• Banner

Persepolis, Marjane Satrapi
  • Persepolis, Marjane Satrapi

Persepolis, Marjane Satrapi

"Persepolis" paraqet një portret të paharrueshëm të përditshmërisë dhe kontrasteve tronditëse midis jetës publike dhe asaj private në Iran. Sytë fëmijërorë të autores bëhen dëshmitarë të perandorëve të rrëzuar, të martirëve dhe të fshikullimeve të sanksionuara nga shteti.

11,89 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Persepolis
Origjinali: Persepolis
Gjinia: Roman me karikatura
Autori: Marjane Satrapi
Shqipëroi: Edmond TupjaMirela Kumbaro
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 352
Pesha: 0.585
ISBN: 978-9928-175-32-8

Mbi librin

Një nga librat e përzgjedhur të gazetës New York Times. "Comix – i më i mirë i vitit" sipas revistës Time. Bestseller i gazetave San Francisco Chronicle dhe Los Angeles Times. "Persepolis" paraqet një portret të paharrueshëm të përditshmërisë dhe kontrasteve tronditëse midis jetës publike dhe asaj private në Iran. Sytë fëmijërorë të autores bëhen dëshmitarë të perandorëve të rrëzuar, të martirëve dhe të fshikullimeve të sanksionuara nga shteti.

Autorja – personazh arratiset dhe rikthehet përsëri në vendin e saj në një orvatje të vazhdueshme për të pohuar individualitetin e vet kundrejt absurdit konformist. "Persepolis" është historia e një rebelimi si dhe një kujtesë për dëmet e luftës dhe të shtypjes politike.

Kjo autobiografi mbresëlënëse ilustron falimentimin moral të dogmës politike dhe të ekstremizmit fetar, dëshmon zgjedhën e tyre vrastare, por edhe se si përqeshen ato nga rebelimet individuale të shpirtit dhe intelektit.

Komente mbi librin

"Një nga shembujt më të këndshëm të një zhanri postmodern në zhvillim e sipër: autobiografia nëpërmjet një libri me vizatime... "Persepolis" vallëzon me dramën dhe zgjuarsinë moskokëçarëse."

The New York Times Book Review

"Persepolis", kujtimet e një vajze që rritet në Iranin revolucionar, ofron një vështrim të veçantë mbi një mënyrë jetese pothuajse të panjohur dhe tërësisht të pakuptueshme. Që Satrapi zgjedh ta tregojë historinë e saj të mrekullueshme nëpërmjet një libri madhështor me vizatime, e bën atë tërësisht të veçantë dhe të domosdoshëm."

Time

"Me një thjeshtësi të fuqishme, kjo vepër i bashkohet kujtimeve të tjera që përdorin vizatimet për ta kthyer të paimagjinueshmen në të zakonshme."

Publishers Weekly

"Kujtime grafike të shkëlqyera dhe të pazakonta, të rrëfyera nga një zë i padjallëzuar e të shoqëruara me një sërë vizatimesh bardhezi që ilustrojnë në mënyrë dramatike se si një regjim represiv deformon jetët e zakonshme."

Vogue

"Ka shumë mundësi që kur të arrini në faqen e fundit, do të jeni argëtuar aq shumë, sa të mos e kuptoni qysh në fillim sesa shumë keni mësuar prej këtij libri."

Elle.com

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928175328
ean13
9789928175328
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000483

Botuesi: OMSCA-1

Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini

I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2712

Botuesi: Bota Shqiptare

Kusherira K, Yasmina Khadra

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet.

Çmimi 4,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Dhe malet oshëtinë, Khaled Hosseini

Autori nr. 1, më i shituri në Nju Jork, Khaled Hosseini vjen sërish me një libër të ri pas gjashtë vjetësh. Një libër emocional, provokues dhe i paharrueshëm, që përshkruan se si dashurojmë, si kujdesemi për njëri – tjetrin dhe se si zgjedhjet që bëjmë reflektohen brez pas brezi.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Ëndrrat e ujqve, Yasmina Khadra

Si u kthye djali i pashëm që shoqërohej me poetët dhe ëndërronte famë e pasuri në biznesin e filmit, në një vrasës mizor që masakronte gra e fëmijë pa iu dridhur dora? "Ëndrrat e ujqve" tregon shndërrimin e tij me hollësi magjepsëse dhe gjuhë të gjetur.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2450

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrefim per nje djale, Nick Hornby

Një roman mbi beqarët, baballarët, nënat dhe fëmijët të cilët ndonjëherë nuk e kanë të lehtë, por gjithsesi nuk e lënë veten të dorëzohen. Humori i hollë i Hornby – it dhe dashuria e tij e prekshme për kulturën pop e shndërrojnë "Rrëfim për një djalë" në një kënaqësi të vërtetë leximi.

Çmimi 6,34 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Biblioteka e Parisit, Janet Skeslien Charles

Një libër që ekploron marrëdhëniet, që na bëjnë të jemi këta që jemi, si dhe mënyrën si e ndihmojmë apo e dëmtojmë njëri-tjetrin.Bazuar në historinë e vërtetë të punonjësve të Bibliotekës Amerikane në Paris, gjatë Luftës së Dytë Botërore

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2081

Botuesi: OMBRA GVG

Deti, deti, Iris Murdoch

Kritika vë në dukje se këto romane shquhen për inteligjencën dhe elegancën e lartë me të cilin shkrimtari i ndërton personazhet dhe strukturat e veprës. Këto cilësi, shpesh përshkohen nga ndjenja e humorit të hollë dhe therës.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: K3R5

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashamirëset, Jonathan Littell

"Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme.

Çmimi 24,77 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000060

Botuesi: Botimet Dudaj

Romani i një të pafati, Imre Kertesz

Pa kurrfarë orvatjeje për t'u shprehur me superlativa, por me "Romanin e një të pafati" Imre Kertesz ka shkruar më shumë sesa një libër. Ka gjetur mjetet më të përkora gjuhësore për të fshehur atë që duket, por që flet shumë.

Çmimi 8,92 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Letra e harruar, Nina George

Në një barkë në brigjet e Senës, gjendet një librari lundruese e veçantë, me emrin "Farmacia Letrare". Zhan Perduja, librashitësi i saj, mendon se çdo libër është balsam për shpirtin. I vetmi njeri që, me sa duket, nuk po gjen shërim nëpërmjet letërsisë është ai vetë: prej njëzet e një vjetësh, ai jeton me kujtimin e së dashurës, e zhdukur krejt papritur...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Mos më lër të shkoj, Kazuo Ishiguro

Kur ishte fëmijë Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Aleksandri, Valerio Massimo Manfredi

Manfredi rrëfen në këto tri romane për një njeri të pazakonshëm, që i kushtoi jetën realizimit të ëndrrës për të sunduar botën. "Aleksandri" nuk është vetëm një histori e jashtëzakonshme e perandorisë, mistereve, hakmarrjeve, betejave, por është edhe histori e një dashurie të madhe, vuajtjes dhe vetmisë trishtuese.

Çmimi 19,82 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R3P3

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e letrës, Guillaume Musso

I mbërthyer në krizën e frymëzimit, fillikat dhe pa një dysh në xhep shkrimtari Tom Bojd nuk po arrinte ta fuste në hulli të mbarë romanin e tij të fundit. Ndihej si i zënë në çark, një kurth që rrezikonte ta shkatërronte.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri shtrigane, Roberto Arlt

Balder tridhjetëvjeçar, bën një jetë monotone dhe të stresuar nga puna dhe lidhja bashkëshortore, prandaj ka vendosur që të gjejë shpëtim duke e braktisur familjen. Por, reagimet atipike dhe mendjengushta të familjarëve për dashurinë, seksin, dhe martesën, nuk e tejkalojnë optikën e lëvizjeve të shoqërisë së kohës. 

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84. Libri i dytë, Haruki Murakami

Në librin e dytë, historia e Tengos me Aomamen vazhdon të zbulohet edhe më. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë ekzistenca e botës paralele 1q84. Shumë pyetje kanë marrë thuajse përgjigje tani, por habi të reja zgjohen: a ka vërtet ndonjë shtjellë në ajër? Kush janë Njerëzit e Vegjël dhe si mundet të kenë ata qasje në këtë botë përmes një dhie të verbër?

Çmimi 15,85 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)