• Banner

Dita Dites, Terezia Mora
  • Dita Dites, Terezia Mora

Dita Ditës, Terezia Mora

Romani fillon me një pamje të dhunshme: Një burrë gjendet i varur kokëposhtë në një kënd lojërash të një lagjeje të rrënuar të një metropoli gjerman. Është Abel Nema, një fenomen gjuhësor që di dhjetë gjuhë, por që rrallë e dëgjon t'i përdorë ato në bisedat e përditshme.

15,62 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dita Ditës (kopertina e trashë)
Origjinali: Alle Tage
Gjinia: Roman
Autori: Terèzia Mora
Shqipëroi: Anila Shuka
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2015
Fq. 384
Pesha: 1.021 kg.
ISBN: 978-9928-186-55-3

Mbi librin

Romani fillon me një pamje të dhunshme: Një burrë gjendet i varur kokëposhtë në një kënd lojërash të një lagjeje të rrënuar të një metropoli gjerman. Është Abel Nema, një fenomen gjuhësor që di dhjetë gjuhë, por që rrallë e dëgjon t'i përdorë ato në bisedat e përditshme.

E përditshmja e këtij të riu nga Ballkani, i cili është arratisur prej vendit të tij për shkak të luftës, është e vetmuar, megjithë aftësitë e tij të jashtëzakonshme dhe gatishmërisë së shumë njerëzve për ta ndihmuar. Ai përpiqet disa herë të zërë vend në botën e re, punon si përkthyes, si mësues, shëtit vendin dhe shtetet fqinjë, e prapëseprapë mbetet jashtë saj.

Kapitull pas kapitulli zbulohen copëza nga jeta e tij dhe nevojitet durimi i një arkeologu për të krijuar prej këtij mozaiku ndodhish, personazhesh, fjalish të paplota apo fjalësh një tablo. E megjithatë tabloja mbetet e pjesshme: "Të tërën e njeh vetëm Zoti", thotë dikur Abel Nema.

Fragmente nga libri

Ajo që rrëfej unë janë ngjarje zemërthyese dhe/ose komike. Të skajshme dhe të çuditshme. Tragjedi, farsa, tragjedi të mirëfillta. Vuajtje fëmijërore, njerëzore, shtazore. Mallëngjim i mirëfilltë, sentimentalizëm i parodizuar, besim i sinqertë dhe dyshues. Katastrofa, vetëkuptohet.

Natyrore ose të tjera. E sidomos: mrekulli. Sa për to, kërkesa është gjithnjë shumë e madhe. Ne i blejmë mrekullitë gjithandej. Ose i marrim. Mrekullitë për ne janë. Jo më kot quhemi koha e mrekullive. Ata kanë martirët, ne kemi mrekullitë. Kuptoni.

Vendet latine janë veçanërisht të frytshme. E mira Babiloni e vjetër. Dhe, natyrisht, Transilvania. Ballkani e të tjerët. Vërtet i zotëroni ju të gjitha këto gjuhë? Të dhjeta?

Një njeri që duket si Krishti pa mjekër nuk mund të mos jetë gënjeshtër, apo jo? Ose si Rasputini. Rasputini është më mirë. Pas shpine kështu do t'ju quaj, dakord? Ç'të reja kemi nga Rasputini?

Në fakt njësoj është, i tha burri, një redaktor, Abel Nemas, kur e pa për herë të parë dhe të fundit. Për mua, gënjeni dhe/ose shpikni edhe ju. Kryesorja, të jetë e mirë. Ju më kuptoni?

Mirë, mirë, mirë. Shumë mirë. Me që ra fjala, nuk ka fare nevojë të gënjehet. Jeta është e mbushur me rastësi të tmerrshme dhe ngjarje të panumërta. Ju kuptoni.

Koment nga Juria e Çmimit të Panairit të Lajpcigut

"Një epos polifonik në prozë, një lloj legjende bashkëkohore shenjtorësh para sfondit të luftës së Jugosllavisë dhe një skicë e çartur për turpin e të qenit në botë në momentin e gabuar."

Mbi autoren

Terèzia Mora u lind më 1971 në Sopron të Hungarisë dhe prej vitit 1990 jeton në Berlin. Ajo punon si shkrimtare dhe përkthyese nga hungarishtja dhe ka fituar shumë çmime. Krahas atij të Panairit të Lajpcigut për këtë roman, në vitin 2013 ajo fitoi Çmimin e Librit Gjerman për romanin "Das Ungeheuer".

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928186553
ean13
9789928186553
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000060

Botuesi: Botimet Dudaj

Romani i një të pafati, Imre Kertesz

Pa kurrfarë orvatjeje për t'u shprehur me superlativa, por me "Romanin e një të pafati" Imre Kertesz ka shkruar më shumë sesa një libër. Ka gjetur mjetet më të përkora gjuhësore për të fshehur atë që duket, por që flet shumë.

Çmimi 9,37 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001578

Botuesi: Skanderbeg Books

Ishulli i mundshëm, Michel Houellebecq

"A më bën të përjetshëm klonimi?" - kjo pyetje e mundon Danielin, një burrë i palumtur nga jeta dhe dashuria. Pas dy martesave, e para vetëm dashuri, ndërsa e dyta vetëm seks, dhe disa rimishërimeve në klone pasardhës që iarrin me ndihmën e sektit të Elohimitëve, Danieli klon, sikurse qëniet njerëzore nga rrodhi, bëhet i ndërgjegjshëm mbi gravitetin e...

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje

Referenca: 2677

Botuesi: Onufri

Fjalori Kazar, Millorad Paviq

Ç'kryevepër e mistershme, e çartur deri në harbim, e përçmueshme deri në absurd... Ky trillim artistik mjeshtëror, që e tejkalon vlerën e orgjinalit të paqenë; shkurt një histori e larmishme e shkëlqyer, e thurur prej një rrëfimtari homerik të përkryer.

Çmimi 9,99 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Nënshtrimi, Michel Houellebecq

Francë, viti 2022. Pra, shtatë vjet pas 7 janarit tronditës të këtij viti, kur sulmi terrorist mbi revistën satirike Charlie Hebdo, ndodhi po ditën e publikimit të "Nështrimit". Libri u shit qysh në orët e para në mënyrë marramendëse, si rrallë ndonjë autor francez deri më sot, dhe vazhdon ende të jetë ndër librat më të shitur e më të përfolur në botë.

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Zogjtë vdesin duke kënduar, vol. 2, Colleen McCullough

Diku në Australi, tri breza të jashtëzakonshëm të familjes Kliri jetojnë mes gëzimit e trishtimit, sfidës së hidhur e ngadhënjimit madhështor - të udhëhequr nga ëndrra, të mbështetur nga fuqia e karakterit... të rrënuar nga pasionet e errëta, dhuna dhe skandali që shoqërojnë dashurinë e ndaluar.

Çmimi 13,01 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Rrethi i Princeshës Sulltana, Jean Sasson

Sulltana ishte ndryshe nga çdo anëtar i familjes mbretërore që kisha takuar. Ajo ishte e re dhe e bukur. Flokët e zinj i binin mbi supe dhe sytë i shkëlqenin nga kurioziteti. Buzët i çeleshin vazhdimisht nga të qeshurat e çlirëta. Me veshjet e kushtueshme, e stolisur me bizhuteri që të tërhiqnin menjëherë syrin, Sulltana merrte vëmendjen e çdo personi...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Paula, Isabel Allende

Kështu fillon romani i Isabel Allende – s, kushtuar vajzës së saj. Paula, lindur më 22 tetor 1963, është e lumtur, e dashuruar, jeton në Madrid, punon... Një jetë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e së ëmës që, tashmë, është e famshme. Dy gra, dy fate të ndryshme.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kalorësi i bronztë, Paullina Simons

"Kalorësi i Bronztë" paraqet tmerret e sulmit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore në Rusi dhe fatet e kryqëzuara të dy të dashuruarve. Dy motra, Tatiana dhe Dasha, ndajnë të njëjtin krevat, në një dhomë tepër të ngushtë, me vëllain dhe prindërit.

Çmimi 15,62 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Muza e haresë, Goliarda Sapienza

Historia e saj është ajo e një shpirti dhe e një trupi, krejtësisht të pazgjidhshëm nga njëri-tjetri, që përshkojnë shekullin XX, me vullnetin dhe ndërgjegjen për të qenë vetvetja, plotësisht dhe me çdo kusht, pa iu ndrojtur vetmisë, pikëllimit, keqkuptimeve, luftës dhe dhunës.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Hah, Birgul Oguz

Hah rrëfen udhëtimin shpirtëror të një gruaje të re të brengosur për humbjen e idealeve të saj të vendlindjes. Solide, krijuese, e zhurmshme si një stuhi, çdo histori është një meditim i fuqishëm në aktin e zisë, duke fiksuar imazhe mbresëlënëse në mënyra të ndryshme dramatike, zemërim, dashuri, frustrim, kapriço, butësi dhe mall.

Çmimi 4,16 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kurrën e Kurrës, Colleen Hoover

Tani Çarli dhe Sajlesi duhet të bashkëpunojnë për të zbuluar të vërtetën e asaj që po u ndodh, po sa më shumë që mësojnë për çiftin që kanë qenë… aq më shumë vrasin mendjen pse vazhdonin të qëndronin së bashku.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Shuma e ditëve, Isabel Allende

Vitet që pasuan vdekjen e së bijës, Paulës, Isabel Alende i përshkruan në formë ditari, duke bërë një kronikë të familjes, të cilën e ka mbledhur me mund në Kaliforni. Kujtimet ndërthuren me reflektimet mbi jetën, mbi veprën e saj dhe mbi botën bashkëkohore.

Çmimi 11,45 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Sërish dashuri, Doris Lessing

Sara Durham, një shkrimtare gjashtëdhjetë e pesë vjeçare që jeton në Londër, tashmë prej vitesh një grua e ve dhe nënë fëmijësh të rritur, është duke përgatitur me ekipin e saj të teatrit një dramë të re, të bazuar në ditarët dhe jetën e Xhuli Varion – një artisteje franzeze e fillimit të shekullit, e cila ka jetuar në Martinike, muzika, pikturat dhejeta...

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Lidhjet e rrezikshme, Choderlos de Laclos

Ajo fut në lojë vikont Valmontin, ish-dashnor i saj dhe Don Zhuan i njohur e i paskrupullt. Në letrat e tyre, ata thurin një rrjet të ndërlikuar intrigash për të korruptuar shpirtin dhe trupin e viktimave, si zonjushën e pafajshme Dë Volonzhë, e cila do t’i mbyllë ditët në një manastir, dhe zonjën e virtytshme Turvel, që do të vdesë nga turpi e pendimi.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)