• Banner

Eja me mua, Roberto Saviano
  • Eja me mua, Roberto Saviano

Eja me mua, Roberto Saviano

Tetë kapituj, tetë histori, një portret unik të Italisë së sotme të nënshkruar nga autori i bestseller-it ndërkombëtar Gomorra. Roberto Saviano gërmon brenda disave prej plagëve të vjetra dhe të reja që brengosin Italinë: njohja e munguar e vlerës së Bashkimit kombëtar, mekanizmi i pabesë i makinës së baltës.

86,25 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Eja me mua
Origjinali: Vieni via con me
Gjinia: Roman
Autori: Roberto Saviano
Shqipëroi: Adrian Beshaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2011
Fq. 184
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-99943-0-207-9

Mbi librin

Tetë kapituj, tetë histori, një portret unik të Italisë së sotme të nënshkruar nga autori i bestseller-it ndërkombëtar Gomorra. Roberto Saviano gërmon brenda disave prej plagëve të vjetra dhe të reja që brengosin Italinë: njohja e munguar e vlerës së Bashkimit kombëtar, mekanizmi i pabesë i makinës së baltës, ekspansioni i kriminalitetit të organizuar në Veri, emergjenca e pafund e plehrave në Napoli, tragjeditë e shumta të paralajmëruara.

Pranë denoncimit është edhe rrëfimi – i mallëngjyer dhe i admiruar – i jetëve të jetuara me ndershmëri dhe kurajë: sfida pa armë e don Giacomo Panizza-s ndaj 'ndrangheta-s kalabreze, lufta e Piergiorgio Welby-t në emër të jetës dhe të së drejtës, mbrojtja e Kushtetutës nga Piero Calamandrei. Shembuj mbi të cilët mund të mbështetemi ende për t'u ringritur dhe për të ndërtuar një Itali të ndryshme.

I ideuar dhe i drejtuar nga Roberto Saviano dhe Fabio Fazio, Eja me mua qe ngjarja televizive e vitit, më e ndjekur se ndeshjet e Champions League-s dhe se reality show-t. Tani "Eja me mua" është një libër që i bën sërish të arritshme për publikun këto histori në një formë të rishikuar dhe të pasuruar gjerësisht. Duke i shndërruar, edhe një herë, në histori të të gjithëve.

Mbi autorin

Roberto Saviano ka lindur në Napoli në 1979-ën. Eshtë autor i bestseller-it ndërkombëtar Gomorra (Mondadori 2006), që u përkthye në më shumë se pesëdhjetë Vende dhe shiti dhjetë milionë kopje në Itali dhe në botë.

Nga libri janë nxjerrë një shfaqje teatrore që fitoi çmim në Olimpiadën e Teatrit 2008 dhe filmi me të njëjtin titull, që fitoi Çmimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Kanës 2008. Ka botuar gjithashtu Bukuria dhe ferri (Mondadori 2009), dhe Fjala kundër kamorrës (Einaudi 2010).

Në Itali bashkëpunon me "La Repubblica"-n dhe "L'Espresso"-n, në Shtetet e Bashkuara me "Washington Post"-in dhe "New York Times"-in, në Spanjë me "El Pais"-in, në Gjermani me "Die Ziet"-in, në Suedi me "Expressen"-in dhe "Dagens Nyheter"-in, në Angli me "The Times"-in.

Për veprimtarinë e tij si autor dhe për angazhimin qytetar, i janë dhënë Çmimi Viareggio 'Opera prima", Çmimi Kombëtar Enzo Biagi, Geschwister-Scholl Preis, Çmimi për Gazetarinë i Lajpcigut, Çmimi Manuel Vazquez Montalban, European Book Prize-i, David di Donatello-ja dhe Shiriti i Argjendtë për skenarin e filmit Gomorra.

Që nga tetori i 2006-ës jeton i shoqëruar nga shpura pas kërcënimeve të marra nga klanet që denoncoi. Në 2008-ën mori solidaritetin e disa çmimeve Nobel dhe në nëntorin e të njëjtin vit u ftua në Suedi për të mbajtur një fjalim mbi lirinë e shprehjes në Akademinë e Nobelëve.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994302079
ean13
9789994302079
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000802

Botuesi: Botimet Dudaj

Gomorra, Roberto Saviano

Në dy vjet, "Gomorra" është përkthyer dhe botuar në 42 shtete 2006-2008, libri më i shitur në Gjermani, Angli, Holandë, Spanjë, Francë, Suedi dhe Finlandë "New York Times" e ka cilësuar si një nga librat më të rëndësishëm të 2007-ës.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Banda e fëmijëve, Roberto Saviano

Dhjetë djelmosha me skutera kaluan si shigjetë në kah të kundërt të trafikut drejt sundimit të Napolit. Pesëmbëdhjetëvjeçarë me nofka lodracake - Marazhai, Peshku i Flashkët, Dhomçi, Lollipopi, Droni - këpucë firmato, familje normale dhe emrin e të dashurës tatuazh në lëkurë. Adoleshentë që s'kanë të ardhme dhe as që e besojnë atë.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Nata e shenjtë, Tahar Ben Jelloun

Ky roman është vazhdimi i rrëfimit të jetës së Ahmedit/Zahrës – nisur me botimin e romanit "Vajza e rërës" - një vajze së cilës babai i vet, i dëshiruar për të pasur një trashëgimtar mashkull, i mohoi pa u menduar dy herë të drejtën për të qenë një vajzë dhe për t'u rritur si e tillë, duke shkuar kundër natyrës.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: K1R3P3

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e letrës, Guillaume Musso

I mbërthyer në krizën e frymëzimit, fillikat dhe pa një dysh në xhep shkrimtari Tom Bojd nuk po arrinte ta fuste në hulli të mbarë romanin e tij të fundit. Ndihej si i zënë në çark, një kurth që rrezikonte ta shkatërronte.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Pavdekësia, Milan Kundera

Në Francën bashkëkohore, Anjeza, e martuar dhe me një vajzë të rritur, ndihet e tëhuajësuar nga i shoqi, e bija dhe motra e saj. Në Vajmarin e shekujve 18-19, Gëtja, tashmë i martuar prej kohësh dhe drejt pleqërisë, përjeton një histori të ngatërruar me Betina Brentanon, njëzet vjet më e re se ai dhe e sapomartuar.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Të ishim bashkë, vetëm kaq, Anna Gavalda

Tre të rinj, dy djem dhe një vajzë, tre fate që kryqëzohen papritur, kur ndihen të humbur, të braktisur, të përbuzur. Parisi, me rrugët, baret, dritat, mundësitë, historinë, joshjen është një shkretëtirë e pamatë për këta tre të rinj, që përballen me një jetë të vështirë e të vetmuar, aspak për faj të tyre, por për shkak të rrethanave dhe situatave...

Çmimi 149,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Motra e Frojdit, Goce Smilevski

A ishte Zigmund Frojdi përgjegjës për vdekjen e së motrës në një kamp përqendrimi nazist? Në Vjenën e pushtuar nga nazistët, Zigmund Frojdit i jepet privilegji që të largohet jashtë vendit, duke marrë me vete njerëzit më të afërt.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Mediaprint

Më kujto, Kerry Lonsdale

"Më kujto" është një thirrje për dashurinë e harruar, është një libër që eksploron pasojat shkatërruese të humbjes, euforinë e gjetjes së dashurisë përsëri dhe pasojat e zbulimit të së vërtetës për ata që duam.

Çmimi 149,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Zemra vërtitëse, Donal Ryan

Në një fshat të humbur irlandez, menjëherë pas krizës së rëndë ekonomike, fillojnë të dalin në sipërfaqe tensione të rrezikshme. Lupa zmadhuese e Donal Ryan përqendrohet në tablonë e ngjarjeve që zhvillohen rreth falimentimit të një ndërmarrjeje ndërtimi.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Sheshi i Diamantit, Merce Rodoreda

Historia sa prekëse, aq dhe realiste dhe e fuqishme e Natalisë, një vajze të thjeshtë e naive, që në Barcelonën republikane, e më pas gjatë periudhës së luftës civile spanjolle, përjeton dramën e mjerimit, të humbjes së të shoqit, të vetmisë, derisa më në fund zbulon një dashuri të re, e cila i hap përpara mundësinë e një jete të re...

Çmimi 92,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Pas teje, Jojo Moyes

Mu duk se kur e mbylla leximin e romanit "Pas teje" të mbetej në mendje diçka gjysmë e zhvidhosur prej ndjenjës së bukur, që të ngashënjen dhe ta kthen në obsesion idenë se ke pranë dhe para vetes "vrimën" e Zhak Preverit, nga ku hyn dhe del lirisht ndjenja e thellë.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Burri që vëzhgonte gratë, Hjorth & Rosenfeldt

 Sebastiani kërkon dëshpërimisht të vërë rregull në jetën e tij kaotike. Zbulimi se është babai i një vajze, Vanjës, mund të jetë çelësi i qëndrueshmërisë së shumëdëshiruar. Por, a duhet t’ia tregojë të vërtetën dhe të rrezikojë shkatërrimin e jetës dhe të karrierës së saj? Pas përpjekjesh energjike, me t’u bërë pjesë e hetimit, Sebastiani mëson se...

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kostandina, Alki Zei

Vajza trembëdhjetëvjeçare Tina, kishte qenë shumë e lumtur kur jetonte në Gjermani, por një ditë gjithçka u kthye kokëposhtë. Nuk i kishte shkuar kurrë në mend se prindërit e saj do të ndaheshin dhe do ta dërgonin të jetonte në Greqi, me gjyshen që nuk e honepste dot.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)