Nje vetmi me shume zhurme, Bohumil Hrabal
  • Nje vetmi me shume zhurme, Bohumil Hrabal

Një vetmi me shumë zhurmë, Bohumil Hrabal

Zenit Editions

Ironia prageze është melankolia e një bëme eterne, një lojë në dukje infantile, e krisur dhe e marrë në kuptimin sipëran, është beteja e kotë për njeriun dhe vizionin e tij të botës që e rrethon, është luftë e hominizmit ndaj humanizmit formal dhe konvencional, një betejë kundër asoj teorie lumturake të shtetit dhe kundër aparatit burokratik.

500 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Një vetmi me shumë zhurmë
Origjinali: Příliš hlučná samota
Gjinia: Roman
Autori: Bohumil Hrabal
Shqipëroi: Balil Gjini
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2009
Fq. 136
Pesha: 0.171 kg.
ISBN: 978-99956-717-9-2

Koment nga autori

Ironia prageze është melankolia e një bëme eterne, një lojë në dukje infantile, e krisur dhe e marrë në kuptimin sipëran, është beteja e kotë për njeriun dhe vizionin e tij të botës që e rrethon, është luftë e hominizmit ndaj humanizmit formal dhe konvencional, një betejë kundër asoj teorie lumturake të shtetit dhe kundër aparatit burokratik.

Natyrisht është edhe vetëdije mbi kotësinë e kësaj beteje. Ndaj ajo nënqeshja e palosur dhe grotesku, që me një sondë thellësie vertikale cek muzikën e sferave është gati një lumnim i mbramë... Ironia si shfuqizim i një subjektiviteti, e që ka mbërritur deri në fund, është më e epërmja liri e mundshme në botën pa zot...

Koment nga Krenar Zejno

Ai vdiq më aq e kaq, në moshën që i binte aq e kaq vjeç, duke qenë se kishte lindur më kaq e aq. Duke e vërvitur veten, si çdo gjë e rënë nga sipër kërkon prehjen pingul përtokë. Iu dha vdekjes fiks me po atë vullnet që rasti lyp, dhe e lëshoi në eter veten e vet. Pa arsye ose për aq e kaq arsye!

Por këto janë vetëm numra, shifra që, sado statistikë dhe ekonomi fjale, mbesin gjithsesi llogari prej llogaritari nën vërtetësi autentike të gjendjes civile dhe biografike, sa për të rrëzuar e zvarritur osh prej ndonjë oshënari burokracia përjetësinë e një shkrimtari.

Aq më tepër si ai, që nuk i është mirënjohës duhmës së saj mbytëse prej kalbësie, anipse bash pesha e kësaj e shtyu drejt... përjetësisë.

Mbi autorin

Lindi në Brno më 1914, vlerësuar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj çekë të gjysmës së dytë të shekullit, nisi të botonte më 1963, por u censurua për fjalë banale dhe pornografi; pas "revolucionit të Pragës", iu ndalua botimi.

Libri "Një vetmi me shumë zhurmë" e bëri të njohur në Francë, kurse "Dasmat në shtëpinë tonë" dhe "Trena të mbikëqyrur rreptësisht" e bënë të famshëm në botë. Vdiq në Pragë më 1997.

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789995671792
ean13
9789995671792
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Vendi i dashurisë dhe i rrënojave, Oddny Eir

E ftova të vinte me mua, por më tha se nuk i bëhej. Kishte frikë se mos pa e pasur mendjen do të futej në jetën e mbase edhe në mitrën time, duke thënë se ndiente dëshirë. Kësisoj vendosi të futej në tokën nënë dhe mandej të më takonte si tjetër njeri.
500 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Triologji, Jon Fosse

Përballja me të kaluarën mund të bëhet fatale deri në “Rraskapitje” e përmes vajzës së Alidës, Ales, lexuesi kupton se si bashkëshortët e rinj, thyen kanonet ligjore e morale,  në emër të dashurisë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

David Golder, Irene Nemirovsky

Romani David Golder, me një seri personazhesh ekstravagante dhe emocionesh tronditëse, të kujton vepra të Balzakut të mbushura me lakmi dhe mizori, si Xha Gorio dhe Kushërira Beti. Veçanërisht faqet e fundit të David Golder janë po aq tërheqëse sa çdo gjë tjetër që Némirovsky ka shkruar.
700 Lekë
More

Botuesi: Living

Fillon me ne, Collen Hoover

Mbreteresha e bestseller-it Colleen Hoover vetem pak javen pas botimit ne anglisht te vazhdimit te sages dramatike “Fillon me ne” vjen edhe ne gjuhen shqipe, perms botimeve Living.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Nusja e re, Alessandro Baricco

Jemi në fillim të shekullit të shkuar. Nusja e ardhshme është e re, e ardhur nga larg, dhe Familja e pret, thuajse hutimthi, në banesën elegante jashtë qytetit. Biri nuk është, ndodhet larg, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e ndërmarrjes së begatë tekstile.
800 Lekë
More

Botuesi: Mediaprint

Të fshehtat e Xhaipurit, Alka Joshi

Pushteti dhe paratë ende lëvizin pa probleme mes klasës së pasur, e cila për favore nga pallati mbretëror, por vetëm nëse disa të fshehta mbeten të varrosura.
1 400 Lekë
More

Referenca: 2600

Botuesi: Pegi

Akabadora, Nena e fundit, Michela Murgia

Kjo është historia prekëse e Teto Bonarisë, rrobaqepëses së vjetër, që merr një bijë për shpirt, pikërisht Marian e vogël. Sekretet e dëshirat e zemrës të së resë përzihen me të fshehtat e një të moshuare; në këtë alkimi shekullore gjejmë edhe paragjykimet, që falë izolimit të tyre gjeografik, ngjajnë kaq shumë me shqiptarët.
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Djemtë e pashëm, Delphine De Vigan

Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.
500 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Bungalow, Danielle Steel

Lexuesit besnikë të Danielle Steel do të mrekullohen me historinë e këtij libri – një grua e një nënë e dedikuar përballë aventurave dehëse të jetës hollivudiane.
900 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Kumbari, Mario Puzzo

Ky roman është një vullkan! Një shpërthim i vitalitetit të vrazhdë, i besnikërisë dhe traditës së mirëllogaritur. Romani është i përshkruar tej e mbanë nga trafiqet e mëdha, vrasjet e kobshme, seksi amerikan dhe dashuria siciliane.
900 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Djemtë e Belanos, Andrea Vitali

Sërish Andrea Vitali i ka rënë në të: "Djemtë e Belanos" është një karusel pështjellues personazhesh dhe ngjarjesh tejet interesante e zbavitëse dhe në të njëjtën kohë portreti më i vërtetë dhe më i thellë i Italisë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Qiell nën flakë, Simon Sebag Montefiore

Në fillim të verës 1942, ushtria italiane në Rusi numëronte 235'000 trupa të dërguara nga Musolini si përforcime të gjermanëve, pasi nuk donte që të mbetej pas në një fitore të gjermanëve.
1 800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000844

Botuesi: Dituria

Shakaja, Milan Kundera

Pragë, një ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1948. Gremisja e studentit Ludvik fillon me një shaka, një pusullë ironike mbi optimizmin socialist dërguar një vajze bukuroshe, e cila e merr këtë shumë seriozisht. Ai përjashtohet nga partia dhe detyrohet të braktisë studimet.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001297

Botuesi: Toena

Arti i romanit, Milan Kundera

Bota e teorive nuk është imja. Dua të nënvizoj se nuk kam as më të voglën ambicie teorike, dhe se ky libër nuk është veçse rrëfimi i një krijuesi të mirëfilltë. Vepra e çdo romancieri përmban një vizion të qartë të historisë së romanit, një ide që rreket të shpjegojë se ç'është romani.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001830

Botuesi: Albin

Nostalgjia, Milan Kundera

Irena e Jozefi, të njohur dikur në Pragë, pa arritur të dashurohen, pas njëzet vjet emigrimi, pavarësisht nga njëri-tjetri, ndërmarrin një udhëtim për në atdheun e tyre, në Republikën Çeke.
550 Lekë
More

Referenca: SKU001888

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Testamentet e tradhtuara, Milan Kundera

 Sepse mbërthimi i botës reale bën pjesë në përcaktimin e vetë romanit; por si të kapet dhe të jepet përmes një loje magjepsëse të fantazisë? Si të jetë e rrefkët në analizën e botës dhe, në të njëjtën kohë, papërgjegjshmërisht e çlirët në ëndërrimet zbavitëse?
1 100 Lekë
More

Referenca: 2980

Botuesi: Te tjere

C'mendim ka Minotauri per Poezine, Miroslav Holub

Le ta themi pa ngurrim se libri ruan tharmin e titullit, një shtrirje e pastoli gjërash, jo dhe aq kafka nën lëkurë sesa truri nën kafkë; trajtat e marrëdhënieve, të politikës, të historisë; ritmet e ndjeshmërisë dhe mosdashurisë; qetimi dhe dallgëzimi i besimit, i shpresës, i dhunës, i artit.
600 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Mosdija, Milan Kundera

Një burrë dhe një grua takohen rastësisht ndërsa po kthehen në atdheun e tyre, të cilin e kishin braktisur 20 vjet më parë, kur ata zgjodhën të mërgonin. A do të arrijnë të kapin fillin e historisë së tyre të çuditshme të dashurisë, të këputur pothuajse që në njohje dhe pastaj të humbur në detin e historisë?
800 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Pavdekësia, Milan Kundera

Në Francën bashkëkohore, Anjeza, e martuar dhe me një vajzë të rritur, ndihet e tëhuajësuar nga i shoqi, e bija dhe motra e saj. Në Vajmarin e shekujve 18-19, Gëtja, tashmë i martuar prej kohësh dhe drejt pleqërisë, përjeton një histori të ngatërruar me Betina Brentanon, njëzet vjet më e re se ai dhe e sapomartuar.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Identiteti, Milan Kundera

Ndodh në disa situata, për një çast, të mos njohim personin që kemi pranë, kur identiteti i tjetrit befas fshihet si me dorë dhe ne nisim e dyshojmë edhe për tonin. Kjo ngjan edhe me çiftet – përnjëmend, sidomos me çiftet, sepse të dashuruarit i tremben më shumë se gjithçkaje tjetër të "humbasin nga sytë" të dashurin e zemrës.
800 Lekë
More