Titulli: Korrigjimet
Origjinali: The Corrections
Gjinia: Roman
Autori: Jonathan Franzen
Shqipëroi: Orjeta Marku, Elga Mitre
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2015
Fq. 656
Pesha: 0.671 kg.
ISBN: 978-9928-4279-1-5
Mbi librin
Lambertët, një familje gati tradicionale e mesperëndimit amerikan, po shpërbëhet diku mesit të shekullit të njëzetë. Të tre fëmijët e Alfredit dhe Enisdës, largohen dhe nisin secili një jetë të re në lindje të vendit.
Autori i ndjek jetët e tyre hap pas hapi, me një kronologji marramendëse dhe të pasur me detaje mbresëlënëse, tek enden e përpiqen mes së shkuarës që shpesh i përndjek, së tashmes që i vërvit nëpër befasira dhe së ardhmes së paqartë e dyshimtare.
Deri në Krishlindjet e fundit kur familja do të bëhet bashkë, që përkojnë me nisjen e mileniumit të ri, autori ndërton një histori të mrekullueshme, njëherësh pikturon peizazhin e plotë të Amerikës e jetës amerikane pak para shtatorit 2001, vit kur u botua kjo vepër.
Kritika e cilësoi menjëherë autorin e saj ndër shkrimtarët më të mëdhenj amerikanë, i cili dizenjon mrekullisht shoqërinë amerikane sot, urat e brishta me Europën, lëvizjet dhe ndikimet e politikave globale në jetën e njerëzve, dhe mbi të gjitha psikologjinë e njeriut të gjendur në zgrip të jetës së vet, tek shqyrton jo pa shkujdesje veten dhe të tjerët përreth. Me një humor të hollë dhe të rrallë, Jonathan Franzen të mbërthen dhe të argëton pa fund.
Komente mbi librin
"Korrigjimet" është një sagë konvencionale realiste e dinamikës së brezave të familjes... e tillë që të fut nën magji e përkohësisht të eklipson çdo gjë tjetër që mund të kesh lexuar."
The New York Times
"Statusi letrar i Fanzenit: ankthi; librat e tij mund të mos jenë prej Tolstoi, por në të vërtetë i përkasin letërsisë brilante."
The Guardian