• Banner

Kafka ne breg, Haruki Murakami
  • Kafka ne breg, Haruki Murakami

Kafka në breg, Haruki Murakami

Kafka Tamura, një i ri pesëmbëdhjetëvjeçar, largohet nga shtëpia me dëshirën edhe t'i shmanget profecisë edipiane të të atit, edhe të kërkojë motrën dhe nënën e tij të humbur prej kohësh.

17,84 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kafka në breg
Origjinali: Kafka on the shore
Gjinia: Roman
Autori: Haruki Murakami
Shqipëroi: Merita Meçe
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2015
Fq. 508
Pesha: 0.567 kg.
ISBN: 978-9928-4241-5-0

Mbi librin

Kafka Tamura, një i ri pesëmbëdhjetëvjeçar, largohet nga shtëpia me dëshirën edhe t'i shmanget profecisë edipiane të të atit, edhe të kërkojë motrën dhe nënën e tij të humbur prej kohësh.

Ndërsa Kafka largohet, po njësoj ndodh edhe me Nakatan, një djalosh i ri leshko, jeta e të cilit është trazuar nga një vrasje e tmerrshme dhe që pas një incidenti gjatë Luftës së Dytë Botërore ka fituar aftësinë të komunikojë me macet.

Ajo çfarë ndodh pas kësaj është një lloj odiseje e dyfishtë e tyre, jo të lidhura drejtpërdrejt, por me shtigje që krijonë lidhje mes tyre. Murakami dëshiron të mjegullojë kufijtë mes reales dhe surreales, me çudira marramendëse, por edhe me një rrëfim prekës mbi dashurinë, vetminë dhe miqësinë.

Me raste autori shkon shpesh në rrëfime metafizike, si e folur dygjuhëshe, ngjarje që ndodhin jashtë kohe, duke e çuar fundin aty ku vetë Murami përpiqet vërtet t'u japë kuptim gjërave. Kështu lexuesi detyrohet të shkojë, sikurse karakteret e këtij libri, atje ku i shpie autori, pavarësisht në e pranojnë apo e kuptojnë atë.

Koment nga John Updike

Një roman që vërtet nuk të lëshon dhe që njëmend ka një ngulmim marramendës metafizik.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928424150
ean13
9789928424150
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001577

Botuesi: Skanderbeg Books

Kronikat e Zogut Kurdisës, Haruki Murakami

Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në "botën e ngushtë" të jetës së tij, gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret me gjëra të së përditshmes së një njeriu pa ambicje.

Çmimi 15,85 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.

Çmimi 13,87 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2659

Botuesi: Skanderbeg Books

E dashura ime Sputnik, Haruki Murakami

Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Devotshmëria ndaj një jete të çrregullt letrare e pengon atë nga ndonjë vetvrasje e mundshme, derisa ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo.

Çmimi 8,92 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Në jug të kufirit, në perëndim të diellit, Haruki Murakami

Haxhime, një personazh flegmatik, i paqtë, i mbyllur në vetvete, si shumë prej heronjve në veprat e Murakamit, po i afrohet pa ngjarje të bujshme mesomoshës së tij. Ai ka një jetë të sigurtë, biznese të suksesshme, një familje të mrekullueshme, dhe i zhytur në rutinën e administrimit të bareve të tij të xhazit, nuk i kupton vitet që po i ikin pa ndjerë.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Elefanti zhduket, Haruki Murakami

"Elefanti zhduket" është një tufë rrëfenjash fine, në stilin e njohur postmodern të Haruki Murakamit, ku shfaqen të gjitha nuancat kulturore japonese që e dominojnë prozën e këtij autori, por edhe shenjat universale të kohës sonë të endura nëpër gjeografinë e gjerë të fantazisë së tij.

Çmimi 12,88 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Të padukshmet, Lara Prescott

Sekretare që shndërrohen në spiune, mes dashurisë dhe detyrës, mes sakrificave – frymëzuar nga historia e vërtetë e komplotit të CIA-s për të depërtuar në zemrat dhe mendjet e Rusisë Sovjetike jo nëpërmjet propagandës, por përmes historisë më të madhe të dashurisë së shekullit XX: “Doktor Zhivagos”.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Gdhende shenjën, Veronica Roth

Sira Noaveku dhe Akos Keresethi janë rritur në dy vende armiq me njëri-tjetrin, të përfshirë në një konflikt të gjatë për sundim në planetin e tyre të ndarë. Kur Akosi dhe vëllai i tij u rrëmbyen nga familja sundimtare Noavek, Akosi u detyrua t’i shërbente Sirës, motrës së një diktatori, që sundonte me dhunë dhe frikë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Kukulla e Kokoshkës, Afonso Cruz

Në Drezdenin e rrënuar nga bombardimet, gërshetohen dhe shkrihen jetët e Isak Dresnerit, djaloshit hebre gjerman që ka gjetur strehë në qilarin e një dyqaní zogjsh për t'i shpëtuar përndjekjes naziste; Bonifac Vogelit, pronarit té dyqanit; si dhe piktores Cilía Kacev, e cila, me fustanin e gjelbër dhe zemrën e mardhur, i përshkon jetët e të dyve si hija e...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Mos më lër të shkoj, Kazuo Ishiguro

Kur ishte fëmijë Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Vetëm dëgjo, Sarah Dessen

Megjithatë, në jetën e vërtetë, Anabela është vajza që nuk ka asgjë; asnjë shoqe të ngushtë, që kur miqësia me Sofinë e ligë, por tërheqëse, përfundoi me përhapjen e thashethemeve keqdashëse. Ajo nuk gjen paqe as në shtëpi, ku familja është e merakosur për anoreksinë e motrës më të madhe. Ajo nuk është as e zonja të flasë me ndokënd për atë që e shqetëson.

Çmimi 12,88 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Luna Park, Elsa Triolet

Shkrimtarit nuk i hyn në punë përshtatja e ngjyrave, ekrani i gjerë, tre dimensionet. Shkrimtari, jeton mes fjalevë qe i shkruan me pendë pate ose makinë shkrimi.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e pilotit, Anita Shreve

Doli nga rruga kryesore, sipas udhëzimeve që i kishin dhënë dhe eci drejt pikës më veriperëndimore të Irlandës. Çuditërisht aty rruga ishte edhe më e ngushtë, pothuaj aq sa rrugica e makinave përpara shtëpisë së saj. Po si kishte mundësi që nuk i kishte shkuar asnjëherë mendja tek ndonjë lidhje e mundshme, pyeste veten.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Flokë flakë të kuq, Kostas Mourselas

Një roman klasik karakteresh. Një roman psikologjik me skenë shoqërore të ngurtë dhe erotizëm të fortë. Një roman që ngjason me një pikturë të Hieronymus Bosch-it, por që mban në kopertinë fragmentin e një pikture të Helidon Halitit. Një roman nga shkrimtari dhe skenaristi i mirënjohur grek Kostas Mourselas që nuk përshkruhet.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001888

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Testamentet e tradhtuara, Milan Kundera

 Sepse mbërthimi i botës reale bën pjesë në përcaktimin e vetë romanit; por si të kapet dhe të jepet përmes një loje magjepsëse të fantazisë? Si të jetë e rrefkët në analizën e botës dhe, në të njëjtën kohë, papërgjegjshmërisht e çlirët në ëndërrimet zbavitëse?

Çmimi 10,90 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UEGEN

Letra e fundit nga i dashuri yt, Jojo Moyes

Kur gazetarja Eli nisi të kërkonte nëpër arkivat e gazetës së saj për një histori, nuk mendoi se dot gjente ndonjë gjë me interes. Mirëpo zbuloi një letër të vitit 1960, shkruar me pasion dhe me një gjuhë mjaft interesante, e cila e bëri Elin të tregonte vëmendje krejt të veçantë, duke u përfshirë në intrigat e një afere dashurie të së kaluarës.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)