• Banner

  • Austerlici, W. G. Sebald

Austerlici, W. G. Sebald

Zhak Austerlic quhet i huaji i çuditshëm që rrëfimtari e has në një sallë të errët stacioni. Teksa rastësia i takon sërish të dy burrat në vendet më të pagjasa, hap pas hapi zbulohet historia e jetës së këtij udhëtari të guximshëm.

8,92 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Austerlici
Origjinali: Austerlitz
Gjinia: Roman
Autori: W. G. Sebald
Shqipëroi: Pandeli Pani
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2015
Fq. 300
Pesha: 0.265 kg.
ISBN: 978-99943-0-412-7

Mbi librin

Zhak Austerlic quhet i huaji i çuditshëm që rrëfimtari e has në një sallë të errët stacioni. Teksa rastësia i takon sërish të dy burrat në vendet më të pagjasa, hap pas hapi zbulohet historia e jetës së këtij udhëtari të guximshëm.

Austerlici, që jeton prej vitesh në Londër, nuk është anglez. Në vitet '40 të shekullit të kaluar kishte mbërritur në Uells, kur ishte një fëmijë i arratisur hebre. I riu u rrit nga një predikues dhe e shoqja dhe pas shumë vitesh, pasi mori vesh origjinën e tij të vërtetë, kuptoi për se ndihej aq i huaj në mes të njerëzve të tjerë.

W.G. Sebald, një nga rrëfimtarët më të veçantë e kuptimplotë të kohës sonë, ndjek në këtë libër historinë e një të çrrënjosuri që nuk mund të gjejë më një atdhe...

Mbi autorin

W.G. Sebald lindi më 1944 Wertach im Allgäu. Jepte mësim letërsinë e re gjermane në universitet. Vdiq tragjikisht në një aksident automobilistik. "Austerlici" është libri i tij më i famshëm. Fitoi çmime të shumta, si Mörike-Preis, Heinrich Böll-Preis, Heinrich Heine Preis dhe Joseph Breitbach Preis.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304127
ean13
9789994304127
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Nekropoli, Boris Pahor

Ky roman vjen si një kujtim i Pahorit në një moment kur vite pas luftës ai kthehet në një prej këtyre kampeve dhe, ndërsa ecën mes barakave e turistëve, në mendjen e tij rizgjohen episode plot dhimbje dhe mallëngjim, si ato të urisë dhe të ftohtit, të poshtërimit dhe të dhimbjes, për ata që nuk mundën t'ia dilnin mbanë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nazisti dhe berberi, Edgar Hilsenrath

Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij 'Nazisti dhe berberi' - një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët... një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.

Çmimi 5,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Living

Paçinko, Min Jin Lee

I panjohuri i premton botën, por, kur mëson se është shtatzënë (ndërsa i panjohuri ishte i martuar), Sunxhaja refuzon të jetë “në shitje”. Në vend të kësaj, ajo pranon ofertën e përulur dhe dashamirëse të një zotërie që ndodhet kalimthi në Kore, në rrugën për në Japoni.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000275

Botuesi: Botimet Dudaj

Oret, Michael Cunnungham

"Orët" rrëfen historinë e tri femrave që janë cilësuar nga kritika si kulmet e personazheve femërore të shekullit. E para është një grua e përsyshur, e mistershme, një shkrimtare e famshme, Virxhinia Vulf, personazhi më kontradiktor, por edhe më i adhuruari në letërsinë angleze, e cila jepet në çastet para se të vetëvritej në vitin 1941.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Shkojmë grabisim kuaj, Per Petterson

Ngjarjet që pasuan , vdekja aksidentale e një fëmije, ndjenja e fajit të shokut më të mirë dhe zhdukja e tij e papritur, vendimi i babait  që ta braktisë familjen për një grua tjetër, të gjitha këto do t’a trondisin përgjithmonë jetën e Trondit.

Çmimi 8,92 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Qiellthyesi, Kenneth Oppel

Shumë shpejt, ai dhe e dashura, Kejt de Vries, përfshihen në një gjueti të rrezikshme të këtij thesari, së bashku me Halin, që hiqet si pilot i një anijeje ajrore të fuqishme, që i kap me lehtësi lartësitë dhe Nadirën, një vajzë rome misterioze, e cila pretendon se ka çelësin e thesareve të bllokuara në Hiperion.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Erotika, Janis Ricos

Poezitë e tij flasin për ngjizjen mishtore, për frikën e humbjes së të dashurës, për mrekullinë e aktit erotik, për botën parë me sytë e dashurisë. Përshkrimet e tij janë tejet të gjalla, tejet tunduese, tejet të prekshme dhe të pakapshme njëkohësisht. 

Çmimi 7,93 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Pas tërmetit, Haruki Murakami

Çfarë na ndodh kur befas toka lëkundet nën këmbët tona dhe muret e shtëpisë na dridhen papandehur, duke ta shembur ndjesinë e sigurisë së truallit të fortë ku po rri? Pasojat janë shumë të pakëndshme. Të gjashtë historitë e këtij libri eksplorojnë pasojat psikologjike që mund të ketë një tërmet, edhe sikur ai të ndodhë shumë larg.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001051

Botuesi: Dituria

Sekreti i fytyrës sime, Karen Ardiff

Do të bie të fle e shëmtuarDhe do të zgjohem e bukur... Veronika Broderiku, 14 vjeçare, ka kaluar një jetë të qetë, pa trazime. Por jeta e saj është krejt e mbyllur dhe fytyra e shënjuar e ka bërë gati të pafjalë. Pas vizitës së doktorit të ri, Gerahtit, dëgjon për herë të parë për mundësinë e një ndryshimi.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Ishulli i Arturos, Elsa Morante

Në jetën e Arturos nuk shfaqet asnjë figurë femërore, përveç fotografisë së venitur të nënës së tij e cila ka vdekur duke sjellur në jetë të birin, dhe të cilën ai e ka hyjinizuar si një mbretëreshë. Një ditë babai sjell në shtëpi nusen e tij të re, e cila është moshatare me Arturon, një nënë-fëmijë që pa dashje shënon një kufi midis fëmijërisë së...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Nga asnjëra anë, Julia Navarro (e-book)

Izrael, sot. Çdo natë, fjalët kërcënuese të Abirit i dalin në ëndërr Jakov Bodenit, një ushtar që ka marrë pjesë në atë operacion teksa kryente shërbimin e detyruar ushtarak, duke u përballur me situatën e vështirë për të luftuar me armiq që në fakt nuk i kishte zgjedhur kurrë. Jakovi, bir i dy prindërve francezë, vazhdon të ndihet si i huaj në Izrael dhe...

Çmimi 11,10 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001566

Botuesi: UEGEN

Baudolino, Umberto Eco

Në atë zonë të Piemontit të ulët ku, vite më pas, do të ndërtohej Aleksandria, Baudolino, një fshatar i vogël, takoi dhe i fitoi zemrën Frederik Barbarosës, i cili e birësoi. Kjo ishte një mrekulli për Baudolinon e gjorë, saqë edhe vetë sot historia nuk arrin ta imagjinojë dot.

Çmimi 8,91 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)