Guri i durimit, Atiq Rahimi
  • Guri i durimit, Atiq Rahimi

Guri i durimit, Atiq Rahimi

Botimet Dudaj

Diku në Afganistan ose gjetkë, në mes të luftës civile, një grua kujdeset për burrin e saj, i cili, pasi ka marrë një plumb në qafë, ndodhet në gjendje kome. Ajo vuan gjithë vuajtjet e botës, në pritje të asgjëje. Në harmoni me këtë hapësirë të zhveshur e të zbrazët, Atiq Rahimi shprehet përmes fjalish të shkurtra emërore dhe të përsëritura.

6,66 
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Guri i durimit
Origjinali: Stone of Patience
Gjinia: Roman
Autori: Atiq Rahimi
Shqipëroi: Klara Lagji
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2010
Fq. 124
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-0-163-8

Mbi librin

Në mitologjinë persiane, flitet për një gur magjik që vendoset përpara vetes për të tërhequr mbi të fatkeqësitë, vuajtjet, dhembjet dhe mjerimet. Atij i besohen të gjitha të fshehtat e zemrës, ato që nuk mund t'iu thuhen të tjerëve. Dhe guri dëgjon, i thith të gjitha fjalët si sfungjer, i thith të gjitha sekretet, derisa një ditë pëlcet. Dhe atë ditë ndihesh i çliruar.

Diku në Afganistan ose gjetkë, në mes të luftës civile, një grua kujdeset për burrin e saj, i cili, pasi ka marrë një plumb në qafë, ndodhet në gjendje kome. Ajo vuan gjithë vuajtjet e botës, në pritje të asgjëje. Në harmoni me këtë hapësirë të zhveshur e të zbrazët, Atiq Rahimi shprehet përmes fjalish të shkurtra emërore dhe të përsëritura.

Ky tregim lexohet me një frymë, me gjithë njëfarë mërzie në rritje e që bëhet gjithnjë e më e padurueshme. Gjestet mekanike të gruas i lënë vendin një lumi të pashtershëm fjalësh. Një monolog i gjatë, ku guri i durimit merr tiparet e burrit të zhytur në komë. Më së fundi, me gjithë bombat dhe breshëritë, gruaja arrin ta lërë veten të çlirohet nga zhgënjimet, ndjenjat dhe sekretet e një jete të tërë.

Me një shkrim të çliruar nga çdolloj censure, Atiq Rahimi na sjell një tregim të rëndë, por prekës, si një homazh për luftën e gruas myslimane përballë integrimit, e cila, e murosur qysh në lindje në heshtjen e saj, gjendet e burgosur në kuptimin e vërtetë të fjalës, si dhe në kuptimin e figurshëm.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994301638
ean13
9789994301638
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Misteret e Klarës, Ellen Marie Wiseman

Një roman i arrirë, kushtuar një dashurie të zjarrtë dhe një jete të prerë në mes, që tregon se deri ku mund të arrijë njeriu për të mbrojtur gjënë më të shtrenjtë në jetë: dashurinë. E treguar në dy zëra, historia e rrallë e Klarës dhe e Izit, arrin të falë emocione të thella dhe një lojë psikologjike që kulmon në të papritura befasuese.
13,32 
More

Botuesi: Morava

E shoqja e tigrit, Tea Obreht

Në një vend ballkanik, që po shëron plagët e luftës, Natalia, një doktoreshë e re, përpiqet të zbulojë rrethanat e mistershme të vdekjes - që ndodhi së fundmi - të aq të dashurit gjysh të saj. Teksa kërkon gjurmët, ajo i kthehet kopjes së vjetruar të Librit të xhunglës dhe rrëfimeve të vetë gjyshit për takimet me Njeriun-që-nuk-vdiste-dot.
8,88 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Këpucët e klounit, Rebecca F. John

Kjo përmbledhje me tregime na servir një koleksion mrekullisht të larmishëm karakteresh, ndër të cilët një garues qensh, pronarin e një dyqani muzike, këngëtarë, interpretues cirku dhe dy motra në moshë të njomë në Varshavën e Luftës së Dytë Botërore.
7,77 
More

Botuesi: Fan Noli

Lutja e Çernobilit, Svetllana Aleksievic

Ky libër, në fakt, nuk është për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Për vetë ngjarjen janë shkruar tanimë mijëra faqe dhe janë xhiruar pothuajse qindra mijëra metra filma. Kurse unë merrem me atë që e quajta histori të anashkaluar, gjurmë pa gjurmë të qëndrimit tonë në tokë dhe në kohë.
16,65 
More

Referenca: K1R1

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e pilotit, Anita Shreve

Doli nga rruga kryesore, sipas udhëzimeve që i kishin dhënë dhe eci drejt pikës më veriperëndimore të Irlandës. Çuditërisht aty rruga ishte edhe më e ngushtë, pothuaj aq sa rrugica e makinave përpara shtëpisë së saj. Po si kishte mundësi që nuk i kishte shkuar asnjëherë mendja tek ndonjë lidhje e mundshme, pyeste veten.
11,10 
More

Referenca: K1R2P39

Botuesi: Pegi

Mos harro të më puthësh ose Zebra, Alexandre Jardin

Gaspar Egërshani, i martuar prej 15 vjetësh me Kamilën, gëzon nofkën "Zebra". Rutina ka zëvendësuar tashmë prej kohësh zjarrin e dashurisë së viteve të para; "çiftet vdesin nga heshtja" mendon ai. Zebrës kjo i duket e papranueshme, prandaj ai vendos ta bëjë përsëri për vete Kamilën e tij... por si?
8,88 
More

Botuesi: Ajan

Hiqe këpucën!, Yasser Hareb

U zhyta në një ditë të ftohtë dhe kur iu afrova fundit të detit, rëra i ngjante një stuhie rëre shkretëtire dhe nuk arrija të shihja gjë. U rreka të prek fundin me dorë sa herë që prekja ndonjë guaskë e hidhja në rrjetën e varur në qafë.
6,66 
More

Botuesi: Aleph

Lufta ime, vol.1, Karl Ove Knausgaard

Provokues i skajshëm, i pamëshirshëm në realizmin vetjak, kjo kryevepër ala Marcel Proust - sepse prej A la recherche du temps perdu të Proustit është frymëzuar - e rrallë për nga origjinaliteti dhe trysnia e brendshme letrare, është një vepër e parezistueshme për lexuesin e shekullit të ri. 
13,32 
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Çiraku i arkitektit, Elif Shafak

Por jeta nuk pranon të skicohet dhe projektohet: ajo thjesht ndjek rrugën e saj. Dhe, për Xhahanin, do të sillej rrotull dy boshteve, dy dashurive: një e pamundur për princeshën Mihrimah, vajzën e sulltanit. Dhe një e qëndrueshme dhe e thjeshtë për Çotën, që e priste dhe e ngushëllonte në çastet më të errëta...
15,54 
More

Botuesi: Koha Ditore

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Labirintet mesjetare të bibliotekave tregohen si rrugë të jetës dhe vdekjes. Homazhi për prozën detektive të transponuar në kohën e lindjes së kulturës së re dhe Europës së re, ku qendrat e fuqisë nga abacitë e largëta janë në qendrat e reja tregtare – qytet.
8,88 
More

Referenca: 2194

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mishi i engjejve, Alda Merini

Titulli: Mishi i engjëjveOrigjinali: La carne degli angeliGjinia: PoeziAutori: Alda MeriniShqipëroi: Lisandri KolaShtëpia botuese: Pika pa sipërfaqeViti: 2012Fq. 158Pesha: 0.16 kgISBN: 978-9956-821-8-7  
5,55 
More

Botuesi: Dituria

Valeria, Sara Stridsberg

Te Valeria, një rrëfimtar i paemër viziton sërish dhomën ku vdiq Solanasi, sallën e gjyqit ku u shpall fajtore për vrasje në tentativë të Andi Warholit, djerrinat e Georgias ku kaloi fëmijërinë e u përdhunua sistematikisht dhe spitalet psikiatrike ku u mbyll. 
9,99 
More

Botuesi: UEGEN

Letra e fundit nga i dashuri yt, Jojo Moyes

Kur gazetarja Eli nisi të kërkonte nëpër arkivat e gazetës së saj për një histori, nuk mendoi se dot gjente ndonjë gjë me interes. Mirëpo zbuloi një letër të vitit 1960, shkruar me pasion dhe me një gjuhë mjaft interesante, e cila e bëri Elin të tregonte vëmendje krejt të veçantë, duke u përfshirë në intrigat e një afere dashurie të së kaluarës.
13,32 
More

Botuesi: Pegi

Në gjurmët e një përralle, Jan-Philipp Sendker

Ndërkohë që kërkonte shpagim, befasisht dhe gradualisht do të njihet me një fëmijëri të vuajtur përtej asaj që mund të përfytyronte, me një durim të rrallë e me aftësi të pabesueshme të të atit, e mbi të gjitha me një dashuri të dëlirë e të sinqertë si ato që mund të lindin vetëm mes njerëzve që nuk kanë asgjë për të humbur.
7,77 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001169

Botuesi: Bota Shqiptare

Dallëndyshet e Kabulit, Yasmina Khadra

Drithërues... I fuqishëm, surreal... Një meditim i sakrificës së fundit të dashurisë... Khadra me mjaft mjeshtëri zbulon shkatërrimin e marrëdhënieve njerëzore në një shoqëri mbytëse.
7,77 
More

Referenca: 2712

Botuesi: Bota Shqiptare

Kusherira K, Yasmina Khadra

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet.
5,55 
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Ëndrrat e ujqve, Yasmina Khadra

Si u kthye djali i pashëm që shoqërohej me poetët dhe ëndërronte famë e pasuri në biznesin e filmit, në një vrasës mizor që masakronte gra e fëmijë pa iu dridhur dora? "Ëndrrat e ujqve" tregon shndërrimin e tij me hollësi magjepsëse dhe gjuhë të gjetur.
11,10 
More