Deti nuk mban pengje, Karen Gillece
  • Deti nuk mban pengje, Karen Gillece

Deti nuk mban pengje, Karen Gillece

Botimet Dudaj

Në një treg të zhurmshëm brazilian, një djalë i vogël zhduket sa hap e mbyll sytë, pa lënë asnjë gjurmë... Ekzistenca e nënës së tij, që bënte një jetë të lirë duke udhëtuar nëpër Amerikën e Jugut së bashku me të dashurin dhe të birin, merr befas një kthesë të vrazhdë.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Deti nuk mban pengje
Origjinali: Longshore Drift
Gjinia: Roman
Autori: Karen Gillece
Shqipëroi: Margarita Sulaj Skënderi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2015
Fq. 348
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-0-390-8

Mbi librin

Në një treg të zhurmshëm brazilian, një djalë i vogël zhduket sa hap e mbyll sytë, pa lënë asnjë gjurmë... Ekzistenca e nënës së tij, që bënte një jetë të lirë duke udhëtuar nëpër Amerikën e Jugut së bashku me të dashurin dhe të birin, merr befas një kthesë të vrazhdë. Pas dy vjetësh, e dërrmuar nga kërkimet për të birin e zhdukur, Njacion, dhe e zhgënjyer nga largimi i të dashurit të saj, Lara kthehet në shtëpinë e fëmijërisë, në bregun jugperëndimor të Irlandës.

Ndërsa përpiqet të pajtohet me gjendjen dhe ta pranojë humbjen e saj, Lara gjen sërish miqësinë e Kristit, të dashurit të saj të fëmijërisë, i cili e gjen veten gjithmonë e më të tërhequr nga natyra e saj bohemiane. Por ajo që nis si një interes i saj ndaj së shkuarës përfundon duke u kthyer në një makth. Ndërsa Lara përpiqet ta ndreqë sërish jetën e saj pa i humbur kurrë shpresat për Njacion, Kristi fillon të shkatërrohet.

"Deti nuk mban pengje" është një histori pasioni dhe tradhtie, e pasojave të kërkimit të dashurisë gjithmonë në vendin e gabuar dhe i bindjes së patundur të një nëne zemërlënduar, se i biri do të kthehet tek ajo, edhe kur të gjitha shpresat duket se janë shuar.

Mbi autoren

Karen Gillece ka lindur në Dublin në vitin 1974. Ajo studioi për drejtësi në Universitetin College të Dublinit dhe punoi për disa vjet në industrinë e telekomunikacionit, përpara se t'i kushtohej shkrimit me kohë të plotë. Tregimet e saj të shkurtra janë botuar gjerësisht në gazeta letrare dhe revista.

Botimi i romanit të saj të parë "Shtatë net në Saragosa" u prit me entuziazëm në vitin 2005 dhe u përshëndet nga kritikët si "shumë mbresëlënës dhe si një penë e sigurt" (Evening Herlad). Ky roman u pasua nga romani i saj i dytë, "Deti nuk mban pengje", në vitin 2006, që kritikët e kanë cilësuar si një "libër të shkëlqyer, që e konfirmon Gillece-n si një shkrimtare të stërholluar" (Books Ireland).

Dy romanet e tjerë që pasuan u pritën me brohoritma nga kritika: "Zemra prej xhami" (2007) dhe "Gruaja e munguar" (2008). Gillece është cilësuar si një nga shkrimtaret më të mira të reja irlandeze. Ajo u kandidua për çmimin "Hennessy New Irish Writing" në vitin 2001 dhe tregimet e saj të shkurtra janë botuar gjerësisht në gazeta letrare dhe revista, si dhe janë transmetuar në RTE Radio One dhe BBC Radio Four.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303908
ean13
9789994303908
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001072

Botuesi: Dituria

Tamara, Eeva Kilpi

Me këtë roman të nxehtë, të ardhur nga i ftohti, i pari roman erotik finlandez, Eeva Kilpi sulmon, jo pa humor, puritanizmin, hipokrizinë dhe paragjykimet që e bëjnë ekzistencën të trishtë dhe fajtore (të ndjehesh mëkatare), si dhe kërkon për gratë të drejtën e një jete afektive dhe me seksualitet.
700 Lekë
More

Botuesi: Living

Vajza me tatuazh, Alice Clayton

Në librin “Vajza me tatuazh”, përveç një beteje romantike, shkrimtarja Alice Clayton ngre edhe pyetjen: pse të kalërosh një kauboj, kur mund të kalërosh një bibliotekar?
1 100 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Vdes siç vdes një vend, Dimitris Dimitriadis

"Vdes siç vdes një vend" është psikanaliza letrare e një vendi që dekompozohet ngadalë, rrëfimi tronditës i një gruaje real – imagjinare, që shikon me tmerr sesi trupi i saj merr përmasat e vendit të saj të kalbëzuar dhe si përthahet çdo burim nga rrjedhin lëngjet e saj jetësore.
300 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Ta humbësh dhe ta gjesh, Danielle Steel

Dhe ndërsa jeta e saj vjen në fokus më të qartë, një e ardhme e re e papritur merr formë dhe është një mësim i vlefshëm për të gjithë ne që kemi pyetur ndonjëherë veten "po sikur?"
1 800 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Askush nuk na vështron, Jose Luis Peixoto

Në një fshat të varfër të Alentezhos, autori vizaton figura njerëzish, të ashpërsuar nga uria dhe puna, nga dashuria, xhelozia dhe dhuna: bariu i heshtur që sheh botën ti shkërmoqet kur djalli i pëshpërit që gruaja e mashtron; gruaja e Jozefit, e vuajtur deri në pamundësi; Gabrieli i vjetër dhe i mençur, i besuar dhe këshilltar; binjakët siamez Elia dhe...
800 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Vajza më e bukur e qytetit, Charles Bukowski

Të gjitha rrëfenjat e Bukovskit janë sa të vërteta, aq dhe të ndyra, dhe si të tilla e nderojnë letërsinë: ai tregon ato gjëra që të tjerët i zbukurojnë e i fshehin: dallimin e njerëzve për shkak të gjinisë, varfërinë e përditshme, dhunën dhe ndjenjat e atyre që kruajnë hundët.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Bard

Klepsidra, Danillo Kish

Danillo Kish është vlerësuar lart nga emrat më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore në botë, si Milan Kundera, Philip Roth, Joseph Brodsky, Susan Sontag etj. Romani i tij i parë, Mansarda, u shkrua në vitin 1960 dhe u botua më 1962.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Udhëtarja e kohës, Diana Gabaldon

1946: Kler Rendëll shkon në Malësinë Skoceze me bashkëshortin e saj, Frenkun. Ata duan të kalojnë një muaj mjalti të dytë, që t'i japin njëri-tjetrit të drejtën për të parë se sa i ka ndryshuar lufta, por edhe për t'i dhënë një mundësi të dytë marrëdhënies së tyre. Por, një pasdite, Kleri futet në një rreth gurësh dhe papritmas e sheh veten në vitin 1743.
1 300 Lekë
More

Referenca: SKU000060

Botuesi: Botimet Dudaj

Romani i një të pafati, Imre Kertesz

Pa kurrfarë orvatjeje për t'u shprehur me superlativa, por me "Romanin e një të pafati" Imre Kertesz ka shkruar më shumë sesa një libër. Ka gjetur mjetet më të përkora gjuhësore për të fshehur atë që duket, por që flet shumë.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Mashtruesi, Javier Cercas

Ky është një roman i mahnitshëm pa fiksion dhe i mbingopur me fiksion. Fiksionin nuk e sjell autori; e sjell Enrik Marko, një nëntëdhjetë vjeçar nga Barcelona, i cili e paraqiti veten sikur i kishte mbijetuar Holokaustit, gjersa më 2005 u demaskua, pasi kishte kryesuar vite me radhë shoqatën spanjolle të të mbijetuarve dhe kishte arritur të bëhej hero.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Fundamentalist pa dashje, Mohsin Hamid

Pakistanezi Çengez po përjeton ëndrrën amerikane të çdo emigranti. Pasi mbaron me rezultate të shkëlqyera nën Universitetin e Prinstonit, ai fillon menjëherë punë në një firmë elitare. I magjepsur nga Nju Jorku dhe nga historia e tij romantike me një bukuroshe elegante e pasanike, ai pothuajse po prek me dorën hyrjen në elitën e Manhatanit.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000727

Botuesi: Onufri

Vajza e portokalleve, Jostein Gaarder

Gaarder vazhdon të na befasojë me ndodhitë dhe me portretet e jashtëzakonshme të personazheve që gjallojnë brenda librave të tij. Xhorxhi, një fëmijë katërmbëdhjetëvjeçar, një ditë gjen një letër, që babai i tij ia kishte shkruar përpara se të vdiste.
500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Vajzat e rritura nuk qajnë, Fay Weldon

Herë i tallnin, herë i adhuronin, herë nuk i shihnin dot me sy e herë u vinte keq për to, për këto gra të pazakonta, për Lajlën, Stefaninë, Alisën, Nensin me shoqe, për këtë grup grash të pavarura, plot dëshirë për jetë, seks dhe përjetime, të cilat në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit e kthyen botën përmbys, e bënë lëmsh e li.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

E fshehta e Leonisë, Sveva Casati Modignani

Në një vilë të madhe, në portat e Milanos, jeton Familja Kantoni, pronarë prej tre brezash i rubineterive me të njëjtin emër. Sigurisht, emrat e personazheve janë sa të trilluar, po aq dhe të vërtetë, sepse, siç shprehet vetë shkrimtarja, ajo merr material nga historitë e vërteta që ndodhin në vendin e saj.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Pafsh ëndrra të bukura, Massimo Gramellini

"Pafsh ëndrra të bukura" është historia e një sekreti të fshehur në një zarf për dyzet vjet. Historia e një fëmije dhe më pas e një të rrituri që do të mësojë të përballet me dhimbjen më të madhe, humbjen e mamasë, si dhe me përbindëshin më tinëzar: frikën për të jetuar.
700 Lekë
More