• Banner

Fëmijët e mesnatës, Salman Rushdie
  • Fëmijët e mesnatës, Salman Rushdie

Fëmijët e mesnatës, Salman Rushdie

Selim Sinai ka lindur fiks në orën 00 të datës 15 gusht 1947, pikërisht në çastin kur India u bë shtet i pavarur. Lindja e tij u prit me fishekzjarrë dhe brohoritje të turmave dhe u përshëndet nga vetë Kryeministri Nehru. Më pas, tek rritet, Selimi kupton pasojat ogurzeza të kësaj rastësie.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fëmijët e mesnatës
Origjinali: Midnight's Children
Gjinia: Roman
Autori: Salman Rushdie
Shqipëroi: Ilir Baçi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2015
Fq. 692
Pesha: 0.681 kg.
ISBN: 978-99943-0-408-0

Mbi librin

Selim Sinai ka lindur fiks në orën 00 të datës 15 gusht 1947, pikërisht në çastin kur India u bë shtet i pavarur. Lindja e tij u prit me fishekzjarrë dhe brohoritje të turmave dhe u përshëndet nga vetë Kryeministri Nehru. Më pas, tek rritet, Selimi kupton pasojat ogurzeza të kësaj rastësie.

Çdo veprim i tij pasqyrohet i zmadhuar në ngjarjet që diktojnë drejtimin e punëve të atdheut të tij. Nga ana tjetër, shëndeti dhe mirëqenia e tij janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me shëndetin dhe mirëqenien e atdheut.

Jeta e tij është e pandashme, madje ndonjëherë edhe e padallueshme, nga historia e Indisë. Mbase, cilësia më e jashtëzakonshme e tij është aftësia telepatike që e lidh atë me një mijë "fëmijët e mesnatës", fëmijët e tjerë të lindur në atë orë të parë dhe të pajisur me dhunti magjike.

Ky roman është njëkohësisht një sagë familjare e mahnitshme dhe një evokim mbresëlënës i një vendi të madh dhe popullit të tij: një mishërim brilant i komedisë njerëzore universale. "Fëmijët e Mesnatës" dallon si një vepër epokale dhe një realizim brilant i një prej zërave të mëdhenj letrar të kohës sonë.

"Fëmijët e mesnatës" është fitues i çmimeve "Booker Prize", "English Speaking Union Literary Award" dhe "James Tait Prize", në vitin 1981. Gjithashtu, ka fituar dy herë çmimin "The Best of the Booker", në 1993 dhe 2008.

Komente mbi librin

"I jashtëzakonshëm . . . një prej romaneve më të rëndësishme që ka nxjerrë bota anglishtfolëse e këtij brezi."

The New York Review of Books

"Harta letrare e Indisë ndodhet në prag të ndryshimit. . . . Me "Fëmijët e mesnatës" duket se një kontinent e ka gjetur zërin e vet."

The New York Times

"Me Salman Rushdie, India ka nxjerrë një romancier vezullues – një shkrimtar me burime mahnitëse imagjinatave dhe intelektuale, një mjeshtër të tregimtarisë së pafundhme."

The New Yorker

"Një epos i mrekullueshëm . . . proza e Rushdie-ut hidhet befas sa para, mbrapa, . . . duke ndaluar në pamje, panorama dhe personazhe me një prani të paharrueshme. Larmia e këtyre personazheve është po aq e pasur sa edhe vetë India."

Newsweek

"E mbushur me jetë, me energji dhe fantazi . . . Rushdie është shkrimtar me guxim, fuqi mbresëlënëse dhe stil brilant."

The Washington Post Book World

"Emocion i pastër–një shkëndijë energjie e papërmbajtur, shumë e këndshme, satirike, me stil të mençur tregimi."

Chicago Sun-Times

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304080
ean13
9789994304080
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000306

Botuesi: Botimet Dudaj

Furia, Salman Rushdie

Furia është një vepër me energji shpërthyese, një komedi e pamëshirshme dhe e zezë, një studim thellësisht shqetësues i anës më të errët të natyrës njerëzore dhe një histori dashurie që të lë pa gojë. Gjithashtu është edhe një portret mbresëlënës i Nju-Jorkut.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vargjet satanike, Salman Rushdie

Një mëngjes dimri, pak para se të zbardhte, një avion i marrë peng shpërthen mbi Kanalin e La Manshit. Mes mbetjeve të gjymtyrëve, karrocave të pijeve, kujtimeve, mbulesave dhe maskave të oksigjenit, dy njerëz bien në det: Xhibril Farishta, ylli legjendar i kinematografisë indiane dhe Saladin Çamça, njeriu i një mijë zërave.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje
9 libra të tjera në këtë kategori:

Home, Salman Rushdie

Salman Rushdie, a self-described ‘emigrant from one place and a newcomer in two’, explores the true meaning of home. Writing with insight, passion and humour, he looks at what it means to belong, whether roots are real and homelands imaginary, what it is like to reconfigure your past from fragments of memory and what happens when East meets West.

Çmimi 590 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Klouni Shalimar, Salman Rushdie

Los Anxhelos, 1991. Maks Ofulsi goditet për vdekje me thikë në pragun e shtëpisë së vajzës së tij të paligjshme Indisë, therur nga shoferi i tij nga Kashmiri, një figurë e mistershme e vetëquajtur Klouni Shalimar.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Turpi, Salman Rushdie

Omar Khajam Shakili ka tri mëma që ndajnë simptomat e shtatzënisë, siç kanë ndarë gjithçka tjetër në mënyrë të pandashme. Në gjashtë gjinjtë e tyre, Omari u paralajmërua ndaj gjithë ndjenjave dhe nuancave të turpit.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

Two Years, Eight Months and Twenty- Eight Nights, Salman Rushdie

Unbeknownst to them, they are all descended from the whimsical, capricious, wanton creatures known as the jinn. Centuries ago, Dunia, a princess of the jinn, fell in love with a mortal man of reason. Together they produced an astonishing number of children, unaware of their fantastical powers, who spread across generations in the human world.

Çmimi 1 690 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vargjet satanike, Salman Rushdie

Një mëngjes dimri, pak para se të zbardhte, një avion i marrë peng shpërthen mbi Kanalin e La Manshit. Mes mbetjeve të gjymtyrëve, karrocave të pijeve, kujtimeve, mbulesave dhe maskave të oksigjenit, dy njerëz bien në det: Xhibril Farishta, ylli legjendar i kinematografisë indiane dhe Saladin Çamça, njeriu i një mijë zërave.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000306

Botuesi: Botimet Dudaj

Furia, Salman Rushdie

Furia është një vepër me energji shpërthyese, një komedi e pamëshirshme dhe e zezë, një studim thellësisht shqetësues i anës më të errët të natyrës njerëzore dhe një histori dashurie që të lë pa gojë. Gjithashtu është edhe një portret mbresëlënës i Nju-Jorkut.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)