• Banner

Bija plëngprishëse, Jeffrey Archer
  • Bija plengprishese, Jeffrey Archer
  • Bija plëngprishëse, Jeffrey Archer

Bija plëngprishëse, Jeffrey Archer

E bija e Abelit, emigrantit polak, Florentina Rosnovski, ndan të njëjtën dashuri për Amerikën dhe ka të njëjtat ideale dhe ëndrra për të ardhmen si i ati. Por ëndrra e saj e madhe është që të ulet në karrigen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

15,54 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bija plëngprishëse
Origjinali: The Prodigal Daughter
Gjinia: Roman
Autori: Jeffrey Archer
Shqipëroi: Aleksandër Koli
Shtëpia botuese: OMBRA GVG
Viti: 2015
Fq. 688
Pesha: 0.755 kg.
ISBN: 978-9928-06-116-4

Mbi librin

E bija e Abelit, emigrantit polak, Florentina Rosnovski, ndan të njëjtën dashuri për Amerikën dhe ka të njëjtat ideale dhe ëndrra për të ardhmen si i ati. Por ëndrra e saj e madhe është që të ulet në karrigen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Djali i artë, Riçard Kein ka lindur në luks. Është pasardhësi i një manjati bankier, është i pashëm, i suksesshëm, dhe i vendosur për të çarë vetë rrugën në jetë, dhe për të ndërtuar të ardhmen me gruan që dashuron.

Kur nuk janë më shumë se një hap larg nga realizimi i ëndrrës së Florentinës, befas gjenden në pragun e çmimit shkatërrues të pushtetit.., betejës titanike të tradhtisë e mashtrimit që zgjohet nga e shkuara, nga hakmarrja midis dy brezave shfaqet kërcënuese për të shkatërruar gjithçka që Florentina dhe Riçardi kanë luftuar për të arritur.

Ky libër është vazhdimi i sagës së "Keini dhe Abeli" dhe vazhdon të zbulojë detaje emocionuese të jetës së Florentinës–bijës së multimilionerit Abel Roznovski.

Ngjarjet e këtij romani shtrihen në një hapësirë kohore prej gjashtëdhjetë vitësh. Ato zënë fill me formimin e Florentinës, duke vazhduar me krijimin e familjes, karrierën dhe sukseset akademike dhe kulmojnë me përfshirjen e saj në politikë.

Pas vdekjes së babait, Abelit, Florentina zgjidhet në krye të Grupit Baron të hotelerisë, duke e drejtuar suksesshëm nga viti në viti atë. Qënia në krye të grupit, prekja e të gjitha majave të suksesit, përveçse përvojë, i ka rizgjuar pasionin për ëndrrën e fëmijërisë së hereshme, për të qenë edhe një udhëheqëse në politike, për të qenë lidere e botës!

Në këtë botë të egër e të errët, të dominuar historikisht vetëm nga burrat, Florentina përballet me beteja të shumta. Por a do të mbijetojë ajo përballë këtyre betejave dhe a do të bëhet Florentina Roznovski gruaja e parë president e Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Karriera e Florentinës është e rrethuar nga shumë dashuri, intriga, komplote suksese dhe fatkeqësi. Ajo që e bën befasues dhe njëkohësisht tronditës këtë libër, është qartësia e mendimit, mos kapitullimi para situatave të vështira dhe ringritja me forcë, edhe atëherë kur mendon se shpresa ka vdekur...

Mbi autorin

Shpesh është thënë se vetë historia e Jeffrey Archer do të ishte një bestseller ndërkombëtar. Ai ka lindur në Londër dhe është rritur në Somerset. Është djali i një tipografi dhe u shkollua në Wellington School dhe Brasenose College, Oxford. Pasi u largua nga Oksfordi u zgjodh në Greater London Council dhe tre vjet më vonë, në moshën 29 vjeçare u bë Member of Parliament for Louth.

Pas pesë vitesh në Commons dhe me një karrierë politike mjaft premtuese investoi në kompaninë kanadeze të quajtur Aquablast, duke ndjekur këshillën e Bankës së Bostonit. Kompania falimentoi dhe përfundoi në likuidim total. Ai së bashku me tre drejtues të saj u futën në burg për mashtrim. Mbasi kishte kryer katër vitet e dënimit, u lirua në 2003.

Jeffrey Archer është i martuar prej 46 vjetësh me Mary Archer, e cila deri në 2012 ishte kryetare e Cambridge University Hospitals NHS Foundation Trust. Çifti ka dy djem, William dhe James dhe jetojnë mes Londrës dhe Kembrixhit. Është autor i mbi 30 romaneve shumë të suksesshëm.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061164
ean13
9789928061164
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Keini dhe Abeli, Jeffrey Archer

Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

E bukura e të zotit, Albert Cohen

"E bukura e të zotit", një roman marramendës që arrin të prekë skajet më të fshehta të shpirtit njerëzor duke analizuar dhe përshkruar marrëzinë në format e saj më të larmishme, na lë një shije të hidhur, por njëkohësisht dhe hapësirë për reflektim.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Jeta fillon të premten, Ioana Parvulescu

Një të premte të dhjetorit 1897, në një nga pyjet në rrethinat e Bukureshtit, shfaqet mbi dëborë një burrë pa ndjenja, i veshur në mënyrë të çuditshme, pa mjekër e me një të folur të veçantë. Edhe ai duket se nuk e kupton ku gjendet dhe ndihet i huaj. I gjithë qyteti merret me të dhe etiketimet, supozimet dhe qëllimet që i vishen janë të shumta.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Në udhë, Jack Kerouac

Të çmendur për jetë, të çmendur për shëlbim, të çmendur të shpallin me të lartë, thekshëm këlthasin fërgëllimën e zemrës, dëshiruar për gjithçka njëherësh, e që kurrë s'i sheh tu hapet goja, ose të belbëzojnë qoftë edhe një fjalë të vetme të rëndomtë, por që kallen, kallen, kallen pa nda, si qirinjtë e verdhë të kishave.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: 2960

Botuesi: Botimet Dudaj

Ditari i nje djaloshi te klonuar, Enzo Fontana

Beniamini, në moshën 16 vjeçare, zbulon rastësisht se është kloni i të vëllait që s'e ka njohur kurrë, të vdekur tragjikisht vite më parë. Ky zbulim tronditës e turbullon deri në rrënjë jetën e adoleshentit, i cili përpiqet të kuptojë, por që nuk arrin të orientohet në këtë pështjellim gjenetik dhe emocional.

Çmimi 4,44 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001566

Botuesi: UEGEN

Baudolino, Umberto Eco

Në atë zonë të Piemontit të ulët ku, vite më pas, do të ndërtohej Aleksandria, Baudolino, një fshatar i vogël, takoi dhe i fitoi zemrën Frederik Barbarosës, i cili e birësoi. Kjo ishte një mrekulli për Baudolinon e gjorë, saqë edhe vetë sot historia nuk arrin ta imagjinojë dot.

Çmimi 9,98 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Vdes siç vdes një vend, Dimitris Dimitriadis

"Vdes siç vdes një vend" është psikanaliza letrare e një vendi që dekompozohet ngadalë, rrëfimi tronditës i një gruaje real – imagjinare, që shikon me tmerr sesi trupi i saj merr përmasat e vendit të saj të kalbëzuar dhe si përthahet çdo burim nga rrjedhin lëngjet e saj jetësore.

Çmimi 3,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Magjepsësit, Romain Gary

Narratori, Fosko Zaga, është një i moshuar. Jashtë moshe. Dyqind vjeç, ndoshta. I mbushur me dashuri, ai nuk mund të vdesë para se një njeri tjetër të dashurojë ashtu siç ka dashuruar ai, dhe të marrë stafetën.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Gungaçi, Roberto Arlt

Një vrasës mbart me vete një shkak të fortë për të justifikuar aktin e tij dhe i vetmi detaj që mundet ta zbulojë është një fletë ari në dhëmballë, ndërkohë që ekziston te gruaja që ka në dorë dorëzimin e tij një shkak më i fuqishëm për të mos e kallëzuar: dashuria.

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Lidhjet e rrezikshme, Choderlos de Laclos

Ajo fut në lojë vikont Valmontin, ish-dashnor i saj dhe Don Zhuan i njohur e i paskrupullt. Në letrat e tyre, ata thurin një rrjet të ndërlikuar intrigash për të korruptuar shpirtin dhe trupin e viktimave, si zonjushën e pafajshme Dë Volonzhë, e cila do t’i mbyllë ditët në një manastir, dhe zonjën e virtytshme Turvel, që do të vdesë nga turpi e pendimi.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000436

Botuesi: Koha Ditore

Kinkakuxhi, Jukio Mishima

"Kinkakuxhi" është bazuar në një ngjarje të vërtetë të vitit 1950 kur Japonia u trondit nga lajmi se një murg i ri budist kishte djegur të famshmin tempull "Tempulli i Artë", në Kioto. Ky tempull, një kryevepër e arkitekturës dhe e aranzhimit lulishtar budist, kishte qenë për më shumë se 500 vjet njëra ndër mrekullitë e botës japoneze.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)