Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Kthimi, Dulce Maria Cardoso
  • Kthimi, Dulce Maria Cardoso

Kthimi, Dulce Maria Cardoso

Botimet Dudaj

Një tablo e nderë, dramatike, treguar përmes syve të një fëmije për "kthimin" në atdhe, që përbën njëkohësisht edhe një radiografi gjuhësore të një vendi ende të mpirë dhe ndoshta të zhgënjyer nga ndryshimet jo shumë të largëta historike.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kthimi
Origjinali: O Retorno
Gjinia: Roman
Autori: Dulce Maria Cardoso
Shqipëroi: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Fjala Publishing
Viti: 2015
Fq. 240
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-176-03-5

Mbi librin

Romani i fundit i jashtëzakonshëm i Dulce Maria Cardoso-s, "Kthimi", është shkruar me saktësi narrative dhe me qartësi stili të admirueshëm. Një tablo e nderë, dramatike, treguar përmes syve të një fëmije për "kthimin" në atdhe, që përbën njëkohësisht edhe një radiografi gjuhësore të një vendi ende të mpirë dhe ndoshta të zhgënjyer nga ndryshimet jo shumë të largëta historike.

Fragment nga libri

Një avion heq një vijë të bardhë në mes të qiellit. Në heshtje. Si një shkumës i ngathët në duart e padukshme të Zotit. Në kohëra të tjera do t'i isha përgjigjur që këtu poshtë. Ndoshta do t'i përgjigjem. Në kohëra të tjera do t'i kisha shkruar, ndoshta do t'i shkruaj me germa të mëdha mbi gjithë gjatësinë e tarracës, që ai të më shohë patjetër, unë kam qenë këtu. Unë kam qenë këtu.

Mbi autoren

Dulce Maria Cardoso lindi në Portugali më 1964, por një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar në Angola. E kthyer në Europë, vendoset në Lisbonë dhe fillon të shkruajë skenarë filmash dhe tregime. Romani i saj i parë, "Fusha e gjakut", fitoi çmimin prestigjoz Grande Premio Acontece të Romanit. Në vitin 2009 iu dha Çmimi Letrar i Europës së Bashkuar për romanin "Ngushëllimet e mia". Në vitin 2011 botoi romanin "Ditëlindja" dhe po në atë vit u botua edhe romani "Kthimi".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928176035
ean13
9789928176035
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Buzuku

Mori fund Eddy Bellegueule, Édouard Louis

Nuk doja të rrija afër tyre, nuk pranoja ta ndaja këtë çast me ta. Isha larg tashmë, nuk i përkisja më botës së tyre tash e tutje, letra e thoshte. Shkova fushave dhe eca një pjesë të mirë të natës, freskia e Nordit, rrugët e tokës, aroma e kolzës, shumë e fortë në këtë kohë të vitit. E gjithë nata i qe kushtuar përgatitjes së jetës sime të re larg nga...
600 Lekë
More

Referenca: SKU001178

Botuesi: Morava

Muzgu, Stephenie Meyer

Ashtu si na ka mësuar edhe Shekspiri, dashuria lartësohet dhe përvëlon shpirtin kur has në pengesa. Te Muzgu, libri me fantazi të jashtëzakonshme i Stephenie Meyer, lexuesit zbulojnë një çift të dashuruarish me kokën mbi re. Bela adhuron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë. 
1 250 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Vdes siç vdes një vend, Dimitris Dimitriadis

"Vdes siç vdes një vend" është psikanaliza letrare e një vendi që dekompozohet ngadalë, rrëfimi tronditës i një gruaje real – imagjinare, që shikon me tmerr sesi trupi i saj merr përmasat e vendit të saj të kalbëzuar dhe si përthahet çdo burim nga rrjedhin lëngjet e saj jetësore.
300 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Vetëm një natë Markoviç, Ayelet Gundar - Goshen

Duke ikur nga rrënojat e Evropës, të mbijetuarit e tmerreve të Shoahut mbërrijnë për të marrë kontrollin e ekzistencës së tyre. Markoviçi, një i ri pa ndonjë cilësi të veçantë, jeton në një koloni, të menaxhuar nga një organizatë që lufton për krijimin e shtetit të Izraelit.
1 400 Lekë
More

Referenca: SKU001074

Botuesi: Dituria

Të premten në mbrëmje, Emmanuele Bernheim

Laura është e lumtur që po shkon të jetojë me njeriun që do, por takon Frederikun, dhe përfshihet nga dëshira. Ajo shijon lirinë, ndoshta edhe kënaqësinë, por provon edhe lumturinë e çastit.
350 Lekë
More

Botuesi: Morava

Motra e Frojdit, Goce Smilevski

A ishte Zigmund Frojdi përgjegjës për vdekjen e së motrës në një kamp përqendrimi nazist? Në Vjenën e pushtuar nga nazistët, Zigmund Frojdit i jepet privilegji që të largohet jashtë vendit, duke marrë me vete njerëzit më të afërt.
900 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Prova, Eleanor Catton

E vendosur në dy kohë të ndryshme dhe në skena të nxehta, por të fragmentuara, Catton rrëfen marrëdhëniet e një nxënësi të shkollës së mesme dhe mësueses së tij të muzikës gjatë kohës kur nxënësit e shkollës janë vendosur në skenë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Kafshët, Miguel Torga

 Historitë e tyre përfaqësojnë dilema shumë njerëzore. Në këtë libër, njeriu është një kafshëz më shumë mes të tjerave e nuk zë një vend të privilegjuar në krijim. 
700 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Të droguar tek luksemburgasit, Jacques Steiwer

Koloneli Moulinar, është duke hetuar rrjetin e shpërndarjes së drogës në luksemburg,i cili ka filluar të marra përmasa shqetësuese. Droga dhe ngjarjet e tjera kriminale që po ndodhin njëra pas tjetrës e kanë prishur qetësinë e Dukatit të Madh, i cili tashmë ka rënë edhe nën ndikimin e rrjetit ndërkombëtar të ilaçeve. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Morava

Gruaja e doktorit, Daniel Hurst

Burri im është mjek. Ai është i zgjuar, simpatik dhe të gjithë i besojnë atij. Përveç meje. Në sipërfaqe, duket sikur i kam të gjitha – martesën e përsosur, burrin që dua, jetën harmonika. Por, është larg nga e vërteta.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000856

Botuesi: OMSCA-1

Tej cakut te dashurise, Anatoli Toss

Romanet e shkrimtarit bashkëkohor Anatoli Toss: Fantazitë e një gruaje dhe Një histori amerikane, të nominuar në Rusi për çmimin prestigjioz Bukerov, janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, ku sikundër në vendin tonë, kanë njohur sukses botimi. Në Rusi, ai është një nga shkrimtarët më të lexuar në ditët e sotme.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Mashtruesi, Javier Cercas

Ky është një roman i mahnitshëm pa fiksion dhe i mbingopur me fiksion. Fiksionin nuk e sjell autori; e sjell Enrik Marko, një nëntëdhjetë vjeçar nga Barcelona, i cili e paraqiti veten sikur i kishte mbijetuar Holokaustit, gjersa më 2005 u demaskua, pasi kishte kryesuar vite me radhë shoqatën spanjolle të të mbijetuarve dhe kishte arritur të bëhej hero.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Në syrin e demit, Doros Antoniadis

Një thriller policor rrëmbyes, me enigma dhe lojëra matematike, atmosferë ndjellëse dhe ritëm i stuhishëm, ku e tashmja alternohet me të shkuarën, ndërsa lexuesi gjendet vazhdimisht përballë një sërë surprizash.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Ngushëllimet e mia, Dulce Maria Cardoso

Një grua obeze, shitëse dylli për heqjen e qimeve, me pamje "baxhelle", ka mbetur e varur kokëposhtë në makinën e saj që ka dalë nga rruga dhe sjell ndërmend jetën e saj: të atin, koleksionist i çuditshëm harabelash, që hera-herë ua këput zverkun plot dashuri.
800 Lekë
More