotë dhe imagjinatën e vet të jashtëzakonshme, poeti Xhon Kler burgoset në azilin e High Beach-it. Në të njëjtën kohë, Alfred Tenisoni, ende në moshë të re, vjen të banojë aty pranë dhe e gjen veten të përfshirë në skemat fatkeqe të pronarit dhe drejtuesit karizmatik të azilit, dr....

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Ura e Mbretit Shën Luigj, Thornton Wilder

"Ura e Mbretit Shën Luigj" është novela e autorit të mirënjohur amerikan Thornton Wilder, e cila ka fituar çmimin Pulitzer në vitin 1928 dhe ka kënaqur shijet e lexuesve në mbarë botën. Është viti 1714. Në Peru, një urë e ndërtuar nga Inkasit një shekull më parë shembet dhe bashkë me të edhe pesë njerëzit që po kalonin në të.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

E shtrejnta jetë, Alice Munro

Ja, kjo është gjithçka mbetet për t’u thënë, kjo është gjithçka që mund të gjejë lexuesi tek “E shtrenjta jetë”: gjurmët e një materiali radioaktiv, i rrezikshëm e i pushtetshëm, që ka përshkuar e dritësuar të gjitha historitë.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

E gjora vajzë e pasur, Lesley Lokko

Tri shoqe të lidhura nga një miqësi e vërtetë që në bankat e shkollës. Niki është vajza e një miliarderi, e cila kërkon dashuri dhe vëmendje nga i ati; Tori, e mbytur nga pesha e kujtimeve, është në kërkim të vetvetes; Kerin është e varfër, me një familje të çoroditur, por me një inteligjencë dhe vullnet të përkryer.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kufiri, Alessandro Leogrande

Ajo fjalë shënjon një vijë prej kilometrash të gjatë dhe vite të trashë. Është një vragë që përshkon materien dhe kohën, netët dhe ditët, brezat, ashtu si edhe vetë zërat që tregojnë për të, që ndjekin njëri-tjetrin, mbivendosen, kundërshtohen, ngjishen, zgjerohen. Është kufiri.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)