Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Nata e fundit e Kadafit, Yasmina Khadra
  • Nata e fundit e Kadafit, Yasmina Khadra

Nata e fundit e Kadafit, Yasmina Khadra

Bota Shqiptare

Kolonel Kadafi jeton i tmerruar orët e tij të fundit. I braktisur nga të gjithë, plot dyshime, e kuptoi tepër vonë shkatërrimin ku qe zhytur vendi dhe tani vetmia e detyron të shohë brenda vetes e të mendojë për jetën e tij.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nata e fundit e Kadafit
Origjinali: The Dictator's Last Night
Gjinia: Roman
Autori: Yasmina Khadra
Shqipëroi: Nonda Varfi
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2015
Fq. 204
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-9928-00-151-1

Mbi librin

Kolonel Kadafi jeton i tmerruar orët e tij të fundit. I braktisur nga të gjithë, plot dyshime, e kuptoi tepër vonë shkatërrimin ku qe zhytur vendi dhe tani vetmia e detyron të shohë brenda vetes e të mendojë për jetën e tij.

Megalomania e shtynte të besonte se ishte mishërimi i popullit të vet. Narcizist, i ekzaltuar nga lufta shpëtimtare e dikurshme, "më i përuluri ndër zotërinjtë", e udhëhiqte popullin e tij duke asgjësuar armiqtë e duke sfiduar të fuqishmit e botës. Po çfarë ka mbetur nga çmenduria e tij tani që vetë populli i tij, pasi e ka përmbysur e sharë, përgatitet ta linçojë?

"Nata e fundit e Kadafit" tregon një njeri të lindur nën shenjën e padrejtësisë, që ëndërron shpëtimin. Në ato orë fatale të rënies, Kadafi u rikthehet çasteve kur kishte besim te populli i tij dhe te vetja, kur donte të zhdukte varfërinë dhe shfrytëzimin e tij. Por madhështia e atij vizioni dhe pushteti qe kthyer në tmerr dhe autoritarizëm.

Me një gjuhë të shkëlqyer, "Nata e fundit e Kadafit" gërmon në shpirtin e errët të revolucionarit të pandreqshëm, të ëndërrimtarit të përgjakshëm, të burgosur nga veprimet dhe ankthet e tij, nga fiksimet e frikërat, i cili tani sheh të përmbyset bota, reale dhe imagjinare, autor dhe aktor kryesor i së cilës është ai vetë.

Duke e treguar në vetën e parë jetën e Kadafit, Yasmina Khadra e intrigon lexuesin duke ndërtuar portretin e një personazhi tepër kompleks, mizor dhe të brishtë njëkohësisht, të një zoti mbi tokë që papritur zbulon se është njeri. Me këtë libër, Yasmina Khadra konfirmohet si një nga shkrimtarët më të guximshëm dhe të thellë të Mesdheut.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928001511
ean13
9789928001511
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Familja e katit të sipërm, Lisa Jewell

Ky libër i shkruar me kaq mjeshtëri, të mban frymën pezull dhe shpërfaq historinë e dy familjeve që jetojnë në një shtëpi të mbushur me sekretet më të errëta.
1 200 Lekë
More

Vasha dhe djali, Jon Thortharson Thoroddsen

Personazhet e tij s'janë kalorës, mbretër, heronj apo heroina, por njerëz të thjeshtë, me halle të thjeshta, me të cilat përballej shoqëria islandeze e shekullit XIX.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001523

Botuesi: OMBRA GVG

Shpirt pezull, Margaret Mazzantini

...një ditë me shi e zogj që ndotin rrugët, një vajzë peëmbedhjetë vjçare që aksidentohet me motorin e saj, një ambulancë që turret drejt spitalit ku punon kiriug i ati i vajzës. Është ai që ngjarja e ka vendosur përballë fatit dhe operacionin e së bijës e lë në duart e kolegut të tij neurokirurg.
800 Lekë
More

Referenca: 2550

Botuesi: Toena

Shkretetira, J. M. G. Le Clezio

Lala e vogël është pasardhëse e "burrave blu", luftëtarëve të Shkretëtirës së Saharasë. Pas vdekjes së nënës, ajo shkon të jetojë te halla e saj në një lagje të varfër të qytetit, por Lala nuk mund t'i harrojë ata.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001507

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i Vampirit: Lufta, L. J. Smith

Dy vëllezër vampirë, të mbështjellë nga hija e një misteri mijëvjeçar, luftojnë për dashurinë e Elenës së re. Dejmoni ka vendosur që ajo do të bëhet mbretëresha e territ dhe është i gatshëm të vrasë edhe të vëllanë që t`ia arrijë qëllimit.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Valeria, Sara Stridsberg

Te Valeria, një rrëfimtar i paemër viziton sërish dhomën ku vdiq Solanasi, sallën e gjyqit ku u shpall fajtore për vrasje në tentativë të Andi Warholit, djerrinat e Georgias ku kaloi fëmijërinë e u përdhunua sistematikisht dhe spitalet psikiatrike ku u mbyll. 
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Kerol, Patricia Highsmith

Jeta e dy grave mori ngjyra të tjera, sapo sytë e tyre u ndeshën. Befas gjithçka ndryshoi dhe i dha realitetit të jetës së përditshme të tjera ndjesi, lumturinë, aventurën, emocionet dhe gjallërinë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Bretkosa, Mo Yan

Romani përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Mali i Vogël, Elias Khuri

"Mali i vogël" është emri popullor i lagjes së krishterë Eshrafija, në lindje të Bejrutit, ku u rrit tregimtari..., kohë para se pesë burra të kërcejnë në një xhip, me mitraloza në krahë, për të marrë në pyetje nënën e tij.
600 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Mikesha gjeniale, Elena Ferrante

Dy vajza jetotojnë në një univers dhune, xhelozie, trekëndësha dashurie dhe çrregullime politike, ato janë dy personazhe të paharrueshme... E megjithatë, është aftësia e Ferrantes për të paraqitur të vërteta përvëluese që u jep këtye librave një fuqi të papërmbajtshme... Ferrante shfaqet si një Dickens i shekullit XXI, që lexuesit i kërkojnë me ngulm...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Batakçiu, Orhan Kemal

Shitej drogë, opium, falsifikoheshin raportet e dentistëve dhe të dënuarit rrinin jashtë deri natën vonë... dhe më e keqja ishte se Drejtori i mëparshëm vinte në burg i dehur tapë dhe luante kumar me të dënuarit. Avokati, edhe pse i dinte të gjitha këto, bërtiti gjoja sikur ishte i befasuar.
500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Bota sipas Garpit, John Irving

Xheni Fillds ishte feministe, para se feminizmi të kthehej në modë. Ajo është infermiere, s'ka asnjë fije interesi ndaj burrave, e megjithatë, dëshiron të bëhet nënë. Një ushtar i plagosur, shtruar në spitalin ku punon ajo, do të bëhet "preja" dhe "dhuruesi i spermës" për djalin e ardhshëm të paligjshëm të Xhenit, Garpin.
960 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Një grua tjetër, Emmanuele Bernheim

Dhe, pak nga pak, dashuria e Tomasit mbush tërë jetën e Klerit, të cilës i pëlqen ta imagjinojë jetën e të dashurit deri në detajet më të imëta. Dhe veçanërisht gruan e tij. Në të vërtetë, Tomasi nuk rri kurrë më shumë se një orë e gjysmë me Klerin, sepse duhet të shkojë pranë gruas dhe fëmijëve të tij.
500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001169

Botuesi: Bota Shqiptare

Dallëndyshet e Kabulit, Yasmina Khadra

Drithërues... I fuqishëm, surreal... Një meditim i sakrificës së fundit të dashurisë... Khadra me mjaft mjeshtëri zbulon shkatërrimin e marrëdhënieve njerëzore në një shoqëri mbytëse.
700 Lekë
More

Referenca: 2712

Botuesi: Bota Shqiptare

Kusherira K, Yasmina Khadra

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet.
500 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Ëndrrat e ujqve, Yasmina Khadra

Si u kthye djali i pashëm që shoqërohej me poetët dhe ëndërronte famë e pasuri në biznesin e filmit, në një vrasës mizor që masakronte gra e fëmijë pa iu dridhur dora? "Ëndrrat e ujqve" tregon shndërrimin e tij me hollësi magjepsëse dhe gjuhë të gjetur.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Atentatorja, Yasmina Khadra

Një grua e re hedh veten në erë mes një restoranti të mbushur plot në Tel-Aviv. Doktori Amin Xhafari, kirurg izraelian me prejardhje arabe, operon pa pushuar të mbijetuarit e sulmit vetëvrasës.
800 Lekë
More