• Banner

Me shume lot, Jean Sasson
  • Me shume lot, Jean Sasson

Më shumë lot, Jean Sasson

Si shumë gra të tjera në vendin tim, s'kam për ta harruar të voglën Amala, po ashtu edhe dhunimin që mund t'i bëhet një femre në vendin tim. Një shprehje e vjetër egjiptiane thotë "Po t'u përmendësh të vdekurve emrin, ata do të ngjallen.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Më shumë lot
Origjinali: Princess : more tears to cry
Gjinia: Roman
Autori: Jean Sasson
Shqipëroi: Fjoralba Shahaj
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2015
Fq. 368
Pesha: 0.501 kg.

Koment nga autorja

Si shumë gra të tjera në vendin tim, s'kam për ta harruar të voglën Amala, po ashtu edhe dhunimin që mund t'i bëhet një femre në vendin tim. Një shprehje e vjetër egjiptiane thotë "Po t'u përmendësh të vdekurve emrin, ata do të ngjallen." Çdo ditë të jetës sime, shihem në pasqyrë dhe mendoj për Amalën, për atë vajzë të ëmbël që me siguri do të bëhej një grua e mrekullueshme dhe them me zë të lartë: "Ana Amal–Unë jam Amala!".

Ju kërkoj edhe juve të bëni të njëjtën gjë. "Ana Amal–Unë jam Amala!". Do ta përmend emrin e Amalës çdo ditë të jetës sime. Ajo do jetojë në mendjen dhe zemrën time derisa unë të jem gjallë.

Me krime si këto që kryhen ndaj femrave dhe grave, krime që nuk dënohen në shoqërinë tonë, nuk është çudi që ndonjëherë zhytem në dëshpërim e pikëllohem për fatin e shumë njerëzve të pambrojtur në Arabinë Saudite. Përpjekjet e mia për të ndihmuar të tjerët mund të jenë ndonjëherë të vogla, jo domethënëse, pavarësisht sesa mund të përpiqem unë.

Na nevojitet dëshpërimisht një ndryshim në ligjet, kulturën e traditën tonë, që na lidhin me praktikat mesjetare. I mirëpresim me dëshirë këto ndryshime, ndonëse mund të rezultojnë shpesh jo efikase dhe të ngadalta, gati-gati të pashpresa. Por unë refuzoj të heq dorë nga lufta për drejtësi dhe barazi.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2695

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha, Jean Sasson

Magjepsës... Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat e princeshës Sulltana, Jean Sasson

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Rrethi i Princeshës Sulltana, Jean Sasson

Sulltana ishte ndryshe nga çdo anëtar i familjes mbretërore që kisha takuar. Ajo ishte e re dhe e bukur. Flokët e zinj i binin mbi supe dhe sytë i shkëlqenin nga kurioziteti. Buzët i çeleshin vazhdimisht nga të qeshurat e çlirëta. Me veshjet e kushtueshme, e stolisur me bizhuteri që të tërhiqnin menjëherë syrin, Sulltana merrte vëmendjen e çdo personi...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000996

Botuesi: Dituria

Atentati, Harry Mulisch

Dhjetor 1945. Franca është çliruar, luftohet në territoret e Rajhut të Tretë, por Holanda, për një gabim strategjik të aleatëve, vuan ende nën pushtimin nazist. Ndërsa përshkon me biçikletë një zonë të qetë banimi të Haarlemit, një polic kolaboracionist, Fake Ploeg, i njohur për mizoritë e tij, vritet dhe trupi i tij transportohet përpara shtëpisë së...

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001528

Botuesi: Skanderbeg Books

Vajza e prapë, Mario Vargas Llosa

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Theanoja, Ujkonja e Stambollit, Lena Manda

Kur të rimarrë veten asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ajo natë do të lindë një ujkonjë. Kushdo që do t'i afrohet në të ardhmen për t'i bërë keq, do të copëtohet nga dhëmbët e saj të mprehtë. Dhjetë vjet më vonë, Theanoja do të përjetojë makthin e dëbimit për në Greqi dhe dhimbjen e shpërnguljes nga vendi ku kishte lindur; do të përballet me racizmin,...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Një me ty, Sylvia Day

"Një me ty", një roman jashtëzakonisht prekës dhe joshës, është finalja e shumëpritur e sagës "Crossfire", një histori e zjarrtë dashurie, që ka bërë për vete miliona lexues në mbarë botën. Romani i pestë i serisë "Crossfire" e sjell historinë e Gidionit dhe të Ivës në një përfundim të kënaqshëm.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Akustikë e përkryer, Daria Bignardi

Arnoja dhe Sara takohen në adoleshencë dhe instinktivisht bien në dashuri. Një pasdite vere ajo e lë ngaqë "i pëlqejnë dashuritë fatkeqe". Takohen pas shumë vitesh dhe vendosin të martohen: janë të hareshëm, të dashuruar, duken të lumtur.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Kunata, Patrick Besson

Romani Kunata na fut në një botë personazhesh tërheqëse, të këndshme dhe të paparashikueshme, mes të cilave do të shpërthejë një dramë e tmerrshme. Një libër magjepsës!

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vetëm nuk shpëton kush, Margaret Mazzantini

Delia dhe Gaetano dikur ishin një çift. Tani nuk janë më, dhe sonte duhet të mësojnë si të mos jenë. Gjenden për darkë, në një restorant jashtë, pak kohë pasi kanë zhbërë atë që dikur ishte një familje. Ai është transferuar në një apartament, ajo ka mbetur në shtëpi me të bijtë e vegjël Kozmo dhe Niko.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Sfidantët, John Grisham

Në këtë rrëfim prej mjeshtri të vërtetë, John Grisham vërteton përsëri se zotëron aftësi të jashtëzakonshme si shkrimtar, dhe e bën këtë duke u shtuar elementëve klasike dhe të pangatërrueshme të thrillerit ligjor një grimcë humori.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)