• Banner

Tundimi i fundit, Nikos Kazanxaqis
  • Tundimi i fundit, Nikos Kazanxaqis

Tundimi i fundit, Nikos Kazanxaqis

Romani "Tundimi i fundit", i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. Me një gjuhë të zgjedhur e gurgulluese, Kazanxaqis përshkruan një Jezu shumë njerëzor, të tunduar, të kapluar nga frika, dyshimi dhe dhimbja, duke nxitur kështu debate, kundërshtime dhe akuza për blasfemi.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tundimi i fundit
Gjinia: Roman
Autori: Nikos Kazanxaqis
Shqipëroi: Romeo Çollaku
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 508
Pesha: 0.549 kg.
ISBN: 978-9928-200-43-3

Mbi librin

Romani "Tundimi i fundit", i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. Me një gjuhë të zgjedhur e gurgulluese, Kazanxaqis përshkruan një Jezu shumë njerëzor, të tunduar, të kapluar nga frika, dyshimi dhe dhimbja, duke nxitur kështu debate, kundërshtime dhe akuza për blasfemi.

Ky gjigant i letërsisë moderne rrëfen dashurinë dhe pasionin e një njeriu çfarëdo: Jezuit të Nazaretit. I biri i një zdrukthëtari, njeriu Jezu dëshiron të dashurohet me një grua, të krijojë familje, të jetojë si gjithë të tjerët. Në të njëjtën kohë, brenda tij kumbon i papërballueshëm zëri i Zotit, i cili e thërret drejt një jete plot sakrifica dhe një vdekjeje plot vuajtje.

Konflikti i brendshëm i njeriut, beteja midis mishit dhe shpirtit, instinkti i rebelimit dhe dëshira për t'u puqur me Zotin, shpërfaqen në një afresk rrëfyes që lartëson sakrificën e madhe të Krishtit. Në kryq, tashmë buzë vdekjes, Jezui përfytyron jetën e tij po të mos kishte ndjekur thirrjen e Zotit; ky është dhe tundimi i tij i fundit.

Fragment nga libri

Jam gënjeshtar, shtinjak, frikacak; kurrë nuk them të vërtetën, nuk ma mban; shoh një grua të kalojë dhe bëhem flakë i kuq, ul kokën, por sytë më mbushen me epsh. Nuk ngre dorë për të vjedhur, për të rrahur, për të vrarë; jo, se nuk dua, por ngaqë kam frikë; dua të ngre krye kundër sime mëje, kundër centurionit, kundër Perëndisë, por kam frikë.

Kam frikë, kam frikë; po të më hapësh barkun, do gjesh brenda Frikën, si një lepur që dridhet. Frikën, asgjë tjetër; ajo është për mua mëmë, babë dhe Perëndi. Dhe, me të thënë këto fjalë, mendja iu ndriçua; vërtet, çdo gjë në këtë botë varet nga koha; koha pjek gjithçka; po të kesh kohën e duhur, arrin të përpunosh baltën që ke në vetvete dhe ta bësh frymë; dhe, atëherë, nuk të tremb më vdekja...

Komente mbi librin

"Dinamit shpirtëror."

San Francisco Chronicle

"Një roman që provokon, trondit dhe lartëson njëkohësisht."

Time

Mbi autorin

Rikos Kazanxaqis, lindur më 1883 në Kretë dhe vdekur në Gjermani më 1957, konsiderohet sot si një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë dhe si shkrimtari më i madh grek i shekullit XX.

"Tundimi i fundit", kryevepra që mori edhe më shumë famë pasi u ekranizua në filmin me të njëjtin titull të regjisorit Martin Scorsese, përmendet shpesh si një libër i ndaluar nga Kisha.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928200433
ean13
9789928200433
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000062

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëtoj nëpër Japoni dhe Kinë, Niko Kazanxaqis

Qëllimi im nuk është të bëj art për art. Duhet të gjej një kuptim të ri në jetë dhe të shprehem. Për të arritur aty, ka tri rrugë: rruga e Krishtit - e paarritshme; rruga e Shën Palit; rruga e artit dhe e filozofisë - Tolstoi, Niçe. Zgjodha të tretën, ndaj ajo që shkruaj s'do të jetë kurrë e përsosur nga pikëpamja artistike, pasi imagjinata ime i kalon...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000405

Botuesi: Albin

Zorba, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi më 1883 në qytetin antik të Heraklionit, në ishullin e Kretës. Më 1906 diplomohet për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe më pas ndjek studimet për filologji e filozofi në Paris. Ndërkohë debuton në letërsi dhe fiton emër si autor tregimesh, dramash, esesh filozofike etj.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001854

Botuesi: Toena

Krishti kryqezohet perseri, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi në vitin 1883 në Iraklia, Kretë. Ai u dplomua për Drejtësi në Universitetin e Athinës e më pas për Filozofi në Paris. Ka jetuar sa në Paris aq edhe në Berlin, Itali, Rusi, Spanjë, Qipro, Greqi, Egjipt, Çekosllovaki, Kinë dhe Japoni. Ai ishte një ithtar i Leninit, por nuk ishte një konsekuent komunist në formim.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Udhëtim nëpër Itali, Egjipt, Sinai, Jerusalem, Qipro, More, Nikos Kazantzaki

Seria e veprave "Udhëtime", që Nikos Kazantzaki na ka lënë si thesar në dorë, janë një nga pjesët më të bukura të gjithë krijimtarisë së tij letrare. Është fakt i njohur se shpirti i tij nuk mund të gjente qetësi në vatrën e tij, Greqinë. Ai duhej të shikonte më shumë për ta vënë veten përpara një prove shumë të madhe.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ne gjendje

Zorba, Nikos Kazantzakis

Zorba ekziston në tre përmasa: si figurë jetësore (janë ruajtur qindra letra të shkëmbyera mes autorit të Kazantzakis si shkrimtar prozator; deri atëherë ai nuk shprehte mëtime në zhanrin e prozës, por ëndërronte të afirmohej si një poet i madh i të gjithë kohërave, si Homeri apo Dante Alighieri.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë, Tatiana Ţîbuleac (E-Book)

Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë...

Çmimi 560 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ngadalësia, Milan Kundera

Në bazën e kësaj fantazie libertine është një meditim i thellë mbi jetën bashkëkohore: për lidhjen e fshehtë midis ngadalësisë dhe kujtesës, për lidhjen midis dëshirës së epokës sonë për të harruar dhe mënyrës se si i jemi dorëzuar demonit të shpejtësisë, si dhe për “balerinët”, të mbërthyer në kthetrat e pasionit për të qenë kudo dhe kurdoherë...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2513

Botuesi: Te tjere

Tregimtare te gjuhes gjermane pas 1945s

Bertold Brecht, Heinrich Böll, Friedrich Dürrenmatt, Max Frisch, Günter Grass, Elias Canetti, Elfriede Jelinek dhe shumë mjeshtër të tjerë të prozës së gjuhës gjermane, përmbledhur në një libër që vendos standarde të reja në botimet tona.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2127

Botuesi: Morava

Kura e Shopenhauerit, Irvin D. Yalom

"Kura e Shopenhauerit" është një libër unik, i shkruar mirë, që gërsheton filozofinë dhe trillin në një mënyrë mahnitëse. Është nga ata libra që të ndryshojnë mënyrën e të menduarit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Aleksandri, Valerio Massimo Manfredi

Manfredi rrëfen në këto tri romane për një njeri të pazakonshëm, që i kushtoi jetën realizimit të ëndrrës për të sunduar botën. "Aleksandri" nuk është vetëm një histori e jashtëzakonshme e perandorisë, mistereve, hakmarrjeve, betejave, por është edhe histori e një dashurie të madhe, vuajtjes dhe vetmisë trishtuese.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Gjysmëmollë, Matteo Bussola

Çfarë ndodh kur kupton, për herë të parë, që dikush të pëlqen? Viola e kuptoi se po e shihte Markon me tjetër sy një pasdite tetori, ditë e hënë, në oborrin e shkollës, teksa ai luante futboll dhe retë e mëdha të bardha vraponin në qiell; njëra prej tyre i ngjasonte një ariu.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Estetika e letërsisë, Massimo Fusillo

Viteve të fundit estetika dhe letërsia kanë përjetuar një periudhë transformimi të thellë: estetizimi i përhapur që karakterizon botën aktuale, imagjinarja që gjithnjë e më tepër merr trajtë pamore, revolucioni i studimeve kulturore, ia kanë ripërcaktuar kufijtë

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Ëndrrat e ujqve, Yasmina Khadra

Si u kthye djali i pashëm që shoqërohej me poetët dhe ëndërronte famë e pasuri në biznesin e filmit, në një vrasës mizor që masakronte gra e fëmijë pa iu dridhur dora? "Ëndrrat e ujqve" tregon shndërrimin e tij me hollësi magjepsëse dhe gjuhë të gjetur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Lista e Shindlerit, Thomas Keneally

Romani i Keneally-t nuk është thjesht një akt i zbardhjes së dëshmive tronditëse apo i kronologjisë së ngjarjeve në geton naziste në Krakov... por një vepër monumentale, që dëshmon me sinqeritet mbi personalitetin e industrialistit nazist Oskar Shindler, që i ktheu fabrikat e tij të emalimit në Poloni, në uzina për prodhimin e municioneve për makinerinë e...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001210

Botuesi: Morava

Kur qau Nicja, Irvin D. Yalom

Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti do të luhej në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, themeluesi i psikanalizës, është në kulmin e karrierës së tij.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)