• Banner

Lotet e babait tim, John Updike
  • Lotet e babait tim, John Updike

Lotët e babait tim, John Updike

Lotët e babait tim përfshin pesë novela, në të cilat Updike trajton disa tema, disa lidhje të ndërvarshme, prindërit, bashkëshortët, aventurat jashtëmartesore, fëmijët. Aty shfaqen thekshëm ndërlidhjet, marrëdhëniet, ndërveprimet, kundërveprimet, bashkëveprimet e tyre – duke u munduar për t'u shkëputur, dhe prapë duke u bashkëlidhur ose duke kujtuar me përmallim apo me pendim të kaluarën.

6,66 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lotët e babait tim
Origjinali: My father's tears and other stories
Gjinia: Novela
Autori: John Updike
Shqipëroi: Bekim Bejta
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2010
Fq. 112
Pesha: 0.173 kg.
ISBN: 978-9951-08-113-4

Koment nga Bekim Bejta

Lotët e babait tim përfshin pesë novela, në të cilat Updike trajton disa tema, disa lidhje të ndërvarshme, prindërit, bashkëshortët, aventurat jashtëmartesore, fëmijët. Aty shfaqen thekshëm ndërlidhjet, marrëdhëniet, ndërveprimet, kundërveprimet, bashkëveprimet e tyre – duke u munduar për t'u shkëputur, dhe prapë duke u bashkëlidhur ose duke kujtuar me përmallim apo me pendim të kaluarën, prindërit, bashkëshorten apo dashnoren e mëparshme...

Një ndërlidhje e papajtueshme dhe e pandashme ndërmjet të kaluarës dhe të tashmes, mes dy familjeve, dy krijesave. Përherë, nocioni i kohës në shkrimet e Updike merr një dimension tjetër. Tri nga pesë novelat: Bashkëshortet brishtake, Si ishte në të vërtetë? dhe Lotët e babait time janë shkruar në mijëvjeçarin e tretë dhe japin një pasqyrë të njëmendët të shkrimit modern të nivelit më të lartë në të gjitha aspektet.

Mbi autorin

John Updike (1932 – 2009) është njëri nga shkrimtarët më të shquar amerikanë, njëkohësisht është shumë i njohur në qarqet letrare botërore si krjimtar në gjuhën angleze, veprat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Është fitues i shumë çmimeve: Çmimit të Librit Kombëtar për veprën "Kentauri" në vitin 1963, laureat i Çmimit Letrar Pulitzer, më 1982 dhe 1991, i dekoruar me Medaljen Kombëtare të Arteve nga Presidenti George H. U. Bush më 17 nëntor 1989.

John Updike është mjeshtër i mrekullueshëm i rrëfimit, i novelës dhe i romanit ku gërshetohen mitologjia dhe antikiteti, bota bashkëkohore dhe aventura nga më përmbajtësoret. Në artin e shkrimit, John Updike vlerësohet si një ndër novelistët më të shquar.

Novela e tij është një vepër arti e tejkujdesshme nën ndikesë të përdëllimit, që paraqitet shprehimisht përmes një stili të kthjelltësuar, sado që përshkrimet shkapërthejnë nga thellëtira e mbivrojtimit të imtësive me shfaqje gjuhësisht të ndërlikuar.

Detajet e librit
Buzuku

Referencat specifike

isbn
9789951081134
ean13
9789951081134
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2458

Botuesi: IDK

Libri i iluzioneve, Paul Auster

Gjashtë muaj pasi kishte humbur të shoqen bashkë me dy djemtë në një aksident avioni, profesori David Zimmer vazhdon të jetë i kredhur në dëshpërim, kur befas një natë rastësisht i ndodhë të shohë disa pjesë të një filmi të humbur të periudhës së filmit pa zë.

Çmimi 11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Trilogjia e Nju Jorkut, Paul Auster

Nisi me një numër të gabuar, tri zile telefoni në mes të natës dhe zëri nga ana tjetër që pyeste për dikë që nuk ishte ai. Shumë kohë më pas, kur qe në gjendje të mendonte për çka i kishte ndodhur, do të arrinte në përfundimin se asgjë nuk ishte reale veç rastësisë ...

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Në udhë, Jack Kerouac

Të çmendur për jetë, të çmendur për shëlbim, të çmendur të shpallin me të lartë, thekshëm këlthasin fërgëllimën e zemrës, dëshiruar për gjithçka njëherësh, e që kurrë s'i sheh tu hapet goja, ose të belbëzojnë qoftë edhe një fjalë të vetme të rëndomtë, por që kallen, kallen, kallen pa nda, si qirinjtë e verdhë të kishave.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001176

Botuesi: OMSCA-1

Bikini, Janush L. Vishnjevski

Në roman rrëfehet historia e dashurisë së një gjermaneje me një amerikan, në fund të luftës së Dytë Botërore.Nga Dresdeni i shkatërruar pas bombardimeve, nëpër Nju-Jorkun ku zien jeta, deri në atolin e virgjër, të paprekur nga qytetërimi, Bikini, kjo është odiseja e Anës, vajzës gjermane.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Bija plëngprishëse, Jeffrey Archer

E bija e Abelit, emigrantit polak, Florentina Rosnovski, ndan të njëjtën dashuri për Amerikën dhe ka të njëjtat ideale dhe ëndrra për të ardhmen si i ati. Por ëndrra e saj e madhe është që të ulet në karrigen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.

Çmimi 22,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Një lojë me orarin e udhëtimeve, Seicho Matsumoto

Një çift i ri i gjendur i vdekur në një plazh të shkretë, një referent ministrie i akuzuar për korrupsion dhe një orar udhëtimesh në tavolinën e dikujt, në faqet e të cilit është thurur një kalkulim perfekt. Një histori nga ato që të përpijnë menjëherë, ku edhe lexuesi përfshihet  me dëshirë të ethshme të zbulojë një krim dhe një intrige.

Çmimi 8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001331

Botuesi: Toena

Alkimisti, Paulo Coelho

Një fabul magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës. Nis udhëtimin nga shtëpia e tij në Spanjë, në Egjiptit ndeshet me një plak të çmendur ëndrrën e të cili

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Dita e opricnjikut, Vladimir Sorokin

Dita e opriçnjikut është një roman "fantapolitik", një skenar që transplan-tohet në fundin e viteve 2020 prej historisë ruse të shekullit XVI, nën carin Ivan IV, që vendosi një regjim sundimi të pakufizuar dhe terrori mbi popullsinë e fisnikërinë dhe krijoi opriçnjinën, një organizatë që vepronte si gardë policore e sovranit.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001069

Botuesi: Dituria

Suitë franceze, Irene Nemirovsky

Shkruar në zjarrin e historisë, romani "Suitë franceze" përshkruan pothuaj drejtpërsëdrejti eksodin e qershorit të vitit 1940, që përfshiu mes një rrëmuje tragjike familjet franceze të të gjitha shtresave, nga më të pasurat në më të thjeshtat.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)