• Banner

ZeroZeroZero, Roberto Saviano
  • ZeroZeroZero, Roberto Saviano

ZeroZeroZero, Roberto Saviano

Të shkruash për kokainën është si të jesh përdorues. Kërkon gjithnjë e më shumë informacione, dhe ato që mund të gjesh nuk të ngopin, e nuk mund të veprosh ndryshe. Je "i varur".

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: ZeroZeroZero
Origjinali: ZeroZeroZero
Gjinia: Roman
Autori: Roberto Saviano
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2015
Fq. 396
Pesha: 0.481 kg.
ISBN: 978-99943-0-399-1

Koment nga autori

"Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën"
Të shkruash për kokainën është si të jesh përdorues. Kërkon gjithnjë e më shumë informacione, dhe ato që mund të gjesh nuk të ngopin, e nuk mund të veprosh ndryshe. Je "i varur".

Edhe kur i përkasin një skeme të përgjithshme të cilën e ke kuptuar tashmë, ato histori të joshin pikërisht për veçantitë e tyre. Dhe të tiposen në kokë, derisa një tjetër - e pabesueshme por e vërtetë - i zë vendin të mëparshmes.

Përpara syve shfaqet gremçi i varësisë, që nuk bën gjë tjetër veçse ngrihet e ngrihet lart e ti lutesh që shëndeti mendor të mos të të shkojë në dreq. Për këtë arsye vazhdoj të mbledh e të mbledh, derisa të më kapë e vjella, më shumë nga ç'lipset, pa mundur të ndalem. Janë si drita që të verbojnë.

Grushta shurdhues në stomak. Po përse këtë zhurmë e ndiej vetëm unë? Sa më shumë futem në honet e nëndheshme të kokainës, aq më shumë bindem se njerëzit nuk e dinë. Është një lumë që rrjedh poshtë të gjitha qyteteve të mëdha, një lumë që buron në Amerikën Latine, kalon nga Afrika dhe shpërndahet kudo.

Burra e gra shëtisin në "Via del Corso" dhe bulevardeve pariziene, gjenden në Times Square dhe ecin kokulur përgjatë rrugëve londineze. Nuk dëgjojnë gjë vallë? Si mund ta durojnë gjithë këtë zhurmë?

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303991
ean13
9789994303991
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000802

Botuesi: Botimet Dudaj

Gomorra, Roberto Saviano

Në dy vjet, "Gomorra" është përkthyer dhe botuar në 42 shtete 2006-2008, libri më i shitur në Gjermani, Angli, Holandë, Spanjë, Francë, Suedi dhe Finlandë "New York Times" e ka cilësuar si një nga librat më të rëndësishëm të 2007-ës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Eja me mua, Roberto Saviano

Tetë kapituj, tetë histori, një portret unik të Italisë së sotme të nënshkruar nga autori i bestseller-it ndërkombëtar Gomorra. Roberto Saviano gërmon brenda disave prej plagëve të vjetra dhe të reja që brengosin Italinë: njohja e munguar e vlerës së Bashkimit kombëtar, mekanizmi i pabesë i makinës së baltës.

Çmimi 750 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Banda e fëmijëve, Roberto Saviano

Dhjetë djelmosha me skutera kaluan si shigjetë në kah të kundërt të trafikut drejt sundimit të Napolit. Pesëmbëdhjetëvjeçarë me nofka lodracake - Marazhai, Peshku i Flashkët, Dhomçi, Lollipopi, Droni - këpucë firmato, familje normale dhe emrin e të dashurës tatuazh në lëkurë. Adoleshentë që s'kanë të ardhme dhe as që e besojnë atë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001179

Botuesi: Morava

Hëna e re, Stephenie Meyer

Ndihesha sikur isha zënë në kurth, në një nga ato makthet e tmerrshme, në të cilat duhet të vraposh, të vraposh sa të mbetesh e pafrymë, por trupi yt nuk mundet të lëvizë mjaftueshëm shpejt. Këmbët e mia dukej sikur ecnin gjithnjë e më ngadalë teksa çaja nëpër turmën e pashpirt, por akrepat në kullën gjigante të sahatit nuk ngadalësoheshin.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Një zemër kaq e bardhë, Javier Marias

Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një sens paqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t'u shpjeguar e po aq i vështirë për t'u pranuar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Gjithë brengat e mia të vogla, Miriam Toews

Elfi ka qenë gjithmonë më e bukura. Ajo ka stil, ide brilante, kur e dëgjon, mban ijët me dorë; kryeqytetet e botës e mbulojnë me para, mjaft që ajo të luajë në piano. Po burrat? Burrat i bien në gjunjë, pa përjashtim! Joli është motra e saj xhepshpuar. Ka fëmijë me baballarë të ndryshëm, një të dashur avokat, llogarinë gjithmonë bosh kurse sa për...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001528

Botuesi: Skanderbeg Books

Vajza e prapë, Mario Vargas Llosa

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Deti nuk mban pengje, Karen Gillece

Në një treg të zhurmshëm brazilian, një djalë i vogël zhduket sa hap e mbyll sytë, pa lënë asnjë gjurmë... Ekzistenca e nënës së tij, që bënte një jetë të lirë duke udhëtuar nëpër Amerikën e Jugut së bashku me të dashurin dhe të birin, merr befas një kthesë të vrazhdë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001524

Botuesi: OMBRA GVG

I ardhur në jetë, Margaret Mazzantini

Xhema, një grua e plagosur nga e kaluara, lë në tokë jetën e saj të zakonshme dhe merr avionin së bashku me të birin, Pietron, një djalosh gjashtëmbëdhjetë vjeçar, për të shkuar së bashku në Sarajevë, në një qytet kufi mes Lindjes dhe Perëndimit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Del Hija, Philip Roth

Ashtu sikurse Rip Van Uinkeli, i cili kthehet në vendlindjen e tij për të zbuluar se çdo gjë ka ndryshuar, Nathan Zukermani kthehet në Nju Jork, qyteti ku është larguar njëmbëdhjetë vjet më parë. I vetëm në malin e tij në Nju Inglend, Zukermani ka ekzistuar vetëm si shkrimtar: pa zëra, pa media, pa ndonjë kërcënim terrorist, pa ndonjë grua, pa lajme, pa...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Mbreti i Shelgjeve, Zogjtë e Muzave, Meelis Friedenthal

Mori një penë pate dhe bojë nga sënduku i tij dhe shkroi me nxitim në një fletë letre të bardhë. Një mbret, shelgje, një ndërtesë në formë qivuri. Ai e dinte nga përvojat e kaluara se pa patur një pikë referimi, ëndrrat e tij shumë shpejt do të harroheshin, madje edhe kujtimi i tyre nuk do të mbetej më.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Të huajt, S. E. Hinton

Poniboi mund t'i varë shpresat tek vëllezërit e tij. Po ashtu edhe tek shokët e grupit. Por për asgjë më shumë, veçse t'u shpëtojë telasheve me zengjinët, një bandë horrash e fëmijëve të të pasurve të cilët duke menduar se është koha e tyre rrahin barbarisht lyrashët, si Poniboi. Të paktën di për çfarë të shpresojë – gjersa një natë dikush i çon gjërat...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001617

Botuesi: Skanderbeg Books

Inati, Philip Roth

"Inati", rrëfenja për arsimimin e një të riu mes mundësive tmerruese dhe pengesave të pashpjegueshme të jetës, është një kontribut i fuqishëm në zhbirimin që Roth i bën ndikimit të historisë amerikane mbi jetën e individit të brishtë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)