• Banner

E holla vije e kuqe, Annalisa Strada
  • E holla vije e kuqe, Annalisa Strada

E holla vijë e kuqe, Annalisa Strada

Perla është një vajzë sportiste. Pasioni i saj i parë dhe i vetëm është vrapi, gjatë të cilit ndjehet shumë mirë. Ka një shoqe shumë të mirë, Allegra, me të cilën ndaj gëzimin, dhimbjen dhe kilogramë akulloresh. Ajo ka gjithashtu një reagim, por të çuditshëm sa herë përballet me Cesare – n, një djalë pak më i madh në moshë se ajo, edhe ai i impenjuar me atletikën agostike.

5,95 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: E holla vijë e kuqe
Origjinali: Una sottile linea rosa
Gjinia: Roman
Autori: Annalisa Strada
Shqipëroi: Klodi Meshi
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2014
Fq. 144
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-9928-114-53-6

Mbi librin

Ekziston një prag i hollë, që shënon kufirin mes të qenit vajzë e vogël dhe statusit grua. Të gjitha e përjetojnë. Të gjitha përpiqen ta kalojnë kufirin duke u përmirësuar si një vajzë më e rritur. Por gjithçka ndërlikohet ama, nëse ky prag i hollë i kuq, është një test shtatzënie.

Perla është një vajzë sportiste. Pasioni i saj i parë dhe i vetëm është vrapi, gjatë të cilit ndjehet shumë mirë. Ka një shoqe shumë të mirë, Allegra, me të cilën ndaj gëzimin, dhimbjen dhe kilogramë akulloresh. Ajo ka gjithashtu një reagim, por të çuditshëm sa herë përballet me Cesare – n, një djalë pak më i madh në moshë se ajo, edhe ai i impenjuar me atletikën agostike.

Një mbrëmje në Festën e Sportistit, bashkëpunëtore me alkoolin me të cilin nuk është mësuar, vajza ndjehet për herë të parë në qendër të vëmendjes së Cesare – s. Kjo është shumë. Ditë më vonë zbulon se është shtatzënë. Ç'duhet bërë?

Fragment nga libri

Një fëmijë brenda. I padukshëm e, megjithatë, kaq i pranishëm. I mbyllur në barkun tim që nga jashtë duket i sheshtë si gjithnjë. Duke u mbështetur dorën nuk ndjehet asgjë, përveç ndonjë dihatje, siç ndodh kur mbështet dorën në barkun e një qeni që fle. Megjithatë rëndon shumë!

Mbi autoren

Annalisa Strada, për vite të tëra është marrë me editoriale gazetareske, për t'iu përkushtuar më vonë tregimit për të rinj. Në të njëjtën kohë ka qenë profesore e letërsisë në shkollë të mesme. Autorja ka publikuar edhe tridhjetë libra të tjerë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928114536
ean13
9789928114536
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2646

Botuesi: Botimet Dudaj

Regetimat e drites se mengjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")

Çmimi 9,41 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Pafsh ëndrra të bukura, Massimo Gramellini

"Pafsh ëndrra të bukura" është historia e një sekreti të fshehur në një zarf për dyzet vjet. Historia e një fëmije dhe më pas e një të rrituri që do të mësojë të përballet me dhimbjen më të madhe, humbjen e mamasë, si dhe me përbindëshin më tinëzar: frikën për të jetuar.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

Liria, Jonathan Franzen

Peti dhe Uollter Berglundi janë banorët e parë të Sent-Polit, njerëz me prirje borgjeze, prindër praktikë dhe pararoja e brezit të ushqimeve integrale. Peti, kjo fqinjë ideale, kjo nënë e përsosur sa për t'u pasur zili, dhe burri i saj, një jurist ambientalist, i cili shkon në punë me biçikletë, një familjar i përkushtuar, po bëjnë të dy pjesën e tyre të...

Çmimi 17,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Djemtë e pashëm, Delphine De Vigan

Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2190

Botuesi: Dituria

Fari lundrues i Bllekuoterit, Colm Toibin

Në fillim të vitit 1990, tri gra: Dora Devëro, e bija e saj Lili dhe mbesa e saj Helena, takohen pas vitesh me mosmarrëveshje dhe arrijnë një armëpushim të pasigurtë. Vëllai i adhuruar i Helenës, Dikleni, po vdes. Dy shokë bashkohen me të dhe me gratë në një shtëpi të shkatërruar, të vjetër, pranë detit.

Çmimi 6,44 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Druri pa emër, Drago Jancar

"Druri pa emër" është romani i një njeriu të pushtuar nga e kaluara, nëpër të cilin rrjedh si një lumë i padukshëm dhe i pazhurmë e tërë historia. Janez Lipniku është arkivist dhe punon në Arkivin Shtetëror të Sllovenisë. Gjatë punës ballafaqohet, nga njëra anë, me kujtimet erotike të një erotomani dhe, nga ana tjetër, me tmerret e luftës të lëna në harresë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Vita, Melania G. Mazzucco

Mes miliona italianëve që zbarkuan në Nju – Jork më 1903 – in, me ëndrrën e një të ardhmeje më të ndritur ndodheshin dhe dy fëmijë: Diamanti, dymbëdhjetë vjeç, dhe Vita, nëntë.

Çmimi 10,40 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Balta, Kristos Armando Gezos

28 vjeçari Aleksandër kthehet në Athinë pas një viti, me qëllim vetëvrasjen. Teksa rreket që të realizojë detajet e fundit të planit të tij, endet rrugëve të Athinës, duke u kalamendur mes së shkuarës dhe të tashmes asfiksuese, përballet me dobësitë vetjake dhe mjedisin e ashpër njerëzor përmes monologëve dëshpërues rreth vendit të tij në botën njerëzore.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Dorëshkrimi i gjetur në Akra, Paulo Coelho

14 korrik 1099. Ndërsa Jerusalemi përgatitet për dyndjen e kryqtarëve, një burrë grek, i njohur si Kopti, mbledh gjithë banorët e qytetit, të rinj e të moshuar, gra e fëmijë, në sheshin ku Pilati kishte dorëzuar Jezuin drejt fundit të tij.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Qielli i rremë, Julio Cortazar

Shpjegimi i alkimisë së fiksioneve të Cortázar-it, që shkrin fantazine me irreale me jetën gazmore te trupit dhe te mugés, jetén e imagjinates, te lire dhe pa pengesa, me jetén e kushtezuar të trupit dhe të historisë, qendron te stili. Një stil që mrekullisht shkërben rrefimin gojor, zhdervjelltésinë e rrjedhshme të së folurés sé perditshme, shprehjen...

Çmimi 12,39 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84, Libri i tretë, Haruki Murakami

E mbësh¬tolli heshtja, si të ndodhej në fund të pishinës. Në atë thellësi, vdekja nuk ishte as e zezë, as e frikshme. Si lëngu amniotik për fetusin, ishte e natyrshme, e qa¬rtë... Zëri i vinte nga larg, si nga ndonjë kohë e largët. Nuk e njohu. I arrinte pas shumë kthesash dhe shtrem¬bërimesh, duke e humbur kështu tonin dhe ngjyrën fillestare.

Çmimi 15,85 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)