• Banner

Perandoria e Diellit, J. G. Ballard
  • Perandoria e Diellit, J. G. Ballard
  • Perandoria e Diellit, J. G. Ballard

Perandoria e Diellit, J. G. Ballard

Një libër nga ata që pasi e lexon, ke dëshirë ta lexojnë sa më shumë njerëz të tjerë, vepër e një shkrimtari të madh, e sjellë mjeshtërisht në shqip nga shkrimtari e përkthyesi Bashkim Shehu. Historia mbresëlënëse e një djali anglez njëmbëdhjetë vjeçar, Xhimit, që jetonte qetësisht bashkë me prindërit biznesmenë në Shangai.

11,45 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Perandoria e Diellit
Origjinali: Empire of the Sun
Gjinia: Roman
Autori: J. G. Ballard
Shqipëroi: Bashkim Shehu
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2015
Fq. 374
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-136-35-0

Mbi librin

J.G.Ballard, i konsideruar si një ndër autorët më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore, i kthyer tashmë në një kult. Një roman i bërë bestseller në mbarë botën, bazuar në autobiografinë e vetë autorit, që frymëzoi një ndër filmat më të famshëm të regjisorit Steven Spielberg.

Një libër nga ata që pasi e lexon, ke dëshirë ta lexojnë sa më shumë njerëz të tjerë, vepër e një shkrimtari të madh, e sjellë mjeshtërisht në shqip nga shkrimtari e përkthyesi Bashkim Shehu. Historia mbresëlënëse e një djali anglez njëmbëdhjetë vjeçar, Xhimit, që jetonte qetësisht bashkë me prindërit biznesmenë në Shangai, deri ditën kur, të nesërmen e sulmit japonez mbi Pearl Harbour, ushtria japoneze hyn në Shangai, dhe në pështjellimin e madh të krijuar, ai humbet prindërit e mbetet krejt i vetëm në qytetin e kredhur në kaos.

Dhe kështu, nis historia e përpjekjeve të tij për mbijetesë, që nga rrugët e vilat e braktisura të Shangait të pushtuar, deri në kampin-burg për qytetarët perëndimorë të kapur nga japonezët, ku ai kalon vitet e luftës, deri sa hedhja e bombës amerikane mbi Hiroshima i dha asaj fund.

Komente mbi librin

"Një roman i jashtëzakonshëm, të cilin pasi e ke filluar, s'e lëshon dot nga dora, që sjell një ndër personazhet më mbresëlënës të letërsisë së shekullit të XX-të."

Piro Misha

"Një arritje e jashtëzakonshme."

Angela Carter

"I mrekullueshëm, për nga forma, përmbajtja, stili. Një ndër veprat madhore të letërsisë së shekullit të XX-të."

William Boyd

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928136350
ean13
9789928136350
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000436

Botuesi: Koha Ditore

Kinkakuxhi, Jukio Mishima

"Kinkakuxhi" është bazuar në një ngjarje të vërtetë të vitit 1950 kur Japonia u trondit nga lajmi se një murg i ri budist kishte djegur të famshmin tempull "Tempulli i Artë", në Kioto. Ky tempull, një kryevepër e arkitekturës dhe e aranzhimit lulishtar budist, kishte qenë për më shumë se 500 vjet njëra ndër mrekullitë e botës japoneze.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001196

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Patriotizëm, Jukio Mishima

Në ç'pozitë të çuditshme duhet të gjendet një njeri i prirur për të zbuluar veten në moshën 38 vjeçare? Rinia e tij tashmë i përket të shkuarës së largët. E megjithatë, periudha e kujtimeve q nis me fillin e fundit të rinisë e që shtrihet deri në të tashmen, e kanë tharë prej çdo mbrese të gjallë.

Çmimi 9,37 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Guri i durimit, Atiq Rahimi

Diku në Afganistan ose gjetkë, në mes të luftës civile, një grua kujdeset për burrin e saj, i cili, pasi ka marrë një plumb në qafë, ndodhet në gjendje kome. Ajo vuan gjithë vuajtjet e botës, në pritje të asgjëje. Në harmoni me këtë hapësirë të zhveshur e të zbrazët, Atiq Rahimi shprehet përmes fjalish të shkurtra emërore dhe të përsëritura.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001129

Botuesi: Dituria

Zjarri i gënjeshtrave, Gabriella Magrini

Historia e një familjeje, nga Lufta ll Botërore deri në ditët tona. Në qendër Alesandro dhe Federika, vëlla e motër, të lidhur nga një ndjenjë e thellë, një lidhje kaq e fortë sa që përligj deri edhe gënjeshtrat e shtirjet, tinëzinë e të vërtetave të dhimbshme, mjaft që të ruhet qetësia dhe dashuria mes tyre.

Çmimi 8,85 
More
Ne gjendje

Botuesi: Ideart

Kumbari, Mario Puzzo

Ky roman është një vullkan! Një shpërthim i vitalitetit të vrazhdë, i besnikërisë dhe traditës së mirëllogaritur. Romani është i përshkruar tej e mbanë nga trafiqet e mëdha, vrasjet e kobshme, seksi amerikan dhe dashuria siciliane.

Çmimi 9,37 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Mos mbill urrejtje, Angie Thomas

Stari jeton në dy botë: lagjia e varfër ku ka lindur dhe është rritur, dhe shkolla e saj për të pasurit në periferi. Ekuilibri i vështirë ndërmjet dy botëve të saj prishet, kur Stari bëhet e vetmja dëshmitare për vrasjen fatale nga një polic e shokut të saj të ngushtë, Khalilit.

Çmimi 15,62 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pema

451 Farenhajt, Ray Bradbury

451 farenhajt është tashmë një klasik i letërsisë botërore ku ngjarja zhvillohet në një të ardhme distopike. Sot, mesazhi që përçon kjo vepër ka fituar rëndësi më shumë se kurrë më parë.

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Një me ty, Sylvia Day

"Një me ty", një roman jashtëzakonisht prekës dhe joshës, është finalja e shumëpritur e sagës "Crossfire", një histori e zjarrtë dashurie, që ka bërë për vete miliona lexues në mbarë botën. Romani i pestë i serisë "Crossfire" e sjell historinë e Gidionit dhe të Ivës në një përfundim të kënaqshëm.

Çmimi 12,49 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Lord Mord, Milos Urban

Ky thriller tundues i vendosur në kryeqytetin çek, të sjell në vëmendje një kokteij romance, vrasjesh dhe misteresh në stilin e Bulgakovit. Ky roman origjinal e i mprehtë gotik tregon historinë e një skermisti pasionant dhe një joshës femrash i shthurrur në Pragën e shek. të 19, i cili ngre krye i vetëm kundër shkatërrimit të lagjes së famshme hebreje.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: 2459

Botuesi: Toena

Tinguj dhe plumba, Giuseppe Scelsi

Kur muri i fortë i ideologjive thyhet e bëhet copa, mijëra shqiptarë bien në një dëshpërim të thellë. Sistemi shkërmoqet, idetë dhe ndjenjat tronditen, ndërsa ngurtësia e një regjimi me dhjetëra vite i mbyllur në vetvete shpie në egërsimin e njerëzve.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Një vetmi me shumë zhurmë, Bohumil Hrabal

Ironia prageze është melankolia e një bëme eterne, një lojë në dukje infantile, e krisur dhe e marrë në kuptimin sipëran, është beteja e kotë për njeriun dhe vizionin e tij të botës që e rrethon, është luftë e hominizmit ndaj humanizmit formal dhe konvencional, një betejë kundër asoj teorie lumturake të shtetit dhe kundër aparatit burokratik.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Qielli i rremë, Julio Cortazar

Shpjegimi i alkimisë së fiksioneve të Cortázar-it, që shkrin fantazine me irreale me jetën gazmore te trupit dhe te mugés, jetén e imagjinates, te lire dhe pa pengesa, me jetén e kushtezuar të trupit dhe të historisë, qendron te stili. Një stil që mrekullisht shkërben rrefimin gojor, zhdervjelltésinë e rrjedhshme të së folurés sé perditshme, shprehjen...

Çmimi 13,01 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)