• Banner

Njeqindvjecari qe u hodh nga dritarja dhe u zhduk, Jonas Jonasson
  • Njeqindvjecari qe u hodh nga dritarja dhe u zhduk, Jonas Jonasson

Njëqindvjeçari që u hodh nga dritarja dhe u zhduk, Jonas Jonasson

Alan Karlsoni mbush njëqind vjeç dhe shtëpia e të moshuarve ku ai banon, vendos t'ia festojë ditëlindjen me bujë, ku do të jenë të pranishëm gjithë autoritetet vendore. Por Alani ka një ide krejt tjetër.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Njëqindvjeçari që u hodh nga dritarja dhe u zhduk
Origjinali: Hundraåringen som klev ut genom fönstret och försvann
Gjinia: Roman
Autori: Jonas Jonasson
Shqipëroi: Margarita Sulaj Skënderi
Shtëpia botuese: Fjala Publishing
Viti: 2015
Fq. 360
Pesha: 0.337 kg.
ISBN: 978-9928-176-08-0

Mbi librin

Alan Karlsoni mbush njëqind vjeç dhe shtëpia e të moshuarve ku ai banon, vendos t'ia festojë ditëlindjen me bujë, ku do të jenë të pranishëm gjithë autoritetet vendore. Por Alani ka një ide krejt tjetër.

Kështu, befas, në një çast, ua mbath këmbëve. Vetëm me pantofla, hap dritaren, e kalon atë dhe shkon në të vetmin vend ku drejtorja e azilit nuk mund ta gjejë: pikërisht në stacionin e autobusit, ndonëse as vetë nuk e di se për ku mund të niset.

E ndërsa pret në stacion, takon një shulak të çuditshëm biond, i cili ka besim të plotë se Alanit nuk mund t'i shkojë në mendje të bëjë ndonjë çmenduri. Meqë ka një valixhe të madhe në dorë e nuk mund të hyjë bashkë me të në kabinën e tualetit publik për të kryer nevojat fiziologjike, i kërkon Alanit t'ia ruajë valixhen që të mos ia prekë njeri. Por, ah, s'e kish menduar, i gjori, se sa do t'i kushtonte kjo. Autobusi "nuk di se për ku" po niset ndërkaq...

Alani, që nuk mund ta lërë t'i ikë, teksa dëgjon dhe burinë që po lajmëron nisjen, hipën në autobus dhe, sigurisht, merr me vete edhe valixhen e stërmadhe misterioze. Por nuk e di se ai biondi është një kriminel i rrezikshëm, i gatshëm të bëjë gjithçka për ta marrë sërish valixhen e ta zhdukë plakun nga faqja e dheut. E kështu nis një aventurë tejet interesante, një zinxhir keqkuptimesh me një galeri personazhesh të jashtëzakonshëm.

Ky është libri ku mund të ndeshësh një Forrest Gump apo një Mr. Bean të pabesueshëm.
Nëse mendoni që nuk keni shumë kohë, mund t'ia lejoni vetes lirinë e leximit të këtij libri...

Mbi autorin

Jonas Jonasson ka lindur në Suedi dhe jeton në Ponte Tresa. Është gazetar dhe konsulent mediesh, ka shkruar dy romane me të vërtetë të suksesshëm. Romani i parë, "Njëqindvjeçari që u hodh nga dritarja dhe u zhduk" u bë një bestseller i padiskutueshëm për më se një vit duke qenë në krye të klasifikimit në Suedi e po ashtu edhe në Gjermani e Itali, si dhe është botuar në më se 40 gjuhë të huaja.

U përzgjodh si libri më i mirë i vitit 2009, Swedish Book Seller Award (që u fitua edhe nga Stieg Larsson). Ndërkohë, mbështetur në subjektin e këtij romani është realizuar edhe një film me aktorë ndërkombëtarë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928176080
ean13
9789928176080
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëtimi i jashtëzakonshëm i fakirit që kishte ngecur në një dollap të Ikea – s, Romain Puertolas

Azhatashatru Lavash Pateli, një indian me profesion "fakir" e që jeton duke bërë truke, çohet një mëngjes dhe vendos se ka ardhur çasti për të blerë një shtrat të ri me gozhdë. Hap gazetën dhe gjen një ofertë joshëse: një shtrat me gozhdë (plot 15.000, për të qenë të saktë), për 99.99 euro. Një çmim me të vërtetë bindës, sidomos nëse paguhet me një...

Çmimi 8,92 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000738

Botuesi: Onufri

Ne emer te dashurise, Antonis Samarakis

Me nënshkrimin e një organizate fantazmë të rinjsh "Era e Shpëtimit", nga NË EMËR TË. Është një lëvizje proteste dhe revolucioni kundër "në emër të", të cilat pushtojnë jetën tonë dhe i heqin asaj kuptimin e vërtetë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001364

Botuesi: Botimet Dudaj

Djallit i pëlqen e ëmbël, Lauren Weisberger

Bet Robinson, një njëzeteshtatëvjeçare nga Nju-Jorku, ish-nëpunëse banke që ëndërron të gjejë princin e kaltër, nuk arrin ta besojë kur merret në punë nga agjencia më e famshme e marrëdhënieve publike në Manhatan, me detyrën që të organizojë festat më të jashtëzakonshme.

Çmimi 8,92 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Gdhende shenjën, Veronica Roth

Sira Noaveku dhe Akos Keresethi janë rritur në dy vende armiq me njëri-tjetrin, të përfshirë në një konflikt të gjatë për sundim në planetin e tyre të ndarë. Kur Akosi dhe vëllai i tij u rrëmbyen nga familja sundimtare Noavek, Akosi u detyrua t’i shërbente Sirës, motrës së një diktatori, që sundonte me dhunë dhe frikë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Provimi, Julio Cortazar

Huani dhe Klara vendosin ta kalojnë vigjiljen e provimit të tyre të fundit në shoqërinë e disa miqve duke u endur në një Buenos Ajres surreal, mes kultesh pagane, vegimesh misterioze. Në mjegullën e çuditshme që mbështjell qytetin, shquajnë vazhdimisht fantazmën e një miku të vjetër...

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Neveria, Jean-Paul Sartre

Pra, pak më parë ndodhesha te Kopshti Publik. Rrënja e gështenjës futej thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më se ishte rrënjë. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kanë përvijuar mbi sipërfaqet e tyre.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Historia e vajzes se humbur, Elena Ferrante

"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe "rilindje".

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Nënshtrimi, Michel Houellebecq

Francë, viti 2022. Pra, shtatë vjet pas 7 janarit tronditës të këtij viti, kur sulmi terrorist mbi revistën satirike Charlie Hebdo, ndodhi po ditën e publikimit të "Nështrimit". Libri u shit qysh në orët e para në mënyrë marramendëse, si rrallë ndonjë autor francez deri më sot, dhe vazhdon ende të jetë ndër librat më të shitur e më të përfolur në botë.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vajza e keqe, Justine Levy

Të jesh nënë është e thjeshtë, të jesh nënë është një gjest dashurie pa kushte dhe, për ta përmbushur, duhet të zhvishesh nga egoizmi i fëmijërisë, të lësh pas rolin tënd si bijë. Për Luizën ky është një kapërcim i detyrueshëm: ajo zbulon që është shtatzënë pikërisht kur Alisa, nëna e saj, po vdes.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001051

Botuesi: Dituria

Sekreti i fytyrës sime, Karen Ardiff

Do të bie të fle e shëmtuarDhe do të zgjohem e bukur... Veronika Broderiku, 14 vjeçare, ka kaluar një jetë të qetë, pa trazime. Por jeta e saj është krejt e mbyllur dhe fytyra e shënjuar e ka bërë gati të pafjalë. Pas vizitës së doktorit të ri, Gerahtit, dëgjon për herë të parë për mundësinë e një ndryshimi.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Vajza daneze, David Ebershoff

I vendosur në shkëlqimin e Kopenhagës, Parisit dhe Dresdenit të viteve 1920, romani zbulon kufijtë e seksit dhe gjinisë, martesës e dashurisë si dhe rrugën drejt gjetjes së vetvetes. Frymëzuar nga një histori e vërtetë, ky portret delikat ngre pyetjen: ç'duhet të bësh kur njeriu që do papritmas ndryshon?

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)