• Banner

Peizazhe te pikturuara me caj, Milorad Pavic
  • Peizazhe te pikturuara me caj, Milorad Pavic

Peizazhe të pikturuara me çaj, Milorad Pavic

Libri është një sfidë për një lexim të pazakontë, pasi e jashtëzakonshme është historia e vendit të përshkruar që nuk ekziston më. Libri na ngërthen në një histori ballkanike për jetën e njerëzve të kryqëzuar në mes të së shkuarës që ata nuk mund ta zotërojnë dhe "titizmit", që ata nuk mund t'i shpëtojnë.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Peizazhe të pikturuara me çaj
Origjinali: Predeo slikan čajem
Gjinia: Roman
Autori: Milorad Pavić
Shqipëroi:Ben Andoni
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2015
Fq. 404
Pesha: 0.491 kg.
ISBN: 978-9928-20-700-9

Mbi librin

"Peizazhe të pikturuara me çaj" është romani i dytë më i njohur i Milorad Pavić, autorit serb që ishte kandidati kryesor për çmimin Nobel në letërsi në dekadën e fundit. Libri i tij që botohet në shqip për herë të parë na paraqet një formë të jashtëzakonshme romani, pasi është shkruar në formën e një misteri fjalëkryqi për ta mbushur e që duke e lexuar, duhet plotësuar horizontalisht dhe vertikalisht.

Libri është një sfidë për një lexim të pazakontë, pasi e jashtëzakonshme është historia e vendit të përshkruar që nuk ekziston më. Libri na ngërthen në një histori ballkanike për jetën e njerëzve të kryqëzuar në mes të së shkuarës që ata nuk mund ta zotërojnë dhe "titizmit", që ata nuk mund t'i shpëtojnë.

"Pioner i letërsisë postmoderne", siç është konsideruar Pavić, vjen nga tradita sllave e Hilandrit, ku ai mbahet si i fundmi dhe më i rëndësishmi i vijimësisë së saj. Vetë paraardhësit dhe personazhet e Pavić kryqëzohen.

Paraardhësi i tij ishte një skulptor, i biri i një piktori dhe artist mozaiku që pikturon peizazhe me çaj! Ngjarja e romanit flet për një arkitekt nga Beogradi që udhëton në Greqi të gjejë gjurmët e të atit, të humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928207009
ean13
9789928207009
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2215

Botuesi: Onufri

Histori te tmerrshme dashurie, Millorad Paviq

Famën ndërkombëtare ia solli romani "Fjalori Kazar" (1984), i cili u bë bestseller. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. M. Paviq zotëronte gjuhët kryesore europiane, si dhe disa gjuhë të vjetra. Ka përkthyer Pushkinin dhe Bajronin në serbisht. Ka qënë nominuar disa herë për çmimin "Nobel". Ka vdekur në Beograd më 30 nëntor 2009 nga...

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2677

Botuesi: Onufri

Fjalori Kazar, Millorad Paviq

Ç'kryevepër e mistershme, e çartur deri në harbim, e përçmueshme deri në absurd... Ky trillim artistik mjeshtëror, që e tejkalon vlerën e orgjinalit të paqenë; shkurt një histori e larmishme e shkëlqyer, e thurur prej një rrëfimtari homerik të përkryer.

Çmimi 110,40 SEK
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Çështja Finkler, Haward Jacobson

Xhulian Treslovi, një profesionist i rëndomtë dhe ish-drejtues emisionesh në BBC dhe Sem Flinkeri, një filozof, shkrimtar dhe personalitet i njohur hebre, janë shokë të vjetër shkolle. Pavarësisht marrëdhënies së acaruar dhe jetëve shumë të ndryshme, kurrë nuk i kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin apo me ish-mësuesin e tyre, Lajbor Sevcikun.

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000840

Botuesi: OMSCA-1

Bija e heshtjes, Kim Edwards

Kim Edwards ka shkruar një roman kaq intrigues, që e përpin me një frymë. Personazhet e saj do t’ju lënë pa fjalë.Në romanin “Bija e heshtjes”, Kim Edwards-i ka krijuar një tregim për keqardhjen dhe shpëtimim, për ndjenjat e ndershme të personazheve që jetojnë në varësi të së kaluarës së tyre. I shkruar me një gjuhë sh

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001830

Botuesi: Albin

Nostalgjia, Milan Kundera

Irena e Jozefi, të njohur dikur në Pragë, pa arritur të dashurohen, pas njëzet vjet emigrimi, pavarësisht nga njëri-tjetri, ndërmarrin një udhëtim për në atdheun e tyre, në Republikën Çeke.

Çmimi 63,25 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Trilogjia e Nju Jorkut, Paul Auster

Nisi me një numër të gabuar, tri zile telefoni në mes të natës dhe zëri nga ana tjetër që pyeste për dikë që nuk ishte ai. Shumë kohë më pas, kur qe në gjendje të mendonte për çka i kishte ndodhur, do të arrinte në përfundimin se asgjë nuk ishte reale veç rastësisë ...

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Çelësi i shtëpisë, Tatiana Salem Levy

Romani i Levyt është i gëzueshëm... Proza e saj është stilistikisht e pasur, e ndjerë dhe e frymëzuar. Ajo të mbërthen në emocione të fuqishme që të përshkojnë të gjithë trupin. Arkitektura e fjalës së Levyt është e mbajtur në dy raporte universale: e bukura dhe e shëmtuara.

Çmimi 55,20 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Juda, Amos Oz

Është dimri i vitit 1959, në një shtëpi të mugët dhe të vjetër të Jeruzalemit. Aty, në kthinat e saj, fati ka hedhur Shmuel Ashin, një student që e ka braktisur univeritetin dhe është braktisur nga e dashura, dhe që i duhet t’i bëjë shoqëri dhe të kujdeset për të pamundshmin dhe të moshuarin, Gershom Vald.

Çmimi 149,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat, Emma Cline

Kalifornia e Veriut gjatë fundit të dhunshëm të viteve '60. Në fillim të verës, një adoleshente e vetmuar dhe e menduar, Ivi Boid, shikon një grup vajzash në park dhe e mbërthen në çast liria e tyre, moskokëçarja mbi veshjet, aureola e rrezikshme e braktisjes.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)